De Biazi rinovon automatikisht, por me më shumë para. Mediat italiane: Kërkon 2-3 milion euro në vit

13 Tetor 2015, 11:43Sport TEMA

Festa mbaroi, misioni u krye, Shqipëria shkon për herë të parë në finalet e një Kampionati Europian. Meritë e lojtarëve kuqezinj, por edhe e stafit teknik, me në krye Xhani De Biazin. Ky i fundit ka marrë shumë vlerësime në vendin tonë, është pajisur edhe me pasaportë shqiptare, por në kohën e sotme vlejnë jo pak edhe paratë. Fundja, përveç emrit, që e ka vendosur tashmë me kombëtaren shqiptare, trajneri italian synon të paguhet edhe më mirë se deri tani. Dhe kjo është e ligjshme.

Sidoqoftë, hera-herës, në muajt e fundit, presidenti Armand Duka ka thënë se FSHF-ja i ka mundësitë të kufizuara në planin financiar, kështu që De Biazi nuk duhet të kërkojë shuma marramendëse, nga ato që mund të jenë ofruar nga sheikët e Katarit, apo gjetkë. Por, me shkuarjen në finalet e “Euro 2016” arka e federatës është mbushur. Mësohet se plot 12 milionë euro përfiton ajo nga UEFA. 2 milionë euro u janë premtuar si shpërblim lojtarëve për kualifikimin, ndërsa mbetet të shihet se sa do të jetë oferta për De Biazin, që të rinovojë.

Dëshira e italianit është që të vazhdojë me “krijesën” e tij, por njëkohësisht qëndrimi në këto maja edhe në kualifikueset e ardhshme duket një mision i pamundur. Mjafton të kujtojmë se kemi në grup dy kampione bote, Italinë dhe Spanjën, për “Botërorin 2018”. Ç’është e vërteta, në kontratën aktuale, që skadon në qershor, ka një klauzolë të tillë. Nëse kombëtarja kualifikohet për në finalet e Europianit, atëherë kemi të bëjmë me një ronovim automatik të De Biazit. Por, mbetet të revizionohen termat financiarë, të cilët janë mjaft të rëndësishëm për trajnerin tonë të kombëtares, shkruan Telesport.

Ky i fundit, i pyetur në lidhje me këtë çështje, pas ndeshjes me Armeninë, ka pohuar:

Kontrata ime me Shqipërinë vazhdon automatikisht pas kualifikimit në “Euro 2016”. Marrëveshja ekzistuese ka qenë e tillë, që vazhdonte automatikisht në rast të kualifikimit, por do të kemi kohë të bisedojmë dhe të intervenojmë. Besoj se nuk do të jetë një problem. Kurse, Kryeministri Rama më ka thënë se është i gatshëm të ma konfiskojë pasaportën italiane për të më mbajtur në Tiranë. Dua shumë që të vijoj me këta djem, me këtë krijesë timen, sepse e ka të ardhmen dhe vazhdimësinë të sigurtë.”

Nga ana e tij, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka nënvizuar për këtë çështje:

“Është me kontratë deri në qershor të vitit tjetër dhe më tej është vullneti dhe dëshira jonë që të vazhdojë. Mbetet për t’u përcaktuar vetëm numri që do të vendoset mbi letër, që nuk është një faktor i vogël. Pra, mund të na cënojë ndoshta edhe marrëdhënien tonë.

Corriere della Serra ndërkohë shkruante dje se De Biazi kërkon një pagë nga 2 deri në 3 milion euro në vit.

Një pagë që nuk e marrin as trajnerë të Kombëtareve të mëdha.

Nëse është i vërtetë ky pretendim, atëherë me shumë mundësi kontrata e tij nuk do të rinovohej, pasi Shqipëria nuk mund t’ia lejojë vetes të paguajë një shifër të tillë.

10 komente në “De Biazi rinovon automatikisht, por me më shumë para. Mediat italiane: Kërkon 2-3 milion euro në vit”

  1. Dean says:

    Misioni yt u Krye.
    Ne fund te Evropianit,gjej ndo1 skuader Shikesh,futi 1 kontrat disa milionshe dhe vazhdo jeten tate,plako!

  2. tani says:

    Dy tre milion eshte pak si shume per nje federat shqiptare qe ska brek ne byth dhe ndoshta jan vetem llogje gazetash por 1 milion i ka hallall se hapi rrugen per te rritur stadartin e futbollit shqipetar por nejse me keta plera qe drejtojn fshf e shof te veshtire rinovimin

  3. genti says:

    Shume falemimderit De Biazit!!! Kualifikim historik dhe qe do na ngelet ne kujtese!
    Tani, qe edhe ne te sqarohemi per punen e shtetesise. A u be per efekt taksash e tatimesh mbi pagen apo cfare?! Te mos na marrin per budallenj te pakten!
    Hallall ti behen eurot! Me mire ky se sa Duka!

  4. Hanxhiu says:

    Ky italiani, nuk është budalla…gjeti shesh e bën përshesh…! Kur shikon këtë lukuni injorantësh kompleksikë, pse të mos shfrytëzojë rastin për një çikë “plaçkë” akoma…???!!!

  5. Hanxhiu says:

    Ky italiani, nuk është budalla…gjeti shesh e bën përshesh…! Kur shikon këtë lukuni injorantësh kompleksikë, pse të mos shfrytëzojë rastin për një çikë “plaçkë” akoma…???!!! @genti, ndoshta s’ka punë, s’ka bukë të hajë, por milionat Euro “ja bën hallall” De Biazit…(???!!!)

  6. alex says:

    mund te na thote ndonjeri ketu , se sa e kishte pagen vjetore ky deri dje. per te bere krahasimin

  7. Geni vl says:

    Avash pak plako se depot kur u hapen ne ’97 arm kishin dhe jo lek . Mos kujton se u hapen depot me lek tani. Nga nje njeri i thjesht te bem me emer. ..se te kishin harruar dhe robt e shtepis

  8. shkelqesia says:

    De Biasi nuk do kerkoje kurre keto shuma, po i thone gazetaret italiane, per te futur sherr.

    Mendoj qe De Biasi do kenaqet me 600-700 mije ne vit.

  9. Hanxhiu says:

    @alex, një milion Euro në vit…!

  10. Pelasgian says:

    E di dhe ai se cfare mundesish ka kombtarja ….2-3 milion spo i marrin trajneret e kombtareve te medha si Belgjika , Portugalia e Polonia e jo me trajneri shqiperise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje