PD replikon me Aleksandër Frangajn: Nuk mund të na shantazhosh

4 Nëntor 2015, 12:32Politika TEMA

Partia Demokratike dhe Aleksandër Frangaj tashmë janë në një luftë të hapur.

Ditën e djeshme, PD dhe TV Klan kanë shkëmbyer disa akuza ndaj njëra-tjetrës.

Pasi Frangaj i thoshte Bashës se nuk është burrë nëpërmjet TV Klan, PD ka reaguar me anë të një deklarate, duke thënë se PD nuk mund të shantazhohet nga Frangaj.

Partia Demokratike shpreh keqardhjen për qendrimin e përsëritur editorial të televizionit Klan kundër opozitës, të pabazuar në fakte e aspak objektiv. S

htrembërimi i realitetit sipas axhendës personale është sherbimi më i keq që mund të bëjë një media.

Edhe më keq, kur vihesh totalisht në shërbim të qeverisë dhe sulmon opozitën, mbi sajesa.

Por ka akoma edhe më keq, kur premton publikisht se nuk do censurosh më, ndërkohe që brenda të njëjtës sulm-kronike paraqet të gjymtuar deklaratën e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike nuk mund të shantazhohet.

Vlerat e lirisë dhe historia e kësaj force politike qendrojnë lart e janë të pangjashme me interesat e ditës së kujtdo pronari mediash”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Por, nga ana tjetër Frangaj është kujdesur që të diferencojë Bashën nga Berisha.

Ai është shfaqur mbrëmjen e djeshme duke pritur Berishën, ndërsa ky i fundit jepte një intervistë tek ABC, për të treguar se punët me Berishën i ka shumë mirë.

7 komente në “PD replikon me Aleksandër Frangajn: Nuk mund të na shantazhosh”

  1. rroku says:

    ha ha ha vlerat e PD, o Zot, hapu dhe e futu

  2. TJ says:

    O Zot Basha?! Deri kur do te jete jashte burgut Berisha, Basha dhe Meta!

  3. Kapo says:

    Nuk me pelqejne keto xhonglime te Frangajt edhe pse tani jane ne mode te televizionet dhe gazetat te ashtequajtura te pavarura…por kur degjoj nga goja e Bashes(sepse PD eshte Basha) per vlera te lirise dhe qendrimin e larte te Pd…me mer gazi–

  4. Ajaxs says:

    Ka filluar sherri ne familje ?

  5. x man says:

    Ja pra derra ngelet. Basha dhe Pd jane te vetmit qe Frangaj ska blere sic po bene ate ndyrsiren e kryeministrit. Po hajt se mga hundet do ja u nxjerrim. Nuk do jeni perjet ne pushtet. Do e bejme 21 janarin dite feste.

    1. baci says:

      x Man te lutem mos e permend 21 janarin. Shpirti i 4 te vrareve te perndjekte gjithe jeten.

  6. x man says:

    Shpirti i tyre do ju ndjek juve qe bete shurren mbi gjakune tyre. Legena!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje