Një postim i papërshtatshëm kundër De Biasit në vendin ideal për t’u futur në telashe për një futbollist, rrjetet sociale, dhe pastaj një gol me shpresat.
Rey Manaj ka qenë protagonist këtë të martë , në të keq e në të mirë.
Ka krijuar jo pak pështjellim një reagim i futbollistit të Përfaqësueses U-21 dhe Interit, Rey Manaj në profilin e tij në Facebook, ku 18 vjecari reagonte ashpër ndaj trajnerit De Biasi, duke deklaruar se trajneri ka gënjyer kur është shprehur se ai i dërgon sms cdo javë për ta grumbulluar, duke e ftuar trajnerin të publikojë mesazhet.
Një reagim me tone të forta që krijoi konfuzion, edhe mbi faktin nëse ishte i vërtetë, por ai që sqaron gjithcka është menaxheri i Manajt , Alberto “Jimmy” Fontana, ish- portieri i mirënjohur italian, që ka punuar për 4 vjet me De Biasin te Torino.
“Reyt, që është i grumbulluar me kombëtaren U-21, ju përcollën nga disa miq të tij disa deklarata ku i thanë që misteri De Biasi paska folur dje, duke thënë që Rey i ka dërguar mesazhe për tu grumbulluar në kombëtare, dhe Rey, që e ka kuptuar se ka gabuar, është rrëmbyer, ka dërguar këtë përgjigje në Facebook, por ka qenë komplet një keqkuptim.
Kjo, në kuptimin që Rey e ka shumë për zemër kombëtaren, është e vërtetë që i ka dërguar një sms zotit De Biasi pas ndeshjes me Serbinë, duke i thënë se ishte në dispozicion për tu grumbulluar për ndeshjen me Armeninë, por thënë gjithë këto, Rey ka gabuar, pasi para së të shkruash, duhet të dish saktësisht atë që është thënë.”
Menaxheri i Manajt, që shprehet me respekt maksimal për De Biasin pasi për katër vjet që kanë punuar se bashku ka patur mundësinë të vlerësojë ndershmerinë dhe korrektësinë e tij, shprehet se gjithshka ka ardhur pasi Manajt i janë përcjellë të keqintepretuara apo shtrëmbëruara fjalët e De Biasit, i cili ka thënë dicka të drejtë, që nuk mund të grumbullojë nëj futbollist vetëm se i con një sms dhe 18 vjecari është nxituar nga dashuria e madhe që ka për fanellën e Shqipërisë, pasi dëshiron të kontribuojë për vendin e tij.
“Ky problem lindi nga asgjë. Duhet kuptuar dhe që Rey është vetëm 18 vjec dhe ndoshta u nxitua nga dëshira që ka për fanellën e kombëtares dhe dha këtë përgjigje, duke treguar mungesë respekti ndaj një njeriu korrekt dhe të ndershën si De Biasi. Djaloshi është i hidhëruar për atë që ka ndodhur dhe besoj se në orët e ardhshme do të kontaktojë me De Biasin për t’i kërkuar falje për atë që ka ndodhur”.
Është një cështje që duket e mbyllur pa lindur ende mirë, por për ta thënë dicka të tillë duhet pritur edhe fjala e De Biasit.
“Kam mundur të vleresoj cilësitë morale dhe teknike të De Biasit, që edhe në momentet më të vështira sillet gjithmonë mirë, dhe unë shpresoj që ai ta falë, sic bën babai i familjes më një bir, një djalosh që është 18 dhe ka gabuar”
Topi kalon në anën e De Biasit. Rey ka gabuar por dhe ka kuptuar. Fakt është që Shqipëria ka nevojë edhe për djemtë si ai, që dëshirojnë me cdo kusht fanellën kuqezi dhe nuk ju ngrihet mendja për të parë diku gjetkë kur arrijnë në një ekip të madh si Interi apo Juventusi. Një përgjigje e ka dhënë edhe në fushë me golin ndaj Hungarisë, sërish me fanellën kuqezi atë të shpresave, i vetëdijshëm që kjo është rruga më e mirë për të arritur në Kombëtaren e madhe./ SS
Kujdes REY se perfundon si “Kabashi” qe edhe emrin ja harruan……. (Kabashi po te ishte treguar fjalepak dhe punetore sot do ishte ne kombetare)
Lojtaret qe luajne ne kombetare sot e pranuan ate ne momente qe askush nuk donte te vinte,ku kerkoheshin edhe nga kombetare te tjera dhe ja ku jane sot…ne France. Prandaj REY,CEKICI,LATIFI etj,punoni fort dhe pa egoizem…..gjithsesi gezohem shume qe me ne fund shqiperia po nxjerr lojtare si keta:)
ME DE BIAZIN PA DE BIAZIN REY ESHTE LOJTAR PER KOMBETARE………….EDHE DE BIAZI MOS TI JAPE GOJES JO ME COI SMS ET… SE AI ESHTE FEMI POR KA EDHE PERSONALITET SE I BEHET NENA ME PUNE ATJE KU KA ARITUR SJA KA DHENE DE BIAZI…..
po mir o i zgjuar mere ti kur te behesh trajner i leshit.
Rey 18 vjec eshte ,ganiu do ja japi patjeter mundesine te shorehet me kombetaren edhe per faktin se ne repartin è sulmit kemi nevoje ,problemi me i madh ketu ne kete histori JANE Mediat e tiranes, amatoreske duken si muhabete kafeje te spostuara ne studio,DHE rezultati eshte ky pacavure e madhe,media qe ushqehen me peshtymen e vete.
Shume pordhe po me ben ky Ganiu. Ka ardh koha per trajner te ri
Forzaaaaaaaaaaaaaaaa rey. Forzaaaaaaaaaaaaaaaa Inter. Fai vedere di che pasta sei fatto.
Forza Rey ok…po te kjo e dyta e prishe pak…Rey nuk vajti dot te Juve edhe perfundoj te Interi…por shume shpejt nuk do te jete me lojat i Interit magjik!;)