Kroacia merr armë nga SHBA, Serbia nga Rusia/ A është transferuar “Lufta e Ftohtë” në Ballkan?

4 Nëntor 2015, 18:37Rajoni TEMA

Ndërsa Kroacia po merr armë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që Serbia po blen armë nga Rusia, mbetet pikëpyetje se a është ky sinjal që atmosfera e luftës së ftohtë është zhvendosur në Ballkan dhe se Serbia, e rrethuar me vende anëtare të NATO-s, po kthehet drejt aleancës ushtarake me Rusinë.

Ndonëse ende nuk dihen detajet e blerjes së armatimit rus nga Serbia, Marko Miloshevic nga Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, thotë se armatimi që po blihet, që nënkupton, sipas tij, pesë apo gjashtë armë artilerie, dy apo tre hedhës raketash, katër helikopterë dhe disa aeroplanë, janë shifra qesharake që nuk i çrregullojnë raportet në rajon.

Sipas tij, Serbia nuk po blenë armë vetëm nga Rusia.

“Po blihen dy helikopterë nga Rusia dhe dy nga Gjermania. Kjo vërteton neutralitetin ushtarak të Serbisë”, ka theksuar Miloshevic, duke shtuar se Serbia nuk po orientohet kah Rusia, përderisa vendet tjera në rajon janë orientuar kah Perëndimi.

“Këto janë banalitete të politikës ditore pa ndonjë vështrim më të thellë në realitetin. Pjesa më e madhe e vendeve përqark, Hungaria, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Shqipëria, si anëtare të NATO-s, apo Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi, si vende që mëtojnë të hyjnë në NATO, në inventarin e tyre, kryesisht kanë teknikë të lindjes”, tha Miloshevic.

Ditë më parë, ambasadori amerikan në Beograd, Majkl Kirbi, duke u përgjigjur në pyetjet e medieve lidhur me porosinë e Serbisë për armë në Rusi, ka deklaruar se nuk po ndodh asgjë e jashtëzakonshme dhe se Serbia ka të drejtë të blejë armë nga kushdo.

Jovan Teokarevic, profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, thotë se rajoni i Ballkanit është larg nga vendet e konfliktit, si Siria dhe Ukraina. Por, megjithatë, duhet përkujtuar, siç ka thënë ai, prognozën kohë më parë, të sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry.

“Më duket se po realizohet prognoza e para disa muajve, se Ballkani, e veçanërisht sikur Serbia, Bosnjë e Hercegovina apo Maqedonia, janë në vijën e zjarrit ndërmjet blloqeve kundërshtare, NATO-s dhe Rusisë”, theksoi Teokarevic.

Përkujtojmë se gjithë rrëfimin për raportin e forcave në rajon, e ka nisur kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic.

Porositë për armatim në Rusi, ai i ka vendosur në kontekstin rajonal, duke ndërlidhur armatosjen e Kroacisë fqinje, e cila nga Amerika ka marrë dërgesa ushtarake pa pagesë.

“Është interesant që të gjithë flasin për Serbinë, ndërkaq heshtin thuajse nuk ka ndodhur asgjë në rrethinë. Pra, thuajse është normale që dikush të blejë topa të koracuar, është normale që të marrë dhe granata hedhëse dhe raketa balistike dhe ne duhet të themi: Po, mirë është, bëhuni sa më të fortë dhe ne dëshirojmë të jemi të dobët. Këtë lloj rrëfimi nuk do ta dëgjoni nga ne”, ka thënë Vuçic.

Megjithatë, profesori Teokarevic vlerëson se polemika e hapur lidhur me blerjen e armatimit nga Kroacia dhe Serbia, është vetëm për konsum të brendshëm politik.

“Kjo shërben për nevojat e brendshme politike, për të fryrje të vazhdueshme të patriotizmit nga ana e qeverive të të dyja shteteve”, ka theksuar Teokarevic.

Njohësi i zhvillimeve gjeopolitike nga Mali i Zi, Blagoje Grahovac, gjeneral në pension, shpreh mendimin se vendimi i Serbisë për të blerë armë në Rusi është i gabuar.

“Serbia duhet të qëndrojë aty ku përket me civilizim dhe në mënyrë gjeografike dhe kjo nënkupton, në Evropë. Tentimi i tashëm apo më mirë të themi, akti politik, që të bëjë aranzhime ushtarake me Rusinë, është gabim strategjik. Është një formulë e vjetër që thotë se ‘shteti që mbrojtjen e vet e bazon në fuqinë e armëve, në esencë është shtet i pambrojtur”, tha Grahovac.

Ai ka shtuar se Serbia është çelësi për largimin e lojtarëve gjeopolitik nga Ballkani. Sipas tij nuk ka Evropë të qëndrueshme pa Ballkanin e qëndrueshëm dhe siç ka thënë Grahovac, Ballkani mund të bëhet i qëndrueshëm vetëm në rast se Serbia është e qëndrueshme dhe e integruar në Evropë.

Për një gjë të tillë, ka thënë ai, Serbia duhet të ketë politikë të re.

15 komente në “Kroacia merr armë nga SHBA, Serbia nga Rusia/ A është transferuar “Lufta e Ftohtë” në Ballkan?”

  1. Klimax says:

    C’fare te themi per Shqiperine, anetare e NATO-s, qe arma kryesore e ushtrise eshte kalashnikovi rus???!!!

    1. AGRON says:

      Nese nuk gabohem edhe trupat speciale amerikane po perdorin ,vec te tjerave , kallashnikovin !!!

  2. Fiqua says:

    Po ne nga po marim arme,Ne SUPERFUQIA energjitike e Ballkanit???

    Ne po presim nga kuponi tatimor te fuqizojme Atdheun…..

  3. Ardiani kosove says:

    Kroatet jan trima dhe e dojn shtetin e vet.!!!

    1. Ardi Mamurrzaku says:

      EDHE BERISHA,NANO,RAMA,RUGOVA,THACI E DUAN SHQIPRIN!!!

  4. kaniku says:

    srbia mendon vetem kunder shqiptarve e ne veqanti kunder kosoves.

    1. Bekimi says:

      Frikën më të madhe që kanë kosovaërt është mësimi i përdorimit të ç-së.
      Nga e ke mësuar atë fjalë “veqanti”, mor burë?

  5. Troja says:

    Per kete provincen tone as qe e rruan njeri!

  6. kuq e zi says:

    serbia do e pesoje keq jo se po blen arme por sepse ka nje politike qe sheh nga perendimi kur te gjithe serbet e urrejene perendimin dhe duan rusine
    sikur politika jone te shihte nga rusia kur popullin e kemi properendimor
    pra rreziku serbise po i vjen nga mbrenda jo nga jashte
    nqs kosova behet antare e uneskos ne serbi mund te kete edhe nderrim qeverie pasi kjo qe kane akuzohet si tradhtare per bisedimet me kosoven dhe nese bie kjo vjen shesheli me shoke

  7. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    Hemo HIPOKRITE komentues ku jeni ju “” Dijetaret “” ateisto-komunisto-zuzarist-kriminelist-hajdutist-shpirt zi ist-katunarist, percfar po armatosen keta kristjanet sepse kane friken e ISIS.

    Or HIPOKRIT DEBILA te gjitha luftrat i kan bere ATEISTET, KOMUNISTET, KRISTJANISTET dhe vetem per ineresat e tyre materialo financiare.

    Edhe tani te “” Dashur “” komentus shumica ish ose nenpunsa PUSHT eti, dmth. HAJDUTA dhe ish vrases sigurimsa shpirt zinj edhe kete radhe LUFTEN e TRET BOTERORE si dhe luften e PARE dhe te DYTE ne shtepite TUAJA po keto grupe do tjua sjellin se shpejti, por kjo lufte nuk eshte si te parat dhe nuk eshte shaka : Ajo eshte me butona dhe radioaktivitet boteror dhe sipas nje ish kongresmeni amerikan dhe ata qe do te shpetojne do te vuajne nga semundjet kanceroze dhe te lekures pa llogaritur te tjerat.

    Prandaj mendoni per byt… tuaja dhe te familjeve tuaja dhe lerini hipokrizite se luften po jua sjellin ATA qe jane si JU.

    Pra ta gezoni ne shtepite tuaja se atehere do tju dali pija she avujt e alkolit dhe te droges..

  8. gerku brekegrisur says:

    Rraketat ruse kane 50 vite qe flene ne magazina. Gjysma e tyre nuk ndizen.

    1. enter''" says:

      shko e provoje, ta marresh nje ne sume

  9. Besoj brenda muajit do kete parkim te anijeve luftarake te flotes se 6 amerikane ne portet e shqiperise dhe kroacise.

  10. enter bithekiri says:

    Plasi syte o qelbes grek e dhitu gazit me patriotet tuaj
    https://youtu.be/tg2oej3pA6k
    Me cfare do shpikin ruset arme te reja, me morra?
    Kerko pak ne youtube per F22 Raptor stealth advanced fighter jet. 1 avion i tille i vetem u vu ne prove kunder 5 F18 Hornet dhe fitoi. Sa per dijenine tende ruset kane ate qe quhet Sukhoi qe krahasohet me F18 amerikan, asgje tjeter me te avancuar. Pervec kesaj, avionet ruse kane shume mangesi ne perberesit elektronike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje