Polemikat mes trajnerit të Kombëtares shqiptare të futbollit Gianni De Biasi dhe futbollistit të Interi-t Rey Manaj, i cili luan për Kombëtaren shqiptare U-21, duket se janë sheshuar.
Sot në Milano, sulmuesi Rey Manaj është takuar me trajnerin Gianni De Biasi dhe ndihmësin e tij Paolo Tramezzani dhe kanë biseduar mes tyre. Pas këtij takimi duket se debutimi me Kombëtaren e madhe i djaloshit 18 vjeçar nga Lushnja, është një hap larg. Pas këtij takimi trajneri Gianni De Biasi pritet ta grumbullojë Rey Manajn për miqësoren e Nëntorit.
Para disa ditësh pati polemika mes De Biasit dhe Manajt. Sulmuesi 18-vjeçar i Interit dhe i përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Shqipërisë reagoi ashpër ndaj De Biasit, duke deklaruar se trajneri ka gënjyer kur është shprehur se ai i dërgon sms çdo javë për ta grumbulluar, duke e ftuar trajnerin të publikojë mesazhet. Një reagim me tone të forta që krijoi konfuzion, edhe mbi faktin nëse ishte i vërtetë.
Më pas, erdhi edhe ndjesa publike nga ana e lojtarit: “Doja para së gjithash t’i kërkoja falje Gianni De Biasi-t, trajnerit të Kombëtares shqiptare. M’u përcollën deklarata të shtrembëruara dhe gabova që nuk i verifikova, jam i ri dhe impulsiv, por dhe intelegjent, ndaj reflektova gjatë natës dhe kuptova se kam gabuar. Në të ardhmen nuk do t’i përsëris më gabime të tilla. Pas pak ditësh do t’i telefonoj De Biasit për t’i folur personalisht. Shpresoj që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt, pasi gjithçka ishte një keqkuptim me mediat dhe gazetarët”, është shprehur Manaj.
Ndërkohë, De Biasi ka thënë se Manaj nuk ka pasur nevojë që të kërkojë falje, duke u shprehur se me mesazhin që Rey i ka dërguar, tregon se sa shumë ai e do Kombëtaren.
“Më bëhet qejfi që ka kërkuar falje, por nuk ishte e nevojshme që ta bënte. Ka treguar pjekuri. Sinqerisht besoj se djaloshi është keqkuptuar. Manaj më ka dërguar vetëm një mesazh, por kjo është diçka natyrale dhe pozitive, kështu që nuk bën gjë tjetër veçse tregon se sa shumë e do Rey kombëtaren dhe sa dëshirë ka që të hyjë dhe të bëjë pjesë në këtë grup. Natyrisht që ajo që vlen më shumë është fusha, por ne po e ndjekim dhe e di që ka shumë kualitet”, ka thënë italiani.
Bravo De Biasi !. Kjo tregon sa profesionist je. I le mbrapa keqkuptimet dhe I dhe mundesi djalit qe te luaj me ekipin kombetar. Nqse iken do na mungosh shume si trajner.
de biasi eshte nje profesionist i vertet dhe gjeja me e mire qe i ka ndodhur kombetares tone deri tani…por veshtire se do ta zgjasi me ne per sa kohe do jete duka ne krye te FSHF….
Mire shpresoj qe ky djali nga lushnja ta meritoj europianin se ka shume konkurenc por reparti I sulmit ka nevoje per rifreskim.De biazi je njesh.fshf ule bythen ne tavoline edhe rinovo sa me shpejt perpara vitit te ri.
Ku na e qoj zoti kete njeri ngriti jo vetem nivelin e futbollit po beri ndarjen e madhe ndermjet te keqes e te mires qe ne shqiperi merren si te njejta shqiptar ndryshoni se do ikni per lesh kush ka tru iken perpara ai qe nuk ka erdhi koha te ike mbrapshte se deri tani i imagjinonit se iknin bashke BRAVO DE BIASI.
bravo komentuesve… bravo dhe debiasiii!