Shkëmbimet ekonomiko-financiare, përpjekjet për njehsimin e tregut Shqipëri-Kosovë dhe mbrojtja sado qoftë nga krizat e Euros, rihapi diskutimin për të pasur “Lekun” monedhë në Republikën e Kosovës.
Ekspertët e shohin si jo fort të qëlluar idenë e lekut si monedhë të dytë në Kosovë, me arsyetimet ekonomiko-financiare.
Një arsyetim është se shkëmbimet mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk kanë qenë të varura nga monedha, lek, euro, dollar apo tjetër; Fortësia e monedhës; Pritshmëria që edhe Shqipëria në rrugën e integrimit të heqë Lekun për të punuar me Euron; Më shumë leximi si hap patriotik.
Ish-ministri i Ekonomisë, Zef Preçi i tha agjencisë së lajmeve “KosovaPress” në Prishtinë, se “propozimi ka më shumë vlerë patriotike se sa ekonomike”, sepse siç shtoi “duke përdorur euron, Kosova është një hap para Shqipërisë, pasi edhe vendit tonë si hap i fundit për t’u anëtarësuar në BE do t’i kërkohet heqja dorë nga monedha vendase dhe përdorimi i euros”.
Mirëpo, deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike opozitare, Mesila Doda kahera e mendonte se është me vlerë propozimi i saj i që Kosova të ketë Lekun përveç Euros.
Sipas deputetes opozitare, shërbimi i Lekut është i volitshëm në treg krahasuar me të Bankës Qendrore Europiane.
Deputetja opozitare e mbron propozimin duke thënë se “do të sillte një afërsi më të madhe midis qytetarëve të të dy vendeve, bashkëpunim më të madh midis bizneseve, prani të monedhës kombëtare në mbajtjen e llogarive publike”.
“Ne nuk e dimë ku po shkon Europa me Euron. Prandaj, nuk mund t’ia heqim dot vetes një mundësi për të pasur monedhë rezervë në rastin e çdo skenari problematik me Euron”-tha ajo.
Pajtim Bello, ish-zëvendësministër për Ekonomi nga socialdemokratë dhe socialistët pohonte se nuk ka ardhur koha, pasi duhen studime dhe parashikime për ndikimin e vendosjes së Lekut mbi ekonomitë e të dy vendeve.
Deputet i Partisë Demokratike, Florjon Mima ka thënë më parë se do të ishte më mirë që Kosova të ketë monedhën e saj, varësisht edhe nga kohërat e vështira në tregjet ekonomiko-financiarë ndërkombëtarë.
Zoti Mima ka qenë thuajse 7 vjet zyrtar i lartë financiar i UNMIK-ut, mandej në Shqipëri, zëvendësministër i Financave dhe ministër për Ekonomi, Tregti dhe Industri./Illyriapress
Nuk besoj qe nje ish minister te jete shprehur se Be do ti kerkoje Shqiperise (dhe asnje vendi tjeter)te heqe dore nga monedha e vet per tu futur ne Be.Ka akoma disa vende ANETARE te Be qe NUK E KANE HEQUR monedhen kombetare dhe ASKUSH nuk po ua kerkon ta bejne.Gjithashtu, kjo nuk perben as “nje hap perpara” per Kosoven “sipas ish ministrit”,Kosova thjeshte eshte bythezbuluar, qe ne nje rast si ai i Greqise …!!!
Lekun ka harruar ta perdore Shqiperia e jo me t’ja cosh Kosoves si opsion.
Ketu 80% e transaksioneve kryen ne Euro, nje pjese e mire e pagesave ne privat ne Euro, Kredite e qeverise ne Dollar e Euro, tregu informal i teri ne Euro, ndoshta do ishte rasti o i “Lartmadherishmi Komodor Rama” te besh ate qe beri Polonia e vende te tjere te EU lindore qe para se te futeshin ne BE.
Ndalo menjehere cdo lloj transaksioni ne Euro brenda per brenda territorit te Republikes. Do shohesh pastaj si do forcohet dhe monedha vendase dhe pabuksit do hane ndoshta nje molle e nje dardhe me shume sec hanin me pare.
Po s’do mend qe nje K^R te madh do beni, me nje guvernator kukull, me berrnut se paraardhesi, me dy ministra Ekonomie dhe Finance njeri me KARafil se tjetri e vetmja gje qe dini te beni eshte te merrni kredi te BB dhe ti shperndani ne tendera per klientelen…
Aleksander. Kusht te tha ty o injorant i shpellav se kosova eshte bythezbuluar si greqia. Ti nuk e njefe fare kosoven ore brek grisur. Kosova ka borxhin me te vogel ne ballkan evrope dhe bote verem 300 milion dollar dhe ato te trasheguara nga ish- jugosllavia. Per ta kuptuar nje idiot si ty po te sjelle disa krahasime.
Kosova ka 2, milion banor rezident ndersa ka borxh 300 milion dollar te trasheguara
Slovenia ka 2, milion banor ka borxhe 48 Miliarde euro
Shqiperia ka 2,4 milion banor rezident ka borxh 14 Miliarde
Serbia ka borxh 39 miliarde
Kroacia ka borxhe 57 Miliarde
Maqedonia ka borxhe 13 Miliarde
Bosan ka borxhe 23 Miliard
Dhe kulmi Greqia ka 10 milion banor ka borxh 450 Miliarde euro
Ndersa kosova pa borxhe fare ne te gjitha fushat eshte ne po te njejtin stade me vendet e ballkanit ne disa fusha edhe me mir.
Ike tash pstroje dhembet se ka lezet edhe ashtu keto 10 vite je mesuar ti pastrosh kur ti ske dite qka eshte brusha per pastrim te dhembve kosovaret kan pas kompiuter. E kupton diferencen.
Në kohën kur kosovarët përdornin brusha shqiptarët e Shqipërise ishin me dhëmbe sepse sistemi shendetsor -dentar funksiononte falas kudo. Ndersa kosovarët ishin pa dhembë edhe pse kishin “kompjuterin” ! Ky ishte ndryshimi!
Bravo Dardan, mire ia fute Alexandrit!
Mesila, ti nuk e di se ku do shkoje euro, po per vete e di se kur do vdesesh? Po çjane keto hamendesime dhe per globin, moj nusja çame!