Tregtia e paligjshme e armëve kërcënon sigurinë në Ballkan

31 Tetor 2015, 18:16Rajoni TEMA

Shtetet e Ballkanit Perëndimor eksportuan armë dhe pajisje ushtarake me vlerë rreth 1.6 miliard dollarë nga viti 2007 deri në 2013, ndaj kontrolli i eksportit të armëve është thelbësor për ruajtjen e paqes në rajon dhe stabilitetin, tha një konferencë në Beograd të premten.

Prodhimi i pakontrolluar dhe trafikimi i paligjshëm i armëve u përshkrua si një problem serioz që mund të furnizojë krimin dhe pasigurinë në Europën Lindore dhe Juglindore.

Teksa industria e konsiderueshme ushtarake dhe tepricat e mëdha të armëve i bëjnë transfertat e tyre një komponent i rëndësishëm i ekonomive të rajonit, kontrollet e nevojshme të tregtisë së armëve janë kyçe për paqen dhe sigurinë rajonale e ndërkombëtare, u diskutua në konferencë.

Agjencia e Europës Juglindore dhe Lindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe Armatimeve të Lehta SEESAC, punon për forcimin e kapaciteteve të aktorëve qeveritarë në kontrollin dhe pakësimin e prodhimit të armëve të vogla dhe armatimeve të lehta dhe keqpërdorimit të tyre.

Agjencia punon nën madantin e dhënë nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP.

Irena Vojackova-Sollorano, koordinatore e KB dhe përfaqësuese e UNDP në Serbi, tha se të gjitha shtetet e Ballkanit perëndimor kishin vendosur të ndalnin tregtinë e paligjshme të armëve dhe ta bënin eksportin e tyre transparent.

Në konferencë u prezantuan gjithashtu rezultatet e Programit të Kontrollit të Transferimit të Armëve në Ballkanin perëndimor në bashkëpunim me institucionet në Shqipëri, Bosnje, Kroaci, Mal i Zi, Maqedoni dhe Serbi.

Në raportin për vitin 2013, i publikuar në tetor 2015, thuhet se Shqipëria ka fituar 54,222 euro nga eksporti në kategorinë e armëve të kalibrit më të vogël se 20 mm, armët e tjera dhe armët automatike me një kalibër prej 12.7 mm ose më pak dhe aksesorët e tyre.

Në të thuhet gjithashtu se Shqipëria ka edhe dy licenca të tjera, një për eksport të municioneve me vlerë 80,266 euro dhe një për eksportin e bombave dhe raketave me vlerë 852,531 euro. Megjithatë totali i vitit 2013 të eksporteve të armëve sipas të dhënave të raportit mbetet vetëm 54,222 euro.

Synimi i programit është të ndërtojë besim rajonal, të nxisë mekanizmat e kontrollit, transparencën dhe ndarjen e informacionit.

4 komente në “Tregtia e paligjshme e armëve kërcënon sigurinë në Ballkan”

  1. Miss Bathorja says:

    Behet fjale te eksportoje vetem SH.B.A

  2. Ledio says:

    Sa e turpshme qe eshte. Keta bark-derra bejne konferenca edhe shpenzojne mijra euro, per te dhene shifra qe edhe nje dyqan lulesh rrezik si xhiro vjetrore i ka me te larta. Shkoni more qafira edhe shikoni. USA, Rusia, Franca, Gjermania, Anglia, Kina dhe pastaj hidhuni edhe kendej nga Ballkani. Shushunja.

    1. USA says:

      ju shqiptaret, edhe pleshta edhe bishtin perpjete
      Ne pushtetin dhe sundimin i quajne liri dhe demokraci
      diktatin tone e quajme pranvere (arabe, etj)
      kur do te mesoni se jeni te lire (= skllever) ?

  3. Jonit says:

    MAFIA Shqiptare zoteron gjith Ballkanin si dhe me gjere ne Europe
    http://bit.do/mafia-shqiptare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje