Djemtë e kombëtares sonë të futbollit kanë mbetur të befasuar nga pritja që u është bërë nga qindra shqiptarë veshur kuqezi në bulevardin kryesor, të cilët i kanë pritur me duartrokitje, fishkëllima e këngë.
Fubollistët të emocionuar nga një pritje e tillë, në shkallët para kryeministrisë kanë ndaluar jo vetëm për të përshëndetur, por edhe për të bërë selfie me qindra njerëz në sfond. Të njëjtën gjë që po bënin edhe qytetarët e mbledhur enkas për ta.