Mbi librin me poezi “Të gjallë dhe të vdekur” të Ilirjan Zhupës

27 Tetor 2015, 19:41Kulturë TEMA
Mbi librin me poezi “Të gjallë dhe të vdekur” të

 

 

Shaban Murati

 

Ilirian Zhupa është një fenomen poetik në letrat shqipe jo vetëm për nivelin e lartë të mjeshtërisë poetike, por sidomos për laboratorin e krijimit të tij poetik, që është unik. Është rast i pashoq në letrat shqipe, që një krijues, duke arritur të rreshtohet që në fazën e parë të krijimtarisë së tij ndër individualitetet më të spikatura të kohës dhe të vlerësohet me Çmimin e Republikës për poezitë e tij, të zgjedhë heshtjen 25-vjeçare të mbylljes në laboratorin e tij krijues. Një heshtje poetike, në të cilën nuk u ndërpre kurrë komunikimi i brendshëm shpirtëror dhe artistik me fjalën dhe artin e tij. Vëllimi “Të gjallë dhe të vdekur”, që vjen pas një pune sizifiane artistike gjatë heshtjes 25-vjeçare, mund të thuhet se përbën një nga ngjarjet poetike më të shënuara të këtij çerekshekulli.

Ilirian Zhupa është një befasi poetike, jo në kuptimin e çastit poetik, por në kuptimin e dinamikës dhe të vazhdimësisë së gjithë krijimtarisë së tij poetike. Sintezat poetike dhe filozofike të koncepteve dhe të ndjenjave më të holla njerëzore, të kuptimit dhe të domethënies së enigmave të përjetshme të qenies dhe të jetës, të zbërthyera në mënyrë origjinale; kërkimi, zbulimi dhe shpjegimi i së bukurës dhe i dashurisë nëpër qeliza të panjohura jete dhe ekzistence, ku nuk të shkon mendja, të trupëzuara me një sistem metaforik dhe vrull të rrallë emocional, poetik dhe përgjithësues, e bëjnë këtë libër një kontribut të veçantë në poezinë dhe letrat shqipe. Raportet më të vështira të planetit “njeri”, si jeta dhe shpirti, njeriu dhe jeta, njeriu dhe qenia, njerëzorja dhe qiellorja, janë lëndë të poezisë së tij, të cilat i sjellin lexuesit një filozofi dhe estetikë poetike tejet origjinale. Veçori e individualitetit të Ilirian Zhupës është se mistiken e përjetshme të poezisë e përthyen në një konceptim dhe përjetim emotiv realist dhe të prekshëm, gjë që është kaq e vështirë në artin poetik.

Me këtë libër, poeti Ilirian Zhupa rivjen dhe ulet hijerëndë në vendin që kishte lënë bosh në tryezën e magjisë poetike, sepse askush nuk ia zuri dot vendin në Parnasin e poezisë shqipe. Poezia kishte dhe ka nevojë për të.

 

6 komente në “Mbi librin me poezi “Të gjallë dhe të vdekur” të Ilirjan Zhupës”

  1. feliksi says:

    Pse nuk na ke dhene nja tre-kater vargje qe ta besonim ate qe thua?

  2. Edison says:

    Urime z. Ilirjan per librin

  3. Arber says:

    Te beje nje shenim te tille i famshmi poet i kengeve me te bukura lirike si Shaban Murati eshte nje privilegj i madh dhe i merituar. Urime nga zemra Iliriaj Zhupes dhe mirese u ktheve ne tempullin e ndritur te Poezise, pas pas endjeve pa shije te metrove te Diplomacise dhe Politikes!

  4. Jorgo says:

    Urime Z.Ilirjan per librin e ri.Vleresimet shume te mira qe ka bere,per kete liber nje nga penat me te njohura te letrave Shqipe Z.Shaban Murati,flasin per vleren qe ka ky botim.

  5. Vjoses, brigjeve, diku says:

    Ilirian Zhupa, a thua kishte humbur…!

    Plasi pluhur-Alizmi dhe nje varg poetesh e shkrimtaresh i rrembeu Dita…
    Politika, aq me shume ne kohe kthessh, behet edhe me joshese se arti fjales, ngaqe duket sikur e perfshin ate, duket sikur e le menjane, madje sikur fjala e kujdesur eshte e tepert, ne mos e kote…!

    Teksa po binte Piramida Reale (ajo qe mori provizorisht emrin e Pjeter Arbnorit) doli PIRAMIDA e Kadarese, por kaloi shkaarazi: kush pyeste me, kujt i duhej me NENTEKSTI, kur vete TEKSTI kishte dale ne rruge e protestonte, madje i gezohej dickaje qe nuk ishte fituar ende…(dhe sot e kesaj dite nuk eshte fituar!)

    Ne ate vale a thua humben sysh nje varg krijuesish, per nje mije aresye, por edhe pa arsye fare, edhe qe renden pas Cekut te Bardhe te ekonomise se Tregut, qe sekush e tundi si flamur Kombetar!

    Nje varg i pafund shqiptaresh u versulen per tu kamur, per tu kamur materialisht, kur ajo qe na kishte munguar me shume ishte mospasja shpirterore…

    Poetet e gjore, u hoqen menjane mos i rrembente vala njerezve te metingjeve, i vinte perpara a i shtypte, qofte edhe pa dashje, a pa e ditur se nuk ishin miza…
    Nuk eshte kollaj te flasesh me turmat sado njerezore rreth monumenteve te sunduesve te tyre qe bien…

    Histori e gjate, “kurre e shkrueme” – po te huanim pa leje titullin e At Zef Pllumit qe iku edhe ai, por per te mbetur ne ato dy tri librat e tij, qe sa mire do ishte t’i kishte cdo biblioteke private shqiptare…

    Ja, u rikthye Ilirian Zhupa…
    Poezia e tij lexohet sic kundrohet Vjosa ne shtratin e saj dikur…

    urime,
    jo thjesht si mirenjohje

  6. petro says:

    Edhe njeri edhe tjetri jane produkte te prodhimit komunist.Njera faqe lan tjetren.Mire e ka Feliksi.Ca vargje te shkuara dhe ca te sotme, qe te gjykojme.Mos na dale perseri Enveri nga rete apo permbi rete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje