Tallja me komisionet hetimore/ Mungojnë demokratët, s’miratohet plani i punës

3 Nëntor 2015, 18:14Politika TEMA

Edhe pse janë ata që e kanë propozuar ngritjen e një komisioni të tillë, demokratët duket se nuk e kanë marrë me seriozitet edhe këtë radhë.

Pak ditë më parë Kuvendi do të ringrinte Komisionin hetimor për tatimet që drejtohet nga Genc Pollo, pasi herën e parë I skadoi afati pa marrë asnjë vendim të rëndësishëm.

Edhe në mbledhjen e sotme,  mungesa e deputetëve anëtarë demokratë, ka bërë që Komisioni Hetimor Parlamentar për emërimet në administratë të mos miratojë planin e hetimit.

Në komision në radhët e opozitës ka qenë vetëm deputeti Luçiano Boci, i cili debatoi me anëtarët e opozitës, mbi vullnetin për të hetuar mbi emerimet dhe shkarkimet ne administratën shtetërore .

Nënkryetari i Komisionit, deputeti socialist Musa Ulqini, hodhi poshtë pretendimet e demokratëve duke theksuar se është marrë informacion për 27 njësi administrative.

Gjithashtu Ulqini, kundërshtoi dhe kërkesën e demokratëve për verifikimin e emërimeve në administratën e pushtetit vendor, duke theksuar se kjo është e drejtë e Kuvendit për të ndryshuar objektin e hetimit.

Janë disa komisione parlamentare të cilat kanë dështuar edhe pse ngritja e tyre është bërë me shumë bujë. Madje, përpara votimit në parlament, është zhvilluar edhe një debat disa mujor politik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje