Kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, shprehet se vetëm një budalla mund të thotë që Shqipëria e shiti ndeshjen me Serbinë.
“Është humbje kohe t’i japësh përgjigje budallenjve. Nuk ja vlen të flasim për to. Le të mendojnë çfarë të duan ata; janë të varfër në shpirt”, tha Cana për “Procesin Sportiv” në TCH.
Tashmë që ëndrra u bë realitet dhe ne do të shkojmë në Francë vitin e ardhshëm për të luajtur në Europian, Cana, si një lojtar që ka luajtura për vite në Francë dhe është kthyer sërish aty, u pyet se çmendim kanë francezët për Shqipërinë.
“Francezët dinë shumë pak për shqiptarët, ata njohin vetëm disa figura. Por kur i jepet mundësia që të shohim se ne kemi vlera, si Inva Mula dhe Ismail Kadare ata ndryshojnë mendim”.
Ai tha se kualifikimi ka qenë shumë i vështirë dhe një ëndërr që ka nisur para 13 viteve për të.
“Jo vetëm unë, por shumë lojtarë e kanë ëndërruar këtë kualifikim. Ne kemi pasur fat që e arritëm”.
Kapiteni shtoi se mesazhi më i bukur i kësaj kombëtareje nuk është kualifikimi për në Francë, por bashkimi i të gjithë lojtarëve nga të gjitha trojet shqiptare.
I pyetur për objektivat e Shqipërisë në europian, Cana ka thënë se objektiv është dalja nga grupi.
“Kemi treguar që jemi të aftë të përballemi me çdo lloj kundërshtari dhe me një lojë të mirë. Kemi marrë 4 pikë edhe me Francën. Nuk jemi të rastësishëm këtu. Përvoja në kompeticione të mëdha nuk mësohet. Ne atje nuk na pret një ndeshje miqësore. Nga aspekti i lojës ne mund të pretendojmë edhe të kalojmë grupet, e kemi potencialin”.
“Ky është Europiani i fundit për mua”, tha Cana pas një batute të Sinematit, i cili tha se Duka dhe Cana qanë pas ndeshjes, pasi për ta është Europiani i fundit.
Kapiteni zbuloi edhe një prapaskenë, teksa po fliste për lojtarët shqiptarë që luajnë me kombëtare të tjera në Europë. “Më vjen keq për Granit Xhakën. Ai ka pasur dëshirë të madhe të luante për kombëtaren e Shqipërisë, por nuk ishte e mundur që në atë kohë të kryenim procedurat”.
Jo more…! Mos doni të dilte Lorik Cana, e të thoshte “po, ndeshja është e shitur”…???!!! Ç’janë këto llogjika kalamajsh, se na çmëndët…!
Ik or legen se ti Duka, Bushi keni bo leke te papare nga bastet ne Singapor e Tailande,ne ndeshjen e Serbise jane vene £6.000.000 euro, budallenj jane ata qe bertasin ne shi te sheshi.
6 milion …..O LLoshhhhhh shume te duken ty aq,ku ne ato vende luhen miliarda!!!
Te gjithe ata qe smarrin vesh nga futbolli kshu thone,,,ishte e shitur. Boll se late name,njerez me shpirt te varfer,mire ka thene Cana!!!
E perse ti or lol,nuk dha gol,nga 4 m.me koke?Kjo eshte shume e dyshimte!