Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka dhënë një intervistë ekskluzive për Ora News.
Ndër të tjera ai flet për kontratën me Giani de Biasin dhe objektivat në grup “Francë 2016”.
Duka thotë se ia ka bërë të qartë De Biasit se ai duhet të jetë trajneri i Shqipërisë në të ardhmen.
“Ky është vullneti im” thotë presidenti i FSHF-së duke e mbyllur intervistën me bindjen se në Francë nuk shkojmë për turizëm
“Kemi synime të qarta për ta kaluar grupin, sesa mund të shkojmë më pas pas grupit nuk e di por kemi synime të qarta. Kemi një ekip që meriton ta kalojë grupin”.
Gazetari: Sërish në punë?
Armando Duka: Duhet të shikohet përpara. Festimet po i vjen fundi, duhet menduar për të ardhmen
Gazetari: Si e përjetove pritjen madhështore?
Armando Duka: Isha shumë i gëzuar. Pasi ra bilbili në Armeni kemi festuar shumë por në Shqipëri festa ishte më mbreslënëse, fantastike. Uroj që ky sukses i futbollit duke ardhur pas një edicioni shumë të vështirë me shumë mundime, ulje e ngritje, duke menduar që erdhi vetëm si rezultat i besimit.
Gazetari: Momenti më i veçantë i këtyre festimeve…
Armando Duka: Momenti kulminant ishte në fushën e lojës dhe në dhomat e zhveshjes me futbollistët. Sidomos në fushën e lojës
Gazetari: Shikoj një letër kjo është kontrata e De Biasit
Armando Duka: Jo është një letër e bardhë, (qesh) Ende nuk kemi nisur të mendojmë për kontratën.
Gazetari: Shumë njerëz flasin e thonë që ka diferenca…
Armando Duka: Nuk besoj se dikush nga ne ka menduar për këtë tani. Të gjithë kemi menduar për të festuar. Pas një mundimi të jashtëzakonshëm, i cili ka nisur nga dita e parë e edicionit por që u forcua shumë para ndeshjes me Danimarkën kur ne me patjetër na duhej një barazim apo fitore.
Pastaj erdhën 2 ndeshje të vështira, Portugalia, Serbia të cilat i humbëm në minutat e fundit.
Këto e ngarkuan shumë situatën dhe na çuan në një alternativë të vetme për të fituar në Armeni.
Një presion i jashtëzakonshëm psikologjik për të gjithë dhe më pas një gëzim i jashtëzakonshëm.
Kështu që me De Biasin për të qetësuar gjithçka dhe për ti shërbyer më mirë kauzës së kualifikimit pas ndeshjes me Portugalinë, i kam dërguar një letër të gjithë futbollistëve dhe De Biasit të cilit i kam shkruar: Për mua ti duhet të jesh trajneri i Shqipërisë në të ardhmen. Dhe ky është vullneti im. Nuk kam dashur ta diskutoj për ti shërbyer kauzës së kualifikimit, tani kemi kohë.
Gazetari: As ai nuk është shprehur?
Armando Duka: Nuk besoj se do të kemi ndonjë gjë për tu ndarë veçse për tu bashkuar
De BIazi largohet shpejt, vjen oferte nga nje ekip tjeter.
sic duket u perputhet grupi i gjakut ….matrapaze?
po per leket qe akordoi UEFA,12 milion euro as nuk u fol fare se ku do te shkojne ,dhe si do te rruhen??
Jepi cezarit ate qe I takon o Duka ..o lamash
Zgjohuni
Traineri i ardhshem i kombetares fill pas perfundimit te kampionatit europiane eshte
BESNIK HASI
DI BIAZI eshte traineri i ardhshem i Sllovenise
Nga dolen kto “info” ?
Duk kafshe derr mafiozi, me De Biazin ty nuk te lidh asgje, ai eshte nje trjner i mire, qe na çoi ne France 2016, kurse ti je k
Duk kafshe derr mafiozi, me De Biazin ty nuk te lidh asgje, sepse ai eshte nje trejner i mire qe na çoi ne France 2016, kurse ti je kanceri i sportit shqiptar.
Per sa kohe te jesh ti ne krye te sportit, ne do jemi ne nivelin e Pakistanit.. Kafshe e ndyre..
me vjen keq qe tema pranon te tilla komente vulgare… jam lexuese e rregullt!