OSBE- KBR, bashkëpunim më i mirë për sfidat e rajonit

31 Tetor 2015, 20:35Rajoni TEMA
OSBE- KBR, bashkëpunim më i mirë për sfidat e rajonit

RCC/Stefana Greavu

Rrugët dhe mënyrat për një bashkëpunim më të mirë u diskutuan në Vienë mes OSBE dhe Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. (KBR),

Sekretari Përgjithshëm i KBR-së, Goran Svilanovic, theksoi prioritetet që Këshilli ka sidomos në rritjen ekonomike, konkurrueshmërinë dhe papunësi.

Svilanovic, thekosi se qeverisja e mirë është elementi kryesor për rritjen ekonomike.

°Jemi përqëndruar në përmirësimin e shërbimit publik, ndërtimin e kapaciteteve institucionale dhe antikorrupsionin në Europën Juglindore°. z. Svilanovic nënvizoi rëndësinë e gjyqësorit veçanërisht në betejën kundër krimit të organizuar, bashkëpunimin rajonal në këtë pikë dhe çëshjet që lidhen me menaxhimin e migrimit.

Përmbytjet dramatike, në Bosnjë Hercegovinë dhe Serbi, vitin e kaluar, janë ilustrim i gjallë i efekteve të ndryshimit të klimës. °Sekretari i KBR’së, theksoi se Këshilli është fokusuar në pasjen e një qëndrimi të orkestruar, në vend të përpjekjeve individuale të vendeve-

Z. Svilanovic, paraqiti punën e KBR në fushën e sigurisë dhe veçanërisht përpjekjet për të zhvilluar një platformë rajonale për përballimin e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm në bashkëpunim me BE dhe SHBA.

Prezantimi i aktiviteteve të KBR-së në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, është pjesë e praktiës së pasqyrimit të punës në organizatat ndërkombëtare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje