Prej se është shpallur e krijuar, në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, në vitin 1972, në Tiranë, dhe e pranuar prej shqiptarëve në të gjitha trojet e tyre, gjuha e njësuar letrare kombëtare, tani e quajtur më shpesh, gjuha standarde, vazhdon të jetë e kritikuar apo, madje, e mohuar prej dy anësh, në të vërtetë prej dy fronteve: prej frontit që mund të quhet politik e ideologjik dhe prej frontit që mund të quhet krahinor e dialektor.
Megjithëse partizanët e këtyre dy fronteve, argumentet e tyre me të cilat i kritikojnë qoftë edhe parimet themelore të saj apo, madje, e mohojnë në tërësi dhe kërkojnë Kongres të ri, megjithëse, pra, partizanët e këtyre dy fronteve argumentet e tyre i quajmë kur shkencore, kur historike e kur thjesht kulturore, është e padyshimtë se ato kanë karakter në njërën anë politik e ideologjik, kurse në anën tjetër krahinor e dialektor.
Partizanët e frontit të parë – politik dhe ideologjik, që e kritikojnë apo, madje, e mohojnë gjuhën e sotme standarde të krijuar në Kongresin e Drejtshkrimit vijnë prej së djathtës, por, nuk ndodh gjithnjë kështu: një numër i tyre, sado më i vogël, vjen edhe prej së majtës.
Kështu mund të thuhet edhe kur është fjala për frontin krahinor e dialektor.
Sado mund të hamendësohet se partizanët e këtij fronti, të cilët e kritikojnë apo, e mohojnë gjuhën e sotme standarde, të krijuar në Kongresin e Drejtshkrimit, vijnë prej krahinave të Veriut dhe prej dialektit të gegërishtes, prapë nuk mund të thuhet se gjithnjë ndodh kështu: një numër i tyre, sado shumë i vogël, vjen edhe prej Shqipërisë së Mesme.
Nyja e kundërthënieve në jetën tonë kulturore kombëtare, jo rrallë, ndodh të jetë e ndërlikuar po aq sa nyja e kundërthënieve në jetën tonë politike kombëtare.
Këto dy fronte midis të cilave gjëllin, zhvillohet, pasurohet dhe përsoset gjuha e njësuar letrare kombëtare nuk janë krijuar pas shpërbërjes së institucioneve politike dhe shtetërore komuniste në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë, që konsiderohen krijuesit të gjuhës së sotme standarde: ato janë paraqitur, natyrisht me numër më të vogël partizanësh se sot, menjëherë posa është shpallur e krijuar gjuha e njësuar letrare kombëtare, domethënë gjuha e sotme standarde. Dhe, janë paraqitur në diasporë: në Europë dhe në SHBA.
Kritika dhe, madje, mohimet që i janë bërë gjuhës standarde në diasporë gjatë nuk janë marrë seriozisht prej krijuesve të kësaj gjuhe, prandaj, po ashtu gjatë, nuk u janë dhënë përgjigje as politike, as shkencore. Janë parë qartë dhe janë dendësuar me përgjigje edhe politike, edhe shkencore pas rënies së komunizmit, kur është parë se numri i kritikëve apo, madje, i mohuesve të kësaj gjuhe po shtohej dhe po përshtrihej, sidomos në Shqipërinë shtetërore një herë e pastaj edhe në Kosovë.
Kronika e kritikës apo e mohimeve që i bëhen gjuhës së njësuar letrare kombëtare gjithsesi është interesante dhe ajo do të jetë dikur një krye i veçantë, gjithsesi i çuditshëm, i historisë së gjuhës shqipe në përgjithësi. Do të jetë kronikë interesante, madje, e çuditshme, jo pse është shkencore, po pse është çka është: politike e ideologjike, në njërën anë dhe krahinore e dialektore, në anën tjetër.
Pse them kështu?
Njohuritë e mia mbi historinë e gjuhëve letrare, domethënë të gjuhëve standarde të popujve europianë nuk më bëjnë të mundshme të pohoj se këto gjuhë janë kritikuar apo janë mohuar me të ashtuquajturat argumente politike e ideologjike dhe krahinore e dialektore. Kritika apo mohimi i gjuhëve letrare, domethënë i gjuhëve standarde, të disa prej këtyre popujve mund të jetë mbështetur në argumente etnike apo fetare, po jo politike dhe krahinore. Dhe, kjo ka ndodhur te popujt e shteteve të përbëra, federative, po jo te popujt e shteteve kombëtare. Kështu, fjala vjen, gjuha letrare ruse, domethënë gjuha standarde ruse në Rusinë cariste dhe më vonë në Bashkimin Sovjetik është kritikuar apo është mohuar prej pjesëtarëve të etnive të tjera të shtetit rus, në të vërtetë të federatës së quajtur Bashkimi Sovjetik. Gjuha letrare, domethënë gjuha standarde, serbokroate është kritikuar apo është mohuar prej kroatëve e më vonë prej myslimanëve dhe prej malazezve po ashtu me të dhënë etnike, por prej kroatëve dhe myslimanëve edhe me të dhëna fetare.
Shqipëria shtetërore dhe Kosova janë shtetet e vetme kombëtare në Europë sot, domethënë shqiptarët janë kombi i vetëm në Europë sot, në gjirin e të cilit paraqiten intelektualë, gazetarë, gjuhëtarë, zyrtarë politikë, që gjuhën letrare kombëtare, e kritikojnë apo, madje, e mohojnë me argumente politike e ideologjike dhe krahinore e dialektore.
Prej viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar e deri sot është shkruar jo pak si për shkaqet e paraqitjes së këtyre kritikave e mohimeve, ashtu edhe për të dhënat politike e ideologjike dhe krahinore e dialektore në të cilat mbështeten ato kritike dhe mohime.
Nuk e quaj të nevojshme t’i përsëris, i bindur se i dini të gjithë, kurse disa prej jush edhe më mirë se unë.
Pa qëllimin që t’ia mohoj kujt të drejtën e paraqitjes së lirë qoftë edhe të mendimeve më profane, më sektare, apo më separatiste, lejohem të them se mohimi i gjuhës së njësuar letrare kombëtare, domethënë i gjuhës së sotme standarde, që bëhet prej dy fronteve të sipërpërmendura – prej frontit politik e ideologjik dhe prej frontit krahinor e dialektor, është shprehje e krizës së përgjithshme morale, të mos them e patologjisë shoqërore, që e rëndon jetën shqiptare sot. Dhe, kjo krizë jo vetëm se vërehet, por pasojat e saj i përjetojmë në të gjitha fushat e jetës: më së pari e më së shumti në fushën e jetës politike e pastaj edhe në fushën e jetës kulturore.
Pse them kështu?
Them kështu sepse nuk mund të quhet racional, as natyrisht, etik jo vetëm mohimi, por nuk mund të quhet racionale, as, natyrisht etike as kritika që një gjuhë letrare kombëtare, domethënë një gjuhë standarde, i bëhet për shkaqe politike, domethënë pse është krijuar në një rend politik dhe kushtetutar juridik të caktuar. Të gjitha gjuhët letrare kombëtare, të gjitha gjuhët standarde, në këtë botë janë krijuar në një rend të caktuar politik e ideologjik dhe kushtetutar juridik, i cili ose është përmbysur prej revolucionit, ose është tejkaluar në procesin e zhvillimit historik. Por askush te këta popuj nuk është ngritur që me të dhëna të shtira politike e ideologjike të mohojë atë gjuhë.
Po t’u nënshtroheshin gjuhët standarde pikëpamjeve politike e ideologjike të partive grupeve e vetjeve të ndryshme, atëherë numri i gjuhëve letrare, domethënë i gjuhëve standarde, në historinë e popujve të veçantë do të ishte i pafund, kurse dëmet kulturore shoqërore në përgjithësi po ashtu të pafund.
Në qoftë se nuk mund të quhet racionale, as natyrisht etike, kritika aq më pak mund të quhet racionale a etik mohimi që gjuhës letrare kombëtare i bëhet për shkaqe krahinore e dialektore: domethënë pse është krijuar duke u mbështetur në përparësitë qoftë objektive, qoftë të supozuara gjuhësore, kulturore, historike të një dialekti karshi dialekteve a të folmeve të tjera.
Krizat shoqërore, qoftë edhe kur paraqiten në trajtë të patologjive më afatgjata, zakonisht, janë dukuri kaluese. Dhe, janë kaluese jo pse merr fund njëherë e përgjithmonë paraqitja e tyre. Ato, siç dihet, zëvendësojnë njëra tjetrën në rrjedhën e kohës.
Ne sot kemi një luftë politike e ideologjike dhe krahinore e dialektore për ndryshimin e parimeve të gjuhës së njësuar letrare kombëtare, domethënë të gjuhës standarde apo, madje, për krijimin e dy gjuhëve standarde dialektore; dhe kemi përpjekjet e shtuara për krijimin e një kombi të ri brenda kombit ekzistues shqiptar!
Pas shtjellimit të mësipërm për shkaqet e kritikës apo, madje, të mohimit të gjuhës së njësuar letrare kombëtare, domethënë të gjuhës standarde, dhe për karakterin e tyre politik e ideologjik dhe krahinor e dialektor, është e arsyeshme, madje e domosdoshme, tani të shtrohet pyetja: ku na çojnë përpjekjet e partizanëve të këtyre dy fronteve që kërkojnë ndryshimin e parimeve themelore të gjuhës së njësuar letrare kombëtare, domethënë të gjuhës standarde apo, madje, krijimin e dy gjuhëve dialektore standarde?
Sikundër na mëson historia, politikat separatiste në jetën e një populli në shumicën e herëve kanë çimentuar themelet e ndarjeve apo të shpërbërjeve të tyre. Rrjedhimisht del përfundimi se përpjekjet për ndryshimin e parimeve të gjuhës së njësuar letrare kombëtare apo për krijimin e dy gjuhëve letrare, domethënë të gjuhëve standarde dialektore përfaqësojnë konkretizimin e politikës dhe të ideologjisë së shpërbërjes në fushën më integruese të jetës kombëtare në fushën e kulturës.
Në qoftë se ky pohim është i saktë, e unë tjetër përgjigje nuk di t’i jap pyetjes së shtruar, atëherë vetvetiu shtrohet edhe një pyetje: a kemi ne sot një ide kombëtare. E me togfjalëshin ide kombëtare unë kuptoj idenë integruese në jetën e popullit shqiptar siç ishin gjatë 150 vjetëve të fundit ideja e ruajtjes së tërësisë së tokave etnike në vitin 1912, kur krijohet shteti shqiptar jashtë të cilit mbesin gati gjysma e trojeve etnike dhe më tepër se gjysma e popullit shqiptar dhe ideja e bashkimit kombëtar pas këtij viti.
Po ta mbështesim përgjigjen në krizën që e jeton Shqipëria tani e njëzet vjet dhe në disa ide të prodhuara prej intelektualëve në Shqipërinë shtetërore dhe në Kosovë atëherë do të përgjigjem: jo. Neve sot na mungon Ideja kombëtare.
Kjo përgjigje na shpie në fusha të tjera të kërkimeve që do të duhej të bëheshin në jetën politike e kulturore shqiptare sot.
Është në të mirën e kombit shqiptar sot dhe nesër që këto kërkime të bëhen sa më parë./DITA
Kur ndodhin kritikat do të thotë që nuk është fiks kombëtare ooo Rexhep!
Cila ajke?!
Nuk e ben ajka kete pune,i nderuari Rexhep Qosja,por te gjithe ARMIQTE E SHQIPTARIZMIT qe punojne per shkaterrimin e kombit shqiptar!
Te gjitha i PERDHUNUAN,por tani u ka ngecur sharra ne gozhde tek GJUHA!!
Mos duan te nderrojne edhe ALFABETIN AKTUAL e ta zevendesojne me heroglife apo cirilike???
GJUHA LERTARE KOMBETARE ESHTE NJE,ndersa kush te doje privatisht le te shkruaje ne dialektin e vet,ne se e quan me interes !
Vetem KALBESIRAT E KOMBIT duan prishjen e GJUHES LETRARE!
RRESPEKT PER GJUHEN SHQYPE. Qose do te thote njeri pa qime ne fytyre pra pa rrenje qime fare.Atehere standarti i sotem i pergjigjet gjuhes shqype aq sa mbiemri i jot ti Qose .Ok kjo eshte e qarte per ty dhe me andej ne kohen e Monarkise kishte nje standart qe shqyptaret merreshin vesh e shkruanin per mrekulli me u be ky standart bukur po merremi vesh , koha me vone kerkon nje standart tjeter edhe me bukur pra standarti nje grup rregullash per nje kohe bien ata behen tjera gjuha shqipe perjetesisht mbetet o Qose jo standarti mos u bej statik i manget se na cave tr… beju qytetar nderi i Shqiptarise se i Laberise eshte shume shume pak apo je i kenaqur?
Sa gjynah me vjen per ty o cub….trurin e paske rrafsh…llogjiken zero e nivelin minus…a ka me keq sa kaq, t`paska mallkuar me Zoti me kte tru qe te ka falur….
Kthehu prap ne shkolle dhe meso drejtshkrimin.Komento ne gjuhen e unjisuar ose ne dialektin geg.Jo ne te dyjat menjehere se e ke bere lloq.Me Qosen nuk dakordohem shume here,por kesaj radhe ka te drejte.Ky problem eshte zgjidhur njehere dhe nuk ka kthim prapa.
P.S. Nuk eshte “standart” por standard.
shqipetaret jane i vetmi kombe i cili zagaret,poshtersinat si ti i quan intelektual!
ti je nje hiq,i cili eshte krijuar nga serbia per punet e tyre!
Pas ëndrrave me sex ëndrra më e bukur që shof është tuj pshurr në vorrin e ktij gërdallës. Si spo i del shpirti he nanën e nanës bre!
Dhe pastaj flasim per nacionalizem, per pellazgo-iliro-shqiptaret, per bashkimin kombetar, per Shqiperine e Madhe, per racen superiore, per …….!!!!!!!!!!
Vetem te mendosh se kjo gjuhe, gjuha shqipe, nuk kishte alfabetin e saj dhe nuk mund te shkruhej deri pak me shume se 100 vite me pare, atehere me te vertete, per c’fare kombi flasim dhe c’fare simbole te tij duhet te mbrojme duke ju hedhur ne gryke “armikut” per ta therur me thike???!!!
Ketu flitet per tribu primitive, per fise barbare dhe aspak per nje civilizim modern! Le te mbaroj me pare kjo lufte midis tribuve, ne qoftese do te mbaroj, dhe atehere mund te flasim jo vetem per gjuhen letrare, por edhe per “bashkime kombetare”!
Po ik mer kurv 700 nahish o grekoqire ik qihu me janullatosin tat pse rri e qihesh me shqiptaret o grek o rrace e dgjenerume
Eh mer Klizme, mer beqir Janulle. Ik e hiq njehere leshte e bythes se Anastasit qe te kane ngelur nder dhembe, pastaj hajde ha mut ketu.
Klimax kolotrypida, zoteria nuk e ka fjalen per dobiçat greko-janillist por shiptaret a allvanosat siç edhe i etiketoni ju pederastet grek_wannabe
Gjuha standarde kerkon pasurim te vazhdueshem. Nuk mund te jete e ngurte dhe mohuese ndaj ndyshimeve. Nje prej aspekteve me te rendesishme te nje gjuhe moderne eshte thithja e vlerave te te gjitha dialekteve. Ketu nuk e kam fjalen per ndryshime strukturore, por leksikore. Kemi ngelur me nje fjalor te gjuhes shqipe qe eshte aq i varfer sa te vjen te ulurasesh. Merr cilindo nga kombet e tjera dhe e sheh qe te vijne me vellime pa fund te fjaloreve te gjuhes. Pse ore, kaq te varfer e paskemi ne gjuhen? Jo, gjuha shqipe nuk eshte e varfer, por te varfer e ben pertacia per ta zhvilluar dhe pasuruar ate, te varfer e ben ngurtesia e disave per ta ruajtur te paprekshme gjuhen, thua ti se u be nami po u shtuan disa fjale te reja, apo po u fut ndonje forme e re. Ta leme gjuhen tone te marre fryme lirisht! Mjaft me me budallaleqe te llojit jo ti flet shqip, jo ti tjetri nuk flet shqip. Gjuha shqipe eshte e te gjitheve dhe u takon te gjitheve ta zhvillojme e ta mbajme te gjalle e te fresket.
nuk e di per ty por personalisht e kam fjalorin e gjuhes shqipe ne shtepi dhe besoj se nuk perdor as 1 te 10 e fjaleve qe ndodhen aty. ti zoteri ngaterron gjuhen e shkruar nga ajo e folur. gjuha e shkruar duhet te jete sa me STANDARTE pikerisht per faktin qe duhet te lexohet njesoj nga te gjithe dhe te kuptohet po njesoj (te gjithe ne shkolle mesojme te njejten gje). personalisht mendoj qe te perfshish dialektet ne gjuhen standarte eshte idiotesi qe asnje pervec shqiptareve nuk mund ta mendoje (per te kenaqur te gjithe). ate qe nuk kuptojne gjenite e ndryshimit eshte qe qellimi i gjuhes se shkruar nuk eshte qe te jete sa me e lehte, por te jete sa me e qarte. gjuha standarte u krijua ne kohen e monizmit, veteme se nuk u krijua nga komunistet u krijua nga gjuhetaret.
PS: nje shembull konkret per mua jane pikerisht vellezerit tane kosovare, une nuk e kuptoj dialektin e tyre por shkrimet e opinionisteve neper gazeta po, pikerisht per faktin se jane ne gjuhen standarte. tashme eshte 25 vjet qe eshte ne mode qe duhet te prishim cdo gje qe eshte krijuar ne kohen e komunizmit. eshte mire ta bejme edhe me hidrocentralet sepse edhe ato jane veper e enver hoxhes. ne kete menyre ngelemi ne erresiren qe na takon dhe nuk kemi me nevoje per nje gjuhe standarte sepse nuk kemi cte lexojme me dhe secili mund te perdore dialektin qe deshiron.
thelbi i shkrimit per ata qe nuk e kuptojne eshte qe me prekjen e gjuhes kemi minuar idene e kombit. nqs jemi aq te ndryshem sa nuk na bashkon dot nje gjuhe
atehere do te thote qe nuk jemi nje komb (gje te cilen une e besoj). ne vend qe te bashkohemi me zor eshte me mire qe secili me gjuhen e vet ne shtepine e vet, keshtu jemi te kenaqur edhe te gjithe.
personalisht deshiroj qe te vazhdohet ne kete menyre sepse heret a vone gjerat do ndahen dhe do jemi rehat pa maloket neper kembe. le te hane kokat e tyre me kulturen e tyre shtetformuese.
Ajka e qumështit të prishur! Dy janë ata që e mbrojnë dhe e pasurojnë gjuhën shqipe sot, me vepra e me fjalë: Ismail Kadareja dhe Rexhep Qosja. Prandaj, ajka e prishur të heshtë e të përulet para punës të këtyre dy rilindasve bashkëkohorë!
Sakte. Por ne kete vend te halepsur kushton me shume qumeshti i prishur, se sa ajka.
MESO SHQIPEN REXHEP
Kosovari, me titull bosh e pretendime groteske. Ne vete strukturimin e shkrimit, ke vulosur injorancen tende ne njohjen e gjuhes shqipe, tones, asaj te vertetes. Ke perdorur copeza formuese frazash, tipike per nje shqip-foles te matane kufirit verior. Per pa folur per kakofonine shumeperseritese te te njejtit mendim, per ti mbushur mendjen vehtes mbase, se ne shqiptareve na mjafton vetem nje here shprehja e çfaredo ideje, per ta kuptuar ate.
Jo vetem kaq, por sforcohesh te permendesh “rregjimin komunist” duke ja atribuuar ate enveroxhizmit. Kam jo vetem dyshimin, por edhe bindjen e plote, pas ketij abrobimi te quajtur “analize”, se ne histori politike, filozofi e shkenca shoqerore je nje brryl i pa krahasueshem.
Nuk mund te pretendoj, se duke u rritur do te mund te saktesosh me mire idete dhe pricipet tuaja, sepse me njeren kembe je me afer fundit se fillimit te rritjes natyrore te qenjeve humane. Por, siç thote edhe ajo shprehja popullore e banoreve te Hudhres se Danit ne Peje, nuk eshte kurre vone(!) per te studjuar pak filozofi dhe histori politike.
Ja me dy fjale te te spjegoj qe komunizmi i mirefillte nuk ka ekzistuar as edhe ne vendin me te humbur te botes, si sitem, si strukture shterore e politike. Ndryshe nga teoria komuniste, qe eshte zhvilluar e perfeksionuar qe me Marksin e Kapitalit dhe te Manifestit Komunist.
Ne Shqiperi, enveroxhizmi ishte faza e pare dhe u ndermuar edhe ndertimi i fazes se dyte te socializmit real, zoti profesor i shegave te egra te Majes se Karajfilave te malesise se Kelmendit te Shkrel-Biberajve qe aq shume te kane shprishur mejtimin tend prej gati filozofi te ngerdheshjeve njerezore.
Do apo nuk do ti dhe “ajkat” qe trumbeton, shqipja duke qene nje gjuhe e lehte per tu pervehtesuar, sepse besoj se je ne dijeni se si shkruhet ashtu edhe lexohet, ndryshe nga jguhet latino perendimore, duhet komplikuar per jo shqiptaret, qe te dallohen nga memegjuhefolesit e vertete. Modernizmi po na jep nje dore ne kete drejtim, p.sh. “ë ”-te i shkruajme me shume deshire pa dy pikat siper, edhe per komoditet te perdorimit te tastierave jo shqiptare, por edhe per t’jua “nxire jeten” pretenduesve shqip-foles.
Asnje e keqe nuk i vjen gjuhes meme, nese pasurohet edhe me dialektalizma te shumta qe burojne nga çdo skaj ku shqip flitet.
Ke nevoje te rritesh edhe pak….
Ti mire ja ben Qosiqit sepse ju serviloset dhe hyn ne prapanice pa nevoje.
Ne e duam dhe respektojme gjuhen standarde sepse eshte e jona. Mirepo eshte fakt i pamohueshem se gjuha shqipe pa vokabularin dhe paskajoren gege eshte e manget. Gjithashtu kjo eshte gjuha e perditshme e shumices se shqiptareve. Rrjedhimisht standardi pashmangshem do te plotesohet.
Cfar mund te thuash per ty …vec emri qe i ke ven ti vetvetes, flet me shum se 1000 fjal.
Lulet rriten edhe buze qenefeve, ku dervishet e Shterubulloves se Kosoves tende, shkrijne talentin e tyre duke u dhjere.
Gjuha letrare eshte pasuria me e madhe e kombit te njesuar shqiptar. Kurre nuk e kam pritur kete rrebesh antikombetar sic eshte ky sulm joshkencor e jo historik ndaj kesaj gjuhe.Rusishtja letrare flitet prej Uralit ne Evrope, e deri ne Atlantik, ku jane me mijera-mijera kilometra largesi. Athua, a nuk ka dallime dialektore ne gjithe kete hapesire te pafund gjeografike? Natyrisht se ka, madje shume me teper se ne gjuhen tone letrare te tkurrur ne mikrogjeografine tone. Atehere, pse eshte keshtu? Sepse ruset jane shtetformues, kurse disa nga ne, per fat te keq, po perpiqemi ta shkermoqim elementin tone me te theksuar shtetformues! Antienveriset duke gjuajtu gure e dru kunder letrarishtes, meqe u be ne kohen e Enver Hoxhes, keta ne fakt,po e bejne Enverin patriotin me te madh!!! Ore te verber, gjuhes sone letrare themelet e saj ia kane vene Rilindasit tone shpirtndritur, dhe me 1972 kjo veper madhore per here te pare u zyrtarizua. Ta dini, se skush me shume se Serbia e Greqia nuk jane me te interesuar qe ne t’i kemi dy – tri gjuhe, ne menyre qe ta coptojne edhe shpirterisht kombin tone te cilin tashme e kane coptuar territorialisht? Fali o zot keta antikombetare, se nuk dijne cka bejne!
Qosja nje gjeni
epo te gjith kombet kan ajk,dicka si ajka e qumshtit,kurse shqiptaret kan per ajk,”ajken e mutit” o prooofesoooor!!!
KOMBI YNE NUK KA SI TE KETE AJKE PASI VET QUMESHTI KA MBI 80% UJE(LLUM) DHE SA DO TA RRAHESH NE DYBEK NUK DO TE ZERE SHUME AJKE ………….
profesor!
that qe esht i vetmi komb qe ben ate qe that.
pra i vecant nga te tjeret.
atehere car epiteti mund ti vem ktij kombi te vecant ne te futmen qe i ben vetvetes?!
a nuk shkon me gojen plot qe ta quajm “komb bythqim”? se bythqimi ja fut vetvetes.
me lejen tuaj prof.
Hipokriti plak…po te kishte ajke te vertete nuk do te pronohej gjuha STANDARDE ne kete forme atehere kur ti vet ishe ne sherbim te dy regjimeve.
Ishte politika ajo qe imponoi kete forme te gjuhes, ate e dine te gjithe…