Euro 2016, Shqipëria në vazon e katërt. Ja ndarja për “play-off”-et

14 Tetor 2015, 15:15Sport TEMA

20 ekipet që kanë siguruar kualifikimin në Europianin e Francës, vitin e ardhshëm, kanë nisur qysh tani të mendojnë mbi shortin e finaleve që do të hidhet më 12 dhjetor në Paris, pasi UEFA ka shpallur edhe renditjen e koefiçentëve të ekipeve kombëtare, përcaktuese për ndarjen nëpër vazo.

Renditja është publikuar këtë të mërkurë pas përfundimit të 9 grupeve kualifikuese, ndërkohë që shorti për “play-off”-et do të hidhet më 18 tetor, këtë të dielë.

Franca organizatore do të jetë e para në grupin A, ndërsa kampionët në fuqi të Spanjës kanë gjithashtu të garantuar një vend mes 6 më të fortave, pavarësisht koefiçentit. Së bashku me Spanjën do të jenë edhe Gjermania, Anglia, Portugalia dhe Belgjika, të cilat kryesuan grupet e tyre respektive kualifikuese.

Përfundimisht, në vazon e dytë do të jenë Italia, Rusia, Zvicra, Austria dhe Kroacia. Nëse Bosnja do të fitojë sfidën e dyfishtë të “play-off”-it, do të jetë gjithashtu në vazon e dytë, por nëse humbet, Ukraina do të ishte ekipi që do të futej në vazon e dytë, gjithnjë në rast fitoreje të sfidës përkatëse. Por, nëse të dyja këto do të humbisnin, atëherë vendin e mbetur në vazon e dytë do ta merrte Republika e Çekisë.

Në vazon e katërt janë të përcaktuar përfundimisht ekipe si Islanda, Uellsi, SHQIPËRIA dhe Irlanda e Veriut. Ndërkohë që, Çekia, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Turqia janë të gjitha “në ankth”, pasi u duhet të presin ndeshjet e “play-off”-eve për të mësuar se në cilën vazo të shortit të dhjetorit do të bëjnë pjesë.

Ndërkaq, UEFA ka zyrtarizuar edhe vazot e ekipeve kombëtare, të cilat do të ndeshen në fazën “play-off”, për të përcaktuar 4 ekipet e mbetura të Europianit 2016.

Bosnja, Ukraina, Suedia dhe Hungaria janë ekipet më të vlerësuara në renditjen e publikuar po sot, gjë që i bën ata pretendentë përballë katër rivalëve të tjerë Danimarkë, Republika e Irlandës, Norvegji dhe Slloveni. Shorti do të vendosë përballë njëri-tjetrit këto kombëtare, me të parat që do t’i zhvillojnë ndeshjet në shtëpi fillimisht, e më pas në transfertë. Takimet e para të “play-off”-eve do të zhvillohen më 12-14 nëntor, ndërsa ato të kthimit më 15-17 nëntor.

16 komente në “Euro 2016, Shqipëria në vazon e katërt. Ja ndarja për “play-off”-et”

  1. John says:

    Portugali
    Zvicer
    Danimarke
    Shqiperi

    Ta do xhani

    1. Vizioner says:

      E kam thene dhe e them,Grupi do te jete:

      Portugali
      Svicer
      Rumani
      Shqiperi

      Rezultatet ne Gruppe:

      Portugali vs Shqiperi 1:2
      Shqiperi vs Svicer 1:1
      Rumani vs Shqiperi 0:1

      Portugali vs Svicer 0:2
      Rumani vs Portugali 0:0
      Portugali vs Shqiperi 1:2

      Portugali vs Svicer 0:2
      Svicer vs Rumani 3:0
      Shqiperi vs Svicer 1:1

      Rumani vs Shqiperi 0:1
      Rumani vs Portugali 0:0
      Svicer vs Rumani 3:0

      Tabela ne fund:

      Svicer-Pike 7 – Gola 6:1
      Shqiperi-Pike 7 – Gola 4:2
      Rumani-Pike 2 – Gola 0:4
      Portugali-Pike 1 – Gola 0:4

      Finale
      France vs Shqiperi

      1. Vizioner says:

        Korrigjim: Portugali 1:4 Gola

      2. xxxxx says:

        E SHQIPRIA KAMPIONE france-SHQIPRI(brazil) 0-3

  2. Adi says:

    Belgjike – Januzaj
    Zvicer – Shaqiri – Xhaka – Behrami
    Danimarke – Olsen
    Albania – Kosova

  3. SHqiponja says:

    Kuqezinjt duhet te mobilizohen shume,me stervitje te forte si fizikisht ashtu dhe teknikisht ,pasi nuk do ta kene te lehte.

    1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

      qytetaria thuaaaaj, ajo ka rendesi, nuk ka rendesi rezultati.

  4. Janullatosi says:

    Danimarkes do ti bjere me Suedine dhe do te shkoj ne shtepi.
    1)Spanje
    2)Itali
    3)Ukraine
    4)SHQIPERI
    Do te kemi ndeshje te dyfishte kunder Spanjes, Italise kunder Shqiperise.

  5. Wendy-B says:

    Do jete interesante nje ndeshje “Shqiperi-Zvicer”, shqiptaret kundra kosovareve.

    1. Kelmendi says:

      Na heysh makinen o wendy

  6. juli says:

    Belgjik
    zvicer
    Turqi
    SHQIPERI
    KALOJME NE DHE ZVICERA
    ZVICERA KA FITUAR DU NDESHJET E PARA ME ME BELGJIKEN DHE TURQINE
    NE KEMI FITUARE TURQINE DHE KEMI MARRE BARAZIM ME BELGJIKEN
    TAKOHEMI NDESHJEN E FUNDIT DALIM BARAZIM 1-1 DHE KALOJME QE TE DY HAAAHA SENAR I PERKRYER E

  7. Lako says:

    Shqiperia mut fat ka nga here, keni per ta pare me skuadrat me te mire do ne bjere

  8. Lako says:

    Shqiperia mut fat ka nga here, keni per ta pare me skuadrat me te mira do ne bjere

  9. Pelasgian says:

    England

    Russia

    Poland

    Albania

    Rezultatet

    Russia – Albania = 1-4

    Albania – England = 2-3

    Poland – Albania = 2-2

    Te dytet ne grup , pas Anglise !

  10. Taqua says:

    shqiperi
    Gjermani
    Itali
    Sloveni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje