CNN reportazh për kualifikimin në Euro 2016/ Ëndrra e madhe e Shqipërisë bëhet realitet - me pak ndihmë nga kryeministri

13 Tetor 2015, 14:56Sport TEMA
CNN reportazh për kualifikimin në Euro 2016/ Ëndrra e madhe e

CNN i ka kushtuar një reportazh kualifikimit të Shqipërisë në Kampionatin Europian.

Shkrimi i gazetarit James Masters nis duke thënë se “nuk ndodh shpesh që një kryeministër t’ju përgjigjet personalisht në telefon – por  nuk ndodh as  shpesh që Shqipëria te kualifikohet për një nga turnetë më të lartë të futbollit në botë.

James Masters, CNN

(CNN) 

Nuk ndodh shpesh që një kryeministër t’i përgjigjet telefonatës tënde, ashtu sikurse nuk ndodh shpesh që Shqipëria të kualifikohet për një nga garat futbollistike nga më të rëndësishme në botë.

Kështu që ju mund ta falni Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama që la për një çast mënjanë punët e shtetit për të festuar kualifikimin e vendit të tij për finalet e Kampionatit Europian që do të luhet në Francë në 2016-ën.

Ndërsa vendi mirëpriste heronjtë e tij të hënën, më pak se 24 orë pas një fitore të rëndësishme kundër Armenisë, Kryeministri Rama ishte në aeroportin e Tiranës për t’i përshëndetur ata, para se të udhëtonte së bashku me skuadrën në autobusin e ekipit drejt selisë së Kryeministrisë për të festuar faktin që një vend prej tre milionë banorësh arriti të hyjë në turneun e tij të parë të madh ndërkombëtar.

Disa ditë më parë, ëndrrat e Shqipërisë për të hyrë në finale u vunë në rrezik, pas një humbje 2-0 në shtëpi me Serbinë – rivalen e saj kryesore.

Ky ishte momenti kur Rama ndërhyri në një përpjekje për të ngritur lart një grup lojtarësh tek të cilët mbanin shpresat miliona vetë.

“I takova pas ndeshjes me Serbinë, dhe ishin të shkatërruar – ishte një humbje shumë e hidhur”, tha Rama në një intervistë ekskluzive për CNN.

“Bisedova me ta dhe u thashë: “Shikoni, kur përpiqesh të arrish majën e malit të duhet të përballosh erëra nga më të fortat. Tani është koha për të nxjerrë karakterin tuaj.”

Pavarësisht maleve dhe pavarësisht erërave, Shqipëria siguroi një fitore   3-0 ndaj Armenisë, fitorja më e madhe që skuadra ka arritur ndonjëherë, duke çuar kështu në festime madhështore, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, ku shumica e 1.8 milionë banorëve janë shqiptarë etnikë.

Fishekzjarrët dhe festimet zgjatën deri natën vonë, ndërsa mijëra njerëz dolën për të përshëndetur ekipin që u kthye në atdhe. Nga aeroporti deri në qendër të Tiranës, tifozët dolën për të përshëndetur heronjtë e tyre.

Askush nuk e kishte parashikuar se Shqipëria do të dilte nga një grup i cili përfshinte skuadra të tilla si Portugalia, Danimarka dhe Serbia rivale.

Shumë prej atyre që kanë të drejtë të jenë pjesë e ekipit, të tillë si treshja e shumëkërkuar Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Granit Xhaka, luajnë për Zvicrën pavarësisht pse janë shqiptarw tw Kosovws.

Vëllai Xhakës, Taulanti, zgjodhi që të përfaqësojë Shqipërinë, ndërsa dikush tjetwr si Shkodran Mustafi zgjodhi Gjermaninë. E megjithatë, prapëseprapë Shqipëria triumfoi.

Xherdan Shaqiri, i cili luan me Zvicrën, ka lindur nga prindër shqiptarë të Kosovës në vitin 1991 në Giljan, një qytet që tani është pjesë e Kosovës, por që atëherë ishte pjesë e Republikës Jugosllave.

“Asnjëherë s’e kisha ëndërruar diçka të tillë”, tha për CNN kapiteni Lorik Cana. “I telefonova babait pas ndeshjes në Armeni, dhe ai qau për dy orë.

“Jemi të lumtur për njerëzit. E di se ata kanë shumë probleme në atdhe dhe për ne është me të vërtetë diçka e veçantë t’i bëjmë ata të lumtur dhe krenarë dhe të harrojnë problemet e tyre.”

Cana, së bashku me pjesën tjetër të lojtarëve dhe stafin trajnues, morën secili nga një medalje mirënjohjeje nga Kryeministri Rama, i cili konfirmoi se të gjithë atyre që ishin pjesë e suksesit të skuadrës shqiptare do t’u jepet medalja më e lartë e nderit në vend.

“Kjo është një arritje fantastike,” tha Rama. “Është një nxitje fantastike për vendin dhe shoqërinë tonw. Ky ekip është një ekip ku ylli është ekipi vetë – jo individët.”

“Ata treguan se çdo gjë është e mundur kur njerëzit punojnë dhe sakrifikojnë së bashku me një bindje të fortë për të ndjekur një ëndërr.”

“Unë shpresoj se futja e Shqipërisë në finalet e kampionatit europian do të pasohet nga futja e Shqipërisë në Bashkimin Europian”, shtoi Rama, duke iu referuar një ambicieje të gjatë të këtij shteti ballkanik për t’ju bashkuar bllokut europian.

Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë që nga fundi i viteve ’80, kur – nën regjimin totalitar të Enver Hoxhës – ishte një nga shtetet më të izoluara në botë.

Askujt nuk i lejohej të udhëtonte jashtë vendit, dhe mijëra njerëz u mbajtën robwr në kampet e internimit. Burrat e kishin të ndaluar të mbanin mjekër, ashtu sikurse ishin të ndaluara fetë që ata mund të përfaqësonin.

Ndërsa Kryeministri Rama ndiqte zhvillimin e ngjarjeve në Armeni nga televizori i shtëpisë, me një sy tek djali i tij 17-muajsh, Zaho, një tjetër baba i ri ishte i zënë me drejtimin e çështjeve në fushën e lojës

Cana u bë baba disa javë më parë, gjw që mund ta ketë kalitur me mungesën e gjumit ndërsa merrte veten nga efektet e festës të së dielës.

“Nuk kemi vënë gjumë në sy”, pohoi Cana me një të qeshur ngjitëse. “Unë kam një karrierë të pasur dhe kam luajtur për Paris Saint-Germain në Francë, Lazion në Itali, si edhe në Premierligë – por ekipi kombëtar është i veçantë.”

“Kur e vesh atë fanellë, mban mbi vete peshën e kombit dhe të të gjithë njerëzve, dhe të arrish diçka të tillë është një nga momentet më të mahnitshme.”

Shqipëria, e cila përfundoi e dyta në grupin e saj, erdhi përmes një kualifikim të vështirë, sidomos sepse iu desh të luajë dy ndeshje kundër Serbisë.

E para në tetor të 2014-ës, e cila u luajt në Beograd, u braktis në minutën e 41 pasi një dron që mbante flamurin me simbole të “Shqipërisë së Madhe” fluturoi mbi stadium.

Lojtarët e Shqipërisë vrapuan jashtë fushës së lojës në kërkim të një strehe të sigurt, ndërsa sulmoheshin nga tifozët dhe ndihmësat, duke refuzuar së fundmi të dalin përsëri në fushë, gjë që bëri që ndeshja të braktisej.

Autoriteti drejtues i futbollit europian, UEFA, vendosi që loja të ishte

3-0 në favor të Serbisë, por pastaj i zbriti tre pikë skuadrës pritëse.

Të dyja shoqatat futbollit u gjobitën me 126.410 dollarë, dhe Serbia u detyrua të luante dy ndeshjet e saj kualifikuese të radhës në shtëpi me dyer të mbyllura.

Javën e kaluar, të dy ekipet u takuan sërish, këtë herë në qytetin e Elbasanit ku Serbia shënoi dy gola në minutat e fundit duke fituar kështu

2-0, ndërsa Shqipëria synonte fitoren në Armeni për të siguruar kualifikimin.

“Ishte shumë e vështirë pas ndeshjes me Serbinë”, tha Cana. “Kemi punuar me trajnerin për të ndërtuar një frymë patriotike dhe luftarake.

“Disa njerëz ishin të zhgënjyer me rezultatin dhe ndoshta kishin frikë se mos u fashitej ëndrra e kualifikimit – ishin pak të frikësuar.”

“Por, ishte shumë e rëndësishme të kishim mbështetjen e vendit, të institucioneve dhe kryeministrit”

Ndërsa Kryeministri Rama nuk e ka problem të pranojë se ai është më shumë tifoz i basketbollit sesa i futbollit, kapitulli i fundit në suksesin sportiv të vendit ka lënë një përshtypje të madhe tek ai.

“Ky ekip bashkoi shqiptarët”, tha Rama. “Ky është një shans i madh që ekipi t’u tregojë të gjithëve për Shqipërinë, sepse futbolli është një magnet vërtet i madh.

“Ne nuk e mendonim kurrë se kjo do të ishte e mundur – nuk ndodh përditë. I gjithë vendi është krenar për ta”.

17 komente në “CNN reportazh për kualifikimin në Euro 2016/ Ëndrra e madhe e Shqipërisë bëhet realitet – me pak ndihmë nga kryeministri”

  1. Pa breke says:

    Popull i papune dhe tralala…

    1. goni says:

      Na rrufsh karin “pa breke”

      1. Greece is shit says:

        Janulles ku ta kete por kjo puna e brekeve eshte e vertete. Shqiptaret ne Shqiperi jane shume pordhace dhe pa breke ne bythe prandaj dhe ju ndihen pordhet me shume. Shqiptar jam edhe une por nuk kam pordhe dhe kam breke te mira se punoj shume ne USA. Shqiptaret ne Shqiperi nuk kane respekt per punen dhe kur ju thua qe jane si dele nevrikosen se i ke prekur aty ku nuk durojne. E kujt i plasi se nevrikosen. Shqiptaret ne Shqiperi jane dele te organizuara ne 2 tufa qe here shkojne majtas e here djathtas por qe gjithmone e hane ne mes.

    2. Dritëroi says:

      Te fala Janullës!

  2. liku says:

    E gezofshim europianin.
    Tani paguajini pak De Biazit 2-3 milione euro ne vit , se I meriton !!!
    Te mos e leshojme De Biazin , pa ne bejme edhe pa buke e uje.

  3. taso kume says:

    FJALET percaktojne perqindjen e injorances( dhe ne kohen e DULLES kur papunesia ishte gati 0% stadjumet ishin plote), te pakten nje dite lere menjane histerine e sharjes pa le se ka nje te vertet komenti jot , ja dedikoje komentusit te pare.

  4. Pelasgian says:

    Shikoni pak nese njerzit tane do ishine me ATDHEDASHES dhe “shteti” jone do ishte me SPORTDASHES !!!

    Formacioni qe mund te synonte shume ;

    Mehmedi (Cikalleshi)

    Gashi ———– Shaqiri

    G. Xhaka Xhemaili Hetemaj ( Roshi )

    Mustafi – Mavraj – Cana – Hysaj

    Berisha

    1. Baca-Bajram says:

      KE HARRU ME SHTU JANUZAJN… LOL – IMAGJINONI SIKUR T’I KISHIM ZVICERANET DHE BELGUN SHQIPTARE, HATAN DO KISHIM BO. BRAKO CUNAVE KUQ E ZI PER KETE ARRITJE TE KOMBIT SHQIPTAR.

  5. koloneli i zi says:

    jena zhvulli
    ja kalojm edhe ameriks.
    jetojm mir.
    ndodh gjithcka.
    pare,drog,kurva,muzik,pasuri,varfni,kurvni,hajni,vrasje,vjedhje,vdesin ropt per buk,vorrezat jan me t cuditshmet n bot sepse per me shku ke nji vorr duhet o me flutru me dron o me shkel mbi vorret e tjer qe kan xan rrugen,respekt i modh per t hujt,shkelmin n fyt shqiptarit,shajn serbin neper rrug porse kur jan atje ke usta serbi qarraviten,bejn si patriota neper rrug por jasht shtetit ke t hujt perulen…..
    vari lesht e fijeve te qimeve te loqeve te boleve te topeve te koqeve te carit te manallit te hajdarit!

  6. faro says:

    I lumte Kryeministrit!
    Flet me gjuhen e udheheqsit qe ka nje synim te metejshem :
    SHQIPERINE EUROPIANE
    Pengesat nga brenda i ka sh te medha, vecanerisht nga politikanet e pasur qe preferojne nje Shqiperti te zvarritur se sa nje Shqiperi ne rruge te sigurt per Europe, si nje rruge te lodhshshme per te siguar sa me lehtesisht pasurite e tyre

  7. Katolik says:

    Ku janeeeeee qenteeeee e janullesss? Jane duke i bere gojore Janullapaqenitttttttt

  8. albani says:

    Urime,Urime
    C’dokush eshte i lire te gezoje dhe te enderroje
    Dhe u vertetua qe dhe enderrat behen realitet,shume here eshte vertetuar.
    Dita per te gezuar dhe per tju larguar pak stresit.

  9. kopertoni says:

    O ta cpofshin bythën me shkop ty pa brekë.

  10. Kris 1 says:

    Dhe kete sukses te kombetares do ta lidhim me kontributin e Saliut te dyte?

  11. Mali says:

    Kryeminister klloshar ky edi qe pi ha foret si kiniriki…

  12. Vizionari says:

    Forca Shqiperia , tani te dalin ne kampionatin e NOTIT pas permbytjeve .

  13. Hanxhiu says:

    Kryeministër leshi, një “artist” që ka marrë “erë nga bytha” dhe nuk po qeveris këtë popull mjeran…që ri si tutkun…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje