Dy javë më parë ishte në formacion europian të vendosur nga prestigjozja franceze “L’Equipe”, por edhe në formacionin më të mirë të Seria A.
Bëhet fjalë për Elseid Hysajn, mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, i cili në ndeshjen Napoli-Juventus eklipsonte edhe talentin 100 milionë eurosh, Paul Pogba dhe me meritë mediat e fusnin në formacionin më të mirë.
Jemi mësuar ta shohim në superformë këto kohët e fundit dhe kështu ndodhi edhe në dy ndeshjet e fundit eliminatore që Shqipëria zhvilloi javën e kaluar.
Paraqitjet e 21-vjeçarit e bëjnë pjesë të formacionit më të mirë të kualifikueseve, sipas medias italiane “Corriere Dello Sport”. Ai është cilësuar si më i përshtatshmi për krahun e djathtë të mbrojtjes sipas sportives së njohur italiane.
Hysaj është në këtë repart sëbashku me Pike të Spanjës, Kompany të Belgjikës dhe Alaba të Austrisë. Një vlerësim i radhës për shkodranin, njëkohësisht edhe futbollisti më i paguar shqiptar nga Kombëtarja, edhe pse në fakt është vetëm 21 vjeç./Telesport
E meriton.
Bravo ?
Ama ne golin e pare qe na beri serbi , ishte faji i ketij Hysajt , jo i Canas , se ky nik e mbylli dot krahun e tij , se nuk u kthye dot nga sulmi
Humbja me Serbet eshte e lidhur ngushte me fitoren e portugezeve ndaj danezeve.Nuk eshte rastesi hapja e portes ne minutat shtese.
POR ME KOMBETAREN NUK ESHTE NE KETO PARAMETRA,,,,,,,,,?????!!
Porta u hap ne minutat shtese dhe faji qe i Elseid hysajt qe se mbylli krahun e tij por edhe te Berat xhimshitit. Per nje gje duhet te jemi te sigurt shqiperia e fitonte kete ndeshje nqs danimarka do fitonte ndaj portugalise dhe shqiperia do barazonte ndaj serbise nqs danimarka do barazonte ndaj portugalise.Tani u mor vesh e gjith skema.