Shqipëria në Euro 2016- UEFA: Ja si të aplikoni për biletë. Çmimet nga 75 deri në 595 euro

19 Tetor 2015, 12:12Sport TEMA

Në portalin zyrtar dhe online të UEFA-s “www.uefa.com, nën titullin “Get Ready for UEFA Euro 2016” ”(bëhu gati për UEFA Euro 2016) është publikuar mundësia e aplikimit për tu paisur me me një biletë për të parë nga afër dhe për të përjetuar “Live” emocionet e skuadrave kombëtare që do të marrin pjesë në këtë edicion të kampionatit europian të futbollit në Francë.

“Me Plis për në Paris”, pra tifozat e shumtë të kombëtares sonë “Kuq e Zi” që kanë shfaqur një interes të madh për të mbështetur heronjtë e De Biasit nga afër, do të kenë mundësinë që të realizojnë ëndrrën e tyre duke ndjekur vetëm proçedurat dhe rregulloren që UEFA ka paracaktuar.

Portali për të aplikuar për biletë do të hapet më datë 14 dhjetor dhe do të qendrojë deri në 10 janar 2016.

Aplikimi për të prenotuar “Biletën e ëndrrave” të çdo shqiptari për ndeshjen dhe ndeshjet e zemrës, mund të kryhet fare thjeshtë, dhe vetëm me disa hapa apo klikime.

Klikimi nr 1- Pasi të hyni në portalin e UEFA-s, www.uefa.com, fare pranë kornizës së sipërme, në të djathatë të shfaqet opsioni ”ticket” (bileta) i cili klikohet, dhe pas saj, shfaqet tabela e përzgjedhjes së skuadrës.

Klikimi nr 2–  Pasi klikohet Albania, hapet një tjetër dritare e cila jep të gjitha informacionet mbi mënyrën e aplikimit për tu paisur me biletë.

Klikimi nr 3–  Sqaron edhe informon se, për të blerë një biletë online në uefa.com duhet të plotësosh një nga dy kushtet, të cilat janë” “të jetosh në Shqipëri” ose të paktën “të kesh pasaportë shqiptare”.

Klikimi nr 4–  Klikimi final, lejon procedurën e aplikimit online, për të zgjedhur ndeshjen që kërkoni të ndiqni.

Në njoftimin zyrtar, UEFA u kërkon të gjithëve që: “Në fund mos harroni të plotësoni edhe opsionin  e email, për t’u njoftuar  nga UEFA nëse keni fituar të drejtën ose jo të paisjes me biletë”./ATA

3 komente në “Shqipëria në Euro 2016- UEFA: Ja si të aplikoni për biletë. Çmimet nga 75 deri në 595 euro”

  1. Plisat says:

    tani do te leme lesht ne France
    Deri tani kishim te ardhura nga jashte
    tani do ti cojme prape atje

  2. Pyetje per patriotet says:

    Te nderuar patriote, pse te blini bileta aq te shtrenjta
    dhe parate tua jepni bashkeatdhetareve qe jane ne nevoje?
    A nuk do te thote kjo patriotizem?

  3. rezart says:

    Mos blini bileta per Europian,se nuk eshte kualifikuar KOMBETARJA KUQEZI ME DE BIASIN TRAINER,por KOMBETARJA FAQEZI ME TRAINER DUKEN E KRIMIT!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje