Berat Gjimshiti, talenti që po “çmend” italianët

15 Tetor 2015, 10:49Sport TEMA

Me kualifikimin historik në fazën finale të Kampionatit Europian dhe Gianni De Biasin në stol, Kombëtarja është shndërruar në vitrinën e futbollistëve shqiptarë në Itali.

Brezi i ri i talentëve kuqezi mbetet vazhdimisht në vëzhgimin e mediave dhe klubeve të Serisë A. Më i fundit që iu shtua listës është mbrojtësi Berat Gjimshiti.

“Corriere dello Sport” në seksionin “Zbuluesi i talenteve” vlerëson mbrojtësin e qendrës, që u shndërrua në protagonist në fazën e fundit të kualifikueseve.

Gazeta italiane theksonte se 22-vjeçari që luan te Zyrihu u zbulua nga De Biasi, ka luajtur katër ndeshje si titullar me përfaqësuesen dhe shënoi një prej golave të fitores 3-0 në Armeni, rezultat që i dhuroi Shqipërisë kualifikimin direkt në turneun në Francë.

Gjimshiti vlerësohet për forcën fizike me gjatësinë 1 metër e 90 centimetra, por edhe për faktin se përveçse në qendër, mund të luajë pa probleme edhe si mbrojtës krahu.

“Corriere Dello Sport” theksonte se titullarit të Zyrihut në Superligën zvicerane i përfundon kontrata me klubin më 30 qershor 2016 dhe ky mund të jetë një rast mjaft i mirë në merkato për klubet italiane.

Më tej e përditshmja sportive i bënte një panoramë të gjërë Kombëtares kuqezi.

Duke bërë një përshkrim lojtarëve që njihen tashmë në Itali, si Etrit Berisha, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Migjen Basha apo Ledian Memushaj.

Mes talentëve të rinj që veçohen janë Aliji, Roshi, Balaj, Sadiku dhe Taulant Xhaka, por edhe Shkëlzen Gashi, golashënuesi më i mirë në Zvicër gjatë dy sezoneve të fundit.

Një përzierje kualiteti, entuziazmi dhe krenarie, për një Shqipëri që ka hyrë nga dera kryesore e futbollit të madh europian./SS

3 komente në “Berat Gjimshiti, talenti që po “çmend” italianët”

  1. nje shqiptar ne Itali says:

    Eshte e vertete , edhe neve qe jetojme ne Itali , po shikojme miliona italiane te çmendur nga Berat Gjymshiti , qe kane mbushur rruget e qyteteve kryesore dhe gati po pezullohet jeta normale e italianeve . Eshte preokupuar shume edhe OMS-i (Organizata Boterore e Shendetesise) , qe po dergon ne Itali mijra mjeke psikiater per kete gjendje te jashtzakonshme te krijuar nga çmendja e njerzve prej Berat Gjymshitit .

  2. Pelasgian says:

    Ne kombtare ka ardh koha te sjellim dhe forcat e U21

    Manaj,Cekici,Rashica,Latifi,Vojvoda!

    Shpresoj te vije dhe Berisha!

    Kroatet lojtaret si Pivaric dhe Pjaca po i fusin ne loje me kombtaren e madhe!

    1. Shqiptari says:

      Berisha do merret me Ramen edhe me Meten, nuk do merret me futboll

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje