Juve, Agnelli: Vendi i 14-të në renditje është i pajustifikueshëm

23 Tetor 2015, 16:40Sport TEMA

Pas dy barazimeve pa gola në kampionat dhe Champions, presidenti i Juventusit Andrea Agnelli ka shfryrë zhgënjimin e tij:

“Ishim të vetëdijshëm që procesi i rinovimit të ekipit gjatë kësaj vere do të krijonte disa vështirësi, por kjo nuk e justifikon aspak vendin e 14-të në renditje” – deklaroi Agnelli në fjalimin hapës të asamblesë vjetore të aksionarëve të Juventusit mbi aprovimin e bilancit të 30 qershorit 2015.

Agnelli niset nga rezultatet e arritur në fushë gjatë këtij fillim sezoni, që sigurisht nuk mund të quhen pozitive, pas sezonit të kaluar.

Investimet e bëra mbi Dybala, Lemina, Rugani, Morata, Sturaro, Pogba dhe Zaza – shpjegon Agnelli – na garantojnë një të ardhme të suksesshme.

Jemi vigjilentë në merkato, të gatshëm për të investuar mbi lojtarë me perspektivë, ashtu siç ishte rasti i Arturo Vidal dhe të shfrytëzojmë çdo anomali të merkatos, si ajo që na lejoi të merrnim Tevez”.

Më pas presidenti i Juventusit nënvizon nevojën e rinovimit të futbollit italian.

“Lind nevoja e madhe për të ndryshuar drejtimin e futbollit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, që ti lejojë botës së futbollit të rifitojë sërish popullaritetin dhe spektaklin, sidomos në sytë e tifozëve. Nevojiten përgjigje të besueshme dhe persona të besueshëm. Ndryshimi nuk duhet të trembë askënd. Ashtu siç tha Alvin Toffler, ndryshimi është procesi me të cilin e ardhmja pushton jetët tona.”

Presidenti Agnelli foli edhe për “Caliopoli”-n (skandalin që përfshiu futbollin italian në vitin 2006).

Lexuam arsyetimet e Gjykatës së Kasacionit, dhe po vlerësojmë apelin e Gazzonit. Kemi një dialog të vazhdueshëm me Federatën Italiane të Futbollit, falë veprimeve të ndërmarra në vitin 2011.”

Për sa i përket bilancit, ai tha:

“Faturimet e Juventusit paraqesin një shumë prej 328 milionë eurosh (neto),me një fitim prej 2,3 milionësh, për herë të parë pas 5 vitesh që bilanci ishte në minus”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje