Ben Blushi rrëfehet për “Kandidatin”: Qytetarët e Elbasanit ta tërheqin zvarrë bustin e Nosit

30 Tetor 2015, 21:52Kulturë TEMA
Ben Blushi rrëfehet për “Kandidatin”: Qytetarët e

Në një intervistë për emisionin “Zonë e Lirë”, Blushi tha se e ka shkruar këtë roman për drejtimin jo të duhur në të cilin po ecën vendi vitet e fundit.

Çfarë është ky libër, Blushi: Kam shkruar për një botë që e njoh, merrem prej shumë kohësh me politikë. Për fat të keq vitet e fundit nuk është se Shqipëria ka ecur në rrugën e duhur.

Kam shkruar shumë se duket që në Shqipëri nuk po ecet në rrugën e duhur. Një qytet afro sa Elbasani detyrohen te lënë vendin, rreth 100 mijë banorë. Shkallë shumë të lartë papunësi, pabarazie dhe të gjitha këto ngacmojnë.

Pyetja është kur kemi në dorë të zgjedhim, bëjmë zgjedhjen e duhur apo jo. Elbasani është zgjedhur si qytet imagjinar kur një kandidat vdes dhe paçka se vdes, ai sërish fiton.

Për sa kandidatë është folur në zgjedhjet e fundit lokale si bandit, njerëz të inkriminuar etj. prap u zgjodhën.

Nuk është vetëm faji i atyre që kandidojnë, por edhe i atyre që votojnë. Besoj se në Shqipëri votohet edhe për të vdekurit, jo natyrore, por mendore etj.

Për ‘Kadim Sedinin’ dhe Lef Nosin
Shumë njerëz më pyesin pse e ka emrin Kadin Sedini. Kadim Sedini është emri që kam gjetur që Skadim Sedini, pra, ka skaduar por ju s’e dini.

Se po ta dinit ju nuk do ta kishit zgjedhur. As s’e pranoj e as se mohoj për Sejdinin. Për Lef Nosin nuk kam sajuar asgjë dhe kjo nuk më bën fare kreativ në raport me veten.

Në librat e mëparshëm që kam nxjerr unë kam marrë personazhe historik. E kam bërë për Ali Pashën, për Skënderbeun, pra këtë gjë e kam bërë edhe më përpara.

Lef Nosi ka qenë një patriot për hir të vërtetës, filantrop, njëri që ka pas pasion kulturën, pullat, folklorin. Ishte një njeri i kamur i Elbasanit pas 100 vjetës. Kini parasysh që në atë kohë të varfërit nuk merreshin me politikë. Tani është pak më ndryshe.

Të ishte një fshatar nga Tepelena apo nga Korça, nuk mund të merreshe me politikë para 100 vitesh. Lef Nosi ishte një nga përfaqësuesit e Ismail Qemalit në aktin e firmosjes së Pavarësisë, çka i jep nder Lef Nosit. Kishte miqësi me Ismail Qemalin, me Frashërin që më pas u ngatërrua keq. Lef Nosi duhet të ketë emrin Elefteros…

Lef Nosi ishte ministër i Ismail Qemalit dhe e mori aktin e Pavarësisë dhe në vitin ’37 është zhdukur. Pra, ai është njeriu i fundit që e ka pas ditur.

E ka nxjerrë kopjen e tij në vitin ’37 kur Zogu bëri një ceremoni të paparë. Dhe që prej atëherë origjinali është zhdukur. Dhe pyetja është që pse nuk është Akti i Pavarësisë? Personazhet e mi e thonë, unë nuk e them dot se çfarë e ka bërë Lef Nosi këtë.

AI i vra në vitin ’45. Kur u bë ministër Fan Noli e ka zgjedhur kryetar Bashkie. Në vitin ’44 u bë regjent. Pas pushtimit nga Italianët, ne u futën në monarkinë e tyre. Kishim mbret Viktor Emanuelin që kishte mëkëmbës në Shqipëri.

Kur erdhën Gjermanët në ’43-’44, duhet të ndryshonin sistemin e qeverisjes. Ata nuk kishin monarki. Dhe ata ndërtuan një regjencë, Këshilli i Lartë Shtetëror, i përbërë nga katër vetë. Lef Nosi, Mitat Frashëri, Patër Anton Arapi dhe një nga Dibra, mysliman për të përfaqësuar katër besimet.

Lef Nosi ishte një nga këta dhe kur erdhën komunistët në pushtet e vranë. Pra, ai u bë me pushtuesit. Imagjinojeni sikur kjo të ndodhte sot. Këtë bëri Lef Nosi.

Është i vetmi kolaboracionist në Evropë që ka një bust në mes të qytetit. Mund të ndodhi në Francë që një ka bashkëpunuar me pushtuesit, në muze, por jo në shesh publik.

Shpresoj që qytetarët e Elbasanit të çohen dhe ta tërheqin zvarrë bustin e Lef Nosit. Ka qenë kolaboracionist. Është çështje dinjiteti.

 

36 komente në “Ben Blushi rrëfehet për “Kandidatin”: Qytetarët e Elbasanit ta tërheqin zvarrë bustin e Nosit”

  1. guri shabani says:

    po me bustin e zogollit cfar duhet bere o i nderuar deputet.Qe je marr me histori nuk e di por per zhgarravina si kjo per Lef Nosin kete e di.

    1. TAK XUMPARJA says:

      Ne fakt Blushi eshte gjigand, madje trefish: prej gjyshit nga nena, prej babajt dhe vetes. Imagjinoni tre pordhe njera pas tjetres, e shembin apo jo namazgjane ne Elbasan? E shembin ore, e bejne hi e pluhur. Prandaj eshte gjigand.

      1. ben says:

        Ky vend nuk behet.

        Lexoni komentet me poshte per te kuptuar qe ose njerezia ketu eshte e tredhur menderisht.
        Ose eshte e shitshme per shume pak leke.

        Cilado nga keto te jete e verteta nje vend ne njerez plera qe kush e kush ti beje sa me shume gojore pushtusit te rradhes ose pushtetarit te rradhes.

        Vetem ne nhe vend te mbaruar moralisht mund te ndodhi kjo. Dhe ankoheni pse ju q…e ne b…e politikanet nga mengjesi ne darke????????????

    2. Gjiu says:

      Ai deshiron t’i ngrihet busti Miladin Popoviçit. Ky eshte nipi i Dhimiter Shuteriqit, i cili vodhi tere bibloteken dhe doreshkrimet e Lef Nosit.

  2. komentues nano says:

    O Ben Blushi! Po a kemi thene se me keto pune merren historianet dhe jo shkrimtaret e politikanet? Edhe po te jene te verteta te gjitha ato qe thua kjo qe shkruan ti tregon se te gacmon nje ere personale. A ua ke bere te njohura keto gjera institutit te histories apo te yjera institucioneve? Apo qendron ne te njejten linje me raportet qe ke ndertue me Edi Ramen. Keshtu si po vazhdon nuk mund ti sherbesh vendit as politikes. Ndrro metode [jo servilizem] po menyre komunikimi, Me racional, me me culture dhe me me dinjitet. Keshtu nuk mund te jeshe produktiv. Pershendetje nga Micigani nga nje intelektuar arsimtar 76 vcjecar

  3. juli says:

    Ish Papa i Romes Venedikt ishte antare i partise naziste ne rinine e tij!!!
    Ish presidenti i Austrise Kurt Valdehaim ishte antar i partise naziste dhe pjestar i Es Es!!
    Pothuajse ne te tera vendet qe u pushtuan nga nazistet kemi qeveri kuislige qe bashkpunonin me Nazistet
    Ne Ballkan
    Ne greqi kemi qeverine Colakoglou
    Ne Serbi vete mbreti Pavlo eshte perkrahes i partise naziste
    Bullgaret Rumunet jane deklaruare hapur dhe aleate te boshtit
    Ne Kroaci kemi qeverine e A Pavlevic
    Ndersa ky rrota kujton se eshte Gabriel Markes iShqiperise dhe merret me Lef Nosin sikur ai te kesh qen nje ushtarak apo te kete bere krime
    Dy te permendurit me lart kane qene pjestare aktiv te naziznit e megjithate kjo nuk i pengoi qe me nje falje te vazhdonin jeten dhe te benin karrierr me vone

    1. tfgs says:

      Ju sunitet e merritoni me te vertete qe tu shkerdhejne faren SALA e EDI me gjthe sorrollopet e tyre.

      1. Po ta shkerdhefshte gjith Shqiperia o TFGS ty dhe gjith Greqine me cfare ju mban pragu i deres. Tung

        1. tfgs says:

          tashme jeni te shkerdhyer deri ne koc e nuk ju ka ngelur me fuqi as per te pjerdhur, jeni me te vertet sunite qesharake.

  4. Eni says:

    Z.Blushi,historia e heronjet e saj vlerësohen sëpari me mëndësinë e kohës së shkuarë:në kohen e fashizmit ka qënë një ministër i arësimit,i cili në një post të qeverisë të pushtuesit ka mbrojtur me dinjitet gjuhen e arësimin shqipëtar,po të kishte qënë në at post ndonjë bashibuzhuk si Berisha që në sytë tuaj të pa turp shkatërroi arësimin e kulturën sot; më thuaj se Çfarë do të kishte ndodhur?Prandaj ne si popull ndjejmë neveri për pseudodijetarët e sotëm,sepse veprojnë si antikombëtar:Ç’më duhet mua një “zbulim” i tillë?Mos e Çoroditni popullin me gjera që nuk kanë asnjë të mirë.

  5. juli says:

    Gjithashtu kemi shkrimtarin emadh gjerman Gunter Grass i cili eshte ndare nga jeta kohet e fundit
    Ne Rinine e tij pjese edhe ai e nje force te posacme stil Es Es te nazisteve
    Dhe sic thote ai ne kujtimet e tija qe fat qe u ndodha ne frontin e perndimit ku u zu rob nga amerikanet se po te ndodhesh ne ate te lindjes do te kishte perfunduare me nje plumbe ne koke nga muzhiket komisare bolshevik
    Tani sipas logjikes se “Beni ecen vete””te ketija ky ose duhesh te pushkatohesh si kriminel nazisteose duhej te qe gjithmone nen kontroll si pune e kulakeve ne kohen e babait te tij dhe librat e tija te digjeshin dhe te hidhen ne zjarr sic kerkon edhe ky te bejne me bustin e Lef Nosit
    Ah mor Ben sa do te perpiqesh te dukesh modern socialdemokrat te ka infektuare thelle ne gjak Babai virusin komunistobolshevike

    1. Mitrush says:

      Letër  e Mitrush Kutelit  per  Mustafa Greblleshin
      Pogradec 28 gusht 1961

      I dashur Mustafa dhe e dashura motra Merushe, Kjo e uruar letër u bë litar me krye, po pa fund.

      Udhës takova shumë të njohur të mijtë dhe të babajt. Ndenjëm u çlodhëm në varret e sheshuar, duke pritur të dalë hëna, po kjo vonoi. Doruntina mërzitej, e kish lodhur shumë banja e ditës, udha. E mbajta pak në krahë pastaj e mori Efterpi. Zbritme. Hëna doli kur rrinim buzë liqenit: e madhe, e kuqe. Pastaj u zbardh, mori vrull elundroi nëpër hapësirë. Fëmijët më vunë njëmijë e njëqind pyetje “Si ështëhëna? Ç’ka prapa atij mali? Po në Tiranë ka hënë tani? Është i madh aiyll? (Afërdita). Sa një shtëpi apo m’i vogël?” Unë bluaja mendime të tjera:“Ç’është vallë kjo harmoni kaq e përsosur? Që ku vijmë e ku shkojmë? Sarrëkenjerëzish kanë shkelur në këto ranishte dhe ku janë tani?” Dhe mendja më shkon me drithma tek ai që s’guxoj t’i përmend emrin, sepse jam tepër i vogël-hij’e një grimce të një stërgrimce – tek ai që ka shumë emra, por që është një i vetëm dhe mbi  të gjitha dyshimet e mija birucore, dua me gjithë shpirt që të jetë, të mposhtë mohimet e mija dhe të më prehë atje ku dua vetë, atje ku thashë, në vetmi. O zot, duhet të jesh, sepse pa Ty nuk prehem dot! Këndova pothuaj të tërë “Antologjinë poetike” të Viktor Hygoit, në përkthimin e “Sotir Cacit”. Me të vërtetë përkthimi është shumë i mirë. Po kush e ka bërë këtë përkthim? Kjo është një punë e ngeshme, e javashme,jashtë normave. Dhe ka një vandak të tërë fjalësh që s’janë të shqipëronjësit. Këto të gjitha po t’i them më kot: unë e di se kush e ka bërë këtë shqipërim, sepse kam parë dorëshkrimet dhe di se si u pjesëtuan…. paratë. Mistifikime, merceranizma të padenja për një njeri që shkruan. Sidoqoftë, unë s`e bëj dot, kurrë, kurrë! Një ditë në Belgrad, Shutja (Dhimitër Shuteriqi) më pat pyetur: – Mitrush, ç’do bënje ti po të kishe gjetur një vepër të pabotuar të një shkrimtari të vdekur?  – Ia ktheva: – Do t’i bëja një parathënie dhe do ta botonja. – Ay: – Me emrin e kujt?- Të atij që e ka shkruar. Unë do të kënaqesha t’i jap lexonjësit një vepër që mund të zhdukej. – Jo, – më tha, – vepra e gjetur është imja, se unë e gjeta. Pra, unë, gjetësi, jam “autori” i saj. – Ti s’je autor, se nuk e brumose në mendje e shpirt, nuk vuajte në të lindurat, nuk… nuk. Ay më shikoi tinzar dhe e ktheu fjalën: – Po kur e boton një këngë popullore? – Kur e botoj një këngë popullore, them se ku e kam mbledhur, kush ma ka tregur. Roli im është ta mbledh, ta botoj, t’i tregoj burimin. Ay përsëri: – Po ay që ta dha këtë këngë, s’është autori i saj, pra….- Unë s`them që filani e ka qitur këtë këngë, them se ay ma ka treguar. Po të mund, shtoj ku e ka dëgjuar, kush e këndonte etj. Shutja e ktheu prapë, kategorikisht: – Jo, s`jam dakord. Vepra që kam gjetur është imja. Po të mos isha unë, kushedi, do të humbiste. Pra, unë e gjeta dhe do ta botoj me emrin tim. I thashë: – Kësaj i thonë vjedhje…. – Ay u ngrys. Kështu u mbyll muhabeti ynë në rrugët e Belgradit, në dhjetor 1945. Atëherë Shutja ish mjaft modest, por brenda tij gurgullonte kazani i madh i shejtanit. Lëvdonte shkrimet e mija, ngrinte në qiell Lame Kodrën. Pastaj nisi të ngrihet, gjersa u bë burrë me llullë, me bére e me automobil, më shau e përshau, pështyu, lëpiu, hoqi “i”-në në fund të emrit që të vërtetonte tezën e tij, siç i tha vetë Popoviçit në tryezë: “Emri ynë vjen nga fjala serbe “shute”, që do të thotë “shaka”. Rrjedhim nga një familje e “Stara Serbisë” të “Despotatit të Elbasanit”. Pra, si të thuash, “unë” jam “ti”, ndihmomë të ngrihem lart, jepmë, të kam vëlla. Po si u bë puna e asaj veprës së “gjetur”? Para ca kohësh botoi “Gjorg Golemin” që bje erë Lef Nosi. Me të vërtetë Shutja-shejtani, karasyfeti më karavidhe që ka nxjerrë qyteti – kërthizë, kameleoni arrogant, më vjedhës, më vjedhacak, më vjedhacuk, hajdut me damkë i botës shpirtërore (medet, edhe i botës lëndore), fjalacuku më i ndyrë midis gjithë fjalacukëve dështakë (epitetet që gurgullojnë nga realiteti nuk kanë të sosur) – përlau dikur tërë dorëshkrimet e Lef Nosit, të Sotir Kolesë etj., të mbledhur çikë-çikë një jetë të tërë dje, tani, ose nesër i paraqet ose do t’i paraqesë si të tijat, duke mos harruar të verë midis emrit të tij dhe të familjes (Shute të Stare Serbisë, siç thënkan serbët e Elbasanit dhe Pogradecit tim, duke tjerur ëndrrën serbomadhe të një perandorie të re, qoftë edhe republikane, të Serbisë midis tre deteve), shkronjën e madhe “S” të babajt që vodhi veprën “Varri i dashnorëve” të Naum Voillës, duke e paraqitur si të vetën…. E pra, këtu në Pogradec ka qenë dikur një djalosh që i thoshin Pirro Vako, një nga të rinjtë e parë komunistë, ëndërrimtarë të një bote të drejtë, pa shfrytëzim, pra, pa vdekje. Pirro Vakua kish patur një dell të mirë shkrimtari. Dikur më pat thënë: “Ti ke rënë, po unë të nderoj e të dua, se më ke treguar udhën si të shkruaj”. Dhe zbrazi një gotë raki. Ay dështoi në jetë (një punë dashurie me një vajzë që quhet Izmini, flokëverdhë, të cilën ju – ti dhe Rushi – e shihni dendur nëpër Tiranë), iu dha alkoolit, vuajti e vdiq. Shutja i vajti babajt të këtij, i premtoi dhenë e qiellin, mori një dhomë me qira në shtëpi të tij dhe i përlau- në mënyrë shutërore – tërë dorëshkrimet (ditare lufte, shënime, tregime etj.). I ati pret akoma që Shutja t’i botojë këto të gjithanë emrin e djalit. Shutja ndofta i boton, po me pikëpamjet e dyzetepesës, për të cilat fola më lart: me emrin e vet, për xhepin e vet….. Para ca vitesh i vodhi një prifti këtu (prifti vdiq vjet) regjistrin e shënimeve të një manastiri. Prifti më thosh: “Ia rrëfeva, e pa, më lëvdoi, pastaj ma dha prapë, ma mori përsëri, ma dha dhe njëherë dhe unë e vura nëvend. Kur iku, s`e gjeta më….”

      Prifti bënte kryq, sikur donte të largonte shejtanin: “Ma vodhi, bre, s’pandenja, paska qenë….” Kockat e Papandonit (kështu i thoshin priftit) po treten tani në gështenjat, kurse Shutja shutëron “tani përsëri me “i”-në në fund të emrit”, më shikon vëngër, siç e vështron kalorësi këmbësorin e çalë apo më mirë automobilisti arrogant udhëtarin e mjerë. Dhe përsëri më kujtohen vargjet e Khajamit: Rrëmyen mall, memuriet e ar, Dhe t’irtin plak, të urtin shkëncëtar E quajnë gjaur, se s’beson prralla, Se s’qas mbi supe, si ata, samar. Më falni se u zgjata kaq shumë me këtë “Dhimitriadë Shuteriqore”, po këto të gjitha m’i zgjoi karasyfeti i tij arrogant që endej rrugëve të Pogradecit. Kam dhe diçka tjetër. Lef Nosi ka pasur një koleksion të pasur me pulla poste të vjetëra, të mbledhura me kujdes një jetë të tërë (në qeverinë e Vlorës, të Ismail Qemalit, kishte qenë ministër i Postave). Shutja mori dorëshkrimet e tij dhe një pjesë të bibliotekës (librat ia kam parë me sytë e mij në hotel “Dajti”, ku banoi një kohë, më 1945 dhe 1946). Po ç’u bënë albumet e pullave që vlejnë, pa ekzagjerim, miliona lekë? Është fjala për pulla të rralla të Turqisë me syrsharzhimin e Hyrjetit dhe sidomos atë të qeverisë së parë të Vlorës, është fjala për pullat e qeverisë së parë të Vlorës, është fjala për pullat e qeverisë së Durrësit, për ato të mbretit Vid e sa e sa të tjera. Kush i mori, kush? Këto duhej t`i merrte shteti dhe, me sa di unë, Shutja, ndonëse mban berè shkrimtari (që ta tregojë bota me gisht) s’është shtet. Kisha dhe mjaft të tjera për këtë individ cipëplasur, por nuk po vazhdoj: më vjen ndot. Falmëni! Në këtë kohë kam lexuar disa libra dhe kam rilexuar disa tregime të asaj suedezes së ëmbël e të qetë, Selma Lagerlöf, me një botë morale që s’i ngjet fare botës sonë gjaknxehtë, vrasëse, ballkanike. As e ndjera Selma Lagerlöf s’i ngjet (luaj vendit) Shutes. Dhe mu kujtua një film shumë i dashur: “Gösta Berling” pas veprës së parë të mësonjëses Selma Lagerlöf. E ka lojtur dikur Greta Garbo. Ka qenë një film pa zë (para se të fillonte krokëritja e saksofonit dhe bubullima e artilerisë në sallat e kinemasë), po kaq i fortë, kaq i bukur! Tani, Greta Garbo është plakë, po unë e përmend se më ka lënë mbresa të thella në kujtesë. Rilexova edhe “Souvenir de la Haute – Albanie” të A. Degrandit, dikur konsull i Francës në Shkodër (Botim i 1901). Libri është shkruar më 1893-1899 (sot librat nxirren shpejt e shpejt, si qerpiçët nga kallëpi e vihen në mur para se të përthahen). Ky libër më ngjalli hidhërime të mëdha: vëllavrasje, fantazma, urrejtje, që e bluan e stërbluan jetën tonë shqipëtare. Na pakësuan dhe na ngjeshën në një cep të Ballkanit, ndonëse kemi qenë zotër të moçëm të një vendi të madh, shumë larg këtyre caqeve, ku jemi mbytur sot. Të huajtë na mbuallë urrejtjen, na ndanë e përçanë, na bënë të mos e njohim veten, të mos e duam veten, domosdo as vëllanë. Tani, thotë Degrandi, njerëzit urrejnë njëri-tjetrin në çdo vilajet, greku mbjell farën e grindjes në Epir; Austria, Italia – në Veri; Mali i Zi, i përkrahur nga Rusia, gjithashtu. Në krahina të tjera serbët, bullgarët, bilé dhe rumunët kanë dërguar njerëz për të çarë e përçarë. Një grek i moçëm me emrin Phrantjes, historian, paska thënë: “Shqiptarët janë populli më i lik dhe më i kotë (“le plus inutile”) në botë”. Përfundimi? Duhet të zhduket….. Kështu thotë bizantini Phrantjes. Domosdo Phrantjes është armik, është ujk dhe ka folur, shkruar e vepruar ndofta si ujk. Por ujku njihet dhe njeriu di sesi të mbrohet kundër tij, me sëpatë, me kopaçe. Por si të mbrohet kundër ujkut të veshur me lëkurë dele? Si të mbrohet kundër atij që i flet si ëngjëll e vepron si shejtan? Të gjitha këto i lexoj, i bluaj në mendje natën dhe s`më zë gjumi dhe më vjen tëçmendem!…. Nesër Efterpi do të niset me gjithëfëmijë. Unë do të rri dhe ca ditë, dota pres Stespassen, do ta vendos nëdhomë, pastaj do të kthehem në Tiranë.Këtu nuk u preha dot. Pashëgërmadhat e shtëpisë plot ferra dhe mu drodh zemra. Jo, Pogradeci s’ështëmë për mua të gjallë, po për mua të vdekur. Ah, kush ndjen shumë, vuan shumë. Shto pastaj brengat objektive, fëmijët varfërinë e sa të tjera. Do të vij të “çlodhem” në Tiranë, t’i vihem normës, se mos më presin bukën.

      Lamtumirë dhe përqafime vëllazërore, Mitrushi

  6. sokol says:

    Blushi kujton historite “Komuniste”te gjyshit te tij. Ku Noset e ku Shuteriqet…

  7. nolistja says:

    E pushkatuat per here te dyte Lef Nosin ne studio. Mendoj se do benit nje fushate per ti gjetur varrin dhe eshtrat. Bashke me koleget perpiquni te gjeni nje rresht te firmosur nga Lef Nosi kundra interesave te Shqiperise, madje ka firmosur dy here pavaresine e Shqiperise, nga Turqia dhe Italia. Ben Blushi nuk eshte as trim as burre te thote motivin e inatit me Lef Nosin. Po ju Cani ca problemi keni ? E kuptoni cfare drame eshte per Shqiperine qe nje cun bordurash as 50 vjec vuan nga sindroma e luftes se klasave.

    1. Bicakci Elbasani says:

      PLOTESISHT DAKORT ME JU NOLISTJA! Blushi, nje i indoktrinuar komunist qe zorr se ndreqet ne kete jete….ptuuuu fare e keqe komunizmi.

    2. Adi says:

      Ky blushi vuan vetem nga sindroma e idiotit mendjemadh ose ndryshe pordhacit pa taban. Nje cope injorant qe i duket sikur zbulon ameriken duke interpretuar ne menyre idiote fakte te ditura per shumekend.
      Vetem ne kete hale province qe eshte bere Shqiperia mund ta konsideroje veten shkrimtar (ashtu si xhunga, fevzo e kompani)

  8. Bregu says:

    Ben Blushi duhet te pranoshe me ndergjegje qe je me origjin me gjak Jevgu dhe Vllae-cobane .Je pacavure me rreth te zi poshte syve-si mundesh ti Cigojne te marresh ne diskutim ata atdhetare te ndershem qe njihnin politiken e kohes shume mire dhe koha e kerkonte pa tjeter Kompromoste sepse zhdukeshe si popull per gjithmone nga fuqite ushtarake te kohes.ik or klloune shko ti dhe gjithe sorollopi juaj tek bregu i lumit me cader

  9. I PAEMRI says:

    BENUA I FILMIT TANI PO ECEN VETE , KA SHKUAR KE SANDRI DHE PO KERCEN ME INGRITIN , NDERA ZOTROTE JE BERE ME I VOGEL NGA CFARE ISHE NE FILM , T U R P . . . . . .

  10. Lennard says:

    Mire mer Zoti deputet -Ju e quani Lef Nosin Kolaboracionist .Ky kendveshtrim eshte nga ana e komunisteve qe u lidhen me serbet -armiqte shekullore .Atehere si ti quajme ata qe u bene pale me ta ne dem te interesave te kombit shqiptar?

  11. Emigranti says:

    Le te lehim kunder atyre qe deshen nje shqipni te fort,dhe te bashkuar,kunder nje firmetari te pamvarsis, por cedo, se na paska ;gabuar; qe paska qene kolaboracionist, me te ashtuquajturit pushtues gjermane; sa per hire te se vertetes, kane qene kalimtar per qellimet e tyre. Heu lum si ne qe bashkpunuem me sllavo-komunistet serbo-Rus dhe e petem bere shqipnin nuse me stoli,ja na tregon atdheu cfar rrac muti jemi…..

  12. petrit zela says:

    Deri sa zoti Blushi I kundervihet historis kombetare,don te thote se ky njeri ka rrjedhur 100%..Por habitem se si kete person nuk e kan izoluar akoma ne kafazin e Cmenduris..Dhe filozofija e jetes e verteton
    me se miri,se intelektualet me pak nxitie te instikteve te egersive te
    primitivizmit,pretendojn per obiekte “imagjinare” qe jane jasht orbites se Arsyes..Pikrisht dhe nje pjese e tyre,kan natyre skizofrenike,dhe vuajn nga deliri I madheshtise…

  13. Kaonia says:

    Ishin te gjithe me nazizmin keta personazhet qe thoni ju por ju haroni qe ata ishin pjese e atij mekanzmi qe ne fund te fundit perpiqeshin per vendin e tyre.Kurse Lefi ,Fishta e ca te tjere u bene pale me pushtusit,spiune dhe armiq te popullit te tyre.Tradhetia ndaj vendit tend eshte akti me keq.Jam dakort me Blushin.

  14. Mos vazhdoni krimin says:

    Nese nuk e di mire, pyet Ben,
    pastaj ec vete…
    Je djale i zgjuar, me ta sotme premtuese dhe te ardhme,
    por bej te sillesh pozitivisht.

    Nese nuk e di ç’ka qene Lef Nosi per eterit e tu, pyeti.
    Pyeti te te thone te verteten reale, jo Historine e PPSh-se.

    Pyet: cfare i lidh gjysherit e tuj me Lef Nosin,
    pastaj imagjinoje si te duash ate qe do shkruash,
    por kur flet per nacionalistet, mos i ndot me po ate goje per te cilen ke mburrur komunistet.

    Nese ti ua le “fajin” personazheve te tu, per akuzat qe ben ti, eshte tjeter hesap, por keshtu merr me qafe edhe librat e tu…

    Pyet Kristo Frasherin, se ai thote se e di ku eshte faksimilja e Pavarsise…

  15. Tili says:

    Ai ishte në themelimin e shtetit të parë më 1912 kaq mjafton o kokosh po pastaj se ishte kolaboracionist , Lef Nosi do ta përcaktonte fituesin e luftës së dytë botërore.?? Po ky që fitoj nuk na vuri çizmen 50 vjet. Nuk ka sot shkrimtar që kanë probleme me të qënit i lirë,ti paske probleme me lirin o bir.

  16. Hydra says:

    Po bustet e xhihadisteve komuniste shqiptare qe “kolaboruan” me sllavet, serbet, ruset, greket, pse u mbajten?

  17. Vlleh Suma says:

    Ik o koqe kandari u bere ti me vleresu Lef Nosin; po yt gjysh qe beri vjershe per fashizmin.

  18. Nuk do ishte me mire te zhdukeshe bashke me Tosin tend sepse shume balt po hedh me pa te drejte.Kur vete nuk punove kaq vite per partine tende e per popullin qe te zgjodhi ke paturpesine te gjykosh.Sa keq per ty shkrimtar i deshtuar e njeri lavace.

  19. Ola stop , says:

    Edhe pas 70 vjet keta vazhdojne luften!
    Ceshtje ndéri nathone,kur gjithe qeverine grek e kane mbushur!
    Ceshtje ndéri thone,kur gjithe Shqiperinee Kane shiturtur!
    Ceshtje déri thone,kur gjithe shqiptaret i Kane perzhan neper bote,e sidomos tek ish pushtuesit …

  20. petro says:

    Pse keta horra e hajdute qe po na marrin frymen dhe shpirtin, a nuk quhen kolaboraconiste?U pasuruan me gjakun tone.E lane vendin ne perpelitje, te dobet dhe krejt vulnerabel ndaj fqinjeve.Atehere?…Bashke me ta dhe ti Blush.Karavidhe je.Qe nga 45 kur s kishe lindur e gjer me tani.Gjyshi yt a nuk qe inkuzitor i lidhjes se shkrimtareve?Nje elbasanas ate lidhje tani e quan lidhje te qeneve te Shqiperise.Po ti pak bere ate pak kohe si Minister i Arsmit.Aspak i besueshem nuk je per intelektualet e vertete qe nuk ia shiten shpirtin shejtanit:nje here fashizmit, pastaj nazizmit, pastaj Titos, Stalinit, Hrushovit,Maos, pastaj Forcave te veta(vdekjes, se po te ishte forcave vertete te veta, hajdede, po i kishte te tere nen toke) dhe tani klysheve te Ramizit, nje prej te cileve je dhe ti.

  21. zonja Milo. says:

    E kam then dhe e them perseri: Ben Blushi vuan nga sindromi per pushtet.Per Mua ky eshte nje shkrimtar karieriste,pra eshte i mbaruar.Rama nuk duhet te pranoj me kandidaturen e tij per deputet,sepse ky gjithe kohen e harxhon duke shkruan libra dhe nuk i sherben aspak zgjedhesve.Ben; mos te duket vetja se Je i madh dhe vlen te jesh ne krye?Jo,jo,jo,!Ty te duket vetja si kokoshi ne maj te plehut!

  22. Elbasanlliu says:

    Je be i neveritshem o Blush

  23. ENDRI says:

    E HEDHIM E HEDHIM PO KUSH E PRET KUPONIN TATIMORE NE KTE RAST.

  24. ilir says:

    Mund te kesh te verteta ne arsyetimin tend,kjo duhet kohe te vertetohet.edhr shba pas luftes mori gjethe mendjen gjermane tek nasa e nuk i hodhi. Ty nuk te falet pjesa tjeter per te cilin flet ne liber .kantidatet e vdekur i vuri ,E.R. Mos harrroni kush e solli kete njeri ne shqiperi!!!! Je ti z.blushi,je shkaktari i kesaj tragjedie qe kalon shqiperia.mos u fsheh pas librave por ndreq gabimin .se si e di ti.

  25. besa says:

    Sigurisht qe Blushi e ka edhe autokritike analizen qe beri per librin e fundit.Mos te harrojme eshte politikani aktiv i te Majtes qe prej 20 vjetesh.Deputet i Elbasanit,deputet,ish minister,kryetar i grupit parlamentar.Aspak aktiv per problemet qe ngre sot nepermjet romanit.Ku ishte zotnia deri tani? Asnjehere nuk eshte ndjere ne momentet kur duhej protestuar si per bustin e Zogut ne mes te Tiranes,per Lefin etj

  26. Eva says:

    Gjyshi yt Dhimiter Shuteriqi (mbaresa sllave ic) krijoi Himnin e Rinise Fashiste ne Shqiperi, pastaj u be komunist dhe pastaj kukull ne krye te Lidhjes ku shkruante raporte kunder lirise se fjales.
    Babai juaj dihet kush eshte, nje krijues medioker, karrierist dhe bythelepires, pijanec dhe imoral. Nena juaj nje mediokre qe kaloi jeten me sherbime jashte shtetit, teksa zgjidhte filmat e TVSH qe edukonin popullin. Ti je nje megaloman qe gjithe kohes mendon se do te behesh dicka ne jete, por ngelesh nje fare e keqe e nje rrace te keqe.
    Lef Nosit i ndritte shpirti!

  27. Guri says:

    Lef Nosi ishte patriot i klasit të parë. Ai bëri mirë. Bashkepunoi me ata, që i bashkuan trojet shqiptare dhe jo me sllavo-komunistët, që e ndan dhe shkatërruan kombin shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje