Bashkëshorti i Ministres së Marrëdhënieve me Parlamentin Ermonela Felaj ka humbur mundësinë për t’u bërë pjesë e trupës së prokurorëve.
Bledar Velikaj i është rrëzuar dekreti, dhe për pasojë ai do të vijojë të qëndrojë oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Vedimi për refuzimin e dekretimit të tij prokuror është marrë nga presidenti i Republikës Bujar Nishani,i cili nga 9 propozimet për prokurorë të bërë nga kryeprokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, ka vendosur të miratojë vetëm 7 prej propozimeve, ndërkohë që dy të tjerë janë refuzuar.
Bëhet fjalët për oficerin Bledar Velikaj, i cili është bashkëshorti i ministres Ermonela Felaj, dhe oficeri tjetër Jonad Bare, i cili shërben si oficer pranë Prokurorisë së Përgjithshme, raporton Report TV.
Nishani nuk ka dhënë argument se cilat kanë qënë arsyet e rrëzimit të këtyre dy emrave për t’u bërë prokurorë, por nga informacionet flitet se ata kanë pasur mbështetje politike dhe për pasojë, presidenti i ka refuzuar këto dy kandidatura.
Gjynaf I madh gjithe ai prokuror do ishte bere.
Sa te jete Nishani ne krye te presidences ,keto histori do kemi . Ai eshte betuar para Saliut ( sulltanit) te tij se do jete kunder cdo personi te majte .Mbajeni dhe shifjani hajrin . Ai eshte vendosur ne ate post me 70+1 ,vetem se eshte i bindur . Prandaj kerkesen Veliko beje kur te iki noteri ,dhe sa te jete ai as mos mba shprese se do te emeroj . Ai nuk njeh kushtetute dhe merite, por vetem urdherat e atij qe e vuri .
O nini o i mencur e dimti qe ky kandidati,per prokuror esht mar peng para ca viteve per ceshtje droge apo se di ky fakt ka dal e ne media dhe ne bulletinin e policise
po mire e ka bere Nishani,…mese normale
do te ishte vendim ne pikpyetje,…neqoftese do ta dekretonte burrin e ministres
drejtesia duhet te jete e pa prekur nga politika
Po ti or Gon ,cfar je , avokat ?.