Zgjerohet skandali: FIFA i kërkoi Gjermanisë 40 mln euro për Botërorin 2006

25 Tetor 2015, 12:32Sport TEMA

Gazeta gjermane “SZ”, ka zbuluar se FIFA i kishte kërkuar 40 milionë euro Gjermanisë në vitin 2003, në kuadër të organizimit për Kampionatin Botëror të vitit 2006.

33 milionë euro u kërkuan për instalimin e teknikës informative (IT), dhe 7 milionë të tjera si shumë bamirësie për Afrikën e Jugut.

Me kërkimin e këtyre shtatë milionë eurove të tjera, FIFA automatikisht aludoi se Kampionati Botëror i vitit 2010 do të mbahej në Afrikën e Jugut.

Ish-kreu i Komitetit Organizativ, Franc Bekenbauer, u irritua dhe njoftoi direkt zyrën e kancelarit Shrëder.

Pas shumë debateve në muajin gusht të të njëjtit vit, të dyja palët arritën akordin me ndërmjetësimin e qeverisë që FIFA-s t’i paguheshin vetëm 20 milionë euro për shërbimet e IT-së. Ndërsa bamirësia për Afrikën e Jugut u refuzua dhe nuk u krye, transmeton Panorama Sport.

Shuma 20 milionë euro u derdh në dy këste në vitin 2005 dhe 2006. Por përsëri nga diferenca e pagesës së grantit të FIFA-s del se mungonin 7 milionë euro. Në fakt, FIFA kishte 177 milionë euro për t’i derdhur grantin Komitetit Organizativ, në fakt erdhën 170 milionë.

Afera e përgjithshme qëndron tek shuma 6.7 milionë euro që iu kthye ish-bosit të “Adidas”-it, Luis-Draifus, të cilit Bekenbauer ia mori borxh. Afrika e Jugut pati konfirmuar që nuk ka ndihma bamirësie nga Gjermania në llogari të tyre.

6 komente në “Zgjerohet skandali: FIFA i kërkoi Gjermanisë 40 mln euro për Botërorin 2006”

  1. totila direktan prenos says:

    D.m.th FIFA dhe UEFA kur tu doje qejfi i kurdisin jo vetem ndeshjet por dhe evenimentet kontinentale dhe ato Boterore ,kurse Gjermont’ si gjithmone dalin mw duar te lara si Pilati .
    Bukur shume .
    Ndonje lajm per Pipinot nuk po na nxirrni apo e konsumuat me Calciopolin qe per ironi te fatit ndodhi pikerisht ne 2006 ……
    …….Ne fushe te qi,na nese
    …….Qina ne ,hoxhe ,qina ne
    …….Ke te q..o ke te q….
    …….Ke te q..je hoxha me pare
    …….Qina ne ,hoxhe ,qina ne
    …….Qina Ne ,hoxhe me radhe !

    1. akrepi says:

      hahahahah
      totila i madh je daku
      hahahahah
      pepinot fituan 2 boterore ne kohen e duces dhe su tha gje njeri, ua quajten te lare te pastruar, rruar dhe qethur te dy trofete, i mbajne si ujet e kulluar
      edhe 82-in po te mos ishte lejuar xhentile te sillej si kasapi xhentile, nje mut do kishin marre
      edhe 2006 u be per te legalizuar bastet dhe skandalet, ironi e fatit italia me calciopol dhe perseri italise iu dha me skandalin e australise qe e pranoi edhe Blateri me pas vete
      Mos beni sic bejme ne thone keta, por beni ca themi ne
      hahahaahah
      hajt ma kush nuk e di qe boteroret jane te manipuluar prej shume dekadash ahuuuu
      me kompesim gjithcka
      italia dhe spanja e moren per skandalin e 2002 kur e meritonin qe nxorren korene per tia dhene brazilit po me skandal pasi brazili e meritonte ne 1998 por ia dhane frances meqe skishte asnje boteror
      hahahahah
      2010 ia dhane spanjes per kompesim
      2014 gjermanise meqe se mori dot ne 2006 kur e beri brenda
      e keshtu me radhe\
      2018 do ia japin argjentines meqe e kane djegur dy here pa te drejte, 2006 dhe 2014 ne finale me ricol pordhen qe ndeshjet e grupeve nxorri me te kuq nje lojtar per goditje pa top veprim antisportiv po ne finale nuk e nxorri howdesin qe i theu gjurin zabaletes dhe me tej nojeri qe beri sallate higuaninin

      1. dioni says:

        Nuk do zgjatem duke te replikuar per ato qe ke shkruar por kam vetem nje pyetje :” Ai mesfushori gjerman qe ra pa ndjenja ne toke ne min e 15, dmth perpara se te ndodhte Neuer vs Higuai apo Howedes vs Zabaleta, i ra vetes me grusht apo u perplas tek shtylla “?

  2. liku says:

    Thirrje per komentuesit e Temes :

    Te veme tere leket qe kemi , dhe te blejme boterorin e 2026.

    Eshte shansi yne !

    1. Qemal says:

      Dale te fitojme njehere europianin, pastaj shohim per te organizuar e fituar boterorin!

      1. liku says:

        Pse nuk di gje ti ?

        E kemi te fituar Evropianin . Eshte vendosur tashme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje