INTERVISTA/ Rey Manaj i kërkon falje, De Biazi e pranon: Është keqkuptuar

14 Tetor 2015, 18:35Sport TEMA

Mbyllet përplasja Rey Mana-De Biazi.

Sulmuesi i talentuar shqiptar i ka kërkuar faljet trajnerit të Kombëtares shqiptare, pas statusit të ashpër të një dite më parë.

Dua t’i kërkoj falje De Biazit, nuk e kam verifikuar atë çfarë më kanë thënë.

Jam i ri dhe impulsiv, por edhe inteligjent. Do ta telefonoj së shpejti, uroj të zgjidhet ky keqkuptim i ardhur nga mediat”, ka thënë ai për “Inter News”.

Pas faljes së Manajt, ka reaguar edhe De Biazi.

Duke folur në një intervistë për për “fcinternews.it”,  De Biazi thotë se Manaj është keqkuptuar.

Mister, mund të na sqaroni këtë në lidhje me këtë keqkuptim?

Sinqerisht besoj se djali është keqkuptuar, ndoshta e ka kuptuar keq atë çfarë i kanë thënë. Më ka dërguar vetëm një mesazh, dhe pse zakonisht i shkruan Paolo-s.

Por gjithsesi, kjo është një gjë e natyrshme dhe pozitive. Kjo nuk tregon gjë tjetër veçse dëshirën e madhe të Reit për të qenë pjesë e këtij grupi. Sigurisht ka shumë rëndësi ajo çfarë tregon në fushë, por ne jemi duke e ndjekur dhe jemi të vetëdijshëm për cilësitë e tij të mëdha.

Tani që lojtari u tërhoq, jeni i lumtur?

Sigurisht! Më bëhet qejfi që më kërkoi falje, edhe pse nuk ishte e nevojshme. Ai tregoi maturi dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë. Jemi këtu për ta përkrahur.

A ka mundësi që të jetë në Europian?

Siç ua thashë, kjo varet nga fusha. Dyert për të janë gjithnjë të hapura.

6 komente në “INTERVISTA/ Rey Manaj i kërkon falje, De Biazi e pranon: Është keqkuptuar”

  1. Fieraku123 says:

    Mere ne Kombetare kete djale te talentuar z.De Biasi.

  2. tani says:

    Forzaaaaaaaaaaaaaaaa rey. Duhesh ne Franc

  3. Sander says:

    Perhere duhet nje 18 vjecar ne skuader behet frymezim per brezin e ardhshem ne qoftë se e meriton

  4. - says:

    de biazi lutu canes ta mari talentin ne france

  5. juve says:

    ky do behet me i mire se icardi

  6. Tunxh, bir says:

    Bravo, djalosh, edhe sikur zoteria De Biazi te kishte faj, ti bere ate qe te takonte. Me kete veprim tregove qe je nje djale sh i mire. Puno sa me shume, qe te fitosh respektin e te gjitheve, e sigurisht ne radhe te pare nderon veten dhe ne Shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje