Meta: Kushtetuta u deformua në 2008 për qëllime afatshkurtra. Reforma në Drejtësi, kyçe për të ardhmen e demokracisë

3 Nëntor 2015, 13:59Politika TEMA

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka takuar sot raporterët e Komisionit të Venecias lidhur me procesin e reformës në Drejtësi.

Meta u tha reporterëve se mendimi i Komisionit të Venecias është mjaft i rëndësish pqë garantimin e një sistemi drejtësi të besueshëm, profesional dhe efikas.

Meta tha se është koha që t’u jepet fund ecejakeve të qytetarëve në gjykata.

Duke folur për Kushtetutën Meta tha se ajo e 1998 ishte një arritje madhore ndërsa në vitin 2008 u deformua nga partitë politike për qëllime politike afatshkurtra.

“Ndaj reformimi i sistemit të drejtësisë është i domosdoshëm dhe kyç për të ardhmen e demokracisë shqiptare,  me qëllim që qytetarët shqiptarë të kenë një sistem të drejtë, të besueshëm, të përgjegjshëm dhe efektiv në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Meta.

Raporterët e Komisionit të Venecias pasi vlerësuan Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si një arritje historike në të kaluarën, vunë në dukje se Komisioni i Venecias është i gatshëm të ofrojë eksperiencën e ekspertëve të tij me qëllim forcimin e besimit tek sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

2 komente në “Meta: Kushtetuta u deformua në 2008 për qëllime afatshkurtra. Reforma në Drejtësi, kyçe për të ardhmen e demokracisë”

  1. Bra,ho,ho says:

    Edhe ne qe mendonojme se pa te futur ty brenda nuk do gjejm dot as kyçin !

  2. Lili says:

    A nuk u lodhet me reforma pa bereqet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje