Ekspozita e kryeministrit shqiptar në Hong Kong përçan kritikët

30 Tetor 2015, 16:52Kulturë TEMA

Nga Fatjona Mejdini

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, hapi një ekspozitë personale me vizatimet e tij pas vizitës zyrtare të mërkurën në Hong Kong.

Ekspozita, e quajtur “Calendar Blossoms”, u mbajt në galerinë JaoTsung dhe paraqet dhjetëra punë të Ramës, të pikturuara në tavolinën e tij të zyrës dhe ndonjëherë mbi dokumente të punës.

Kjo është hera e tretë këtë vit që Rama, një piktor me profesion, ka hapur një ekspozitë personale jashtë shtetit pasi ka përfunduar axhendën e tij zyrtare.

Dy të parat u hapën në Berlin në prill dhe në Mynih në shtator, kur ai prezantoi mbi 100 piktura në secilën ekspozitë.

Kryeministri e ka ndarë lajmin për to në median sociale, duke theksuar interesin e madh që ka treguar media lokale për veprat e tij të artit.

Disa media shqiptare supozuan se gjatë ekspozitave në Gjermani, Rama shiti disa nga grafikat e tij për 1,000 euro copa.

Kur u pyet për fitime te tij, kryeministri Rama tha se do të zbulonte fitimet e ekspozitave në deklarimin vjetor të pasurisë që do të publikohet në fillim të 2016.

Kjo nuk është hera e parë që Rama ka fituar para nga hobet e tij. Në vitin 2014, ai deklaroi rreth 15,000 euro fitime nga libri i tij “Kurban”, shkruar kur ishte lider i socialistëve në opozitë.

Fate Velaj, këshilltari i kryeministrit për Diplomacinë dhe Kulturën Europiane, tha për BIRN se pavarësisht se është kryeministër, Rama merr rregullisht ftesa për të prezantuar punën e tij jashtë shtetit.

“Nuk duhet të harrojmë se Rama është një artist dhe në thellësi të ndërgjegjjes së tij ai do të mbetet i tillë dhe të zgjidhë problemet në mënyrën më artistike të mundshme,” tha ai.

Velaj, edhe vetë një artist, beson se statusi i tij si kryeministër dhe si një artist hedh një dritë pozitive mbi Shqipërinë dhe i bën njerëzit më të interesuar për “një vend për të cilin nuk dinë shumë”.

Por jo të gjithë artistët mendojnë njëlloj. Ardian Isufi, një artist dhe profesor në Universitetin e Arteve në Tiranë, tha për BIRN se Rama nuk po i bën favore Shqipërisë, por “ka përdorur pushtetin për fitime personale” dhe ka tërhequr vëmendje si artist vetëm për shkak se është kryeministër.

“Në vend që të promovojë artin shqiptar në botë, ai gjen mënyra për të promovuar punët e tij,” tha ai.

Isufi tha se qeveria shqiptare nuk ka një vizion të qartë për artin dhe se artistët nuk kanë mundësi për të prezantuar punët e tyre në galeri të rëndësishme dhe në forume jashtë vendit.

“Ne jemi të përjashtuar nga sistemi global i artit dhe asnjë artist tjetër shqiptar përveç Ramës nuk po mban ekspozita në qendra të rëndësishme si Lodër, Berlin dhe Nju Jork,” vazhdoi ai.

Kryeministri në të shkuarën ka qenë një profesor në Akademinë e Arteve në Tiranë dhe ka hapur disa ekspozita pikture në vitet 1990 kur jetonte jashtë shtetit.

10 komente në “Ekspozita e kryeministrit shqiptar në Hong Kong përçan kritikët”

  1. Angjelini says:

    Natyrisht, pse mos te hapi ekspozite zoti Rama? Te gjitha punet ne shqipri po shkojne vaj nen udheheqjen e tij. S`ka me korrupsion apo varferi. Institucionet shtetrore funksionojne mire: gjykatat me ne kry Gjinin e famshem jane te pa-anshme, media me ne kry Sandrin eshte e lire, etj etj… Ne fund, kam nje kerkese per zotin Mere: te lutem thuaj Rames ti bej te FALA Sandrit.

  2. ministri says:

    kur i thane Luigjit 14 se jakobinet jane tek dera tha:sot eshte dita e larjes se kembeve ne kishe,edhe Rama qe i lumte bytha te njejten gje ben,populli pret ndonje krodhe nga Hong Kongu Rama hap ekspzita me palle ne dore.Pse mos bej Frangaj dhe Koco,he me te lumte.Berisha psh eshte dhe ka qene turiele por pa art,vtem me te bertitura dhe vrasje,Rama nuk berte e as vret,shikon pallen e tij te Rilindjes se qylit.

  3. O shoku Edi, shko mo tek artet, lere Kryeministrine, se jemi duke humbur nje artist te madh! Lerja ndonje tjetri punet e qeverise (se edhe keshtu si jane, m…t jane) dhe rilind edhe ti, shko tek artet….nese edhe ata te pranojne!

  4. Pelasgian says:

    PARA SE TE FUTEJ NE POLITIKE ASKUSH NE EUROPE SE NJIHTE PER ARTIST DHE “veprat” E TIJ AS PER NE HALE SDO I BLININ!

    U be Kryminister dhe tani ky do shkoje ben ca zhgarravina per tu duk artist !

    PS – Kte forumin ne Hong Kong zerat e “kqinj” ( vox populi vox dei ) thone qe e organizioi I PLOTFUQISHMI I QEVERISE , SAMIR MANE!

    HAMSHORI I BERSHIES , LULZIMES , FRANGAJT , FEVZOS DHE RAMUSHKES !

    Tek artikulli i ambasadorit amerikan keni edhe nje koment shume interesant per “1.5 miliard eurot” e investimeve te kompanive “kineze” ne Spitalle!

    Ju lutem lexojeni se eshte shume interesant!

  5. kasapi says:

    doni me per belul gjeraqinen?

  6. bra,ho,ho says:

    Ne nje vend a shtet normal do ta kapnin kryeministrin me hu qe ti tregonin artin… Por tek ne lejohet,se edhe leket e ekspozites dhe te udhetimit jane te Sigurimit

  7. Petrit Zela says:

    Sporti, dhe Arti jane perfaqesuesit me dinjitoz,te perfaqesise Dipllomatike narenen nderkombetare te nje Kombi….Nje pjese e shqiptareve,qe deri me die” ishin te pergjumur por sot jane aq esell sa u ka vdekur nervi I gjumit.Sa qe keta persona,sot kerkojn te duken Madheshtor ne fushat e politikes,dhe Gjenerale te medhenj,ne fushat e betejave te krimit universal,qe perfshiu vendin tone prej
    23-vjet rresht…

  8. pjatalarsi says:

    Bota mbare habitet,
    bota e tere cuditet,
    na ka dale nje gjeni,
    nga e varfera Albani!

    Nje artsit, mbi artista,
    bojra mbi telajo shet,
    o burra kush te bleje i pari,
    nga artisti-mbret.

    Thjesht ti bejne qejfin,
    se mbrapa u vijne favoret,
    bugati do blihet shpejt,
    nga ky vend, hale-ibret!

    Te shohim kur ti mbaroje mandati,
    sa force i ka arti,
    a do interesohet bota,
    per pune te kota?!

  9. regjija says:

    thon qe edhe hitleri bente vizatime me bojna ujti

  10. kOCI SELFO says:

    Sa me shume qe Edi Rama te mundohet qe te prezantohet si piktor aq me shume tregon qe eshte me diagnose maniakale te theksuar dhe i djallezuar ne kulm. Parate qe ka grabitur “NUK PASTROHEN ME PSEUDO SUSKESE EKSPOZITASH”.
    EURIPIDI THONTE: “ATA QE ZOTI DON TE SHKATERROJE SI FILLIM I CMEND” diceva Euripide, «quelli che Dio vuole distruggere, prima li fa impazzire»

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje