Tjetër tragjedi në detin grek, 11 të vdekur, 4 prej tyre të sapolindur

1 Nëntor 2015, 14:23Rajoni TEMA

Një tjetër tragjedi ka ndodhur në detin grek. 11 emigrantë kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes së varkës, mes tyre katër fëmijë të sapolindur.

Ata janë mbytur në ishullin e Samos në detin Egje pasi varka e tyre u ça nga përplasje me një masiv shkëmbor.

Lajmi u dha nga roja bregdetare greke. Dhjetë persona midis të cilëve 4 femra dhe 6 fëmijë u gjetën të vdekur. Më pas u gjet edhe trupi i një të riu pak më larg vendit ku u mbyt varka.

Kjo është ngjarja e dytë këtë javë por e disata që prej nisjes së transportimit me varka nga Turqia apo Libia.

Tsipras tha se mbytja e refugjatëve është një turp për Europën që nuk po bën asgjë.

“Nuk po mbyten vetëm varkat me emigrantë, por krejt qytetërimi europian” deklaroi Tsipras dy ditë më parë.

Që prej mbytjes së vogëlushit Aylin Kurdi dy muaj më parë që tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, janë mbytur më shumë se 80 fëmijë, raporton Save the Children.

 

6 komente në “Tjetër tragjedi në detin grek, 11 të vdekur, 4 prej tyre të sapolindur”

  1. X says:

    Cfare te beje EU vetem ne gjermani kane ardhur keto dy vitet e fundit me shume se 2 milion te huaj. Po shkon qeraja per nje dhome e guzhin 600 euro.

  2. Los Verda says:

    Mos te nisen, te marrin pushket kunder regjimit qe po i detyron te ikin.

  3. Lelegu says:

    Sa fiksim kam t’ia hap marmiten tfgs-it……

    A ia di ndonje nr.?

    1. tfgs1 says:

      zakonisht Legena si ty shkojne per ppp,por han kkkkkkkkkk…………….ptuuuuuuuuuuu vrromoarapi!

  4. Klimax says:

    Per interesat gjeo-strategjike ruse dhe amerikane ne rajon, ne vecanti ne Siri, po luhet nje loje e turpshme me nje propagande qesharake ne emer te demokracise, te te drejtave dhe lirive te njeriut, te terrorizmit dhe pushteteve ligjitime, por te gjitha keto ne kurrizin e miliona sirianeve qe ne kater vitet e fundit humben gjithshka, qetesine, shtepite, pasurite, punet, familjet, te ardhmen, dinjitetin.
    Nuk mjaftojne vdekjet e shkaterrimet nga tanket e ushtrise se Bashar al-Assad, nuk mjaftojne vdekjet e shkaterrimet me armet amerikane ne perdorim nga grupet e ndryshme islamike e terroriste te stervitur prej CIA-s dhe sherbimit sekret turk qe luftojne njeri-tjetrin, kurdet, kristianet e ushtaret e regjimit, nuk mjaftojne vdekjet e shkaterrimet nga nderhyrja e shiiteve iranian, nuk mjaftojne vdekjet e shkaterrimet nga bombardimet e aviacionit amerikan dhe aleateve te tyre, nuk mjaftojne vdekjet e shkaterrimet nga bombardimet e aviacionit rus!!! Eshte edhe deti qe po i rremben ne thellesite e tij nje varr te lagesht.
    Nje tragjedi e pafund e ketij populli e ngjashme me legjendat e Odisese qe luftonte ne Egje me perendite per te shkuar ne Itaken e tij. Po keta fatkeq ku shkojne? “Bamiresja” Merkel vendosi te ngrej mure dhe gardhe me tela ne mes te Europes duke marre shembullin e qeverise hungareze te ekstremit te djathte.
    Ku shkoj humanizmi europian? Ku shkuan kritikat ndaj Greqise, Italise e Maltes per “mos trajtimin e mire” te mijra refugjateve te zbarkuar ne keto vende? Apo tani qe ju erdhen ne dere te shtepise na flisni per pranime te kufizuara refugjatesh, per mbrojtjen e kultures europiane, per kercenim te nje krize te re ekonomise, per friken e terrorizmit islamik, etj, etj.
    Mos duhet qe dhe Greqia te ngrej mure ne det qe varkat e kalbura turke te mbushura me keta fatkeq te mos munden te zbarkojne ne ishujt e Egjeut? Kete deshiron Europa?
    Ne qoftese jo, atehere ndihmoni qe problemi i refugjateve te zgjidhet atje ku nis, ne Turqi dhe mbi te gjitha ndihmoni qe kesaj lufte ti jepet fund duke u ulur te gjithe pa perjashtim, pozita dhe opozita, ruset e amerikanet, sauditet e iranianet, turqit e kurdet, atje ne tavolinen e paqes!

  5. Fiat says:

    Sa te zgjuara keto vendet kristiane cdo rrumuje ose lufte qe ndodh ne bot i marrin keta refugjatet e tyre gjoja si humanitare po sikur te ndollin ndoje revoucion ne kine duhet marrin ka nje qind miljon cdo vend prendimore kojo eshte me prespektive per te ardhmen e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje