‘Bomba’ e Tares: Mu ofrua stoli i Shqipërisë këtë vit, por e refuzova

12 Tetor 2015, 19:54Sport TEMA

Pak para nisjes së ndeshjes mes Armenisë dhe Shqipërisë, të fituar 3-0 nga kombëtarja jonë që siguroi edhe kualifikimin në Euro 2016, ish-sulmuesi i përfaqësueses kuqezi, Igli Tare foli gjerë e gjatë për mikrofonin e “Sky Sport” për ecurinë e Shqipërisë ne eliminatore.

“Nëse do të ktheheshim pas, në fillim të eliminatoreve, Shqipëria nuk shihej si favorite në grup, për t’u kualifikuar në Francë 2016.

Por skuadra ka bërë një punë mjaft të mirë me në krye trajnerin De Biazi, i cili i ka dhënë skuadrës një identitet, duke patur parasysh se kjo skuadër nuk ndoshta nuk ka shumë kualitet teknik, por ama ka një shpirt skuadre.

Skuadra ka treguar shpirt gare ndaj Portugalisë dhe Francës, por me kalimin e ndeshjeve, presioni u rrit dhe ndodhi ajo që ndodhi në ndeshjen ndaj Serbisë.

Kombëtarja shqiptare është mjaft e re në moshë dhe ka nevojë për më shumë eksperiencë. Ne jemi një skuadër e vogël, por kemi personalitet dhe i luajmë ndeshjet si të mëdhenj”, tha Cana.

Për Canën

Igli Tare foli edhe për kapitenin e kuqezinjve, Lorik Canën, i cili u kritikua mjaft pas ndeshjes me Serbinë në “Elbasan Arena”. Ai shpjegoi arsyet se përse karriera e Canës në Itali nuk shkoi mirë.

“Ai ka patur shumë probleme fizike në të shkuarën, të cilat kanë patur ndikimin e tyre. Megjithatë, mund të them se kudo që ai ka luajtur ka qenë lider. Edhe te Nanta ai po merr profilin e një lideri, pasi lojtarët e saj janë relativisht të rinj.

Nëse atij i besohet kjo detyrë për të marrë përpara skuadrës, ai e përmbush dhe me mjaft përgjegjshmëri. Për fat të keq, te Lacio, këto detyra u janë dhënë lojtarëve të tjerë, dhe atij shumë pak, ndaj edhe dështoi”, tha Tare.

De Biazi te Lacio?

I pyetur nëse Lacio po planifikon që të firmosë me De Biazin si trajner, Tare, i cili është edhe drejtor sportiv te klubi italian, i hodhi poshtë këto spekulime.

“Me sa di unë, De Biazi kërkon që të rinovojë me Shqipërinë. Ne nuk e kemi shqyrtuar asnjëherë si alternativë De Biazin. Unë e respektoj shumë atë si trajner. Ai është duke shkruar histori me Shqipërinë”, tha Tare.

A do të bëhet Tare trajner i Shqipërisë?

Lidhur me këtë pyetje Tare zbulon se i është ofruar një gjë e tillë gjatë këtij viti nga FSHF-ja por ai ka refuzuar.

“FSHF-ja më ka kërkuar që ta shohë si mundësi gjatë këtij viti, por unë kam refuzuar, pasi unë ndihem njeri i futbollit dhe nuk mund të trajnoj.

Por duhet të kuptoni se unë jam tifoz i çmendur i Kombëtares Kuqezi dhe nëse në një moment të mëvonshëm do të më kërkohej e njëjta gjë, do ta merrja në konsideratë.

Mendoj se për shumë vite të tjera, De Biazi do të ketë mundësi të japë më shumë për futbollin shqiptar. Kjo skuadër është e re dhe ka një perspektivë premtuese për 10 vjetët e ardhshme. Mosha mesatare është 21.7 vjeç. Është një grup që mund të ecë shumë përpara”, vijon Tare

A ka ndonjë lojtarë që Tare do ta merrte te Lacio?

Ka shumë lojtarë që mua më pëlqejnë, por këtu në Romë ka një situatë të çuditshme. Kur një drejtor sportiv shqiptar sjell në klub një futbollist shqiptar ai gjykohet e paragjykohet dhe duhet të jesh shumë strikt në këtë pjesë. Por nëse je i bindur se ai është i aftë të luajë kudo, atëherë e merr pa mëdyshje”, tha Tare./ Panorama Sport

17 komente në “‘Bomba’ e Tares: Mu ofrua stoli i Shqipërisë këtë vit, por e refuzova”

  1. Adelina G says:

    Paske aplikuar edhe ti per haremin e Rames?
    Mire ke bere ke edhe vllain aty Azabin Auron

    1. Tim says:

      Tare, Lorik Canes Lazio ti shikoje targen. Ai nuk deshtoj ne Lazio por ishte Lazio qe e donte ne stol. Deshtoj Lazio dhe jo Cana. Pa Lorik Canen Shqiperia nuk do te ishte atje ku eshte. Sidoqofte Cana tani eshte i mirepritur nga cdo klub. Sigurisht qe mosha e tij nuk e favorizon dukshenm. Por ai arriti te drejtoje si kapiten nje ekip fitimtar per Shqiperine. Historia behet per vendin tend. Ne Itali apo France ai do te jete gjithmone nje i huaj qe luan mire futboll. Ne Shqiperi ai eshte nje ‘HERO’, me emer te gdhendur ne ar. Edhe ti do te jesh nje drejtor i mire i Lazios. Por ne fund te fundit do te harrohesh shume shpejt pasi te largohesh. Emri ne ar ngelet vetem ne vendin tend. Cana do te jete nje frymezim per mijra te rinj.

      1. Argita_B says:

        Lorik Cana ka dhene shume per kombetaren shqiptare dheer Shqiperine si futbollist, kapiten dhe si atdhedashes, ky eshte fakt e per kete duhet respektuar dhe vlersuar. Te Lazio nuk eshte turp te thuash se deshtoi, per faj te kujt nuk mund te them po ishte nje lojtar ndermjet te tjeresh.
        Tare flet me pragmatizem, e vlereson dhe respekton po nuk mund te pohoje se Cana ishte lider te Lazio thjesht se ishte shqiptar. Tare drejton Lazion dhe si i tille tregohet profesionist. Si Cana ashtu dhe Tare jane shqiptare qe kane arritur nivele te larta ne futboll dhe i kane dhene futbollit shqiptar e kontribojne ne permisimin e imazhit te shqiptareve dhe Shqiperise ne bote.

      2. Na bashkoj kenga popullore says:

        sakt

      3. lajmi i fundit nga nje njeri me kembe ne toke says:

        Real Madrid i ka ofruar Nantes C. Ronaldon dhe Pepen ne kembim te Canes. Por Nanta nuk pati mundesi ta refuzoje vete oferten pasi ishte vete Loriku qe i tha jo Realit pasi tek Nanta ndjehej sh. mire

    2. hik mer... says:

      Ka nji shprehje shqiptare ,
      vllezer jemi ,shoke s’jemi !
      igli eshte njeri serioz dhe korrekt

    3. vetem truk (hapni syte) says:

      Kush shkon leku i basteve?
      Pse edhe gocat e supersportit thone me force qe ndeshjet nuk trukohen?
      ja fakti nese doni nga boterori i kaluar:

      Argjentine Iran 1-o
      brazil vs gjermani 1-7

      he thuani qe edhe ndodh!!!!!!!!!!!!!!!

    4. adri says:

      I paskan ofruar stolin e kombetares ketij rrugacit karagjoz. shko mor ti se nuk je per ate pune. Ky eshte ai Igli tare qe eshte perfolur nga mediat italiane i perfshire ne trukimin e ndeshjeve ne Itali.

  2. Fieraku realist says:

    I madh je Igli..me ke pelqyer cdo here..

  3. RRADIKAL says:

    Tare eshte çun per s’mari por zbon per trainer…eshte shume i frustruar !!!!

  4. Sero says:

    Germo Tare germo, me siguri do te gjesh ndonje pllake te Sulejmanit te madherishem per ta vendosur ne deren e stadiumit.

  5. askushi says:

    Po ky çfar do?
    Kombetarja eshte e gjith shqiptaret qe vuajten dhe qan per humbjet dhe fitoret.
    Cfar do ky, ndonje llokme. S’ ka llokma. Boll. Le te fitojne me te miret qe kemi, se ndryshe nuk gezohemi ne.
    Kombetaren e pret pune e madhe. Mos te zvarritemi dhe tu thyejme hunden serbeve, qe nuk respektuan parimin e fqinjesise.
    Ne cdo festival eurapian Shqiperia i ka dhene maksimumin e vet serbeve dhe fqinjeve te vet.
    Zot i madh na pa dhe na e shperbleu.

  6. xhanan says:

    dhe une mendoja se skishte zot….faleminderit o zot qe nuk e bere taren trajner te kombetares…po ik o legen se ti ke master ne shitje ndeshjesh, edhe ne itali te hahet muhabeti me lotiton…ik merr plak

  7. L'ala says:

    X hik e mer”??por çar inaçiu paskeniqënë mor jahu !!!.Na jep ndo nje euro o Iglo se i kena nbaru ato qe na dhe vitin që kaloj .

  8. belgu says:

    Tare ,nuk ta jep njeri kombetaren ty se nuk je per trajner. per drejtor je se di ta besh mire me jep te jap .

  9. tani says:

    Grande Igli! !!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje