Revista gjermane «Der Spiegel» zbulon se funksionarët gjermanë të futbollit me gjasë e kanë blerë Kampionatin Botëror të Futbollit – përmes një arke ilegale të mbushur me 6,7 milionë euro.
Nga Enver Robelli
Prej kohësh qarkullojnë akuza se për Kampionatet e Futbollit në Francë në vitin 1998 dhe në Afrikën e Jugut në vitin 2010 është paguar ryshfet. Edhe për Kampionatet e ardhshme në Rusi dhe Katar thuhet se rol kanë luajtur paratë e dhëna nën dorë. Në numrin më të ri revista gjermane «Der Spiegel» bën me dije se edhe komiteti gjerman i kandidimit kishte krijuar një arkë ilegale të mbushur me 6,7 milionë euro. Këtë arkë e kishte mbushur shefi i atëhershëm i Adidasit Robert Lous-Dreyfus. Për këtë veprim thuhet se kishin qenë të njoftuar Franz Beckenbauer, shef i komitetit të kandidimit, dhe më vonë edhe Wolfgang Niersbach, i cili aktualisht është president i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB). Nëse konfirmohen këto akuza, atëherë kjo është njëra prej krizave më të mëdha të futbollit gjerman.
Këto para ishin përdorur për t’i siguruar votat e përfaqësuesve aziatikë në Komitetin Ekzekutiv të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), e cila në vitin 2000 kishte vendosur që Kampionati Botëror i Futbollit në vitin 2006 të mbahet në Gjermani. «Der Spiegel» shkruan se shefi i Adidasit Dreyfus më vonë kishte kërkuar që t’i ktheheshin paratë. Federata Gjermane e Futbollit i hodhi poshtë akuzat të premten, menaxhmenti i Franz Beckenbauerit refuzoi të përgjigjet, ndërsa FIFA njoftoi se do të hetojë akuzat dhe rastin ia përcolli një komisioni të brendshëm.
Dreyfus, i cili ka vdekur në vitin 2009, disa vite para vdekjes u kishte kërkuar gjermanëve që t’ia kthejnë paratë. Pala gjermane, sipas revistës, 6,7 milionë euro i kishte paguar në një xhirollogari të FIFA-s në Gjenevë – gjoja si kontribut gjerman për FIFA-n. Pastaj FIFA ia kishte transferuar paratë Dreyfusit. Federate Gjermane e Futbollit pranoi se në vitin 2005 një shumë e tillë i është transferuar FIFA-s në vitin 2005 dhe «ka gjasa» të mos jetë përdorur «për qëllimin e parashikuar». Federata Gjermane theksoi se paratë i ishin dhuruar FIFA-s për një program kulturor. Por, sipas kësaj Federate, edhe nëse paratë s’janë përdorur për qëllimin e paraparë, kjo s’domethënë se ndërlidhen me fitimin e të drejtës që Gjermania të organizojë Kampionatin Botëror të Futbollit.
Federata Botërore e Futbollit dhe shefi i saj Joseph Blatter prej muajsh akuzohen për aktivitete korruptive. Kundër Blatterit po zhvillon hetime drejtësia amerikane. Komisioni i Etikës i FIFA-s pas presionit të madh publik ka suspenduar Joseph Blatterin dhe shefin e UEFA-s Michel Platini.
FIFA, e cila prej vitesh me pseudoargumente refuzon pranimin e Kosovës, po ballafaqohet qe një kohë të gjatë me skandale të mëdha. Në vijim një kronologji: më 20 tetor 2010 Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s suspendoi dy anëtarë nga Tahiti dhe Nigeria, të cilët dyshoheshin se kanë qenë të gatshëm të shesin votat e tyre për Kampionatet Botërore të Futbollit më 2018 dhe 2022. Më 18 nëntor 2010 u ndëshkuan gjashtë funksionarë të FIFA-s. «Tani nuk duhet të ketë më asnjë dyshim», kishte premtuar atëbotë Joseph Blatter. Më 29 nëntor 2010 u bënë publike akuza të reja për korrupsion kundër tre anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv: Ricardo Teixeira (Brazil), Nicolás Leoz (Paraguaj) und Issa Hayatou (Kamerun). Më 6 dhjetor 2010 u njoftua se zëvendësshefi i FIFA-s Julio Grondona (Argjentinë) kishte marrë 59 milionë euro nga Katari. Më 1 qershor 2014 gazeta «Sunday Times» njoftoi se ish-funksionari i FIFA-s nga Katari u kishte paguar pesë milionë dollarë zyrtarëve të FIFA-s për të siguruar mbështetjen për kandidimin e Katarit. Më 27 maj 2014, pak para rizgjedhjes së Blatterit në krye të FIFA-s, policia zvicerane arrestoi zëvendësshefin e FIFA-s Jeffrey Webb dhe Eugenio Figueredo dhe ish-zëvendësshefin e FIFA, Jack Warner.
SHBA-të aktualisht janë duke hetuar 14 ish-funksionarë të lartë të FIFA-s dhe biznesmenë. Më 2 qershor Blatter u rizgjodh shef i FIFA-s; po atë ditë «New York Times» njoftoi se sekretari i përgjithshëm i FIFA Jérôme Valcke ishte ai që më 2008 kishte urdhëruar që 10 milionë dollarë të transferohen nga një xhirollogari e FIFA-s në një xhirollogari në Amerikë. Blatter paralajmëroi dorëheqjen nga kreu i FIFA-s. Më 2 korrik 2015 autoritetet amerikan kërkoi nga Zvicra ekstradimin e shtatë funksionarëve të FIFA-s të arrestuar në maj. Pas ekstradimit më 19 korrik Webb para një gjyqi në New York tha se është i pafajshëm. Më 17 shtator 2015 sekretari i përgjithshëm i FIFA-s Jérôme Valcke shkarkohet nga të gjitha detyrat. FIFA fillon hetimet kundër tij për shkak të pasurimit personal. Më 25 shtator 2015 Prokuroria e Konfederatës së Zvicrës bën me dije se ka nisur hetimet kundër Blatterit. Më 2 tetor sponsorët Coca-Cola, McDonald’s, Visa dhe Anheuer-Busch kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të Blatterit. Adidasi, ndërkaq, nuk kërkon dorëheqjen e zviceranit.
keta jane SS-et e pafytyre te Merkel per te cilet sunitet shqipfoles jane gati te japin edhe sumen……………….
Çuni kapterrit qimariot, dil kullot lopen fshatrave te çamerise ku jeton se nuk jane pune per ty keto. Ti mshoi 300 evrove qe te jep greku per grekofilellek dhe gjej bar per lopen, per te tjerat ka kush meret.
Ha,ha,ha, “keta jane SS-et e pafytyre ta Merkel per te cilet sunitet shqipfoles jane gati te japin edhe sumen…………..e topefagos-it 1 (koqe ngrenesit)”.
Franz Beckenbauer i Korruptuar?!?!?!?!?
Kush,”Beckenbauer i Modh” qe e detyruan te dizinfektoje duart kur erdhi ne Shqiperi?
S’ka mundesi.Gjermont nuk korruptohen.Vetem Shqiptaret.
”Bekenbaueri i modh”….lol….
Sa te dobet qe jemi ne Shqiptaret.Nuk lejm gjo pa thon per veten tone dhe paralelisht idealizojme te tjeret.
Mos i kemi ngjitur virusin e korrupsionit Bekes kur e kemi detyruar të dezinfektonte duart me ujë të infektuar! Edhe këtë e bëre Enver?
hahahaahahahahh i doli tymi edhe atij boterori
me korrupsion nisi qe te calciopoli dh i bene lpidar skandalit italian hahahahahaha duke u dhene boterorin
ai boteror e dine te gjithe si gjerrmanet edhe itlianet qe i perkiste argjentines, por gjermania si gjermani i kthen permbys te gjitha per gjithcka hahhahahahahahahahahahahahahahahahh
edhe kete te fundit ashtu e mori me breke neper kembe, u kthehu nderin Ricol bytha se gjermanet duhet te luanin me 9 lojtare brenda 60 minutave te para
nejse, e kam thene edhe me par, boteroret jane kompesime ne interes te aferave te hershme
psh nese franca ia mori brazilit misterhem ne 1998, ia kthyen reston ne 2002 te dyjave
hahahaha
italise ia moren ne 2002 ne kore me gjyqtaret amatore ia dhane ne 2006
spanjes po ashtu ia dhane ne 2010
gjermani qe duhet ta merrte ne 2010 e mori ne 2014
ne 2018 i bie radha argjenmtines
e keshu me radhe
kompesim per gjithcka ne emer te asgjeje
por qe ne fakt ajo asgje e ka emrin basto-korrupsion
epo ca bohet kshtu mer
po na dalin t gjith bythqima?!
s po del kush i nershem. dikush rre dikush mashtro ca vjedhin andej maton vrasin ,perdhunime,grabitje dhe me i miri i shpezve vecse korruptonon!!!
rrac e keqe qenka njeriu
rrac muti ,pall ariu.
Suspendoi nuk është fjalë shqip.Mos e prishni gjuhën shqipe të dashur bashkatdhetarë.
epo domosdo,perderisa zanafilla e gjithkujt esht prej nji brime p…!
t gjith dobica jan
doboca pun me cica
Po shikoni Mafjen tone gjithandej oooo të mjerë!!!
Hahahaha…po i qajnë hallin Gjermanisë e Bekenbauerit legjerndar!!!
Tung!
S’ka mundesi te jete blere.
Keto jane burime Serbe qe I perhapin keto lajme.
Shqiperia dhe Gjermania jane superfuqi futbolli dhe as nuk blejne dhe as nuk shesin.
Ti duhet ta dish me mire o l….iku
Cmenduriiiiiiiii…..
Futbolli eshte i shenjte !!!
i shenjte eshte vetem Zoti
gjithcka ne toke eshte e piset
njeriu ka ndjenje, por ka edhe shume ligesi
kjo eshte kostoja e te diturit te te mires dhe te te keqes\
rruga drejt lavdise me zotesi eshte e tmerrshme dhe e pamundshme
rruga drejt lavdise me ligesi eshte e shtruar me dafina, kujto Juden me jesusin
Jo per gje, por keto ngjarjet e fundit kane shkundur mire stereotipin gjerman si korrekte, te disiplinuar, nuk merren me rryshfete, nuk genjejne apo mashtrojne etj. VW me diezel me marifet, paret cash per te marre kupen e botes….. rrushfetet qe Siemens-i ka paguar ne kudo ne bote….. ja dhe cudia qe dhe gjermonet na dalin se qenkan homo sapiens, apo milet hileqar dhe tamaqar me synime hajdute, te njejte ne mendje, psikologji dhe ndergjegje si pjesa tjeter e “dembeleve” evropiano-jugor apo lindor. Hata e madhe!! Ja kishin mbushur mendjen vetes disa se ishin tjeter specie, po tani po kuptojne dhe po vine ne origjine. Gjermanet paskan te njejten ADN me shqipot, greket, italianet apo portugezet?? Njerezia po halldisen, lufta boterore eshte nje rrezik real, dhe varferia do ja haj shpirtin si bythegrisurve ashtu dhe te pasurve keto kohe, por babezitja e te kamurit eshte kriminale.
Ky është futbolli sot. I pashërueshëm. I shkatërruar nga bastoret. Kam k9he që nuk e shoh më, që në kohën e Calcopoli-t në Itali.
Keta keshtu kane qene gjithmone,por para syve te botes jane hequr si burrat me te mire,shikoni skandalin e fundit te volkswagenit ,shikoni dhe çfare i kane bere botes gjithe jetes se tyre, dhe binduni sa te ndyre jane si popull
Ti qenke trap,mor burri i dheut.
Ky “skandal” del ne skene, per te demtuar Beckenbauer, qe eshte pretendent per kreun e UEFA-s ose FIFA-s.
Kjo eshte histori qe eshte ngrit dhe me perpara . Ne fillim e ka ngrit shtypi britanik e amerikan kur nuk ju dhane kampionati i 2018 e 2022/ Ideja ishte pse Gjermania mori kampionat futbolli ne 2006 kur e kishte organizuar ne 1974 ndersa Britania e kishte organizu ne 1966 dhe sja dhane ne 2018 pra Gjermanise ja dhane pas 32 viteve e Britanise as pas 52 viteve , krahasimet qe beri shtypi ishin se vendi me ideal e me kulture futbollistike per organizu nje kampionat boteror eshte Britania ( ketu pajtohem dhe une se kan kulture sportive te ndryshme e kjo dihet nga shitjet super qe merr premier league ), ndersa USA pati shum dyshime qe ju dha Katarit .Sdqft e verteta nekete rast vonoi po doli qe Fifa eshte kthyer ne nje mega organizate mafioze nderkombetare nuk ishte e veshtire te kuptoheshte
mjafton te shohesh se si prej 2 vitesh Barcelona, olimpi i futbollit goditet furishem dhe pa meshire
Jo se une jam tifoz i Barces, po fklas per fenomenin
ka nis gjithe bota te mendoje se pse behet pis barcelona
normale, sepse uefa dhe fifa jane vete ne mut dhe duan me zhyt edhe nje klub legjendar qe ne fakt eshte ndryshe nga te gjithe se ka 1 mije aksionere, pra qytetare dhe jo rrembythje si abramovich tohir perez e lesh me tresh\
pra jane aksionere edhe vete qytetaret e thjeshte, shoqeri multifunksionale
eshte e tmerrshme te shohesh menyren si funskionon fifa
por nje pyetje naive eshte e thjeshte
pse vetem barcelona nenshkruaka me femije te vegjel qe kujdeset per ta deri ne detaje?
pse vetem messi qenka i pisti?
apo nejmari?
apo apo shume te tjera
klubet e tjera qenkan te pastra
por do kalojn edhe nja dy vite dhe do dalin ne shesh te gjitha perse behen keto sulme dhe kush eshte dora pas tyre
si gjithcka qe ka dale deri me sot, qofte dhe ky lajmi gjermanise me boterorin
Ndodhin dhe “në shtëpitë më të mira” dhe jo më në këtë “kasollen” tonë…! Kur u them se futja e Shqipërisë në Euro 2016, u bë nga UEFA (për interes të UEFA-s dhe jo se j’u dogj xhani për shqipot), ju nuk më besoni, thjesht sepse “nuk doni ta besoni”, megjithëse “e dini” që është e vërtetë…!
Je shume debil, sa nuk e ke idene. Mjeran…….qe qihesh ne bth nga priftat greke.
Tfgs o te qifsha robt e shpise o jashtqitje
c po na ndigjojn veshet
syt c po na shikojn
s jane shqiptar dhjeret
jan te tjer,kampjon.
ne jemi si krimbat
edhe n korrupsjon
jan luan te tjeret
behen dhe kampjon
ne vec namin kemi
sa te nxjerr vec syt
namin ben jermani
korrupsjon me t myt
tek ne korrupsjoni
eshte cilimi
shif usta gjermoni
bash superfuqi
e ka thon dhe sala
fjalen kur kendon
ne,ne vend te dyt
gjermanet,kampjon.
sala si gjithnji
lesho bomba tymi
ne ne vend te dyt
jem andej nga fundi
por,per gjermanin
foli aksident
sala djeg shtepin
per gjermanin mbret!
Edhe lojrat olimpike 2004 ne elpidhje jan telekomanduar nga duar te pista korrupsioni!
Kjo eshte nje flluks qe ngrihet tani pa kurfare sensi.A ka ndonje vend ne Evrope qe e organizon me mire dhe me sakte nje evenimet te rendsishem te futbollit apo cafre do qofte?Zera dolen dhe atehere kjo eshte histori e vjeter.Ne 2010 kur u zhvillua boterori ne Afrike me duket se ata ishin prapa me pergattijet dhe opsioni rezerve ishte Gjermania pse? Sepse ka impiantet me funskionale dhe moderne ne bote dhe jane gjithmone ne gatishmeri per cdo kohe prandaj keto jane pallavra qe dalin here pas here ne siprfaqe.
Po ta kishin ditur se Kaq Pune do zbuloje mospranimi i kosoves edhe droni i shqiperise,me njehere do na kishin pranuar!
Te dell gjithmone tellashe kur kruhesh me shqipet!