FSHF-ja, pret përgjigjen e Finlandës për miqësoren e 13 nëntorit

25 Tetor 2015, 12:01Sport TEMA

Finlanda dhe Kosova me shumë mundësi do të jenë kundërshtarët e shqipërisë për ndeshjet miqësore të muajit nëntor.

Përvec Kosovës e cila është e konfirmuar që do të luhet më datë 17 nëntor, drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit po presin konfimimin e homologve finlandez.

Takimi kundër Finlandës do të luhet me datë 13 nëntor në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ndeshjen e 13 nëntorit Shqipëria e kishte planifikuar ta luante me një përfaqësuese që do të ishte pjesë e kampionatit europian por që nuk u mundësua dot dhe me shumë gjasa do të jetë Finlanda që pozicionohet në vëndin e 64-tërt në rënditjen e përgjithsshme të FIFA-s.

Ndërkohë përsa I perket miqësores me Kosëvën kjo ndeshje do luhet në Prishtinë. Një përballje që më shumë , pritet të jetë një festë e madhe, për arritjen historike të Shqipërisë, kualifikimin për në “Euro 2016./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje