Në Prishtinë ka nisur këtë të martë Konferenca rajonale për ndërtimet informale, ku marrin pjesë zyrtarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.
Bazuar në disa të dhëna, në nivel rajonal janë rreth një milion ndërtime pa leje, të cilat janë në proces legalizimi dhe urbanizimi.
Duke marrë parasysh faktin se, në këto vende problemet janë pothuajse të njëjta, kjo konferencë u mundëson pjesëmarrësve shqyrtimin e hapave të ardhshëm dhe krijimin e një rrjeti rajonal për shkëmbim informacionesh dhe bashkëpunim ndërmjet zyrtarëve të Ballkanit Perëndimor.
Artan Lame, drejtor i Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave-Ndërtimeve Informale, tha se, përveç problemeve të njëjta me vendet e rajonit, Shqipëria është i vetmi vend që përballet me probleme në pronësinë e tokës.
“Shkëmbimi i eksperiencave midis vendeve tona është i padiskutueshëm, sepse ka shumë probleme të ngjashme në 4 vendet tona, apo edhe më gjerë ndoshta, siç ka edhe probleme që janë fare specifike për vende të veçanta. Mjafton të përmend një problem specifik, që është shumë i rëndë në Shqipëri, që është ai i pronësisë së tokës. Vendet e tjera të rajonit e kanë gati të vështirë ta kuptojnë, sesi mund të zihet prona e tjetrit apo prona e shtetit për të ndërtuar shtëpinë, në një kohë që në Shqipërinë tonë ky është një problem, që është mëse i përhapur dhe një gjë mëse e zakonshme”, tha Artan Lame, drejtor i përgjithshëm i ALUIZNI-t.
Lame tha se, procesi i legalizimit është ndër proceset më të shfrytëzuara nga politika edhe në fushata elektorale, duke marrë si shembull premtimin më të madh që ish-kryeministri Sali Berisha bëri gjatë fushatës, por që – siç tha ai, – nuk diti ta shfrytëzojë.
Procesi i legalizimit në Shqipëri ka shënuar progres dy vitet e fundit, me rreth 35 mijë leje të dhëna, ndërkohë që bazuar mbi këtë eksperiencë, ai ka porositur që politika të mbahet jashtë këtij procesi.
“Gjejeni mënyrën për të mbajtur qytetarin të angazhuar, siç e gjetëm ne në Shqipëri në këto dy vite. Qytetari shqiptar tashmë beson te procesi dhe e ndjek pas atë me ritëm. Nga ana tjetër, mbani sa të jetë e mundur politikën jashtë këtij procesi, sepse përgjithësisht politika e ngatërron si proces”, tha më tej Artan Lame.
Konferenca do të zgjasë dy ditë, ndërsa rekomandimet e dala do të shërbejnë si udhërrëfyes për punët e ardhshme në rregullimin e ndërtimeve informale dhe parandalimin e krijimit të tyre në të ardhmen./TCh
sepse kemi e bejme me nje shtet rrumpalle,ku sunitozulute grabisin cdo gje…………
vetem turqit kane patur parimin zabto,gllabero,pushto,dhe fatkeqsishte ky mentalitet eshte akoma tek shqiptaret sote,nuk ka ndodhur grabitja e prones se tjetrit ne asnje ven te ishbllokut,as ne bullgari as ne rumani se ortodokset nuk pushtojne kurre pronen e tjetrit hidhni nje sy lejeve te legalizimeve qe ka shperndar ( te me falni per shprehjen ) ky kari Lame ortodoksit jane me gishtrinj u mbush saranda me tepelenas e golemas,me flliqsira turp.
Shko o plehre e qelbur po na tregon per fete ti. Hajde ne Kosove te tregoje shqiptaret sa te respektueshem jane me pronen e tjetrit. Serbet kane ikur prej vitesh, shtepite u jane renuar dhe askush nuk u prek as 1 milimeter gardh e asnje tulle, sepse e kane te qarte qe s’eshte prona e tyre. Brenda vetes jo e jo, sepse cdo cm2 toke e ka nje pronar dhe askujt nuk i vete ne mendje te zaptoje as token e tjetrit e as token e shtetit. Per ndertime pa leje Greqia nuk eshte me pas Shqiperise dhe vendeve te rajonit. Periferite, fshatrat, qytetet e vogla dhe ishujt pothuajse te gjithe ndertohen pa marre leje ndertimi paraprake.
Ndersa ne Shqiperi kishim nje satrap me emrin Enver Hoxha qe ta merrte pronen pa te pyetur fare çka nguliti ne koke njerezve se me i forti ka te drejte te shtyp te pambrojturin dhe kemi nje ndyresire antishtet me emrin Sali Berisha qe e beri kete vend nje hale te madhe qe do dekada qe te pastrohet. Kemi mijera te vrare per pronen dhe kjo tregon problemin real.
artanlame thuaj nje fjale per pronaret qe ju moor prona ne 1945 dhe ju e dhuroni zaptusve dhe krimineve cdo dite dhe mburresh qe ke legalizuar 35.000 ndertime palej 35.000 x 500 m2 = 17.500.000 m2 ose 175 Ha toke qe ju eshte vjedhur pronareve o Z.Lam dhe ti je kry hajnia e ketij grupi dhe ke fytyr e mburresh . me veze e ke pak