NZZ: Shqipëria me ndihmën e zvicerianëve kualifikohet për në Europian

16 Tetor 2015, 18:48Sport TEMA
NZZ: Shqipëria me ndihmën e zvicerianëve kualifikohet për

«Është e vështirë ta marrësh me mend se çfarë ka ndodhur», e citon media Burim Kukelin, njërin ndër lojtarët e Kombëtares shqiptare që vjen nga Zvicra. Por kjo nuk është një modesti e shtirur, e kupton gazetari. Një natë më parë, me 20 minuta lojë, ai kishte kontribuar që Shqipëria të kualifikohej në Kampionatin Europian të futbollit në 2016-tën. Pas fitores 3:0 kundër Armenisë, i gjithë ekipi shqiptar hidheshin përpjetë, duke spërkatur me ujë, të mrekulluar nga fitorja. Shqiptarët e kanë arritur për herë të parë atë që Zvicrës i ka shkur 14 herë për dore, nënvizon reportazhi. Prandaj ai i beson Kukelit kur thotë: «Ky është një sukses i madh për ne lojtarët dhe Shqipërinë. Këtë vërtetë do ta kuptojmë kur të luajmë në Francë dhe do ta përjetojmë atmosferën e Kampionatit».

«Politikë dhe patos»

Atmosfera e veçantë ishte ndjerë menjëherë pas kthimit nga Armenia. Gazetarit i bën përshtypje fakti që vetë kryeministri i vendit, Rama, i priste lojtarët e Kombëtares në rrëzë të shkallëve të avionit, duke e përqafuar secilin prej tyre. Mijëra të tjerë e pritën ekipin, «sikur të kishte fituar tanimë kampionatin». Presidenti i vendit i dekoroi ato me një urdhër dhe arsyetoi: «Ju e keni ngritur imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë dhe na keni krenuar dhe bashkuar si kurrë më parë», citon gazeta zvicerane.

Gazetari e mirëkuton këtë shpërthim ndjenjash, sepse historia e Shqipërisë është karakterizuar nga varfëria dhe vuajtja, nga shpërndarja e forcave dhe mendjeve të saja në të gjitha kontinentet shkaku i urisë dhe luftërave. Por – pohon ai – ajo është edhe një histori e hovit falë të kthyerve. Dhe, dëshmia më e mirë për këtë është futbolli. «Kush e kupton futbollin shqiptar, e kupton më mirë edhe vendin – dhe anasjelltas», nënvizon gazetari.

Rrugëtimin e tij për ta kuptuar këtë, gazetari nuk e fillon në Tiranë, por në Cyrih. Me Burim Kukelin. Por Federata Shqiptare e Futbollit ua paskësh ndaluar lojtarëve të Kombëtares të flasin… Mu në kohën kur interesimi i mediave është në kulminacion, kur Shqipëria do të konfrontohet në futboll me rivalin e saj më të madh – Serbinë. Gazetari kujton historinë e dronit në lojën në Beograd. Pavarësisht marrëveshjeve për nomalizimin e marrëdhënieve me Kosovën e ndarë nga Serbia, megjithatë ekszistojnë tensione, vërenë artikulli. Kjo tregon, sipas tij, sa i ngatërruar është sporti me politikën dhe se plagët e luftës së Kosovës janë ende të hapura. Pas shumë ndërhyrjeve deri te trajneri i Kombëtares shqiptare, Kukeli mund të flasë për gazetën, por me kushtin që biseda të dalë vetëm pasi të ketë përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi.

Kukeli shkon i relaksuar në takim me gazetarin, por kur bie fjala te loja me Sërbinë, shikimi i tij ndryshon: «Lufta nuk është ende aq larg. Shumëkush e ka përjetuar atë, shumëkush ka humbur të dashurit e vet. Këtë e ndjen kur i takon ato dhe e sheh si ia kalojnë», citon gazeta. Kukeli vet ka lindur në Kosovë dhe e njeh mirë vendin i cili me kaq mund është shkëputur nga Serbia. Ndonëse familja e tij kishte emigruar vite më parë. Babai i tij kishte punuar 13 vite në Lucern në sektorin e industrisë së metalit si stinor. Burimi kishte ardhur në Zvicër si trevjeçar në Olten ku kishte kaluar edhe babai i tij me një punë në hekurudhat e Zvicrës.

«Shumica jeton në emigracion»

Rasti i Kukelit është reprezentativ për Shqipërinë dhe Kombëtaren e sajë të futbollit, e ka detektuar gazeta. 1,6 milionë shqiptarë jetojnë në Kosovë, thotë ajo – rreth një gjysëm milioni në Maqedoni, mbi 60’000 në Serbi dhe 30’000 në Mal të Zi. Ndërrimi i sistemit në Shqipëri dhe lufta e Kosovës shumë shqiptarë i ka nxjerrë në emigracion – 570’000 në Itali, 460’000 në Greqi, 320’000 në Gjermani, 250’000 në Zvicër dhe 200’000 në SHBA. Momentalisht në Shqipëri jetojnë 2,3 milionë shqiptarë, njerr reportazhi. Ky raport, sipas gazetës, reflektohet edhe në Kombëtaren e futbollit. Në të gjithë ekipin e gjërë vetëm 11 lojtarë janë rritur në Shqipëri, 15 të tjerë – në emigracion: nga një në Gjermani, Greqi dhe Norvegji, dy në Kosovë dhe – sikurse Kukeli – dhjetë në Zvicër.

Futbolli shqiptar është pjekur për në Kampionatin Europjan falë prurjeve nga Zvicra dhe trajnerit nga Italia. Prej katër vitesh sa është ai në këtë funksion, në Kombätren shqiptare ka vënë diciplinë dhe frymën e ekipit, duke ngjallur edhe ambiciet e një komuniteti të dëshpëruar futbolli në Shqipëri. Trajneri De Biasi është i interesuar për sekondot nëpër botë, si Kukeli. «Ai i ka takuar të gjithë lojtarët që janë rritur në botë dhe iu ka dhënë atyre një shansë», kujton Kukeli. Edhe atyre me shtetësi kosovare. Kukeli është duke pritur për pasaportën zvicerane, që po vonohet për shkak të ndërrimit të kantonit! Dhe kjo kishte kaluar nga diçka në lidhje me futbollin në një çështje të përkatësisë, lojalitetit dhe mirënjohjes.

Një javë para ndeshjes me Serbinë, gazeta e zë De Biasin në telefon: «Në këto vendime nuk është fjala për kombin, për krenarinë apo për zemrën, sot për të gjithë ne ka vlera të tjera», është shprehur ai. Gjermano-shqiptari Shkodran Mustafi e ka refuzuar ofertën e De Biasit për Kombëtaren shqiptare: «Nuk është e lehtë të vendosësh kundër atëdheut të prindërve. Por unë nuk doja të bëhem heroi i një kombi, doja të bëja karrierë, të mbërrij shumë», është shprehur ai. Dhe verën e kaluar u bë kampion botëror me Gjermaninë, kujton media.

«Sikur zviceranët të kishin qenë vërtetë të interesuar, do të ishin munduar t’i fitonin më parë lojtarët e mi. Kush nuk mund të luajë për Zvicrën, vjen te unë», ka thënë De Biasi. Ai së fundmi është në kontakt me sulmuesin e GC-së, Shani Tarashaj, i cili po pret një ofertë nga Kombëtarja zvicerane. Pore dhe sa? – pyet media. KE-ja është një ekspozitë për karrierë dhe Shqipëria po fiton atraktivitet. «Përpara duhej t’u përgjëroheshim lojtarëve, ndërkohë këshilltarët e futbollit po na ofrojnë vetë lojtarë», pohon trajneri.

«Futboll në vend të kompjuterit»

Afatgjatë, Shqipëria nuk mund të mbahet nga emigrantët, pohon gazeta. Por, nga vjen përkrahja për futbollin? Dritan Babamusta, një lojtar profesionist i «Teutës» në Durrës i shpjegon gazetarit se si qëndron puna me futbollin në bazë. Paralelisht me futbollin ai ka kryer studimet për jurdik dhe shkencat e sportit, momentalisht i udhëheq shpresat e futbollit shqiptar. Me veturën e tij ndalojnë në një lagje, midis shtëpive, ku ca fëmijë po luajnë një ndeshje futbolli. Kjo e kënaq Babamustën, që konstaton me keqardhje se fëmijët kalojnë shumë kohë në kompjuter. Në bashkëpunim me qeverinë ai tani e ka futur futbollin në shkolla. Për djemtë dhe vajzat. «Me rëndësi është që futbolli të hyjë në jetën e tyre», pohon ai. Sipas tij, njëherë duhet të vijë kuantiteti. Ai e shëtit gazetarin në hapësirat e reja në ngritje ku do të kultivohet futbolli dhe do të bëhet kapërcimi nga sasia në cilësi. Por mungesa ka.

Një ish profesionit i «Teutës», Kristaq Toçi, shpjegon më tutje. Fajët për prapambetjen e futbollit shqiptar duhet kërkuar në të kaluarën komuniste. Vetëm para disa vitesh Shqipëria ishte si Korea Veriore – e izoluar dhe e prapambetur në çdo sferë. Lojtarët sun dilnin jashtë, trajnerët nuk kishin literaturë. «Nuk mund t’i ndiqje lojërat as në televizor», pohon Toçi. Pastaj erdhi ekszodi, kaosi. Në këtë kohë ai kishte ardhur në klub për të shkuar në një ndeshje futbolli jashta Durrësit – ç’të shihte: kishin ngelur vetëm pesë lojtarë, 18 të tjerët ishin ngjitur në anije për në emigracion!

Ndërkohë ata po kthehen. Në një xhiro nëpër vende stërvitjeje, gazetari takon katër mësues që kanë luajtur në Itali te gjysëmprofesionistët dhe ekspertizën e tyre po e transferojnë në vendlindje. «Një kohë ishte me rëndësi të kishe shtëpi dhe punë», shpjegon Toçi, duke lënë të kuptohet se ngadalë po vijnë gjërat në vend dhe se po vjen edhe koha e futbollit. Por kjo, sipas gazetarit, duket të jetë rasti edhe tani në shumë pjesë të Shqipërisië. Rroga mesatare shkon në 295 euro, 50 për qind e popullatës janë të prirur të emigrojnë – tek të rinjtë kjo shifër kap 85 për qind. Arsyet për këtë gazetari i kupton rrugës nga Tirana në Elbasan për të ndjekur ndeshjen Shqipëri-Serbi. Policia e ka bllokuar rrugën direkte dhe ata duhet të bëjnë një trajektore nëpër vise të tjera, ku shihen fshatra të harruar, bujq nëpër gomerë, kuaj nëpër vise industriale, gra me rrudha në fytyrë…

«2000 policë»

Megjithatë, gazetari sheh shumë entuziazëm për futbollin. Sikur ka ardhur gjysma e Shqipërisë për të ndjekur lojën kundër Serbisë, thotë ai. Të gjithë me flamuj të vegjël e të mëdhenj, në këmbë e në vetura; kryqëzojnë duart duke formuar shqipen dykrenare. Një familje iu ofron mysafirëve oborrin e tyre për t’u parkuar. «Lopë që pëllasin, pula që kakarisin». Për parkingun gazetari paguan diçka më shumë se pesë eurot që i kërkohen. Si falënderim merr një buzëqeshje dhe një ëmbëlsirë të freskët. Përderi sa në Tiranë gazetari merret mesh në anglisht apo italisht, në Elbasan për këtë i shërbejnë duart dhe mimika.

«Dhjetë lojtarë me rrënjë zvicerane»

Dhetë lojtarë të Kombëtares shqiptare janë rritur në Zvicër, por kanë vendosur të lujnë për Shqipërinë, konstaton gazetari: Burim Kukeli, Berat Xhimshiti, Naser Aliji, Shkelzen Gashi, Taulant Xhaka, Arlind Ajeti, Ermir Lenjani, Amir Abrashi dhe Migjen Basha. Të gjithë të thirrur në tre vitet e fundit. Më i vjetri është Lorik Cana, i cili dhjetë vjet të rinisë së tij i ka kaluar në Lozanë.

2’000 policë e ruajnë stadiumin, nëpër çati duken hijet e snajperistëve. Në hyrje gazetari e njeh Altin Rrakllin, i cili ka bërë bujë në SC Freiburg dhe që prej dhjetë vitesh është kthyer në Shqipëri, është kualifikuar si trajner dhe e stërvit Kombëtaren e grave. Në një bisedë në kafene ai i ka rrëfyer gazetarit për vështirësitë dhe perspektivat e futbolit shqiptar: rekrutimin e të rinjëve, rregullimin e hapësirave për stërvitje, renovimin e stadiumeve. Liga ka pak mjete financiare, ankohet ai. Nuk ka sponsorë të fuqishëm, kurse nga transmetimet në televizion çdo klubi i vijnë nga 70’000 euro në vit. Për krahasim, gazetari kujton që kjo shifër në Zvicër është dhjetë herë më e lartë. «Elbasan Arena» ishte renovuar për lojërat e kualifikimit në KE, gjithashtu do të renovohen stadiumet e Shkodrës dhe Tiranës. Qeveria Rama, sipas trajnerit është e vetmja që po investon njëmend në futboll. Por gazetari pyet se mos do të ishte më mirë që këto investime të shkonin në shkolla dhe spitale?

«Fitore pavarësisht nga humbja»

Janë vetëm 12’800 shikues në Elbasan. Por janë të zhurmshëm, konstaton gazetari. Dhe pastaj menjëherë shumë qetë! Serbia shënon dy gola në vazhdimin e lojës. S’ka festë. Asgjë. «Kemi ende një shansë me Armeninë», ishte shprehur De Biasi në konferencën për shtyp.

Ndeshjen e futbollit e kishte ndjekur edhe Christoph Graf, mbasadori i Zvicrës në Tiranë. Loja paskësh qenë një sukses, i thotë ai. «Megjithëse 0:2, Shqipëria ka fituar. Kanë besuar se shqiptarët nuk do ia dilnin ta mbanin lojën, por ata ia arritën.» Kjo ndeshje ka treguar paksa edhe se si po zhvillohet Shqipëria. Ish vendi i zoluar, po fillon të luajë një rol. «Stabiliteti në Ballkan varet nga raporti ndërmjet shqiptarëve dhe popujve të tjerë. Dhe Shqipëria në këtë kohë po merr një funksion të rëndësishëm si moderatore», pohon ambasadori.

Reportazhi flet për përkushtimin e kryeministrit shqiptar, Rama, dhe bashkëpunimin e tij me homologun serb Vucic në dobi të mirëkuptimit ndrëmjet të dy kombeve. Sidomos në raport me Kosovën. Por edhe të integrimit të tyre në UE, duke kujtuar edhe sfidat dhe rrugën e gjatë që kanë përpara. Ndërkohë kujton për ndihmën që po jep Zvicra në fushat e demokratizimit, decentralizimit, zhvillimit ekonomik, infrastrukturës, energjetikës dhe shëndetësisë.

Dy ditë më vonë Kombëtarja shqiptare ngadhnjenë në futboll kundër Armenisë. Me prurjet nga emigracioni, Shqipëria vjen në fokus të futbollit europian. Vlera fillestare e kualifikimit për të 24 ekipet është tetë milionë euro. Një pare e mirë për më shumë kullosë artificiale, më shumë drita, më shumë kampionate të rinjsh – mendon gazetari, Michele Coviello. Në Aeroportin e Erevanit Burim Kukeli thotë: «Kjo është një shtytje e gjgante për të gjithë vendin.» ks

Pergatiti ne shqip, Enver Robelli

16 komente në “NZZ: Shqipëria me ndihmën e zvicerianëve kualifikohet për në Europian”

  1. rezart says:

    Me terhoqi vemendjen QELBESIRA qe nxorri nga haleja nje fare Kristaq Toci,kur thote se “FAJET PER GJENDJEN E SOTME TE FUTBOLLIT E KA KOMUNIZMI”!!!
    Jo vetem qe tregohet GOMAR,por duket se do jete edhe i SEMURE PSIKIK!!!
    Ke 25 vjet Kapitalizem,o GOMAR dhe ata djem qe linden ne 1990-ten sot jane 25 vjecare!!
    Ti je mashtrues i ndyre,se atehere kishte KLASA SPORTIVE per te gjitha sportet ne shkolla e Universitete!
    Klubet kishin ekipe zinxhire me trainere profesioniste qe nga mosha 7 vjec e lat!
    Zhvilloheshin kampionate te rregullt per te gjitha moshat,bile edhe per nderrmarrjet,shkollat,kooperativat,repartet ushtarake,organizoheshin OLIMPIADA cdo 4-5 vjet etj!!!
    Terrenet sportive ishin kudo e jo KALCETO me beton dhe me pare!!!
    Po sot a me thua dot se cfare ben shteti per sportet??
    Nje… MUT QE TE HASH,o PLEHRE politike!
    Ti je nje shpifes,mashtrues dhe legen!
    Kerkon te hash….MUT per sistemin Kapitalist duke share ato gjera qe ishin me te MIRA SE SOT!!!
    Hyyyyy,PLEHRE e ndyre!!!

    1. Lo says:

      Ti o Rezart je nje debil qe nuk e ka shokun. Edhe Koreja e Veriut per nga rregulli te can ne dysh, por ekipet e veta rrihen nga 7-0 kudo, e diktatori i madh Kim Jong Muti nuk i jep ato ndeshje. Komunizmi e shkerdheu kete komb pergjithmone, ku edhe ata pak qe kane mbetur sagllam apo qe lindin sagllam duan te ikin sapo mbushin moshen ligjore per te ikur (ca edhe me pare). Nuk e keni ende idene se cfare i ka bere ai sistem ketij vendi, sepse ende komandoheni nga pinjojte e asaj fare te poshter qe dje e mbante vendin mbyllur me frike, sot i thote njerezve qe nuk bien dakort me parimet e tyre antishqiptare e kriminale “ikni po deshet, dyert e hapura jane”. Ik tani e mos na ngaterro “rregullin te imponuar nga frika” me zhvillimin organik te nje vendi kapitalist, ku ai futbollisti e sportisti ka cfare te haj, eshte ne kontakt me ajkat e futbollit e teknologjise etj etj. Jo me kot UEFA zgjeroi Europianin ne me shume ekipe se nuk eshte vetem Shqiperia, por edhe ekipet e tjera te lindjes qe palloheshin ne vitet 75-2000 kur komunizmit i rane breket ne me shume ekipe, por edhe ata jane koshient se niveli i ngritjes se Shqiperise e disa ekipeve te tjera vjen nga jashte, ku rritja eshte organike, ku nje lojtar paguhet me cmimin e tregut e ha e stervitet me metodat me te fundit jo me karlliqet e Shqiperise kungull.

    2. E vertete says:

      Ik ore Rrezart psikopati.Po c’fare stadiume dhe c’fare kushte kishte ne diktature,por edhe pas rerjes se saje.Te rinjet dhe te moshuarit punojshim me kazma dhe hapshin kanale primitive dhe u ushqhesshin me domate,buke e krip.Edhe sot bijte e atyre krampagjinjeve nuk kane kurrefare kushtesh,paga te vogla,kurrefare respekti per te qene sportist i vertete etj.Edhe sot bijte e diktatures kane trauma si ne Parlament,rruge,familje dhe shoqeri.Edhe sot bijte e diktatures,edhe pse disa kane lindur jashte vendit,kane sjellje primitive dhe shtazarake kudo qe ndodhen ata.Edhe sot te persekutuar dikur nga diktatura,ata abuzojne prinderit,grate,femijet etj.Lexo gazetat e perditshme dhe do bindesh, Rrezarte mbetje komuniste.Nga te gjitha keto qe ceka,vendi eshte kampion i krimeve ne Europen e civilizuar dhe demokratike.Mos u trazo Rrezart,keshtu po shkruajne te tjeret per ne.Jemi te papermiresueshem.Vritemi per nje fjale goje,per nje parking,per nje gjest banal etj.etj….Hakmarrja eshte evidente,vetem ketu ne Shqiperi.Mbi 12 familje jane te mbyllura per kete dukuri primitive mesjetare.

  2. liku says:

    Ka njefare te drejte .
    Shimca e lojtareve tane jane vertet shqiptare nga kombesia, prearardhja e gjaku , por si mund te thuash ne njefare menyre jane “zviceriane” per nga futbolli.
    Kane lindur ose kane shkuar qe te vegjel atje , jane rritur ne skuadrat zinxhir te Zvicres , jane rritur teknikisht ne klubet e zvicres.

    Megjithate bravo ju qofte , qe nuk e harruan prejardhjen e tyre dhe erdhen te luanin per Shqiperine.

    Por nuk duhen lene pa permendur edhe disa te tjere si Xherdan Shaqiri me shoke , qe luajten per Zvicren. Eshte zgjedhja e tyre , s’ka asgje te keqe.

    1. Argita_B says:

      Ne Zvicer kur nje shqiptar kapet me droke eshte nje regugjat, kur behet kampion çuditerisht nuk e quajne me refugjat po zvicerjan pffffff Çfare mund te presesh nga nje vend ku zviceriani gjerman urren ate francez e italian!! Çfare mund te presesh nga nje vend qe ne emer te parase eshte i gatshem te pranojne 70% te parase se zeze dhe gri te botes, vend i cili ka akoma arin e nazisteve, vend ku policet drogohen, vend ku pjesa me e madhe e politikaneve europiane fshehin parate e korrupsionit ne emer te sekretit bankar, vend ku Ben Laden deri vone para vdekjes kishte llogarite bankare pa e denoncuar kush!! Boll se na hapen barkun me leksione morale, vend i pasur po pa moral, njerez kornace, spiune, te neveritshem dhe te gjitha keto i quajne si zhvillim.

  3. albani says:

    Nuk eshte Shqiperia qe u kualifikua me ndihmen e “Zviceraneve”,por ka qene gjithmone Zvicra qe eshte kualifikuar me ndihmen e SHQIPETAREVE.

    1. liku says:

      Sipas teje I bie qe edhe Gjermania te kete arritur keto rezultate me ndihmen e turqve , afrikaneve , polakeve….

      E ke gabim.
      Ata mund te kene origjinen nga ato vende , dhe nese flasim per nje ceshtje atdhetarizmi , u takojne atyre vendeve. Por ne futboll kane lindur , rritur dhe arritur aty ku jane ne Gjermani dhe merita u takon vetem Gjermanise.

      Njelloj edhe puna e shqiptareve zviceriane.
      E cfare merite ka Shqiperia per Lorik Canen e te tjeret si ai? Mos ka luajtur gje me ndonje ekip zinxhir shqiptar ? Mos eshte trajnuar nga ndonje trajner shqiptar ne ndonje shkolle futbolli ne Shqiperi ?
      Te gjitha keto gjera I kane bere te tjera vende , Franca , Zvicra…. etj.
      Ne I gjetem gati. doli Ganiu e te tjere para tij , I gjeti ku luanin dhe federata u dha nenshtetesine shqiptare , dhe tani mburret me ta.

      Investoni pra , ato 12 milione euro qe moret nga kualifikimi mos I hidhni ne xhepat e De Biazit apo dukes por filloni te investoni per te miren e futbollit shqiptar. Kur Kosova te hyje ne Fifa , do filloje edhe ajo ti marre keta futbolliste dhe ne nuk do gjejme me futbolliste te gatshem , por duhet ti pergatisim vete.

      1. zqk says:

        Shqipërisë i ka ndodhur rrjedhja e truri në shumë fusha. Nga kjo kanë përfituar vendet pritëse. Në futboll, për këtë rast vend pritës është Shqipëria.:-)

  4. feniks says:

    Gazeta zvicerane NZZ duket sikur ka ZBULUAR AMERIKEN,kur thote se Shqiperine e kualifikuan ZVICERANET!!!
    O idiote zvicerane,qe e mbani veten per gazetare!
    PO ZVICRA A NUK U KUALIFIKUA ME NDIHMEN E SHQIPTAREVE???
    Perdorni llogjike me nje DREJTIM,por harroni se me kete ….PO UA FUSNI VETES!!!

  5. Petrit Zela says:

    Shum simpatizante te vjeter dhe te rinj kane nje lloi adhurimi per ish kriminelin Enver Hoxha,sa qe I tejkalojn kufijt e arsyes..Kjo vien si
    pasoi se nuk e njohin me baza sundimin 45-vjcar te diktatures me criminale qe ka sunduar ne kontinentin Evropian,por dhe me gjere…
    Pershembull; a keni simpati per Z Berisha si politikan, qe drejtoi
    shqiperine per 23 vjet rresht? Jam me se I sigurt,se keni shprehur dhe
    akoma vazhdoni,ta urreni dhe me shum..Mendimi im personal eshte,se 70%
    perqind,e veprimeve ne fushat e politikes,te Z Berisha kane ngjashmeri
    si dy pika uji- me ish diktatorin Hoxha..Ndersa me 30%-ndryshojn si nata me diten..Se diktatori kishte nje qendrim static,ndaj vendimeve te tij,se shpaten e mbante gjthmon mprehur,per te prere kokat e kundershtareve politik,qofshin te brendeshem apo te jashtem..Ndersa Z Berisha,kishte mbeshtetien vetem tek vetvetia,Se eshte I prirur me te genjyer sy ne sy nje mije here ne dite.Eshte nje mashtrus klasik,i tille vazhdon te mbetet dhe sot si I moshes se trete..Kurr nuk e ka njojtur demokracin,pamvaresisht se perbetohet ne emer te saje…

  6. feniks says:

    @Petrit Zela!
    Ti KERME FASHISTE je ne konflikt interesi me LEGJENDEN ENVER HOXHA!
    Nje KERME si ty,qe shteti SOCIALIST te ka DENUAR,qofte edhe per PEDERASTI,nuk ka te drejte te gjykoje ate sistem!
    Ty te nxitr URREJTJA e jo arsyeja,argumenti apo faktet!
    Ty,o plehre qe ne fillim e denoncon veten kur e cileson BURRIN ME TE MADH TE KOMBIT SHQIPTAR:KRIMINEL!
    Propozo nje referendum popullor dhe do tre shikosh se mbi 80% e shqiptareve do te votojne PRO FIGURES SE ENVER HOXHES SI HERO!!!
    Ti me siguri je kelysh i atyre qe bashkepunuan me pushtuesit ose kelysh i ndonje SPIUNI apo DIVERSANTI qe u kapen nga SIGURIMI I SHTETIT si QENI NE VRESHTE!
    E meritonin PLUMBIN BALLIT ose LITARIN rreth qafes,qe te shpetonte 95 % e popullit!!!
    Berisha eshte juaji se ai eshte agjent i UDB-se sic ishin dikur baballaret tuaj te NAZIZMIT.,FASHIZMIT,CIA-s,KGB-se etj!!!
    Keni 25 vjet qe jo vetem nuk keni bere as 1% te atyre qe beri populli me ENVERIN,por shkaterrusat gjithcka qe ishte bere per 50 vjet!
    Ju jeni ARMIQTE E SHQIPERISE PRANDAJ E SHANI ENVER HOXHEN!!!
    Por ju jeni nje grusht felliqesirash qe ne SHUMICA ju shqyejme me…. DHEMBE!!!

    1. Petrit Zela says:

      Me vien keq per ju. Se mundoheni te tregoni veten si nje komunist I
      vertete,por ne fakt je nje I felliqur,apo nje frikakacak klasi.Perse nuk tregoni emrin e tuaj te vertette,ne komentet qe beni. Apo komunistat e natyres tuaj jane trima pas gardhitt????

  7. kusari zi says:

    epo zvicerranet kan pare t pista shum.
    perfytyro sikur ne bankat shqiptare te fusnin leket e tyre gjith mafjozet e botes,gjith kriminelet,gjith diktatoret,si dhe te pastronin paret bisnesmenet,si dhe te fusnin lek edhe njerzit nga gjith bota ne menyr qe te mos pagujn taksa ne vendet e tyre.
    do beheshin gjith shqiptart miljonera sepse fare kollaj cdo shqiptar mund te merrte kredi nga banka,mund te merrte puntor te huaj nga vendet e tjera te varfra,sikurse bejn zvicerranet me puntort kosovar,dhe pastaj hap bisnes ,fabrik a cdo gje dhe fito pare. kte gje bejn zvicerqiret e ndyr.
    marrin kredi nga paret e pista te bankave,marrin edhe njers nga jasht qe i ven ne pun. dhe fitojn.

  8. malukati says:

    kjo vizita e ktij gazetarit zvicerran esht ogur i zi per ne.sepse zvicerranet jan si skutha. jan gjarprinj me lekur lope.
    mos i respektoni dhe mos i fusni ne shtpi sepse vijn vec me marr dhe s t japin gje.
    vijn per interesin e tyre.
    dhe fusin hundet aty ku si takon. interesohen dhe pyesin per gjithcka,si shkerdhata.
    ky “gazetar” spiun vje me mor informacjone dhe me tatu pulsin e shqipnis,sepse me shqiptaret esht e lidhme kombtarja zvicerrane.
    me kujtohet viti i mbrapsht 1997. piramidat.
    vetem disa jav ara se te plaste lufta ne shqwipni me prishjen e piramidave lexova nji kryeartikull te nje gazetari zvicerran ne gazeten e dyt te atij vendi ,BAZ. ai i bente nji analiz te plot se cfar ishin piramidat.
    interesi ishte maximal.
    dhe shkaku dihet.
    bankat zvicerrane pras,kishin dergu me sherbim ate gazetar per me shkrujt perr piramidat,paret,fitimet… sepse ato ishin te ndjeshme nga kjo lloj “konkurrence” brutale qe po mbinte ne shqipni,perkundrejt bisnesit te tyre shekullor ne pastrimin “e ndershem” te pareve te pista.
    shikoni!
    shqiptart kan shpik nji model te ri per me thith paren. po te vazhdoj kshtu njerzit nuk do fusin me pare ne bankat e zvicres po ne ato te shqipnis. dhe bisnesi bankar zvicerran do rrenohet. kshtu ishte meraku i zvicerranve ,qe sollen edhe gazetar spiunin per me pa gjendjen nga afer dhe ne rast nevoje te merreshin masat e nevojshme sic edhe u moren nga amerikanet e cias.piramidat i prishi cia. bankat zvicerane e vazhduan tenderin e pastrimit te pareve kriminale.
    nji perqindje e merr amerika.
    prandaj mos i qasni zvicerranet ne shtpi se jan kurva

  9. 17nentori says:

    ore mesoni si te perktheni mire fjalet: nga doli kjo “kullose artificiale”?

  10. A.R says:

    Me vjen keq per zviceranet por me duket se eshte e kunderta: Zvicra fale shqiptareve, po ngjitet ne majat e futbollit boteror. Jo Shqiperia fale zviceraneve! Se sinqerisht s’kujtoj asnje Zvicer kaq te forte ne dekadat e shkuara dhe kjo per shkak te elementeve shqiptare nga Kosova dhe Maqedonia.

    Sa per faktin qe ndonje shqiptar me pasaporte zvicerane zgjodhi Shqiperine, me duket shume normale. Keto vite kemi pare qerre me brazialiane, argjentinas, afrikane me ngyre te zgjedhin kombetaret italiane, portugeze, spanjolle, franceze e gjermane ne vend te kombetareve amerikano-jugore apo afrikane. Ç’te keqe ka ketu?!
    Bile shume prej ketyre elementeve te lartpermendur e kane bere duke falsifikuar kartat apo duke i mesymur nje stergjyshi apo katergjyshi me origjine europiane.
    Ndersa shqiptaret e Zvicres rrenjet e tyre i kane te fresketa e s’kane nevoje per te tilla hile.

    Nje keshille per De Biazin dhe stafin e tij: meqe u hap kjo tema zvicerane, te shohin mundesine reale per te sjelle ne kombetare nje bomber te vertete si Pajtim Kasami – me pasaporte zvicerane, por me zemer ne Arberi. Ky eshte kampion i vertete dhe brenda zones eshte me te vertete i frikshem. Me kujton F. Inzagin e Milanit, me nje gatishmeri, pozicionshmeri, shkathtesi e teknike fantastike. Bile fizikisht eshte edhe me i fuqishem se italiani.

    Andrea

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje