De Biasi: Polemika të kota rreth meje, nuk shijuam si duhet suksesin historik

25 Tetor 2015, 14:02Sport TEMA

Pas pohimeve në mediat italiane se do të mbetet trajner i kombëtares shqiptare deri në vitin 2017, Gianni De Biasi konfirmon vazhdimin e aventurës në krye të stolit kuqezi.

Trajneri i ka cilësuar të pakuptimta polemikat e krijuara rreth kontratës së tij. Debate që duheshin shmangur, edhe sepse erdhën në një moment kur Shqipëria festoi kualifikimin historik në Europianin 2016 në Francë.

“Më vjen keq vetëm që këtë gëzim nuk e përjetuam ashtu siç duhet, pasi kohët e fundit krijuam disa polemika që mund t’i shmangnim, por e rëndësishme është që në Qershor, Shqipëria do të jetë në Francë! Tani nuk ka shumë gjëra për të thënë, pasi kontrata ime rinovohet automatikisht deri në Tetor të 2017-tës dhe besoj se janë të gjitha kushtet për të vazhduar punën. Tani objektivi kryesor për mua është të përqendrohem te finalet e Europianit”, tha De Biasi.

Trajneri nuk e fsheh dëshirën që pas arritjes madhore kontrata të rishikohet në aspektin financiar. Por, De Biasi vendosi pikat mbi “i” jo vetëm për sa i takon punës me kombëtaren, por edhe rreth marrëdhënieve, të cilat i cilëson “të shkëlqyera” me presidentin e Federatës, Armand Duka./SS

15 komente në “De Biasi: Polemika të kota rreth meje, nuk shijuam si duhet suksesin historik”

  1. Laciani says:

    Duka eshte njeri i zote dhe bravo De Biazi qe e vlereson dhe shprehet qe ka nje maredhenie te shkelqyer.

    1. TKZ says:

      De Biazi erdhi ne Shqiperi pasi kishte nje mbeshtetje maksimale per te punuar nga Presidenti Duka.
      Fakti qe edhe heren e fundit e beri nje gje te tille tregon qe ka shume vlera si njeri.
      Nuk duhet te merremi me detaje qe nuk na takojne, ne nuk i dime mareveshjet dhe nuk kemi pse te flasim te gjithe per kontraten e tij me federaten.

      1. Elsa says:

        Gazetaret e leshit e kane fajin qe sulmuan pa te drejte historine e Kombetares dhe u munduan te gjenin gabime aty ku nuk ishte e nevojshme bravo te gjithe atyre qe kontribuan per nje moment historik qe do te mbahet mend gjate dhe do te skalitet ne historine e futbollit shqiptar.
        Bravo Armand Duka!

        1. KAM TE DREJTE says:

          Ku ka gazetare ketu tek ne aman, keta dine vetme te servilosen dhe te shtremberojne faktet sipas interesit te pronarit te medias. Shiko rastin e fundit qe ndodhi me Kombetaren e sulmuan edhe ate kulmi injorances.

      2. Fjale pak says:

        Jam shume dakort me ju TKZ.
        Po te mos ishte ky burri nje krye te federates ne bot se do te kualifikoheshim pasi ne shqiptaret jemi te prirur per te shfrytezuar postin per te bere para. Ky nuk ka nevoje se eshte nje nder biznesmenet me te fuqishem ne vend.

        1. feniks says:

          Prap jeni rreshtuar ju bythlepiresit e Dukes per t’i SHPLARE TURINJTE matrapazit tuaj se gjoja paska bere pune te madhe???
          Na thoni konkretisht se cfare pune ka bere Duka per :
          -PERZGJEDHJEN E FUTBOLLISTEVE TE KOMBETARES pas ardhjes se De Biasit!
          -Sa futbolliste te rinj u futen ne kombetare pasi erdhi De Biasi dhe sa nga keta i perzgjodhi FSHF dhe personalisht Duka!!
          -A e ka bere ndonjehere FORMACIONIN E KOMBETARES PER NDESHJET ELIMINATORE DUKA apo ndonjeri nga te FSHF-se?
          -A ka bere Duka NDERRIMET gjate ndeshjeve?
          – A ka bere Duka ndonje ANALIZE te pas ndeshjeve me Kombetaren???
          -Sa futbolliste te rinj jane thirrur ne Kombetare per here te pare pas ardhjes se De Biasit???
          Ne se Duka nuk ka bere qofte e4dhe NJEREN nga keto detyra qe pyes une,atehere del se DUKA jo vetem NUKI KA ASNJE MERITE PER KUALIFIKIMIN,por edhe eshte treguar NJOLLOSES I KUALIFIKIMIT HISTORIK dhe POSHTERIMIT te trainerit me te sukseshem ne historine e futbollit shqiptar ne 100 vjetet e fundit!!
          Ne se ju quani MERITE TE MADHE se Duka zgjodhi De Biasin trainer,apo se i dha rroge apo se mjeket e kombetasres apo masazhatoret u sherbenin futbollisteve,atehere ketu kemi te bejme me gjykimin e NJEREZVE TE CMENDUR OSE TE POSHTERUAR NE KULM NGA PA AFTESIA E TYRE!!!
          Vetem ca ANTISHQIPTARE mund ta benin poshterimin e nje traineri te Kombetares pas atij SUKSESI MADHESHTOR TE PA PARE E TE PA MENDUAR ndonjehere!!!

  2. genci says:

    Signor Gianni! Mos u merakosni fare, vazhdoni te gezoni per suksesin, por edhe punoni per France 2016. Nuk jeni ju shkaktar apo preodhues i polemikave te kota. Prodhimi i tyre eshte bere nga nje numer shume i vogel njerezish, servile te federates, fatkeqesisht edhe prane jush. Sic e keni pare edhe nga komentet e shumta njerezit e shumte ju pergezojne e simpatizojne per punen e bere dhe qendrimet qe keni mbajtur.

  3. lartegjatesia e tij edini vet rama says:

    Duka eshte nje mafioz. Edhe menyra se si qendron ne krye te fshf eshte mafioze.
    De biazi ka bere histori.
    Ato hienat e federates qe flasin pa pergjegjesi duhen pushuar nga puna.
    Gjuha kocka ska po kocka thyen

  4. Xfix says:

    Keto gjera jane normale dhe debiasi nuk ka pse cuditet se mediat do bejne punen e vet ashtu si ne itali ca nuk thone per alegrin e te tjere si per trainerin e romes psh gjithmone kur diskutohen shuma te medha jane dhe keto polemika…
    Sigurisht qe disa inatcinj qe ka ne fshf e ofenduan se nuk mund ti thush tjetrit qe ne ju bem te njohur keto fjale dalin nga njerez te pa formuar qe duka duhet ti kishte heq nga puna .

  5. Iliria says:

    Epo je ne Albanistan z.De Biazi, ku sundon Duk mafiozi ne sportin shqiptar, keto gjera priten nga mafiozat e tipit Duke surrat derri..

  6. lindi says:

    Nuk e ke kuptuar se ne shqiperi komentojn shpellaret ku thohen gjona qe vec shpifje jane.

  7. liku says:

    Nuk paske shijuar si duhet suksesin historik ?

    Pse more cfare deshe me shume ti ?

    – Kryeministri te priti sic priten presidentet dhe kryetaret e shteteve.
    – Te dha dekorate .
    – Presidenti po ashtu te dha dekorate.
    – Ne shesh te priten mijera veta qe therrisnin emrin tend dhe te kombetares , dhe u festua gjithe diten

    – Ah , po vetem nje gje ende s’ka ndodhur , se ndoshta ate pret ti qe te gezohesh me shume : Ti do ato 2-3 million euro ne kontrate dhe pastaj do deklarosh qe je plotesisht I gezuar.

    Bej thirrje per ndonje referendum , dhe jam I sigurt qe shume nga komentuesit e Temes ketu do te heqin buken e gojes nga shtepite e tyre , do mbledhin leket dhe do te ti japin.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Shume bukur.. Habitet qe jane hapur polemika sikur nuk ishte I pari qe u shpreh per pagen ku ajo ishte negociuar me pare..Perkundrazi, u mahnit me rezultatin dhe reagimin e tifozave dhe shteti (nga Presidenti e der tek Kryeministri) dhe mendoj: “Paskam kerkuar pak une”..Hodhi ca shashka dhe thote: ” Sherthyen fort keto nuk e prisja”..

  8. Lelegu says:

    Duka hajvani, fshatari surrat derr duhet urgjent te zhduket nga Federata. Ai eshte problemi kryesor ketu.

  9. Arber says:

    De Biasi, do ikje me Dafine ne koke nga Shqiperia, pas Frances do ikesh me ferra neper kembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje