A ka gisht Vetëvendosje në sulmin me vezë ndaj Ramës?

2 Nëntor 2015, 17:12Rajoni TEMA

Tre prej studentëve që morën pjesë në sulmin me vezë ndaj kryeministrit Rama janë nga Kosova.

Durim Jasharaj, Valton Marku dhe Dardan Konjufca janë pjesë e Lëvizjes Studentore në Prishtinë. M

ediat kosovare shkruajnë se ata janë gjithashtu edhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosj, duke postuar edhe foto të tyre në protestat e kësaj lëvizje në Kosovë.

Por pak pas ngjarjes ka reagur Vetëvendosje, duke mohuar që personat të cilët sulmuan Ramën me vezë të jenë aktivistë të kësaj lëvizje.

“Lajmi që aktivistët e VETËVENDOSJE!-s e paskan gjuajtur me vezë Edi Ramën, është plotësisht i pavërtetë.

Asnjë aktivist i VETËVENDOSJE!-s nuk ka marr pjesë në këtë aksion.

Asnjëri nga ata që e kanë realizuar këtë aksion nuk është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!”- thuhet në deklaratën e VV-së.

Më tej kjo lëvizje paralajmëron se do të hedhë në gjyq gazetën Express që raportoi e para lajmin se aktivistët e Vetëvendosjes ishin pjesë e sulmit me vezë ndaj Ramës.

20 komente në “A ka gisht Vetëvendosje në sulmin me vezë ndaj Ramës?”

  1. miri says:

    Filma me spiunazh shohin shqiptsret

    1. Jo vetem VV e Kosoves por edhe PD_ja e AK kane gisht ne ngjarjen e sotme, thene shkurt UDB_ja vazhdon linjen me shqiptare te destabilizimit te Kosoves dhe Shqiperise ne te njejten kohe. Nuk eshte rastesi perdorja e gjuajtjes me veze si ne Kosove dhe Shqiperi ne harkun e pak javeve, dhe Media Serbe ne shqip dhe ne serbisht kenaqet dhe thur inskenime edhe me te ashpera per me pas nga SHQUP-Berisha, VV e Kosoves dhe AK e Kreshnik Spahiut.
      Para e madhe po luhet e po paguhet per tu destabilizuar Shqiperia e Kosova nga njerzit shqipfoles ne Prishtine e Tirane.

  2. PKSH says:

    Nuk ka gisht Vet Vendosja. Kjo eshte organizim i Partise Komuniste te Shqiptareve. Se shpejti do te shikoni aksione te tjera te organizuara nga kjo parti kunder sundimit kapitalist i cili arsimin e ka bere vetem per te pasurit dhe klasa e varfer nuk ka mundesi ekonomike ta ndjeke ate.
    Shperndarja e pabarabarte e pasurise qe eshte bere ne Shqiperi dhe Kosove, ka bere qe nje pjese e vogel e njerezve te pasurohen ne kurriz te shumices se popullit.
    Lironi Klajdi Hoxhen pasardhesen e denje te te lavdishmit Enver Hoxha.

  3. Moisi Golemi says:

    Vezevendosja ka qene gjithmone e komanduar nga Beogradi.

  4. MEDIA SHKATERRUSE e SHOQERISE says:

    Problemi eshte se vezet e Shqiperis duhet te jene blere me KUPONIN TATIMOR dhe nese nuk jane blere me kupon tatimor ata te rinjte qe kan dash me e be PIS ate far djali “” Trim “” , duhet te denohen me burg se ligjin per kete pune e nxorem dhe cdo gje rreth tyre eshte e justifikuar…

    Problemeshte nese vezet nuk jane Shqiptare por kane hyre nga Kosova.
    Ne kete rast une them se denohen Doganjeret per FUTJE MALLI KONTRABAND dhe sekuestrim malli.

    Por meqe vezet u thyen , atehere te denohen DOGANJERET…

  5. dulla says:

    media sugjeron se kane gisht agjenturat per nje halldup si edvin palla qe ja nxiu jeten njemilion shpullasve,

  6. shoku shpati says:

    Nuk pres qe nje media amatore te kape thelbin e ceshtjes. Nuk shtrohet pyetja “kush e beri dhe me ke ka lidhje”. Pyetja e vertete eshte:
    A e ka treguar Rama me menyren e tij te qeverisurit dhe me sjelljen e tij ne drejtim te kundershtareve se eshte ndryshe nga Saliu dhe se do e Rilinde vendin apo ne fakt nuk ka bere asgje nga ato premtime elektorale dhe e meritoi nje proteste e tille sot?

    1. enter''" says:

      Per te ndrequr ato qe ka bere Sala nuk mjaftojne dy vite qeverisje. Mos kerkoni mrekullira

    2. Kuli says:

      Vetem neqoftese te kane plasur syte dhe nuk do ta shohish ndryshimin thelbesor mes Rames dhe Kriminelit Berishe.

  7. TJ says:

    Largojini nga Shqiperia! Kosovaret duan edhe nje shekull te civilizohen si shqiptaret!

  8. Klimax says:

    “Me se mbahet gjarpri ne gji, aq mbahet i ligu ne shtepi!” Kjo fjale e urte popullore vlen shume per Ramen. Asnje nga premtimet e tij para zgjedhore nuk u mbajten. Ne vend te tyre filloi propaganden nacionaliste me “bashkime kombetare” dhe “Shqiperine e Madhe” duke pretenduar e kerkuar mbeshtetje nga votuesit e Saliut, verioret, ne Shqiperi e Kosove dhe mbi te gjitha perkedhelje me radikalizmin islamik!!! Nuk e di Rama se per ta ngelet “nje kaur i derrit”, “nje vella i ortodokseve greko-sllav”, packa se lumadhi deklaroi se ka vella Erdoganin!!! Ata jo vezet te hedhin ne kostum, por te ngulin dhe thiken ne gryke!
    Ah, meqenese ra “muhabeti”, e uroj Rama vella Erdoganin per fitoren e madhe ne zgjedhjet “e lira dhe demokratike” turke?

    1. enter''" says:

      Kimax, barra e ndryshimeve nuk duhet te bier mbi super e Rames ekskluzivisht. Mos harro qe ne SHQIPERI per 25 vjet eshte mbjell kultura e korrupsionit, e te berit palle dhe nje njeri I vetem nuk mund te zhbeje dot kete culture te ndyre qe ne vete e kemi pranuar dhe aplikuar. Gjykata eshte totalisht e korruptuar ne duart e Berishes. Shtypi anon andej nga jane interest e drejtuesve te shtypit.

      Shife propaganden qe behet tani. Po I faturojne Rames Sandrin per dicka qe ka bere Sala.

      Mundohuni ta vini veten ne pocizionin e Rames dhe me thoni cfare mund te benit ju ne vendin e tij.

  9. Miss Bathorja says:

    Ne qofte se pershendetet nga shpellari qe paralajmeron revolucion, dihet kush e organizon dhe sponsorizon. Aq me teper qe qytetaret nga Kosova nuk kane pune te perzjehen ne Shqiperi. Me keqardhje po them po ne shume” aksione” qytetare nga Kosova jane perdorur keqazi nga Sali Berisha. Kurse ketij po i them qe mos uroje revolucione mbasi i pari qe do te ndeshkohet rende do te jete ai dhe familja e tij. Dhe kete rradhe nuk do te kete as Bashkim Fino as Edi Rame ta shpetoje, vete populli do ta heqe zvare neper rruget e Tiranes si hoqi zvare permendoren e merhumit.

  10. Spartaku says:

    Nuk ka diskutim qe ne kete rast ka dore Vete vendosja e Kosoves.Jane duaret e fshehura te Sali Berishes dhe te Ramush Haradinajt.Keta e kane vendi ne burg.Kur te futen keta ne burg,do kete qetesi ne shqiperi dhe Kosove.

  11. nini says:

    Protestat ne demokraci jane veprime qe shprehin nje reagim ndaj nje padrejtesie ,qe mund te behet nga qeveria ,nga bashkia ose ne pergjithesi nga organet shteterore ,por dhe bisnese te medha private . Mua nuk me ben pershtypje pse studentet reaguan ,per ligjin e arsimit te larte, dhe sidomos per nenin 12 qe i jep te drejten universiteteve private te marrin fonde nga shteti ,pra nga taksat tona ,kur ne kapitalizem ,gjerat jane te percaktuara ,qe privat finacon ,dhe kur bisnesi nuk eshte rentabel ,falimenton . Ajo qe me le shije jo te mire eshte pjesmarrja e studenteve kosovar ,qe jo vetem nuk jane pjese e studentave tane ,por duan te tregohen me agresiv se vet studentet tane ,dhe aq me teper kur jane te manipuluar . Kane te drejte studentet shqiptare te reagojne ,me veprimet e qeverise dhe ne vecanti te Rames ,qe ne kete aspekt nuk eshte i majte ,por neoliberal ,pra i djathte .? Po kane te drejte . Nuk ka pse ben buje nje veze ,se Saliu qe reagon dhe thote te ngrihet populli perr te mbrojt studentet ,jo vetem se nuk e preken protestuesit por i vrau me duar ne xhepa . Ky eshte ndryshimi ndermjet Rames dhe Saliut. Rama duhet te reagoje, dhe te qeverise si i majte dhe jo si perfaqesues i bisnesit ne qeveri .Socialistet ne kete qeveri nuk kane asnje element si ne perberje (qe jane turli njerezish qe vetem socialist nuk jane ,por shoke ,miq dhe partner te kryeministrit ,qe kur i zgjodhi nuk pyeti asnje organ partie ,por i tha deputeteve qe vet emeroi, shkoni dhe i votoni ,duke harruar qe u votua nga te majtet dhe jo nga fisnite dhe miqsite ,bashke me G 99 .

  12. ymeri says:

    Nqse kosovaret marrin pjese ne keto veprime qe i sherbejne Serbise,

    Saliut, Lulit & Co eshte mire te shporren nga vendi yne.

    Larg duart nga Shqiperia!

  13. niku says:

    Keta jana kara. Si e quajne, aksion. Mos eshte aksion guerrilas.

  14. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk demtohet Rama me prodhime pulash !
    Veze,gjokse apo kofshe,do jete mire ti dhurohen shtresave ne nevoj !
    Raporti arsim publik/arsim privat deri ne fillimet e arsimit te larte eshte dukshem ne favor te arsimit publik.
    Ky raport fillon dhe ndryshon me ritme shume te larta ne marrjen e masterit,grades shkencore,si dhe ne mbarimin e shkolles se larte !
    Arsimi publik e humbet garen ne “maratonen” per marrjen e titujve,humbet stimbuj per emerimet ne administraten e larte,stimulohet marrja me lek ose volut.

  15. Joni says:

    nese nuk ju pelqen ketyre ,majat nga themrat dhe te shkojne te studiojn ne beograd,ketu eshte shqiperi ,dhe duhen zbatuar ligjet ,me zor nuk ju ka sjell kush ,as ju mban kush !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje