SKANDALI/ Rafineria e Cërrikut u dha me koncesion nga Berisha, por u shkri për skrap

4 Nëntor 2015, 16:07Politika TEMA

Kompania Kurum pati premtuar investimin e 48 milionë eurove për ta rivënë në punë rafinerinë, por e shkriu për skrap që në muajin e parë, ndërsa autoritetet thonë se kanë “identifikuar probleme” por nuk kanë marrë masa për të konfiskuar garancinë e koncesionit dhe as për të kërkuar llogari për shkatërrimin e paautorizuar të pronës publike.

Nga Lindita Çela, Gjergj Erebara

Në qytetin e vogël të Cërrikut, çdo person që takon ka së paku një anëtar familjeje që ka punuar në të shkuarën në rafinerinë e Cërrikut. Punonjësit e industrisë së naftës në Shqipëri kanë pasur paga krahasimisht të larta me pjesën tjetër të popullsisë në kohën e komunizmit dhe rafineria e Cërrikut punësonte deri në 500 vetë.

Qyteti sot është zbrazur nga popullsia, që prej mbylljes së rafinerisë; tashmë është i varfër dhe i mbushur me të moshuar, të cilët jetojnë si të munden, më së shumti falë ndihmës së fëmijëve në emigrim. Megjithatë, shumë nga banorët me të cilët BIRN foli, ende shpresojnë se një ditë industria do të rivihet në punë dhe qyteti i ndërtuar pikërisht në funksion të rafinerisë së naftës, do të ketë një rikthim në jetë.

Një kontratë koncesionare e nënshkruar nga qeveria shqiptare në vitin 2013 dukej se mund të bënte pikërisht këtë gjë.

Në ditët e fundit si kryeministër, më 22 korrik 2013, Sali Berisha miratoi dhënien me koncesion të rafinerisë së Cërrikut, një ngrehinë e kohës së komunizmit që pati pushuar së funksionuari që nga viti 1992.

Kontrata me titullin “Rehabilitim, Operim dhe Transferim” e firmosur mes Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, (sot Ministria e Energjisë dhe Industrisë), dhe kompanisë Kurum International sh.a, sanksiononte që koncesionmarrësi do të investonte në këtë rafineri gati 6.8 miliardë lekë (48 milionë euro) dhe të fillonte punën e përpunimit të naftës brenda 18 muajve. Por dy vjet pasi kontrata është nënshkruar, autoritetet duket se po hasin vështirësi në identifikimin e problemit me koncesionin.

BIRN vizitoi rafinerinë e Cërrikut dhe zbuloi se në fakt, rafineria nuk ekziston më. Ajo është shkrirë për skrap, pavarësisht se kontrata e koncesionit sanksiononte rivënien e saj në punë. Për më tepër, në ish-kompleksin industrial të Cërrikut nuk duket asgjë gjurmë nga investimi prej 48 milionë eurosh, i premtuar nga Kurum. Vetëm disa roje të kompanisë gjenden aty për të ruajtur atë çfarë ka mbetur ende pa u rrëmbyer.

Një roje i tha BIRN se rafineria është hequr prej aty kohë më parë.

“E mori turku,” tha ai.

BIRN pyeti Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, MEI për fatin e rafinerisë dhe për arsyet e moszbatimit të kontratës koncesionare me kompaninë turke. Në përgjigjen me shkrim të MEI për BIRN, nuk bëhet e ditur nëse qeveria e ka identifikuar apo jo zhdukjen e rafinerisë.

Megjithatë, MEI thotë se “po ndjek çështjen” dhe argumenton se vendimi i dhënies me koncesion të rafinerisë nga qeveria e kaluar qe e gabuar

Një zyrtar i kompanisë Kurum nuk pranoi t’u përgjigjet pyetjeve të BIRN, por deklaroi se rafineria është prishur për t’i hapur hapësirë ndërtimit të një rafinerie të re.

“Kompania është në përfundim  të një marrëveshje  për të sjellë në Shqipëri një rafineri të re, e cila do të ndërtohet së shpejti,” deklaroi Teuta Ustundag, drejtore e Marrëdhënieve me Publikun në këtë kompani.

Një koncesion i papritur

Uzina e Rafinimit të Naftës në Cërrik u ndërtua me ndihmat sovjetike në vitet 1950 dhe qe specializuar për të realizuar disa nënprodukte speciale të naftës, përfshirë karburant për avionë dhe për silurë, krahas produkteve të zakonshme si benzinë, gazoil, vajguri për ndriçim, bitum, solar e mazut. Qyteti i Cërrikut u ndërtua për të strehuar punëtorët e rafinerisë si dhe ata të termocentralit elektrik ngjitur me rafinerinë, termocentral që punonte me mbetjet e naftës së përpunuar.

Nafta në këtë rafineri transportohej më së shumti me naftësjellës nga fusha naftëmbajtëse e Kuçovës për rreth 30 kilometra, me dy stacione pompimi. Por fusha naftëmbajtëse e Kuçovës filloi të shterojë nga vitet 1970 pas shumë dekadash shfrytëzimi intensiv, ndërsa rënia e fortë e prodhimit të naftës në vitet 1980 solli rënien graduale të përpunimit në Cërrik.

Xhavit Kabashi nga qyteti i Cërrikut, një ndër punonjësit më jetëgjatë të rafinerisë, i tha BIRN se një pjesë e linjave të prodhimit pushoi së funksionuari nga fundi i viteve 1980, ndërsa rafineria u vendos “në konservim” në vitin 1992.

“Edhe para se të mbyllej, rafineria punonte gjashtë muaj dhe mbahej në remont gjashtë muaj të tjerë,” tha ai.

Në vitin 2008, ndërsa po përgatitej privatizimi i ARMO- kompani e përpunimit të naftës që kishte nën pronësi tri rafineritë e vendit, Ballshin, Fierin dhe Cërrikun- qeveria vendosi ta ndajë rafinerinë e Cërrikut dhe ta vendosë atë nën pronësinë e një kompanie të re të quajtur Petrol Alba, e cila qe nën pronësinë e qeverisë shqiptare dhe kishte asete me vlerë nominale prej gati 1.1 miliardë lekësh (rreth 8 milionë euro).

Petrol Alba zotëronte pronësinë e rafinerisë dhe tokës në të cilën ajo ishte vendosur. Pavarësisht se Petrol Alba nuk kishte aktivitet, ajo kishte një administrator, një bord drejtues dhe një dyzinë të punësuarish.

Kabashi thotë se punonjësit, përfshirë edhe atë vetë u pushuan nga puna pas vitit 2009, kohë kur Ministrinë e Ekonomisë e mori nën administrim Lëvizja Socialiste për Integrim. Ai është në pritje të ekzekutimit të vendimit të gjykatës për dëmshpërblim për pushim të padrejtë nga puna nga kompania Petrol Alba sha.

“Stafi i kompanisë në atë kohë përbëhej nga roje dhe administratë,” thotë Kabashi.

Rafineria qe hequr nga lista e objekteve të rëndësisë së veçantë me një vendim të qeverisë së vitit 2000 dhe pas dy dekadash pa punë, besohej gjerësisht se ajo nuk mund të shërbente më për rafinimin e naftës.

Megjithatë, në vitin 2012, një bashkim kompanish private të përbëra nga “DAST” sh.a. Durrës, “DELTA” sh.a. Durrës dhe “S.T.N.P.M” sh.p.k. Tiranë, i bëri qeverisë një propozim për koncesion të pakërkuar për rafinerinë e Cërrikut. Qeveria e miratoi kërkesën dhe hapi tender për koncesionin në janar 2013. Pas tenderit të debatuar, qeveria shpalli fitues Kurum International dhe nënshkroi kontratën me të.

Miliarda investime për rikthim në punë

Kontrata e koncesionit, e publikuar në Fletoren Zyrtare sanksionon që kompania Kurum të investojë 6.8 miliardë lekë për rivënien në punë të rafinerisë me 14 impiante teknologjike dhe me kapacitet përpunues 500 mijë tonë naftë në vit. Qeveria shqiptare do të përfitonte një tarifë prej 4 për qind të naftës së përpunuar dhe koncesioni do të zgjaste 35 vjet. Kontrata duhej të zbatohej brenda 18 muajve.

Kurum detyrohej gjithashtu të vinte në favor të shtetit shqiptar një garanci bankare prej 10 për qind të vlerës së investimit ose rreth 680 milionë lekë, garanci që do të zhbllokohej 30 ditë nga kryerja e testimit dhe vënies në punë të rafinerisë.

Kurum krijoi për efekt të koncesionit një kompani të re të quajtur Albanian Oil Rafinery, të regjistruar më 24 korrik 2013 dhe mori në dorëzim rafinerinë në shtator 2013. Por kompania e regjistruar kishte kapital të paguar prej vetëm 3,5 milionë lekësh (25 mijë eurosh) në degën e BKT në Elbasan, ndërsa supozohej se do të investonte 48 milionë euro.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i siguruar nga BIRN tregon se menjëherë sapo mori rafinerinë, kompania e re e krijuar për këtë qëllim, Albanian Oil Rafinery vendosi të shesë të gjithë rafinerinë për skrap te kompania mëmë, Kurum International. Rafineria rezulton se është çmontuar në tetor 2013, vetëm një muaj pasi Kurum e mori atë në dorëzim.

Por ndërsa rafineria qe çmontuar, qeveria shqiptare nuk ndërmori asnjë hap për të ndaluar shkatërrimin dhe duket se nuk ka ende një plan për zbatimin e kontratës së koncesionit.

Raporti i KLSH vëren se rafineria nuk iu dorëzua kompanisë koncesionare si pajisje e nxjerrë nga përdorimi, por si pajisje për të cilën koncesionmarrësi duhej të investonte për t’a rikthyer në punë.

“Në procesverbalin e marrjes në dorëzim të objektit, datë 16.09.2013 për makineritë dhe pajisjet e marra në dorëzim nuk cilësohet se makineritë dhe pajisjet janë të dala nga përdorimi,” thotë KLSH në raportin e saj.

KLSH thotë se shkrirja e rafinerisë për skrap u krye pa lejen e Ministrisë dhe dukshëm në shkelje të kontratës. Për më tepër, KLSH vëren se ka konflikt interesi mes shitësit të skrapit, kompanisë Albanian Oil Rafinery, të kontrolluar nga Kurum dhe se sasia e skrapit të shitur dhe çmimi i shitjes është përcaktuar nga marrëveshja mes dy kompanive të kontrolluara nga një person, pavarësisht se rafineria është pronë e shtetit shqiptar që i qe dhënë në përdorim kompanisë turke.

“Ekspertët vlerësues të përcaktuar nga Autoriteti Kontraktor, si pronar i aseteve të dhëna me koncesion nuk kanë bërë asnjë vlerësim, ndërsa përcaktimi i çmimit të shitjes nuk është realizuar me ankand konform kërkesave dhe dispozitave ligjore për shitjen e pronës publike,” thuhet në raportin e KLSH.

Raporti i KLSH vëren gjithashtu se e gjithë rafineria, sipas librave të kompanisë, kishte 5,339.8 tonë skrap hekur dhe se çmimi mesatar i shitjes rezulton 13 lekë pa tvsh.

bilancin e saj të vitit 2013, kompania pasqyroi të ardhura nga shitja e rafinerisë për skrap prej 69 milionë lekësh (49 mijë euro). Ajo raportoi si shpenzime deri edhe blerjen e një peshoreje.

Pyetur nga BIRN se mbi çfarë baze Kurum ka vendosur të shkrijë për skrap të gjithë rafinerinë, kompania turke nuk pranoi të përgjigjet.

Ndërsa Ministria e Energjisë dhe Industrisë argumentoi për BIRN se demolimi i rafinerisë qe nisur me urdhër të kësaj ministrie në vitin 2011, por nuk iu përgjigj pyetjes nëse ka ndërmend të kërkojë dëmshpërblim për shkatërrimin e një rafinerie.

Ministria e Energjisë nuk sqaroi nëse kishte marrë garancinë 10 përqind për investimin e munguar në rafinerinë e Cërrikut, por tha se “po ndjek të gjithë procedurën e parashikuar në ligj edhe për këtë çështje”.

“Kompanisë koncesionare i kemi kërkuar të derdhë në burxhetin e shtetit të ardhurat e krijuara nga shitja e skrapit prej 69 milionë lekësh (495 mijë euro),” u përgjigj Ministria e Energjisë.

22 komente në “SKANDALI/ Rafineria e Cërrikut u dha me koncesion nga Berisha, por u shkri për skrap”

    1. Cubi says:

      Kur politikanet jane kasap , diplomatet, u rrine ngat,populli eshte krap edhe Shqiperia do shkoje per skrap (me keq se Greqia do perfundojme pasi prokuroria eshte bere skrap me kohe).

  1. zambi says:

    Titulli origjinal i shkrimit:

    Rafineria e Cërrikut u dha me koncesion, por u shkri për skrap.

    Bersha e dha me koncension (jo per shkrirje) ne 22 Korrik 2013. Nga shtatori 2013,kur erdhi ne zyre Rama, Berisha e ka fajin perseri qe nuk eshte kontrolluar zbatimi i kontrates?

  2. Kasa fiskale says:

    Me kase apo kase e ka shit fabriken turku? Kjo eshte pyetja. O zot i madh te ty i kemi shpresat vetem

  3. t says:

    ju BIRN…por dhe Tema ..por dhe gazeta Dita

    jo vetem po beni biznes me keto lajme por dhe po tallni shqiptaret sa po themite keqen e FASHIZMIT DHE KOMUNIZMIT perpara ketij shkaterrimi biblik te prones dhe moralit.

    keto nuk jane per botime ne gazeta po per ti cuar ne

    1-PROKURORI
    2-KRYEMISTRI
    3 TE PANELI AMBASADAVE…

    NDOSHTA DUHET NJE GJYQ HAGE KU PERVEC BERISHES BASHES NANOS RAMES..DUHEN DHE NJA DY TRE DIPLLOMATE…

    1. Gerti says:

      Pra keta jo vetem qe bejne gazetari me fondet qe i sigurojne vete, po te bejne edhe rolin e institucioneve publike meqe une, ti dhe te tjere ja fusim kot me kot kur votojme?!!

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Do ndertohet do ndertohet aty prisni.. Ne vendet e huaja ka afat zbatimi per gjithcka. Mos realizimi I dates ha gjobe dhe pastaj per bythe e jashte po s’mori masa.. Keshtu jane tallur keto kompani per 24 vjet dhe keta jane numri nje qe leku del jashte.. Nuk na duhen ne kete menyre..

  5. durresi says:

    Kantieri detar i portit te Durresit…. e mori KURUM -i i Elbasanit si kantjer detar dhe e beri skrap. meqe nuk u mjaftuan me kantjerin ben shkembimin me qeverine midis vendit ku ndodhej kantjeri me terminalin e ri te kontinjereve. dmth KURUM-it nuk i tha njeri plac qe shkaterrove kantjerin e durresit por i thane na merr kete tjetren.
    Sa per kurjozitet kantjeri i durresit i jepti rrogen 300 familjeve minimalisht dhe ishte nder me te konkurueshmit ne ballkan. anijet e flotes shqipetare u prodhuan ne durres gjate komunizmit. Ajo qe thote Rama mbi profesionalizmin qe mungon per investitoret tja drejtoj politikes qe e lejoj kete gje. Dikur ndertonim anije tani nuk di me njeri te bej nje kuti shkrepsesh.

    1. berti says:

      Shume mire qe e ngrite problemin e kantjerit te durresit.eshte me qa me lote per te gjitha fabrikat dhe kantjeret qe jane zhdukur.por nuk eshte ketu zgjidhja.formoni parti te re qe te zhduken partite qe vjedhin.

      1. Durresi says:

        Jam dakort…..parti e re….

        – mund te permenden shume biznese te humbura ne

        – uzina e radio televizionit URT
        – produktet kimike
        – fabrika e makaronave
        – fabrika e gomes
        – fabrika e biskotave
        Fabrika e cigareve etj etj

  6. albatros says:

    Amrtizim te tille nuk I kane pare syte njeriu. Po te vihej ne pune, vec nga ndonje ufo, do helmonte dynjane. Me mire qe e pasken zhdukur nga faqja e dheut

  7. Bra,ho,ho says:

    Mos u beni merak se nuk e ka denancuar akoma Braçe,ka nje shprese per hetim. Po e denancoi Braçe çeshtja mbyllet pernjeher.

    Edhe koka i ka mar formen e kapakut.

  8. Bond says:

    Rafinaria e Cerrikut?
    Po ketu nga viti 1992 osht shit per skrap e gjithe Shqiperia…
    Nuk e shihni qe me teper se 60% e popullsise urbane jane pa pune dhe vazhdojne prej 25 vjetesh te ikin nga syte kembet jashte shtetit!
    Vetem katnaret jane disi te ‘vet-punesuar’ dhe hane noj çap buke prej tokes dhe ndonje lope qe mund te kene!
    Kane vdekur burrat ne ket vend, kane mbetur vetem hajdutet dhe dallaveraxhinjte…

  9. nini says:

    Kush do ta ndjeki ceshtjen qeveria Rama dhe sidomos ministri Gjiknuri ?. Pse nuk akuzohet Berisha dhe klyshet e tij ministra qe shiten gjysmen e Shqiperise ,ku llokmen me te madhe e ka marre Kurumi . Kater hidrocetrale qe I nxirrnin parate qe u shit peer 4 vjet pune dhe rafineria e Cerrikut jane nje pjese e hajdutllekut te Saliut .Po ju si qeveri jeni me keq se ato qe iken ,se jeni legena dhe jo transparent . Tregojini Popullit kush eshte mbas Fantazmes Kurum qe ka marre gjysmen e pasurive publike dhe ben cfar i don bytha .? Jep doreheqe Gjiknur se shume te kemi duruar ,duke mos folur as per Bankersin, Stream oil ,as per Kurumin dhe as per Bechetin dhe skandalin e Kalivacit .Pse nuk reagon or servil i Rames .Cojeni dosjet e korrupsionit te qeverise Berisha ne prokurori ,se po erdhi ai ne fuqi do ju rrjepi te gjalle ,or njerez pa bythe ,qe harram votat qe moret .ku turku ben si te ishte malli ivet me pasurine e shqiptareve .Ptu rrace bastardesh qe i dhame pushtetin .

  10. katarakti says:

    Gjithe Shqiperine e çoi per skrap i Paudhi dhe Menxyra me e madhe qe i ka rene ketij vendi. 50 vjet pune dhe perpjekje te nje populli te tere shkuan per lesh. Ose per te pasuruar kelyshin e Kuçedres dhe disa ndyresira te oborrit te tij. Te na rroje dhimokracia.

  11. AliBaba says:

    Histori te vjetra Kam qene e bere thote Anglezi.Nje pyetje kam, meqe realitetin aty se njo mire persa i perket zerave te rinj apo nje alternative te re politike te zhveshur nga e djeshmja e Fatosit, Saliut, Metes e RAMES…spo e permend yllin ne ngritje se ai dihet qe eshte ne ngritje sipas Lu e Obama. Pra kush mendoni se mund te jene ato emra te rinj te cilet ndoshta do ndryshonin nga pislliku i tanishem ndac ai i demonkracise se Saliut apo rilindjes se vdekjes se Metes-Rames..
    Pra a ka individe te paperlyer qe vertet do donin ndryshim te vertete, ju lutem se mos me permendni ish kllaunin president Bamir Topi e kompani.
    Shqiptari , ai qe ka pak mend sigurisht ja ka pire lengun kesaj klase te korruptuar politike.Pse nuk ka nje levizje apo alternative te re?
    A keni ndonje emer, jo se individi luan rolin kryesor por shqiptari eshte mesuar te degjoje njeshin.

  12. FREDI says:

    HANI M…. AI KA TALLUR BYTHEN ME KETE POPULL DHE JU TE PS QE JENI ME NJE TAS FITUAT ZGJEDHJET ME PARULLEN E KORRUPSIONIT ,KURSE BERISHA KAPERDISET SI KAPOSHI PLEHUT

  13. nji kafe me pak te lutem says:

    Katarakti koment i sakt brravo.

  14. zonja Milo. says:

    Hajduti Kurum Keshtu ka vepruar me kohe ,ka gjetur shesh e ka bere pershesh po mos u merzisni ,se dhe atij do ti vij radha! Eeeeeeeeeee,sa Shume gjera ka per tu rregulluar ky vend!

  15. arben says:

    Per fat te keq strategjia berishjane e nivelit zero u zbatua me perpikmeri nga hajdutet e pangopur qe u bene miliardere duke shitur per skrap edhe piken e fundit te djerses e gjakut qe populli yne derdhi per 45 vjet.Haram e pacin dhe u ngelte ne gryke pasuria qe vune duke grabitur e vjedhur pronen e popullit.

  16. Dn says:

    Skandali i vertet eshte mosreagimi i Shteti shqiptar:moskontrollimi i mines mbas mareveshjes,mosparandalimi i prishjes,mos ndeshkimi pas prishjes…
    Ku eshte shteti shqiptar?ku Jane nenpuneset qe paguhen nga taxat tona per te kontrolluar punet?ku eshte pergjegjesia e sicilit?
    Te gjithe to luajt Solitaire,kryeministri compris?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje