Rudi Vata: Shqiptarët lakmitarë dhe xhelozë, turp po larguan De Biasin

16 Tetor 2015, 13:51Sport TEMA

Rudi Vata mendon se meritën absolute për suksesin e Shqipërisë e ka trajneri Gianni De Biasi.

Rudi Vata , ish-kapiteni i Kombëtares, i ngacmuar nga reagimet më të fundit për rinovimin ose jo të kontratës së Gianni de Biasit, ka dhënë opinionin e tij, duke i dalë në krahë trajnerit për punën që ka bërë me kuqezinjtë.

“Asnjë trajner shqiptar nuk do ta bënte këtë që ka bërë De Biasi. Dhe, e dini pse? Jo për anën profesionale, por sepse nuk do të menaxhonte dot situatat alla-shqiptarçe”, tregon ndër të tjera Vata për Panorama Sport.

Ish-mbrojtësi, i cili ka luajtur 59 ndeshje me përfaqësuesen, analizon edicionin fantastik të Shqipërisë, duke bërë elozhe pa fund për mënyrën se si ka punuar De Biasi. Sipas Vatës, FSHF duhet t’i plotësojë italianit çdo kërkesë për rinovimin e marrëveshjes. Rudi i përgjigjet edhe menaxherit të Kombëtares, Alban Bushi.

“Të jem i sinqertë, nuk jam aspak i surprizuar që Shqipëria është kualifikuar për herë të parë në një kampionat europian. Jam një besimtar i madh i punës dhe, në këtë rast, puna që ka bërë De Biasi me stafin e tij dhe lojtarët mori në fund shpërblimin e merituar. Mënyra se si e ka bërë detyrën De Biazi që nga dita e parë kur ka marrë drejtimin e Shqipërisë, ka dhënë një shembull të ri organizimi”, ka thënë ai.

“Unë i kam kritikuar shpesh mendimet e disa opinionistëve, të cilët i dolën kundër De Biazit pas rezultateve në edicionin e parë. Madje, e gjykonin se kishte gabuar duke bërë eksperimente me shumë lojtarë”, shtoi ai.

“Nëse FSHF nuk mban De Biasin, atëherë do të ishte një humbje e madhe. Ardhja e një tjetër trajneri në këtë moment, nuk ka siguri nëse do të ruajë balancat në skuadër dhe ta kontrollojë atë si De Biasi. Problemi më i madh i shqiptarëve është lakmia dhe xhelozia. Jam i sigurt se, po të ishte në krye të Kombëtares një trajner shqiptar, nuk do të arrinte kurrë në nivelet e De Biasit”, shprehet Vata.

51 komente në “Rudi Vata: Shqiptarët lakmitarë dhe xhelozë, turp po larguan De Biasin”

  1. valentino rosssssi says:

    te hiqet se nuk jep dot me shume

    1. armand says:

      Ti kompetenti duhet ta dish se kush mund te jap me shume.
      Duam emrin, ndaji idete me ne njerezit e thjeshte.

      1. Kelmendi says:

        Mese e goditur:)! Nese vertete ja duam te miren kombetares, te bejme gjene e thjeshte e te respektojme per punen e pashoq qe ka bere, sepse jo vetem qe i japim hakun dhe nuk leme shije te hidhur te te tjeret (..shqiptaret jane mosmirnjohes, pra kujdes!) por edhe mesojme se si luhet me tru.
        E nese kio duket e veshtire, mund t’ia fusim kot e te mbajme Duke kodhjamin e Alban By..n

      2. Tom Tom Tom says:

        O Armand, po si nuk e di ti ? Ai o vlla.. ee o ee Ai

    2. bato says:

      Valentino!
      Ti nuk ke asnje dallim nga cdo shqiptar injorant qe flet me kompetence kur ne fakt nuk ka pare kurre nje ndeshje futbolli.Nga e di ti mor mjeran i pakulture qe De Biazi nuk jep dot me shume? Mbylleni gojen mor te zes se late nam me opinionet tuaja idiote dhe te neveritshme.

  2. Google_Translate says:

    jo shqiptaret i nderuar Vata, por derri Duka&Co qe nuk ngopen me para !

      1. Shahisti Klasik says:

        Or ti Cimi, mjaft hengre mut me kete link fallco, idiot!

  3. BOBI says:

    -MISTER VATA!!!–FJALET E TUA-PRO-DE BIAZIT- SKANE- VLERE .-DE BIAZIN DHE TY QE PERSONALISHT JE NE MBROJTJE TE TIJ-E RREZOJNE -VEPRAT-..DY TAKIME NE SHTEPI -DY HUMBJE-CFAROSESE -3-GOLA TE PESUAR DHE ASNJE TE SHENUAR–KU JANE VEPRAT-DE BIAZI??-CRENDESI KANE MINUTATE E PESIMIT TE GOLAVE-NE FILLIM APO NE FUND–.ME ARMENINE NUK PATEM REZISTENCE -PASI AJO PREJ KOHESH ISHTE E RREZUAR-.ME MIRE TE MOS SHKONIM PER SHETITJE NE FRANCE–DHE URO NJE SHORT JO SHUME TE EGER-PERNDRYSHE VEPRES DE BIAZI DHE FJALEVE TE TUA-DO TU DALE KALLAJI EDHE ME TEPER-.-S’PRESIM ASNJE MREKULLI TJETER SI AJO E ARMENISE- PASI TASHME JEMI FUTUR NE NJE RRETH FERRI-KU VETVRASJA DO TE JETE SI AJO E AKREPIT-.VATA-!!ESHTE MIRE TE RIMENDOHESH-…

    1. A duam shtet apo jo!!!!! says:

      PSE MORE MENDON CEKET… POR CFARE LOJTARESH KA EKIPI YNE… SI INDIVIDUALITETE VETEM ME ARMENINE KRAHASOHEMI NE GRUPIN QE KISHIM.
      DE BIAZI ISHTE I VETMI QE KRIJOJE GRUP SOLID DHE MBROJTJE TE MIRE. 14 PIKE TI ENDERRONIM ME PARE. GJITHMONE KEMI NDARE VENDIN E FUNDIT APO TE PARAFUNDIT. TANI THEMI PSE HUMBEM DY NDESHJE NE SHTESE. NE CILIN PLANET JETONI? NE ATE TE ARMANDO DUKES &CO!!!!!!

    2. Elton says:

      Pikerisht humbja ne ato 2 ndeshje erdhi sepse lojtaret sju binden de biazit.
      Tani imagjino nje trajner tjeter, dhe new cdo ndeshje do hame nga 5 a 6.
      Athere do kerkojm prap de biazin.
      Dy fitore jasht fushe, nje barazim new danimarke, barazim me francen po jasht fushe flasin qart ate qe de biazi ka Bere duke thyer tabune.
      De biazi esht I duhuri per ne.
      Nje trajner me I mir se De biazi sic thot bushi do kerkoj miliona dhe ska garanci rezultatesh.
      Serbia apo greqia kishin trajner po dhe lojtar me te mire se tonet po arriten zero.
      Nderkoh De biazi e ndertoi vet ekipin dhe arriti ate cka asnje se ka arritur me shqiperine
      Posht duka dhe bushi bythlepirsi dukes

      1. Adi says:

        Jam shume dakord me Elton. Vete futbollistat e pranuan se nuk zbatuan keshillat e DeBiazit kur humben ne te dyja ndeshjet. Kur ata i degjuan ne gjithmone fituan apo barazuam. DrBiazi eshte vlera me absolute qe ka kombetarja jone per momentin. Kush e shan eshte thjesht Duka apo laviret e tij qe shkruajne ketu me pseudonime. Jam shume i sigurt qe me kete kombetare qe krijoi DeBiazi kane kerkuar trainere te tjere qe ta marrin ekipin duke paguar rrushfet te Duka. Dhe Duka nuk te fal per keto gjera.

    3. Opinionisti says:

      Humbi 2 beteja por fitoi luften.
      Koqe mbeten shqiptaret!

    4. Aleksander says:

      Bobi,perpara ndeshjes me Portugaline Dukes i eshte garantuar kualifikimi dhe i eshte kerkuar ti humbe te dyja ndeshjet ne shtepi.Barazimi i Danimarkes ne Armeni dhe humbja ne Portugali kane qene ne funksion te kualifikimit te Shqiperise.De Biasi NUK KA QENE DAKORD sepse nje pike ndaj Serbise nuk e diskutonte,po ashtu edhe nje me Armenine ndaj dhe KA VENDOSUR TE LARGOHET.Po qendron vetem per te mos lene frytet e punes se tij ti gezoje dikush tjeter,por do te largohet ne fund te aventures shqiptare ne France 2016.

    5. hajdar says:

      @ Bobin: Shqiperia u kualifikuar per Europian, o homolog! Dy humbje i beri edhe Gjermania qe eshte kampione bote ne fuqi. Nuk i kerkoi njeri doreheqje Joakim Loevit! Shqiptaret t’i ngrejne nje kishe de Biasit dhe t’i falen mengjes, dreke, darke…

    6. Illyrian says:

      Pikerisht, sepse nuk bene lojen qe u kish kerkuar De Biasi, prandaj humben kunder POrtugalise, dhe kunder Serpise

  4. Para Laci says:

    Rudi Vata te lumt. Do ishte idiotesia me e madhe po te largonin De Biasin sepse do dilnim shum mosmirnjohes ne syte e botes. De Biasi na coi ne evropjan dhe tani duhet ti fusim gishtin. Ai dhe gjaku luftetar I lojtareve tane e arriten ket sukses, prandaj trainer I mir apo I keq De Biasi duhet te qendroj te pakten deri ne fund te evropjanit.

  5. plastika says:

    plotesisht dakord ,gjithsesi ne limitet e nje kontrate te re me me shum euro ,por jo e egzagjeruar,DE BIASI TUTTO OK,por gaboi pak kur foli per 2-3 milion euro fill pas kualifikimit.gjithsesi de biasi dhe fshf do te merren vesh per ngritje page .

    1. Argita_B says:

      2-3 milion euro jane shume para, aq me teper ne kontesktin shqiptar po gjithçka eshte relative. Nese shohim jehonen apo publicitetin pozitif qe u be per imazhin e Shqiperise ne kete kualifikim ku jo vetem mediat europiane por dhe ato amerikane shkruajten artikuj e ben elozhe per Shqiperine dhe arritjet e kombetares shqiptare atehere mendoj se 2-3 milion euro nuk jan shokuese. Dhe nese do te ishin shpenzuar per publicitete ne media nderkombetare, nuk mendoj se do kishim nje rezultat kaq pozitiv per imahin e Shqiperise ne bote.
      Jane federata dhe menaxheri i De Biazit qe do te shohin se cili eshte çmimi i kontrates se ardheshme, eshte tregu qe do te vendosi, po qe meriton qe dhe ai te mari frutat e skuskesit te kombetares kjo eshte diçka qe nuk do shum mendt.

  6. Zagukod says:

    Edhe 5 milion € te kerkoje duhet tia japin. Pse, mendon njeri se nuk do vidhen me shume se gjysma e 12 milionshit te WEFA-s nga Duka & Coo.

  7. liku says:

    Po mire u Vata , a ka mundesi t’ia paguash ti ato 2-3 milone euro De biazit , se Shqiperia nuk ka aq takat se vend I vogel dhe I vuajtur eshte.

    Dhe boll e fryte kete De Biazin , se e futi Shqiperine ne nje mendësi loje super-mbrojtese. Ne nje loje futbolli futesh per te fituar jo per te barazuar.
    Kur ishte brezi yt ne kombetare kemi pare lojera te shkelqyera , ku Shqiperia sulmonte dhe nuk rrinte mbyllur ne mbrojtje me mendjen tek barazimi dhe tek fati se mos shenon ndonje cope gol.

    1. A duam shtet apo jo!!!!! says:

      PRANDAJ U SHQEPNIM ME GOLA E DILNIM NE VEND TE FUNDIT!!!!!

      1. liku says:

        1997 , Gjermani-Shqiperi 4-3 , ndeshja me e bukur e Shqiperise , hengrem gola vertet u shqepem si thua ti , por edhe shenuam . Ky quhet futboll Sulm+Mbrojtje.
        De Biazi krijoi nje skuader super mbrojtese.
        Nuk e di , kjo eshte ajo qe ju doni , te mbushim statistikat se u kualifikuam ne Evropian me lojera te merzitshme te bazuara tek fati ?
        Apo juve ju pelqeu ne 2004 , Greqia qe duke bere nje loje mbrojtese ,me ndonje sulm per ndonje gol , u shpall kampione e Evropes. Kete doni ? Futbolli eshte bere edhe per te kenaqur tifozet , e jo per statistika.

        1. Baxhnakun s'e njof absolut tgarrantoj says:

          Liku, kjo qe thua qendron per ndeshje miqesore me Gjermanine, Francen, Italine etj… loje spektakle.

          Por kur ndeshesh zyrtarisht duhet rezultati. Pas moshes 15 vjecare sportistet sterviten jo per aftesite fizike, taktiko-teknike POR STERVITEN per te FITUAR. D.m.th. pergatisin dhe pervetesojne skema dhe strategji loje qe zbatohen me perpikmeri dhe discipline ashtu sikurse ua jep trajneri.

          Pra ka FAZA zhvillimi I sportistit perfshire futbollistet qe luajne sport skuadre.

          Nuk luhet per spektakle por per te FITUAR dhe me ekipe te forte dhe me tradite BARAZIMI eshte FITORE. Ne kete stad jemi sot si futboll, nuk jemi as Gjermania as Argjentina.

    2. Elton says:

      Po ti nga e Di qe ska 2 milion federata?
      Apo je sufleri dukes?
      Ky duke ka Bere miliarda me shitje ndeshjesh.nga kualifikimi vetem morri 12 milion.
      Apo do te gjej nje trajner qe ti shesi ndeshjet bashk me duke e bush

      1. Aleksander says:

        Nuk ka vetem shitje ndeshjesh,KA EDHE BLERJE .Armenia kujton se ta fali ?-Ka edhe ajo pjesen e vet te …12 milionshi i kualifikimit te Shqiperise .

      2. liku says:

        Nuk eshte puna I ka apo si ka 2 milione. Puna eshte se ne nuki mund t’ia lejojme vetes te paguajme nje trajner 2 milione ero ne vit.

        Ato leke mund te perdoren per gjera te tjera :

        1. Investime ne skuadrat zinxhir
        2.Investime ne fusha e komplekse sportive
        3. Stimulimi I skuadarave vendase te kampionatit shqiptar.

        Ku do ti gjejme futbollistet pas disa vitesh kur Kosova te jete pranuar ne FIFA. Apo ju thoni ti japim De biazit sot , pa neser pune e madhe.

    3. ARBEROR says:

      O LIKU MOS KI MERAK NUK DO TI MARIN NGA TAKSAT E TUA.DE BIASI DHE CUNAT I NXOREN VET ATO LEK,VETEM KUALIFIKIMI VLEN 12 MILION EURO.ME MIRE TI JAPIN NGA NJE LEK DE BIASIT SESA TI FUT DUKA NE XHEP….

      1. liku says:

        As De Biazit mos t’ia japim , e as Duken te mos e lejojme ti futi ne xhep.

        Mund te perdoren per Investime ne sportin vendas shqiptar.
        Kosova po pranohet dalengadale ne FIFA , dhe pas ca vitesh nuk do te kesh futbolliste sepse s’ke skuadra zinxhir.
        Apo te kenaqim De Biazin tani , dhe ne te ardhmen te shkojme ne fund.

  8. papuli says:

    E mo Rudi, ti ke kuptuar shume gjera me teper se pjesa tjeter e popullit.

    Respektoj mendimin tend, fundja ky trajner qelloi ne karrige kur shipqeria u fut ne eleminatore dhe si i tille duhet te qendroje deri atehere.

  9. Na bashkoj kenga popullore says:

    O zotni Vata mos i ngatero Shqiptart me shkerdhatat se edhe ne momentet me te veshtira te De Biazit Shqiptart kan ken dhe jan pro tij, po normal ai do iki vet dhe nuk jan Shqiptart qe do ta largojn nuk esht i marr te qendroj perseri mbas ksaj arriteje,tung

  10. Opinionisti says:

    Shqiptaret kur te mesojne fjalet “te lutem” dhe “faleminderit” ndoshta mund te jene ne rrugen e duhur…

    1. Pelasgian says:

      I pe MUSTAKOSHET E STAMBOLLIT ???? E pe si u kualifikun ????

      Si Gjermont , s’vdesin kurre ne fushe !!!!

      Spektakel kan per te bo ne Euro2016 se kan shpirt luftarak !

      E pe si e duartrokiten flamurin tone ???

      TURKIA PO

      SHQIPNIA PO

      KROACIA PO

      DON ZOTI VJEN DHE BOSNJA ,ZEMRA E ILIRISE DHE TY DHE SHOKVE TU JU BJEN TROMPOZA !!!

      hahahahaahahahahahah !!!!

      1. Opinionisti says:

        Lexo ato statistikat qe te kam dhene dhe rri si mut.
        Sporti kombetar turk eshte “Kush pi çaj pa shku n’hale”.

        Turqit si gjermont?! Ku i gje kto mër osmanlli?!
        Kapet Hollanden ne dite te keqe prandaj jeni tu bo aheng me çaj dhe kadaif.

    2. Na bashkoj kenga popullore says:

      dhe me kerkua falje

  11. Pelasgian says:

    Mu personalisht nuk me ka pelqy kurre , sidomos ne kto eliminatore !!!

    Ka bere ndeshje me te bukura ne eliminatoret e Brazil2014 , me kujtohet ndeshja me Sllovenin ne Slloveni ku meritonin fitoren , nuk paten fat dhe humben !!!

    Kto eliminatore skuadra ka qene ANTI-FUTBOLL dora vet , identik si Gerrqia qe sa here lozte e shante e gjithe bota !!!

    Pasime brenda mesfushes tone , asnje vertikalizim , qarkullim topi i avashet dhe STERIL , sulm anemik ( normal kur fut vetem nji sulmues dhe per me shume e vendos te beje mbrojtesin e 11 )

    Du t’ju bej nje pytje – A jeni te kenaqur me lojen e kombtares ?

    Un per vete JO!!!

    Te vetmet ndeshje ku kombtarja ka loz futboll te bukur kan qene ndeshjet miqesore me FRANCEN , ne jemi i vetmi ekip qe ka RRAF FRANCEN NE GRUPIN TONE , DHE E KEMI RRAF ME MERITE DHE JO ME LOJE ANTIFUTBOLL APO ME SHUME FAT SIC RRAFEM PORTUGALINE !!!

    Meritonim fitoren edhe ne France !!!

    Nese do ta lere skuadren te loze lirshem ne France at’here le ti rinovohet kontrata , nese skuadra loz alla BUNKERSHE ti tregohet rruga dhe te ftohet si trajner Besnik Hasi!

  12. Pelasgian says:

    Ah …harrova te them qe Redi Jupi me U21 ka kriju nji ekip mjaft cilesor qe ka shume shance te shkoje ne palyoff per Euro2017 !!!

    Pashe ndeshjen me Hungarine , ekipi ishte AGRESIV , SULMI DHE KUNDERSULMI FANTASTIK , paten mundesi ta mbyllnin ndeshjen me kohe me rezultat 1-4 por jan te rinj , ju falet , jan egoiste !!!

    Redi kishte vendos formacionin 4-4-2 , me kte formacion duhet te loze dhe Shqiperia , jo me formacionin BUNKER 5-4-1 !!!

    Me kte formacion ose lozen gjithmon per barazim , ose ha petllen ne minute 93-91-94 , c’rendesi ka minuti , kur e ke rezultatin 0-0 dihet qe rrezikon me shume !!!

    Ose ose mund te fitosh me rezultatin minimal 1-0 , dhe te kesh shume shume fat sic na ndodhi ne Portugali !!!

  13. Pelasgian says:

    E magjithate DERRODOSA Duka mbetet nje KRIMINEL qe sa me pare te shfaroset aq me mire eshte per futbollin shqiptar!

  14. fieraku4u says:

    DE BIAZI KA MERITA TE MEDHAJA NE ARRITJEN E KOMBETARES…DUKA LEGENI KERKON TA LARGOJ ME CDO KUSHT.

    TE RINOVOHET KONTRATA E DE BIAZIT.

  15. emigranti says:

    Pershendetje kapiten!argumentat qe bie per De Biasin qendrojne.Une do shtoja: -Ndryshe nga praktika e meparshme qe ne pergjithesi ne kmbetare vinin te rekomanduari nga FSHF-ja,De Biasi brodhi Evropen,dhe bindi mjafte talente te Zgjidhnin Shqiperine dhe jo ndonje kombetare tjeter duke folur direkt me ta e jo me sms e sekser.-De Biasi me lojtaret qe afroj ne kombetare diti te formoj grup e i beri ata te besojn.-Nje trajner shqiptar ndoshta dhe me i mire teknnikisht se De Biasi nuk do mundete te therriste ne kombetare te gitthe djemte e sotem te kombetares se nuk do perballonte dot nderhyrjet e miqve e shokve apo dhe te vete FSHF-se,sic ka ndodhur shpesh me pare.-Ne se sic pretendon federata paska trajner te tjere te mire qe i qenkan ofruar FSHF-se,ata do kerkojne me shume se cmerr De Biasi tani dhe nuk e njohin ekipin do ta nisin gjithcka nga e para.Pse te mos i jepn De Biasit me shume.Eshte ai qe e pruri kombetaren deri ketu.Lereni t’a coj deri ne fund projektin e tij dhe pastaj gjykjoeni.Shume absurde te vihet ne dyshim pikerisht mbas suksesit.Me shume se mosmirnjohje eshte poshtersi dhe vjen era korrupsion si ne te gji5he institucionet e tjera. S’ka si te jete ndryshe.Lereni De Biasin te punoj z.Duka.Mos e prishni kete kombetare te mrekullushme.Kshtu duke u sjellur do largoni dhe djemt nga kombetarja.

  16. Ardiani kosove says:

    Duka eshte mafioz nuk di cfare eshte respekti. De Biasi i vetmi tranier qe ka kerku lojtar neper evrope i ka angazhu ka punu shum.!!! De biasi per mua eshte hero.!!fale ti u kualifiku shqiperia .!!!

  17. genti says:

    Qe De Biasi esht lekist kjo ska dyshim si italian qe eshte.
    Si trajner per mendimin tim nuk eshte kushedi se cfare.Shpeshhere ben gabime taktike dhe ne zevendesime por gjithsesi eshte me mire se nje trajner shqiptar.
    Nese ka kerkuar rritje page menjehere pas kualifikimit atehere pse jo edhe mund ta heqin ne fund te kontrates por me kushte qe trajneri tjeter te jete po shtu i huaj.Nese nderrojne De Biasin te marri edhe ate mafiozin Duken me vete nuk ka shef federate ne bote qe esht vetzgjedhur 5 here rradhazi.

  18. Synetlliu Sumeperpjeti says:

    Rudi ngelesh çun simpatik, karakter dhe I respektuar. Problemi nuk eshte De Biasi apo niveli I tij. Problemi vjen nga vellezerit Tare qe duan cdo gje badiava, duan edhe Federaten (po skane portofolin e Dukes) duan edhe stolin e De Biazit tani qe ju hapi oreksin Europiani dhe Rama me premtimet e stadiumit te ri e me the te thashe.

  19. Gjethi says:

    Deri dje kane ardhur nja 4 trajnere te huaj po prap ne fund dilnim, sishte faji Dukes. Tani u kualifikuam eshte merite e Dukes jo e Biazzit. Tamam ziliqare dhe xheloze.

  20. Na bashkoj kenga popullore says:

    Zoti Vata me falni po ti nuk ije Shqiptar qe e perjashton vedin kur thua Shqiptaret lakmitar dhe xheloz

  21. nini says:

    Bashkohem me opinionin e Rudi Vates ,per meriten e padiskutueshme te De Biazit ,ne suksesin e ekipit kombetar ,duke ndryshuar me teper mentalitetin shqiptar te inferioritetit ndaj kundershtareve ,si dhe stilin kolektiv te lojes .Kurse par sa i perket thenies ,se federata duhet te plotesoj cdo kerkese financiare te tij eshte disi e pa vend .Federata nuk mund te paguaj ,jasht mundesive te saj .Ne rast ,se De Biazi ,mbas mbarimit te kontrates , nuk do te qendroj ne stolin e kombetares ,FSHF ,duhet te nise tratativat me trainer shqiptar ,ku ne duhet te kemi besim . Kontrata varet nga xhepi jone dhe jo nga kerkesa e De Biazit ,qe per mua eshte heroi i suksesit te arritur ne finalet e Frances , bashke me ekipin.

  22. Agimi says:

    Komenti I vates eshte me se I sakte.ne fakt nuk duhet te drejtohet me fjalen”shqiptaret” si I tille eshte edhe vete qe e do De Biazin si edhe une dhe mijera shqiptare te tjere anembane botes te cilet , puna e De biazit I beri krenare,Vata duhet te drejtohet me nje emer;Mafiozi Duka,nqse nuk e rinovon kontratten me De biazin,Tifozat kuq e zi duhet te bejne protesta massive deri ne shkarkimin e ketij oktapodi te futbollit shqiptar.De Biazit duhet ti plotesohet cdo kusht.Askush nuk do e arrinete kete qe arriti ai.

  23. edi usa says:

    Rudi vata ti sje trajner edhe me ekip kalomojsh nuk vlen te pame de biazi u konsumu humbi shpi 2 ndeshje dhe ka lojtare shum te mire nqs neve sdo kishim 3 piket ne serbi dhe ndeshjen e fundit me armenin do shikoje ti kur neve i deshem piket me serbine zberi asgje asht tamam so gjithe tjeret mos i vini merita kot bile vini nje treshe shqipe me mire se keto u konsumu plitsisht me humbjet ne shpi ateher kur duhej ai humbi

    1. Baxhnakun s'e njof absolut tgarrantoj says:

      Gabim fatal trajner shqiptar! Menderisht ne jemi te korruptuar pa filluar ende punen. Shikoni historine e futbollit tone. Te GJITHE trajneret tane I mbanin futbollistet nga 20 vjet ne kombetare dhe nuk u jepnin shans talenteve te konkurronin. REZULTATI: ZERO.

      Jane te krimbur trajneret tane, fatkeqesisht. DINE vetem te bejne KRITIZERIN. “Trajneret” tane jane te mire si komentatore sportive por nuk kuptojne nga menaxhimi, dhe plot aftesi te tjera qe nuk po I permend se behet mesazh I gjate dhe nuk lexohet…

      KOMENTATORE SPORTIVE po le te jene ish-“trajneret” shqiptare. JANE ZERO si trajnere sepse nuk jane menaxhere, jane ZERO me bisht. Degjoini si komentojne pas ndeshjeve. Meren vete me aspekte teknike dhe nuk kuptojne kontekstin.

  24. zonja Milo. says:

    Jam ne nje mendje me Ruzhdi Vaten .Te mos tentohet per te larguar De BiSin sepse keni per te humbur qe ne ndeshjen e pare pa te .Disa drejtus te sportit kane cmire ndaj De Biasit ,por punen e tij dhe taktiken e tij nuk e bejne dot ,prandaj lere te qet Xhanin dhe plotesojani kerkesat ,se te gjithe do JENI te fituar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje