Ja 6 “sekretet” e kombëtares së drejtuar nga De Biazi

12 Tetor 2015, 19:49Sport TEMA

Nga Corriere Della Sera

 

Kanë festuar kudo: Në Shqipëri, mes një shiu intensiv, nga veriu në jug. Por edhe në tokat ku flitet veçanërisht shqip: në Kosovë, në disa fshatra në jug të Serbisë, në gjysmën e Maqedonisë. Madje edhe në Itali, në sheshin Duomo në Milano, në Pavese, në Toskana, në Zvicër, në Belgjikë dhe në Francë.

Të gjithë duke gëzuar për Kombëtaren e futbollit të Shqipërisë që, për herë të parë në historinë e saj, merr pjesë në një kompeticion ndërkombëtar, Europianin e 2016-s që do të zhvillohet në Francë.

Kombëtarja e Shqipërisë është pritur nga mijëra mbështetës pas fitores 3 me 0 në Armeni.

Por, si ka arritur deri në këtë sukses?

Ja gjashtë “sekretet” e saj.

1.Formacioni

Shqipërinë në Euro 2016 e ka çuar veçanërisht formacioni. Kurrë më parë nuk është parë një ndërthurje kaq “internacionale”: janë pak futbollistët që militojnë në kampionatin shqiptar, pothuajse të gjithë luajnë jashtë, sidomos në Itali, Zvicër, Francë dhe Turqi. Pjesa më e madhë pastaj, kanë lindur jashtë territorit shqiptar dhe vetëm më pas kanë marrë shtetësinë shqiptare për të zbritur në fushë me fanellën kuqezi.

2.Trajneri

Shumë i detyrohet edhe italianit Xhani De Biazi. Ish-trajneri i Udinezes e Torinos është drejtuesi i Kombëtares shqiptare që prej 14 dhjetorit 2011. U gjend përballë ndërtimit të një skuadre. Avantazhi i De Biazit është të qenit jashtë logjikës futbollistike lokale(paraardhësit e tij shpesh kanë priveligjuar lojtarë të caktuar) dhe e nisi projektin nga talented shqiptarë të shpërndarë në Europë. De Biazi tashmë konsiderohet një hero kombëtar, aq sa i kanë dhënë edhe një nderim akademik dhe shtetësinë shqiptare. E vetmja pikëpyetje tashmë është e ardhmja e tij në pankinën shqiptare: ai ka kërkuar një rritje rroge. “2-3 milionë euro mund të jetë mirë”, iu ka thënë ai mediave locale.

3.Një “status” i ri

Shqipëria nuk është ajo e dikurshmja. Infrastruktura sportive ka ndryshuar(edhe pse mbetet shumë për t’u bërë). Këtë e demonstron edhe suksesi i vogël i Skënderbeut, një formacion lokal që ka arritur në Europa League. Nuk mungojnë megjithatë difektet: duke nisur nga fakti që për momentin ka vetëm një stadium për kompeticionet ndërkombëtare.

4.Debutimi

Ndihmë, dhe jo e vogël, për udhëtimin e Shqipërisë drejt Euro 2016, ka qenë sfida e parë e grupit !: Kombëtarja e De Biazit mundi jashtë shtëpisë Portugalinë e Kristiano Ronaldos, në 7 shtator të 2014-s. Gol i Balajt në minutën e ’52 dhe tre pikë të marra për në Tiranë, nën sytë e komentatorëve dhe tifozëve luzitanë, që nuk e besonin.

5.Faktori “D”

Mediat serbe, një ditë pas kualifikimit të Shqipërisë, nuk e kanë humbur rastin. “Kombëtarja shqiptare ka fituar falë dronit”, kanë shkruajtur shumë prej tyre. Pak kanë të drejtë: droni në fushën e Beogradit më 14 tetor 2014, me flamurin e “Shqipërisë së Madhe” zemëroi tifozët lokalë që u lëshuan kundër futbollistëve miq. Rezultati: ndeshja e pezulluar, çështja u dërgua në gjykatat sportive dhe në fund, tre pikë për Shqipërinë në tavolinë. Droni, sa për kronikë, u hodh në fushë nga një shqiptar.

6.Vitrina ndërkombëtare

Për t’i shtyrë futbollistët shqiptarë të japin maksimumin kanë ndikuar jo pak edhe mediat: si çdo kombëtare e vogël e futbollit, një prej objektivave parësorë është ai i “të dukurit”. Nuk është një mister që shumë prej lojtarëve që luajnë për Shqipërinë kanë shfrytëzuar rastin për t’u ekspozuar jashtë, për të përfunduar në ekipe më të mira.

Përshtati në shqip A.L – TemA   

13 komente në “Ja 6 “sekretet” e kombëtares së drejtuar nga De Biazi”

  1. Ball Possesion (zoterim i topit) armenia 62% shqiperia 38%. Dhe me pothuaj 2 here ne pak zotrim topi beme 3 gola e armenia asnje. Kush e ha qe ne fituam me merite le ta haje po kombetarja jone ka bere lojen me te dobet me armenine, edhe me te dobet se me serbine duke luajtur totally difensive, e te mendosh qe na duhej fitorja. Armenet u siguruan qe ne fillim te ndeshjes qe te hanin gol dhe pastaj te dyja ekipet vazhduan teatrin. Ne lidhje me pllaken e arit me emrat e lojtareve qe tha pella e gjate do jete gje e mire, keshtu do memorizohen me mire se kush na turperoi me serbine me ate ndeshje skandal. Pella ben mire te fusi dhe emrin e vete aty. Ne fakt emri qe duhet mbajtur mend qe kualifikoi shqiperine dhe na nderoi eshte emri i morines, ate e kemi te shkruajtur ne memorien tone, nuk ka nevoje per pllake ari apo hajdari. Ne europian bejne mire ate autobuzin e skuadres ta parkojne para portes.

    1. vetem truk (hapni syte) says:

      Futbbolli eshte truk o gazetar sylesh
      kot kerkon ja sekretet,
      ja filozofia,
      ja pordhet me kanell
      eshte truk

      “thuaje nje genjeshter, beje te madhe, perserite dhe kane per ta besuar”
      na ngrencit mutin

    2. emigranti says:

      Ty o Sit back and relaks, duket se nuk te shqetson menyra se si qenkerka arritur fitorja(sipas teje e blere)por fitorja ne vetvet.
      Dhe kjo per faktin se kjo ndodhi kur kryeminister eshte Edi Rama.
      Edi Rama nuk ka asnje merite ne kete sukses te kombetares sone, sic nuk do kishte asnje merite kushdo tjeter qe mund te ishte kryeminister.Dhe kete e dine mire te gjithe shqiptaret(pothuajse te gjithe).Besoj se e di dhe ti.Por ndermjet rrjeshtave te komentit tend une lexoj dicka tjeter,hidherimin tend per fitoren dhe deshiren tend qe ne France ne te pesojme sa me shume gola.

    3. O sit back…qenke nje rrot kari njeri..qenke kokrra e byth qimit..qenke gjak dhjere…shko re pirdhu me argumentat te tua idiote te mbushesh mendjen te tjereve…na e rrufsh trapin ti me gjithe te tjeret qe mendojne si ty

    4. Po ti qenke nje rrote kari mor çun qe se paske shokun !

    5. Erjona says:

      Shume koment i zgjuar….po pse mo toc ky fakt qe jep ti pse mos te tregoj haptas qe dikush mund te kishte paguar Armenine te fitonte.Ndeshjen e pame te gjithe dhe pame qe te dyja skuadrat luajten fort….tani Shqiperia kishte arsye,po Armenia?!

    6. neveri says:

      O sit back do te ishte mire te kishe dhe koken back.
      Mos je vllai i tfgs ?

      1. Asnje nga carlleqet qe keni shkruajtur nuk ju ben as me te mire as me patriot se une. Qe futbolli eshte shit e blij kjo sdo mend shume per tu kuptuar, por qe te perdorej edhe politikisht kjo vetem ne shqiperine tone europiane ndodh.

  2. mimoza tufa says:

    nje bravo per futbollistet dhe per trajnirin gani abazi ,,, ju faleminderit na gezuat shume

  3. Petro says:

    Jo, nuk kane fare te drejte.Po mos kishte qene droni,ne kishim mundesi per te fituar sepse patem raste te pastra per gol deri kur fluturoi objekti Autochtonus!Mos ja fusni kot!Nje keshille kam:Mos u merrni me mediat serbe dhe me idiotet qe shkruajne batuta boshe per nacionalizma te pakuptimta.Serbia,eshte kapitull i mbyllur.Ne,po mundohemi te zhvillohemi.Kombetarja jone e meritoi kualifikimin!Edhe Ronaldo i Potugalise e tha qe “…kombetarja shqiptare e meritoi me shume sesa Danimarka apo Serbia kualifikimin…”Gezojuni ketij shansi historik.Mjafte me me serbet,dronin,ballistin etj etj….

  4. victor says:

    Sa here qe permendet droni, ka nje poshtersi te madhe. Edhe ne kete shkrim, kur thuhet se kjo i zemeroi tifozet serbe, etj; Shishet, guret, sharjet raciste ne kor, etj, kishin filluar qysh ne minuten e pare. dhe ndeshja duhej te ishte nderprere qysh prej shume minutash me pare dhe te naz jepej ne tavoline. Droni, pavaresisht nga aspekti heroik qe i japin ndonjehere romantiket e nacionalizmit, ndihmoi me shume serbet qe u munduan te fshihnin pas tij, 40 minuta poshtersi kolektive. Siç u jep mundesi sot ndonje trapi shqiptar qe nxiton te erresoje kete merite te padiskutueshme.

  5. Petrit Zela says:

    Shum komentues akoma nuk jane te bindur per fitoret spektakulare te
    kombetares tone, jane ne gjendie te krijojn lloj lloj thashethemnajash,
    nga me absurdet..Ata persona qe akoma nuk kane cfaqur ndjenjen e krenaris per arritjen Historike te kombetares tone te fotbollit,patjeter qe jane te kultivuar,apo te nxitur nga Janulla,apo
    Lideri I tyre shpirteror Berisha,qe te urrejn gjithcka Shqiptare…

  6. latif says:

    I pari si zakonisht leshon helmin antishqiptar turko fagos.Te gjitha keto jane blere,ama vetem dy fitore nuk jane blere!Fitorja 2 me 0 kunder Greqise ne 2004 dhe shqiponja fluturuese e Ballist Morines,qe e shoi me shurre terbimin e kafsheve te Serbise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje