DOSSIER/ Bëmat e futbollit shqiptar në kompeticionet europiane gjatë kohës së Enver Hoxhës

16 Tetor 2015, 18:07Sport TEMA

Craig McCracken, The Guardian

Skuadra kombëtare e Shqipërisë është kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Europian, por klubet e Shqipërisë kanë intriguar tifozët e futbollit të kontinentit për dekada me radhë.

Gjeografikisht të pozicionuar në cep të Europës Jugore dhe politikisht i njohur si një vend i izoluar gjatë kohës së diktatorit Enver Hoxha. Njerëz, informacione, lajme e piktura pak të ekspozuara nga ky vend i mbyllur që pavarësisht pjesëmarrjes jo plotësisht të rregullt në Kampionatin Europian, edhe futbolli shqiptar nuk është më pak i “errët”.

Partizani Tiranë-Celtic Glasgow 1-0. 1979

Me një mungesë të theksuar të ekipeve të mira apo lojtarëve të njohur si pikë referimi gjatë epokës komuniste, të paktën vetëm një ikonë surreale u bë imazhi përcaktues i lojës shqiptare – mjekra e mbrojtësit skocez, Danny McGrain. Celtic-ut të McGrain i ra të ndeshet me Partizanin e Tiranës së raundin e parë të Kupës Europës në vitin 1979, dhe duke qenë se ata nuk dinin shumë rreth skuadrës nga Shqipëria, shtypi skocez u fokusua në përplasjen e kulturës së mbajtjes së mjekrës. Mjekra e McGrain ishte popullore, por në Shqipërinë e Enver Hoxhës mjekra përfaqësonte një kërcënim të rëndë kombëtar. Mjekra ishte në krye të listës së gjërave që ndaloheshin, përpara flokëve të gjatë, fishekzjarreve dhe muzikës rrok.

Një mbrojtës i madh, një njeri i mirë, McGrain këtë herë u ndalua si simbol i dekadencës perëndimore, sepse ekzistonte mendimi se mund të ndikonte te të rinjtë shqiptarë. Më vonë, në autobiografinë e tij, lojtari i Celtic-ut shkroi se ai do ta kishte rruar mjekrën nëse do t’ia kërkonin. Celtic humbi me Partizanin 1-0.

Hera e parë që Shqipëria mori pjesë në një kompeticion europian erdhi në vitin 1962. Sovjetikët dhe shqiptarët ishin të vetmet kombe që kishin përjashtuar veten e tyre nga kompeticionet e UEFA-s për arsye politike, por Shqipëria papritur i dha fund këtij bojkoti. Partizani i Tiranës zuri vend në Kupat Europiane.

Ndeshja e parë erdhi përballë kampionëve suedezë IFK Norrkoping. Ndeshja në Tiranë përfundoi mirë duke marrë parasysh që u shmangën lëndimet gjatë një breshërie gurësh të hedhur në fushë nga tifozët shqiptarë. Hedhja e mjeteve të kësaj natyre ishte një gjë e zakontë në futbollin europian, dhe mjekra nuk ishte një çështje shumë e diskutueshme në mesin e plot veprimeve të këqija nga ana e shqiptarëve. Një tjetër eksperiencë jo e mirë ndodhi kur kampionët e Skocisë ranë në raundin e parë me kundërshtarët shqiptarë në kupën e Europës së vitit 1956-66. Menaxheri i Kilmarnock Malcolm McDonald donte të merrte 16 lojtarë në ndeshjen që luhej në Shqipëri, por vetëm 15 viza u siguruan, pa u dhënë shpjegime për këtë veprim. Një vit më parë kur skuadra e Këlnit udhëtoi në Shqipëri për të luajtur me Partizanin, u mor vesh që gjermanët kishin marrë ushqim me vete dhe kuzhinierin e tyre personal për ta gatuar atë.

Kundërshtarët e Kilmarnock-ut ishin skuadra 17 Nëntori e Tiranës, emër skuadre që përkon me datën e çlirimit të qytetit nga Lufta e Dytë Botërore. Hyrja ajrore në kufirin shqiptar u lejua vetëm përmes fluturimeve të veçanta çarter, duke bërë që skuadra e Kilmarncok të udhëtonte njëherë në Londër, Romë e më pas Tiranë. Nuk lejohej asnjë ulje avioni pasi errësohej. Kur trajneri i Kilmarnock pa listën e lojtarëve kundërshtarë vuri re emrin e Panajot Panos. Se ai ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar, nuk i bëri trajnerit të Kilmarnock ndonjë përshtypje, por fakti që ai sëbashku me disa emra të tjerë ishin pjesë e listës së lojtarëve të Partizanit ishte surprizuese.

Më shumë se sa barazimi pa gola në Tiranë, ajo që u bëri habi nga eksperienca e tyre në Shqipëri skocezëve ishte se kur ata përpiqeshin të telefononin familjarët e tyre në Skoci për t’u thënë se kishin arritur mirë, zbuluan se linjat e telefonit punonin vetëm një orë paradite dhe dy orë pasdite.

Edhe fizioterapistit skocez i bëri përshtypje që sa herë ai vraponte në fushë për të trajtuar një nga lojtarët e tij të dëmtuar, ai shoqërohet nga një grup i madh mjekësh shqiptarë me përparëse të bardha, të gjithë në përpjekje për ta ndihmuar atë. Pas fitores së skocezëve me rezultat të ngushtë në Skoci dolën thashetheme se Shqipëria kishte propozuar që të luhej një ndeshje e tretë në vendin e tyre aleat – Kinën.

Futbolli i klubeve europiane edhe atëherë ashtu si tani i përmbahet disa parimeve themelore të cilat vendet pjesëmarrëse duhet t’i plotësojnë: Çdo vend duhet të paraqesë çdo sezon numrin e klubeve pjesëmarrëse dhe duhet të luajnë me kundërshtarët që u bie në short.  Jo kundërshtues në parimet e kompeticionit, të kuptueshëm për ruajtjen e integritetit të garave, dhe jo kërcënues për kombet pjesëmarrëse. Të gjithë përveç Shqipërisë sigurisht.

Çështja e parë u ngrit në vitin 1966, kur 17 Nëntori u tërhoq nga Kupa Europiane në prag të ndeshjes me Valerengën e Norvegjisë. Duke qenë se asnjë fjalë nuk u fol nga zyrtarët për veprimet e shqiptarëve qarkullonte një teori që Norvegjia ishte një komb jo i pëlqyer nga Shqipëria, sepse ishte e shqetësuar për pajtimin e tyre të strehimit nazist në vitin 1940.

Në vitin 1958 kampionët grekë të Olimpiakosit u tërhoqën nga Kupa e Europës që mos të përballeshin me Beshiktashin e Turqisë, ndërsa 5 vjet më vonë kombëtarja greke bëri të njëjtën gjë kur i ra të ndesheshin me Shqipërinë, vende që ishin në luftë me njëra-tjetrën.

Politika e UEFA-s e diplomacisë butë dështoi ndaj Shqipërisë atëherë, ashtu siç dështoi edhe në dy dekadat që pasuan. Sezonin tjetër Dinamo e Tiranës u tërhoq në rrethana të ngjashme në raundin e parë të Kupës përballë kampionëve të Gjermanisë Perëndimore Eintracht Brunsvick dhe përsëri ishte e vështirë të gjendej arsyeja e vërtetë, sidomos kur kombëtarja shqiptare kishte luajtur në të njëjtin vit me Gjermaninë e Perëndimit për fazën eliminatore të Kampionatit Europian. Kjo e irritoi UEFA-n dhe bëri që ta përjashtonte Dinamon nga kompeticionet europiane për një vit.

Në vitin 1971-72, një rekord prej tre skuadrash shqiptare u vunë fillimisht për të marrë pjesë në kompeticionet europiane, por ky hap pozitiv u prish nga Vllaznia e Shkodrës që u tërhoq nga ndeshja e tyre në Kupën e Europës përballë Rapid-it të Vjenës. Ndryshe nga Dinamo e Tiranës që atë vit vazhdoi pa probleme përballjen ndaj kampionëve austriakë. Të njëjtën gjë bëri dhe Partizani përballë Innsbruck-ut në një ndeshje pa komplikime një vit më parë.

Problemet e UEFA-s me skuadrat ballkanike kaluan në një tjetër dimension gjatë viteve ’70. Në ato vite, Shqipëria ndaloi së marri pjesë në kompeticionet europiane. Nga viti 1973 deri në vitin 1978 regjimi gjithnjë e më paranojak e izoloi totalisht vendin.  Por dolën më pas zëra që Federata Shqiptare kishte deklaruar se skuadrat shqiptare do të hynin në kompeticionin europian në sezonin ’77-’78. Ata e mbajtën fjalën e tyre, por regjistrimi erdhi një javë pas afatit të UEFA-s kështu që ata nuk mundën të futeshin përsëri.

Ata më në fund u rikthyen në vitin 1978 pas një mungese në kompeticionet ndërkombëtare prej gjysmë dekade, duke mos bërë asgjë për zbutjen e politikave të tyre të ashpra. Kur Vllaznia e Shkodrës do të përballej me Dinamon e Moskës, UEFA e dinte se për çfarë bëhej fjalë. Për Shqipërinë revizionistët marksistë-leninistë nga Bashkimi Sovjetik ishin edh më të përbuzur se imperialistët fashistë nga perëndimi.  Nuk kishte perspektiva që kjo ndeshje të luhej.

Zemërimi i madh i Europës me papajtueshmëritë e Tiranës filloi të rritej edhe më shumë në fillim të viteve ’80. Rregulloret e çuditshme të Shqipërisë po fillonin të lodhnin kundërshtarët. Rregulli i mjekrës që çuditi kaq shumë skocezët e Celtic-ut, kishte ekzistuar që në vitin 1970 kur Ajax-it të Hollandës i ra në short të ndeshej me 17 Nëntorin. Shqipëria lajmëroi hollandezët se i ndalonte lojtarët që i kishin flokët më të gjata se 4 cm dhe që kishin mjekër të futeshin në vend. Anëtaret femra të klubit nuk lejoheshin të futeshin në vend me minifunde. Edhe pse presidenti i Ajax-it u ankua në UEFA dhe kërkoi që shqiptarët të dëboheshin nga kompeticioni kjo gjë nuk ndodhi.

Ndërsa për lojtarët kishte kritere që të futeshin në këto lloj vendesh, për gazetarët ishte e pamundur. Në kohën kur televizioni po lulëzonte, ndeshja e Celtic në Tiranë u raportua vetëm nga gazetarë jugosllavë nëpërmjet radios. Kushtet e jetesës në Shqipëri ishin ndër më të varfrat në Europë. Kur ekipi i Linfield do të luante në Shqipëri në vitin 1982, sekretari i klubit u tha lojtarëve të mos merrnin kamera me vete nga frika se mos arrestoheshin si spiunë.  Asgjë nuk kishte ndryshuar nga 17 vite më parë kur kishte luajtur Kilmanrock. Vendi ishte i mbyllur me një ideologji staliniste.

E njëjta gjë ndodhi edhe atëherë. 17 Nëntori eliminoi Linfield-in por u tërhoq menjëherë kur mori vesh se në raundin e dytë do të përballej me Dinamon e Kievit. Kur Vllaznia u tërhoq nga ndeshja me Hamburgun në vitin 1983-1984, kjo gjë e nervozoi UEFA-n duke parë që skuadrat shqiptare zgjidhin vetë kur donin dhe kur nuk donin të luanin. Të njëjtën gjë duhet të bënin edhe skuadrat e tjera me skuadrat shqiptare.

Një tjetër episod ndodhi në këtë sërë sjelljesh negative të shqiptarëve. Në vitin 1987, kur Partizani i Tiranës udhëtoi në Lisbonë për ndeshjen e raundit të parë ndaj Benfikës, portieri i Partizanit, dhe kapiteni i kombëtares shqiptare, Perlat Musta goditi brutalisht sulmuesin Rui Aguas në stomak. Ai u nxorr përjashta me të kuq dhe sëbashku me të në pjesë të dytë tre lojtarë të tjerë të Partizanit dolën me të kuq për faulle të dhunshme.

UEFA u përgjigj me tjetër mënyrë, duke mos lejuar që të luhej ndeshja e kthimit në Tiranë dhe duke përjashtuar Partizanin për 4 vitet e ardhshme nga kompeticioni.

Përveç ndonjë sezoni, mes vitit 1962 dhe 1985, kur Enver Hoxha vdiq, ishte e rrallë që më shumë se një ekip shqiptar të merrte pjesë në kompeticion e të mos e linte garën në gjysmë. Udhëtimet jashtë vendit u ndaluan  për shumicën e shqiptarëve pas vitit 1968, dhe nëse skuadrat udhëtonin ato shoqëroheshin me anëtarë të Sigurimit, policia sekrete e Shqipërisë.

Një metaforë që i shkon për shtat futbollit shqiptar gjatë asaj periudhe është termi “kukull ruse”. Sa më shumë të hetosh aq më shumë mistere dalin nga vetë misteret. Me siguri ishte një “kukull marksiste-leniniste”./Marrë nga Tirana Observer

27 komente në “DOSSIER/ Bëmat e futbollit shqiptar në kompeticionet europiane gjatë kohës së Enver Hoxhës”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Shkrim shume i dobet,te kujton shkrimet e rregjimit komunist,kur “nen udheheqjen e PPSH,kishte lindur dielli” !

    1. feniks says:

      Shkrimi i marre nga gazeta fashiste “Tirana Observer” eshte nje fallcifikim i ndyre i se vertetes!
      Shkrimi eshte tendecioz,me fryme te theksuar ANTISHQIPTARE se nuk merret me evenimentet sportive,por me shume me tendencen politike!
      Se cfare rregullash kishte atehere shteti shqiptar,kjo nuk ka te beje me sportin,pra gazetsari sportiv nuk duhej te merrej ,e mjekrrat,pantallonat,floket etj!!!
      Permbi te gjitha ky kalemxhi,sherbetor i politikes anti shqiptare,gjoja sikur ka harruar te nenvizoje se EVENIMENTI ME I BUJSHEM i FUTBOLLIT SHQIPTAR para 90-tes ishte BARAZIMI I KOMBETARES TONE ME RFGJ-ne ne vitin 1967 ,0-0,qe i eleminoi gjermanet nga pjesmarrja ne finalet e europianit te radhes!!!
      Gazeta mashtron kur shkruan se ne ndeshjen kunder Nocepingut suedez,tifozeria jone paska hedhur nje mori gures!!!
      Si nuk ju vjen TURP qe akuzoni tifozet tuaj per gjeste huliganesh qe kurre nuk ndodhnin atehere!!!
      Fryma antisportive e shkrimit duket edhe ne rastin kur flitet per ndeshjet e Ajaksit me 17 Nentorin,por nuk permendet rezultasti i saj ne Tirane,2-2!
      Flitet per ndeshjen e Selltikut me Partizanin ne Tirane,por nuk permendet fitorja e jone 1-0!
      Nuk zihet me goje fitorja e Vllaznise se Shkodres ne Shkoder,kunder Austrise se Vienes,2-0!
      Nuk permendet pjesmarrja spektakolare e PARTIZANIT ne 2 Kampionatet e Ushtrive te ish Kampit SOCIALIST ne Gjermasnine Lindore,ne vitin 1958,ku doli ne finale me Duklen e Prages dhe u shpall nenkampion,kur ne kete eveniment merrnin pjese ekipe te medha si CSKA e Moskes,CSKA e Sofjes,Honved i Budapestit,Forvest i RDGJ-se,Dukla e Prages etj!!!
      Me pas,ne vitin 1964 PARTIZANI doli ne finale te Kampionatit te Ushtrive SOCIALISTE ne Vietnam,me CSKA e Moskes!
      Sovjetiket,pasi ishim prishur me ata ne 1960-ten,kur moren vesh se ne finale do luanin kunder PARTIZANIT,brenda dites thirren 6 futbolliste te tjere pjestare te Kombetares SOVJETIKE te sapo shpallur nenkampione te Europes dhe me zor fituan 2-0,ku PARTIZANI zuri perseri vendin e dyte!!!
      Nuk zihen ne goje fitimi i Kampionatit Ballkanik te futbollit ne 1946,fitimi i Kapionatit Ballkanik per SHRESAT ne futboll,Shpallja e SHPRESAVE TE SHQIPERISE NE 10 EKIPET ME TE MIRA TE EUROPES,pjesmarrja e sukseseshme e Partizanit ne Kupat Ballkanike etj!!!
      JO POLITIKE,POR SPORT,zoterinj gazetare ANTI KOMBETARE!!!
      ANTIKOMUNIZMI KURRE NUK ESHTE ATDHETARIZEM!
      PERKUNDRAZI,ky shkrim e verteton kete!

      1. komentatori says:

        Bravo, feniks! Kemi gazetare idiot, te qelbur qe nje pune dine te bejne mire: te ngren kembet perpjete dhe te zbatojne urdherat e atyre injoranteve qe u kane hypur larte. Dhe flasin si pushtet i katert! Pika!

      2. armand says:

        Ke te drejte Feniks. Kur lexova qe jane hedhur gure ne fushe nga tifozat shqiptare e nderpreva leximin. Duhet te ishte nje shkrim informativ per lexuesin dhe jo tendecioz.

  2. razo says:

    Nuk merret vesh.. fjali copa-copa, paragrafe kot me kot.. na mbyti analfabetizmi

  3. T says:

    VAZHDON TRUSHPLARJA TE GAZETA TEMA

    SHQIPERIA MUND TE JETE VENDI I VETEM NE BOTE QE KA GAZETARE QE KENAQEN QE I SHAJNE NENEN (KOMBIN)

    MERO BOLL ME ENVERIN SE PASKA QENE PROFET E KALUAR PROFETIT

    MJEKRRA PERFAQSONTE KERCENIM TE RENDE KOMBETAR…..CFARE PERVERSITETI QOFTE AI QE E THOTE QOFTE AI QE E BOTON…

    1. Partizani says:

      Shkrimi i mesiperm eshte shume tendencioz me permbajtje te rreme,plot shpifje e fallcifikime!
      Ka shume mundesin qe keto retushime mund t;i kete bere gazeta shqiptare e njohur si ANTIKOMUNISTE!!!
      IDIOTE qe ngaterrojne sportin me politiken,per me teper kur marrin persiper te shajne vendin e tyre!!!
      Midis MUFKAVE te tjera gazetari mashtron se telefonat me JASHTE punonin vetem NJE ORE PARADITE dhe DY ORE PASDITE!!!
      Marrezira pa fund!
      Me jashte nuk kishte ASNJE KUFIZIM:24 ORE NE DITE LINJAT NE DISPOZICION!!!

  4. durim says:

    Shkrim i mbushur me pasaktesi .Pervec me ekipet e BS,Izraelit,Afrikes se Jugut, dhe USA(ndoshta dhe ndonje tjetri)ekipet tona kane luajtur me cdo vend. Absurditetit te atij regjimi s,kemi pse i shtojme gjera te kota idiotesira te ketij gjoja gazetari.

  5. Besoj says:

    Atikulli shume i dobet, dhe ne 1945 nuk shkruheshe keshtu kaq keq…….Mero te lutem kam respect per ju dhe gazeten tuaj por mos lejo diletante te shkruajne.

  6. nji uj selite te lutem says:

    SHkrim kodra mas bregut vetem shan nxin xhdo gje dhe esht i mbushur me te paverteta,ndeshjen e tiranes dhe ajaksit e kam par ne stadium kam qen tek njizeçja, me kujtohet si sot dy me dy rezultati golin e dyt e beri bixh balerina per tiranen dhe te ter lojtaret e ajaksit ishin me flok te gjat nuk nderhynte shteti shqiptar ne at koh ne paraqitjen e te huajve kjo gje asqe i interesonte behet vetem per prapagand sot per te nxir sa me shum sistemin e kaluar, ky genjen per shum gjera dhe mesa shof ja kan treguar te tjeret historin simas deshires vet shkrim nyl.

  7. deliu says:

    Po diletant jane perkthyesit ore se artikullin e ka bere nje i huaj.. nuk e shikoni ju? Ai po aq di e aq thote..neve i botojme si perla..

  8. Fadili, Malesi e Madhe says:

    Shume pasaktesi ne kete shkrim. U kujtoj se Vllaznia,jo vetem ka luajt me Austria te Vienes, por edhe ka fituar 2-o ne Shkoder. Eshte elemnuar, mbasi ka humbur ne transferte 1-4.

  9. BUJARI JU DEGJON says:

    Kompeticion jeni vete! ?

  10. Toni says:

    Shkrim idiot, vetem me ruset nuk kemi luajtur te tjerat jane dokrra.

  11. dinamoviti says:

    fotoja me siper I perket Dinamo-karl zeis jena 1-0
    Karl zeiss jena finaliste e kupes uefa.
    flisni per futboll jo per brockulla flokesh.

  12. Billy says:

    Ky i poshtri ka bere shkrim politik, jo sportiv. Po rezultatet e Flamurtarit me Bercelonen dhe Partizanin e Beogradit. Po fitoret tona ndaj Belgjikes,Turqise, Rumanise etj.

  13. tifozi says:

    Respekte atij regjimi qe arrinte ne kushte te veshtira,
    te mbante dhe trajtonte te gjitha klubet zinxhire deri te te rriturit.
    Arrinte dhe rezultate positive kundra gjiganteve europiane ne kushte
    teje te pabarabarta, me albitrime komplet te njeanshme ne demin tone.
    Mos harrojme se ne ate kohe perballeshim me koloset e futbollit, Celtic, ajaks , Austria vjenes, Bayern I mynihut, barcelone , partisan Beograd,dinamo bukuresht, Aberdeen(I fergusonit) sporting benfica, Malmoe. Sot perballemi me ekipe te dores se trete te ish bashki,it sovjetik.

  14. toni sport says:

    Kur Partizani ka luajtur kunder Benfikes nuk e di si ka ndodhur qe kane dale 4 futbolliste me te kuqe por Musta ska goditur kerkend dhe ketu ai zoteria ja fut pordhes.Megrei e kishte mjekren kur Selltiku lujti me Parizanin dhe Braho e ka bere te duket si debil ate ndeshje.Artikull i dobet dhe pa shije ne tregim cdo gje kaotike,por kjo eshte nje e mete e jona mjafton ta shkruaj nje gazete e huaj pa niveli nuk ka rendsi duke na trajtuar si primitive.

  15. kusari zi says:

    ka shum gjera te verteta ky shkrim sikurse shum genjeshtra.
    cdo gje e shkuar sot duket qesharake.
    edhe gjetke kjo.
    shiko boten e viteve 50.
    veshjet njerzit makinat
    edhe shqionija po ashtu.
    edhe ne te ardhmen kto te sotmet do duken budallalliqe.
    a nuk na duken idjotizma sot ato vizat e europes deri para 5 vjetsh? kur sot udhtojm pa viza.
    dhe mos t harrojm qe tash po shkepemi duke mallku sigurimin e shtetit te mijvjecarit te kaluar,porse po harrojm ata punonjs ambasadash,doganier dhe polic kufitare europerndimor qe der para 5 vjetsh na merrnin shpirtin per nji cop viz.
    cudira s ka.
    po te shkonim ne koh do te ndigjonim edhe “cudin” amerikane te ndalimit te alkoolit ne koh te al kapones se famshem.
    kurse sot dhien tuj pi ,madje edhe myslot pijn,por askush nuk “habitet” me ato ligje te atehershme.
    kurse ne shqiptart u dhim duke ja fut vetvetes me rregullat dhe ligjet tona te milenijumit te kaluar.

  16. 007 says:

    Ky Shkrim eshte marre nga Gazeta Britanike: The Guardian, nuk eshte artikull i Temes!!!

  17. Neorealizmi says:

    Arbitri tek ndeshja Benfica – Partizani ka qene i pire dhe Musta nuk e ka prekur fare Rui Aguasin qe simuloi. Mbas cdo proteste te lojtareve te Partizanit arbirtri nxirrte kartonin. Ky McCrachen sikur ti merrte informacion B. Dizdarit ose G. Armillotta-s do te kishte thene dicka, por keto perralla i kane vetem per perdorim te brendshem si duket.

  18. nga larg says:

    Si ka mundesi qe njerezit genjejne kaq hapur, kur c’do gje provohet lehte. Ndofta nje perkedhelje me gjurin ja dha, dhe Perlati te drejte kishte, po me grusht nuk i ra. Edhe arbitri dukej sikur ka qene i ndonje akademie te plepave
    http://search.yahoo.com/search?ei=UTF8&fr=crmas&p=partizani+albania+benfica+fight

  19. Ilyrians Comedy says:

    Specialist I Historise se Futebollit ky DJALI , I tEmEs!

    Ndeshja E PARE me Celtics .Penallti Nga Kendi , 1-0 Per Kilmarnock’s,
    Ndeshja perfundon PA gola …
    Partizani Mund Celtics 1-0.
    Shume te shkathet keta TE TEmEs ..bravo Rrumpalle…!

  20. Kulaku says:

    Natyrisht liria e te shprexurit nga komentuset eshte e lire,por eshte e Drejta e Gazetarit te ndricoj per brezat qe do vine ,pjesen e eret ,te futbollit nga regjimi komunist qe duhet ta dije Brezi ne vazhdim,edhe ket kenveshtrim per te pasur nje ide mbi futbollinin e asaj koha se ne crethana zhvillohej ,kjo ska asgje te keqe dhe antishqiptare,kush ka mizen nen kesul kruhet vet ja kjo ndodh ne ket moment

  21. spartakcaslli says:

    Katunaret bojn mire qe te flasin veç per bagetine se per sport ahaaa ……

  22. arian says:

    Paskan dale te gjithe komunistat nga gjirizi,mbas kushtrimit te Arben Dukes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje