Rezultatet e testeve të rezistences së bankave greke, që ka publikuar orët e fundit Banka Qendrore Europiane (BQE) janë konsideruar si sinjale pozitive në rrugën e tyre drejt rikapitalizimit.
Në rast të një skenari bazë, në kushte normale, 4 bankat kryesore greke do të duhet të sigurojnë kapitale me vlerë prej 4.4 miliardë euro, ndërsa në rastin më të keq plot 14.4 miliardë euro, një shifër shumë më e ulët sesa parashikimet e partnerëve të Greqisë.
Ministri grek i Financave, Euclid Tsakalotos është shprehur tepër optimist për ecurinë e ekonomisë së vendit, pas rezultateve të “stress test”-eve, të cilat sipas tij shmangin rrezikun e reduktimit të depozitave të qytetarëve grekë.
“Lajmi për rikapitalizimin e bankës është se, gjërat po shkojnë më mirë sesa pritej. Unë jam shumë i kënaqur dhe më optimist sot në lidhje me rikapitalizimin e bankave, sesa kam qenë një muaj më pare”, tha ministri i Financave, Euclid Tsakalotos.
Testet zbuluan se, kreditë në rrezik për mospagesë, pra kreditë e këqija ishin rritur me 7 miliardë euro. Ndër 4 grupet financiare të interesuara për rikapitalizimin, “Alpha Bank”, “Eurobank”, “Banka Kombëtare e Greqisë” dhe “Banka e Pireut”, kjo e fundit është paraqitur me një bilanc me të brishtë se të tjerat. Por, megjithatë, sipas ministrit grek të Financave pjesëmarrja e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim në procesin e rikapitalizimit ka dërguar një mesazh pozitiv për investitorët.
“Një arsye, që unë jam më shumë optimist në lidhje me rikapitalizimin, është se BERZH ka deklaruar se do të marrë pjesë dhe kjo është diçka shumë e mirë, pasi dërgon një sinjal në tregjet rreth pjesëmarrjes së individëve. Gjithashtu, sepse tregon se ka investitorë me qëllime afatgjata në ekonominë greke dhe, me anë të kësaj pjesëmarrjeje afatgjatë, ne mund të trajtojmë çështjet e kredive të këqija, qasjen e bankave tona në tregun bankar ndërkombëtar dhe ristrukturimin e përgjithshëm të ekonomisë së Greqisë”, tha ministri Euclid Tsakalotos.
Rikapitalizimi i bankave greke, i treti në vitet e krizës, është i lidhur me vlerësimin e parë të programit në muajin nëntor dhe marrjen e një prej kësteve nga paketa e ndihmës prej 86 mld eurosh, prej të cilave 25 janë parashikuar pikërisht për bankat, pra shumë më tepër sesa kanë nevojë ato.
Institucionet financiare greke janë tronditur nga rrjedhja e depozitave jashtë vendit në vitet e fundit, nga frika e daljes së Greqisë nga Eurozona. Në muajt e fundit ato janë mbajtur në këmbë duke huazuar vazhdimisht nga sistemi monetar i Eurozonës, nëpërmjet BQE-së. Tashmë, nëse rikapitalizimi i tyre nuk bëhet deri në fund të këtij viti, sipas rregullave të reja të BE-së, mbajtësit kryesorë të aksioneve të tyre mund të pësojnë dëme të mëdha, pasi mund t’u reduktohen kapitalet.
Ndërkohë, mbrëmjen e së shtunës, Parlamenti grek miratoi projektligjin për rikapitalizimin e bankave me shumicë votash, edhe nga partitë opozitare proeuropiane.
Moooooooosssssssss,katastrofi-ne prisnin dylberat shqipfoles…………
Filloi masturbimi TFGS… Prape pabuksa jane mos u gezo kaq shume
Shikoni mer shikoni cfare rrace ariane!! Te verbon nga bardhesia e lekures! Ja keta jane greket e leshte…kshu lashte………shihni ca rrace e bardhe nga Egjypti…
ja dhe ky tjetri ketu
http://www.botasot.info/reklama/new%20president%20Bujar.jpg
.ja kaq, ky greku eshte me i bardhe, arian i paster, 100 kar..at….race e bardhe Egjypto-semite…..ne shqiptaret nuk jemi kaq bardhoshe sa greket…..,
Nuk e kuptoj se ku eshte situata e mire ketu? Rikapitalizimi i shumices te bankave greke perkthehet ne gjuhen e finances: se punet jane shume keq, se bankat nuk kane asnje euro, se ato jane ne prag te falimentimit, se bankat kane mungese te theksuar fondesh dhe likuiditeti…Mjafton te permendim se ne bursen e Athines, banka greke NBG, pak jave me pare vlente 2,97 miliard euro ndersa dega e saj turke Finansbank vlente 3 miliard euro. Kuptohet se kur dega kushton me shume se banka meme punet nuk shkojne mire. Rikapitalizimin bankat greke mendojne ta bejne permes Fondit te Shpetimit te Shteteve te BE (ESM) , por mund te jete shume e veshtire te realizohet pasi kjo mundesi fillon ne vitin 2016. Normat e reja te BE lejojne tashme qe rikapitalizimi mund te behet edhe duke u shkaktuar humbje te forta aksionisteve, obligacionisteve si dhe depozituesve, per keto te fundit mbi pjesen e parave qe kalojne shifren 100 mije euro qe sigurohet. Mund te behen edhe akrobacira te sekuestrimit te pjeseshem sic beri Qipro me parate e shume ruseve te depozituara ne bankat e saja.
Greqia si ish-Jugosllavia. E dhjerë, mosmirënjohëse, e palarë, parazite, përtace, e pabesë, gënjeshtare, e gënjyer, grua e lindjes, dashnore e perëndimit, turpi i Europës, llumi i Europës, shembull i neveritjes dhe poshtërsisë, vjedhëse, me borxhe, e pavarur ndihmojeni të gremiset.