“Të ka bërë Blushi personazh të romanit të ri, “Kandidati”! Flet për një gazetar me emrin Henri …”, më tha një mik, pasi kishte lexuar këtë fundjavë romanin e ri të Ben Blushit, “Kandidati”, që gjendet në librari qysh prej së shtunës dhe po ecën furishëm.
Po ashtu shumë tituj gazetash apo telefonata insinuojnë se cilët personazhe në jetën publike ka parasysh Blushi me këtë apo atë personazh. Unë them që nuk ka asnjë lidhje me realitetin.
Jo vetëm sepse “shkencërisht” mund të vërtetohet fare lehtë se asnjë prej personazheve nuk i referohet një personazhi të vërtetë, por edhe sepse kjo lloj teknike është ose një gradë zero e gjykimit estetik dhe artistik në shoqërinë tonë, ose një trashëgimi e mbetur nga e kaluara puniste ku me pyetjen: “Ç’ka dashur të thotë autori?”, ne kemi gjykuar dhe stërgjykuar nga pikëpamja sociale një krijim letrar. Jo, Blushi nuk ka parasysh as edhe një personazh të jetës publike në personazhet e librit të fundit “Kandidati”.
Për shembull, nisur nga vetja, aty është një gazetar që quhet Henri dhe që drejton një emision televiziv. Unë nuk kam drejtuar kurrë një emision televiziv. Ose dikush tjetër mund të thotë: “Drejtuesi i emisionit televiziv i ngjan Blendi Fevziut”. Por ai nuk quhet Henri, quhet Blendi.
Po ashtu në zgjedhjet e fundit të 21 qershorit, nuk patëm asnjë kandidat të vdekur, që Blushi ta ketë fjalën për dikë specifikisht. Lista mund të vazhdonte e pafund me argumentime të kësaj natyre. Thënë shkurt, është letërsi, dhe pyetja: “Kë ka parasysh Blushi me këtë apo atë personazh?” është fare e pakuptimtë.
Është fare e pakuptimtë së pari, sepse është jo vetëm në normën dhe traditën letrare të letërsisë dhe artit të vërtetë që ngjasimi me personazhet realë nuk ka asnjë kuptim, jo më të jetë ndonjë krim apo sakrilegj. Po kështu, edhe nga pikëpamja juridike, Gjykata e Strasburgut e ka shpallur se çdo karikaturizim apo shndërrim në personazh krijimi letrar në humor apo karikaturë nuk është objekt i shqyrtimit të realitetit sepse është fiction dhe është liria e krijimit dhe fantazia e krijuesit, shkrimtarit.
Në këtë kuptim, përpjekja për të gjetur një tjetër pas një personazhi, për t’i dhënë këtij apo atij vetitë në jetën reale, janë absurde, qesharake dhe demonstrojnë më shumë sesa “krimin” apo provokimin e Blushit, injorancën dhe banalitetin e atyre që e bëjnë këtë pyetje, në cilindo nivel të shoqërisë qofshin! Sepse krijimi nuk ka asnjë lidhje me realitetin në kuptimin sesi pyetet: “Për kë e ka fjalën Blushi?”.
Së dyti, ideja për të shqyrtuar, ekzaminuar pas kësaj, është një formë e prapambetjes mentale, e censurës së dikurshme të letërsisë gjatë komunizmit, ku nënkuptimet shqyrtoheshin madje deri në organet e larta të Partisë e Komitetit Qendror, të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe madje deri tek Sigurimi i Shtetit dhe aludimet konsideroheshin thuajse një krim apo propagandë kundër regjimit.
Jemi në një shekull të qytetëruar, në një epokë demokratike, jemi në epokën e lirisë së krijimit.
Ben Blushi ka bërë një roman alla Houellebecq-ian të tipit “Nënshtrimi” apo konician, “Doktor Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”.
Kemi të bëjmë me një vepër të mirëfilltë arti, edhe pse këtë vit janë zhvilluar zgjedhjet lokale, edhe pse, edhe pse, edhe pse… dikush i ngjason këtij apo atij.
Romani i Blushit është një krijim që, pak a shumë, përpiqet të thotë apo dekodojë një transformim të audiencës, elektoratit apo konsumatorit politik në shoqëritë bashkëkohore, që do të thotë në të gjitha vendet demokratike, në një konsumator politik të parapërgatitur nga marketingu dhe mekanizmat e tjerë të komunikimit politik… aq sa edhe një i vdekur mund të kandidojë e madje edhe të fitojë zgjedhjet.
Kjo lloj amnezie apo harrese që ka filluar të perifrazojë apo të karakterizojë shoqëritë tona bashkëkohore kudo, është një nga trishtimet intelektuale të autorit Blushi.
Shkurt, romani i ri i Ben Blushit nuk është gjë tjetër veçse… thjesht një roman. Lidhja e pjesshme me personazhe në qarkullim nuk është veçse e rastit dhe e paqëllimtë.
na mallengjeve o Naim Cili….
Z HENRI,mendoj se ne letersi emrat e personazheve ne pergjithesi jane te krijuara nga autori por te cilat jane imitim i personazheve te vertete ne jete ,keshtu kur permendim Belulin menjehere lexuesi e kupton se me ke ka te beje,apo kunati e sh.Xhemal kuptojme shpejt perse flitet dhe kur themi Henri nenkuptojme nje personazh pa forme, pa ngjyre pra i padukshem dhe qe behet prezent vetem kur fitohen tenderat pasi duhet nje Nr LLOg ne banke .Pra Z.Henri(Naim)personazhi ekziston vertet
He mo se Henri Cili nuk ka te beje me Ramen, se eshte kunder RIlindjes. Bej hesap, ka ndru edhe emrin nga Naim (Frasheri) ne Henri (Kisinger). King fare.
…sidomos me trishtimin intelektual te Blushit …edhe Blushi vete do qaje nga mallengjimi dhe nga dhembja qe ka per gjedhen tone…!
Henri Cili mund te jete personazh i dhjetra apo qindra romaneve te realitetit shqiptar se bashku me nje dyzine te sorollopit te tyre sepse jane perfaqesuesit e veseve, mashtrimit dhe lepirjes, ndaj nuk ka pse harxhoni kohen duke fantazuar se kush fshihet pas keti personazhi ne roman, pasi muynd te jete Fevzi Bytheqiri apo Sokol Bythelopa manjak seksual i lindur…
Nuk do te harxhoja asnje lek per produkte made in
blush-ciprushi ,,,,edhe pse per promovimin e tij eshte hedhur ne sulm establishment i vjeter (pjese e te cilit ka qene shkrimtaruci b.blushi)i gazetes “Koha Jone”.
Kur nje liber ecen “furishem” ne shitje nuk ka nevoje per ndihje nga karagjozi “influent” naim cili.
Bravo z.blushi e ke zberthyer deri ne cdo detaj tipin shqiptar,kurioz thashethemexhi,sehirxhi .cdonje qe e lexon librin i fantazon vete personazhet real.bravo.ia ke fut qerosit fevzi nipit te tradhetarit te kombit e qe na ben historine me libra komerciale.vetem ketu mburremi me tradheti dhe tradhetare.
Hekuran cili ose balashi
Henri ti je nje numer i rradhes ne banjon e madhe publike qe ka vendi yne, por personazh ne nje liber eshte shume steke e larte per sahanlepires si b..a jote
Ku lloj shkrimit asht tuj me vu ne dyshim, se kush asht autori i librit , Ben blushi, apo Henri!?
Naim je ,pa diskutim ,personazhi me tipik i tranzicionit shqiptar ,duke nenkuptuar se si karaktere te padeshiruara te shoqerise shqiptare ,duke vene ne perdorim veset me te keqija ne sherbim te pushteteve qe zevendesojne njeri tjetrin ,per te perfituar materialisht. Ti Ben Blushin nuk mund ti besh kritike letrare per romanin ,se nuk ke minimumin e zhvillimit trunor qe ta kuptosh ,se je produkt i mediokritetit ,,qe u pasurua vetem me shprehjen karshi sundimtareve ” Yes sir “. Blushi ne romanin e tij , godet aktualitetin politik dhe shoqeror shqiptar te bazuar jo ne dretim te pushtetit ,por ne sundim te tij ,qe lidhjen e ka ne mos zbatimin e ligjit ,por vendimet merren sipas interesit dhe llojit te njeriut qe i sherben pushtetit .Rama eshte personazh i Blushit ,qe vuri si kandidat ne zgjedhjet lokale ,jo intelektuali socialist ,por njerezit qe nuk kane asanje lidhje me socialistet dhe intelektualin ,por jane te bindur ne sundimin e tij .Rilindja e sotme eshte nje farse me ate qe po zbatohet ,kur shumica e premtimeve per te vendosur drejtesine dhe ligjin ,u zevendesua me vazhdimin e metodave te ish qeverise se PD ,ku vet Rama ngrinte zerin e kritikes .Blushi meqe mbaroi romanin ,duhet ti kthjehet nismes se mbare socialisteve te zhgenjyer ,duke filluar fushaten per kryetar te PS ,por jo te zgjidhet nga kongresi ,ku Rama mund te manipuloje delegat militant te tij ,por me zgjedhje nje anetar nje vote .Te jete i sigurte se do fitoj ,dhe per kete aresye Rama te largohet dhe nga kryetar dhe kryeminister ,keshtu bashke me mjaftistet dhe bashkistet te krijoj partine tij dhe te shohim se sa perkrahje do kete .Naim ,po u zgjodh Blushi te shohim se si do luash rolin si deri sot .
Dmth, sipas Heri Cilit, romani i Blushit eshte nje absurditet qe s’ja vlen, sepse eshte shkruar per Ufot dhe jo per njerezit. Po Blushi vete eshte Ufo? Besoj se po;
Degjo Naim Çili. Ne kete fushe qenke per te ardhur keq. Po si mendon ti se shkrimtari fantazon kot? A thua nuk mbeshtetet ne realitet?
Mire pra po e leme qe Blushi ja ka futur kot sipas teje, po ti ç’ pate qe te dogji kaq shume? Ti je personazhi me negativ qe do te jesh sa here personazh neper libra.
Une qe te shkruaj, jam nje njeri qe s’ bej shume zhurme. Kam botuar ne te dy kohet. Ne kete kohe te çuditshme me tipa si ty, une kam botuar 10 libra. 6 prej tyre jane me fabula. Sa shume lende ka per fabula kjo kohe te marresh e lepirsish. Te betohem se ne rreth 50 % te fabulave, me bemat e tua te pafytyra te kam personazh diku si dhelper, diku si gjarper e neperke, diku si derr e diku si gomar, ashtu siç eshte natyra e fabules. Si thua, Blushit qe eshte nje pene 100 here me e forte se imja ti kete shpetuar ky njeri grotesk pa e bere personazh???…
I thashe HENRIT : Mbreme te pash ne enderr sikur ishe bere me pozite shume te madhe. Po, e pastaj ? – thote Henri. Une te pershendeta ne rruge i thashe, por ti s’ma vare fare. Jo tha Henri, s’ka mundesi, po genjen, nuk te kam pare, si te te kem pare une ty e s’te flas, s’ben vaki.
Nuk e thate nje fjale per personazhin kryesor, lale Kazimin? Te lumte dora vogel Blushi!
BRAVO BLUSH! Je i madh.Kadimi e ka shnderruar ne mbreterine e tij Basenin.Kudo gocat, dhenduret, familja e LALES dhee gruas se LALES si dhe eatyre servileve te peshtire qe e rrethojne..
O SHOKU NAIM TE LUMTE BITHA TIA, U SHKER….VE ME TE GJITHE JA FUTE PAK SALIUT, PAK FULLANIT, PAK EDIT KURSE PER LULIN MOS E CAJ TRAPIN SE KE GRIFSHEN ATJE
O gomari Cil po kete Blushi e ka bere roman apo veper kujtimet e tij qe ti vinte emrat orgjinal.E lum si ne per keta gazetare e intelektuale qe kemi qe i marte m…shalet.
O Naim na e nxorre letersine sikur nuk ka te bej me realitetin por me endrra botesh te tjera.Nuk di ta them ndryshe po qenke nje injorant tinzar qe nuk e ka shokun.Turp per ne qe kemi njerez si ty me pushtet ne kete vend.Ti je prototipi i personazhit qe po e shkaterron kete vend dhe je rrezik per publikun sdhe ambjentin.Te hongshin qent te gjitha leket qe po ben duke mashtru e duke bo pirrueta neper zyrat e pushtetareve o bucja Elbasonit.Mut je dhe mut do ngelesh!