Ylli Manjani: Na duhen votat e PD-së për reformën në drejtësi

4 Nëntor 2015, 10:44Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim këmbëngul që reforma në drejtësi të bëhet me konsensus të gjerë. Nënkryetari i kësaj partie, Ylli Manjani, njëkohësisht zëdhënës për këtë reformë, deklaron se mazhoranca nuk mund të miratojë e vetme ndryshimet kushtetuese pasi i duhen votat e Partisë Demokratike.

“Partia Demokratike ka bërë një punë serioze duhet ta pranojmë, ka një përvojë dhe ato që kanë paraqitur në draftin e tyre janë për t’u diskutuar të gjitha. Ndaj po insistojmë në një proces politik. Është momenti që liderët politikë të ulen bashkërisht dhe të bien dakord në disa piketa”, tha ai për Report TV.

Manjani shprehet se drafti aktual nuk është përfundimtar dhe se ai mund të diskutohet sërish.

“Drafti aktual është paraprak, nuk është ende projekti që mund të ulte palët në një tryezë, PD-në mbi të gjitha, e cila ka një përvojë të jashtëzakonshme të cilën nuk kemi pse ta mohojmë. Drafti u bë nga ekspertët sepse duhej të kapej agjenda e Komisionit të Venecias. Drafti i parë nuk është gjithçka, duhet krasitur mirë nga pikëpamja ligjore,” tha Manjani.

Sipas tij, mazhoranca nuk i ka votat për të kaluar këtë reformë.

“Reforma Kushtetuese kërkon 93 vota të cilat mazhoranca nuk i ka. Po flasim për një reformë afatgjatë që i kalon afatet e këtij mandati. Nuk është as turp, as shkelje e madhe rregullash, është e detyrueshme prania e PD-së në këtë reformë. Po nuk krijuam këtë frymë do bëjmë gabimet e shkuara, siç ndodhi në 2008-ën që u shkatërrua vendi”, u shpreh për “Raport Tv”, Ylli Manjani nga LSI-ja.

4 komente në “Ylli Manjani: Na duhen votat e PD-së për reformën në drejtësi”

  1. kurbinas says:

    Atehere Ju kurvat e lsi nuk doni drejtesi. Konsens me PD do te thote te mbrosh tè korruptuarit ne drejtesi.

  2. mira says:

    KURBINAS SOT E MORE VESH? Ate dime qe para 6 vjetesh kur beri krushqi me kryekriminelin serb.

    nese nuk ngrihet populli ne frorne revolucion keta qelbesira te 140 dhe 280 qe kane mbas shpine kete pune do bejne, ping-pong.

  3. goni says:

    Ne ate krah fli Yllo se ta jep Sala konsensusin.

  4. LSI kurve says:

    Dihet boterisht se LSI i ka dhene garancine PDse se asnje prej tyre nuk do te preket per aq kohe sa ate qendrojne ne pushtet…

    Perndryshe PSja nuk e merrte kurre pushtetin ( ose me mire Sala nuk e linte kurre karriken ) ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje