Rama: Për investitorët nuk janë problem taksat, por drejtësia dhe kualifikimi i punonjësve

3 Nëntor 2015, 11:56Politika TEMA

Teksa investimet e huaja në Shqipëri kanë pësuar rënie, për kryeministrin Edi Rama, problem për ta mbeten jo taksat e larta, por drejtësia, titujt e pronësisë dhe kualifikimi i krahut të punës.

Edhe një herë tjetër, Rama u përqendrua tek zanatet që sipas tij humbën gjatë këtyre dekadave.

“Bëmë gjithçka mundëm për të ndërtuar një piramidë iluzionesh, duke iu krijuar praktikisht të gjithë të rinjve dhe prindërve idenë se çdo kush mund të bëhej jurist, ekonomist, inxhinier dhe se kishte ikur koha që njerëzit të jepnin me ambicien e të qenit zejtarë, e të pasurit të një zanati”, tha Rama.

Deklaratat e tij u bënë konferencën “Profesionet më të kërkuara”, ku tha se tashmë është çelur një korsi e re, ajo e arsimit profesional.

“Kemi filluar duke çelur korsinë alternative të zanateve, për të gjithë ata të rinj që për arsye nga më të ndryshmet nuk ndjekin universitetin, por pa dyshim jo një korsi zanatesh si një rrugë dytësore, pra, e dorës së dytë, por një korsi zanatesh që ne synojmë dhe jam i bindur që në një të ardhme jo shumë të largët të bëhet zgjedhje ku jo vetëm ata të cilët nuk ndjekin dot universitetin po dhe të tjerë që bëjnë këtë zgjedhje të jenë në gjendje që përkundër zgjedhjes së tyre të marri një arsim cilësor”, u shpreh kryeministri.

9 komente në “Rama: Për investitorët nuk janë problem taksat, por drejtësia dhe kualifikimi i punonjësve”

  1. greku i pabesë me garuzhde në brez says:

    E drejte. Ne nje vend ku ska profesioniste por vetem avokate e financiere, nuk mund te investojne përveçse ne robaqepsi e kepucari….

  2. shoku shpati1 says:

    Kur do te te mbushet mendja o hajvani rilindas qe nuk je per ate pune?

  3. lufi says:

    kaqol, eshte korrupsioni yt i pari

  4. hipo says:

    O trap mos fol me karlliqe,je bere si padrino ,asgje smerr vesh nga ekonomia por per te vjedhur se ke problem.Askush nuk te degjon me.

  5. Bra,ho,ho says:

    Kaloj dhe ky ne opozite. Hajde mere vesh se ç’ndodh aty,kryeministri qe denoncon problemet. Mungon vetem qe Saliu te hapi ekspozita pikturash e jemi ne rregull.

  6. Christopher Columbus says:

    Ka shume te drejte Kryeministri. Jane Drejtesia dhe Edukimi Profesional qe kompanite serioze shikojne perpara se te investojne.

    Vendi qe po thith me shume investime ne pjesen Qendrore dhe Lindore te Evropes eshte Polonia. Dhe Baskimi Evropian i jep gjithmon Buxhetin me te madh per investime krahasuar me shtetet e tjera. Ne Poloni kane investuar 9000 kompani Gjermane vetem.

    Kam punuar 2 vjet ne Warszawa dhe i them keto nga eksperienca.

    Do thoni you pse investohet ne Poloni ??? E para ka shume shtet ligjor dhe ka nje force pune shume to Kualifikuar. Atje nuk blihen Diplomat me leke po meren me zotesi.

    Me kalimin e Polonise nga Komunizem ne Kapitalizem ata nuk shkaterruan asjne industri sic beri Shqiperia. Por… ne menyr graduale e modernizuan , po ashtu u be dhe me Sistemin Arsimor.

    Shteti ngriti nje departament te tipit FBI qe kalonte ne site cdo kompani qe Kerkonte te Investonte ne Poloni.

    Kurse ne Shqiperi kane arthur Kompani qe adresat i kane neper apartamente duke filluar nga Qipro e deri tek rruga e Kavajes.

    Ne 25 vjete shumica e companive kane ardhur ne shqiperi kane qene fantazma dhe kane vjedhur.

    Nuka ka me investime per momentin se kompanite hajdunte sua mban me te hyne ne tregun shqiptare.Me mire pa Investime se sa te sjellim compani hajdutesh.

    Dhe per ato studentent qe dalin me veze se na duhan Universitete falas.

    Universiteti eshete falas per ata qe kan rezultate te mira ne mesime.

    Nuke eshte universiteti per dele, dhi e gomar qe rrine gjithditen kafeneve duke bere selfie.

    Sholla eshte falas per ata qe mesojne.

    Qeveria nuk eshte prefkte por eshte ne rrugen e duhur per vendosjen e shtetit ligjor

  7. Bra,ho,ho says:

    O Columbus,budalliqet qe shkruani i kopjoni apo i shkruani pa menduar ?

    Po te funksiononte drejtesia Ramen e kishe ne burg.

  8. Christopher Columbus says:

    @ Braho

    Po qe per ne burg shumica e shqipetareve kan shkelur ligjet ne ate vend ne nje menyre ose tjeter. Qe nga ndertimet pa leje, mos pagim taksash , energjie e te tjera me radhe

    Rama eshte me i miri qe ka zgjethur populli.

    Sipas mendimit tend mund te japesh nje emer politikani qe ta zvendesojme Ramen.

    Nuk ke asnje emer te jete i denje per te udhehequr e ber shtet.

    Jep vetem 1 emer ????

  9. Bra,ho,ho says:

    Dmth,kur me i miri meriton burgun imagjino te tjeret ! Llogjik perverse.

    Emra ke sa te duash,se ke gjysmen e popullit ne emigracion,qe ka ikur se nuk kan vjedhur.

    Natyrisht,kur te gjithe jan hajdut te flasesh per drejtesi,investime e edukim profesional nuk hyn me as ne budallek,hyn ne çmenduri.

    Fatos Lubonja nuk do ishte keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje