Pa nisur gara, në media përflitet fituesi i festivalit të RTSH-së: Eneda Tarifa

25 Tetor 2015, 10:02Kulturë TEMA

Edhe pse festivali i RTSH-së do më shumë se një muaj të mbahet, në media kanë nisur aludimet se fituesi është paracaktuar.

Panorama shkruan sot se fituese e këtij festivali do të jetë Eneda Tarifa.

Sipas kësaj gazette, Tarifa ka miqësi me drejtorin artistik të festivalit, Elton Deda, pasi këndojnë bashkë në të njëjtin club.

Për këtë arsye, sipas Panoramës, është paracaktuar që Tarifa të fitojë festivalin dhe të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.

Ky aludim duket paksa dashakeq në fakt, për faktin se së pari festivali do edhe shumë javë të zhvillohet dhe së dyti, për faktin se Tarifa është një këngëtare shumë e mirë dhe mund ta fitojë festivalin me meritë.

Për më tepër, Elton Deda, që është drejtor artistik, i ka pothuajse të gjithë miq këngëtarët që marrin pjesë në festival, duke nisur nga “senatori” Kozma Dushi, deri tek të rinjtë si Renis Gjoka.

14 komente në “Pa nisur gara, në media përflitet fituesi i festivalit të RTSH-së: Eneda Tarifa”

  1. perkthyesi says:

    Dihet ajo pune! Prandaj i kemi te sigurte vendet e poshtme ne festivalet Europiane te kenges!

  2. temujin says:

    Qe eshte kengetare e mire eshte…edhe shalet i ka shume te gjata…te tjerat i dini vete…

  3. tarifa says:

    Kur thu qe eshte kengetare shume e mire me vjen per te vjell se sapo hengra dhe mengjes.

  4. Lum kacatorri says:

    tallava tallava dumdum tallava

  5. Artan says:

    Anjezes dhe Rones i vijne anash kjo dhe gjithe sorrat e tjera. Te kendojne turbo-folk tek topi se shume e kane!

  6. zafir says:

    Festivalin e fiton Noizy. E ka shume shok Eltin edhe pine bashke ne fundjave. E di une shume mire se ma ka pas thene nje komshiu im qe kishte degjuar ne autobuz dy veta qe po flisnin per festivalin. E garantuar kjo. Noizy vendi i pare. Vendi dyte populli idiot shqiptare edhe ne vend te trete ti qe po lexon shenimin tim ?

    1. paradoxal says:

      rrofsh! rendesi ka qe s’ngela pa cmim. ?

  7. brah,ho,ho says:

    Kush e ka bere tenderin,Beqja ?

  8. liku says:

    Me mire coni ne Festivalin e Europian kengen ” Te ka lali xhan” , me Silva Gunbardhin dhe Mandin e Nishtulles. Ne Youtube ka arritur 140 milione klikime.

    Qe te mos duket si e njejta kenge le ta ndryshojne pak titullin dhe ta bejne ” Te ka lalka xhan”

  9. A says:

    nje here Demokrati dhjete here Republikani; nje here Jugu dhjete here Veriu ;nje here KRISIANI dhjete here Myslymani SHE SHUME HER CIFUTI JEHOVA MARMONI DHE SHEJTONI

  10. Ledio says:

    Festivalin e fiton Pellumb Elmazi..:)

  11. !!!!! says:

    amon mo amon ku asht kengetare kjo mo moj amon.Per me nxjer shalt po asht,po jo me nxjerr ze.

  12. joel shkodra says:

    Festivali eshte per kenget apo kengetaret? Me sa di une, eshte per kenget. Prandaj juria “kompetente” çmimin e pare duhet t’ia jape kenges me te mire, pavaresisht kush e kendon. Nese doni çmime per kengetaret, le te behet nje festival tjeter, bile me kenge te njohura, e jepni çmime per kengetaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje