Basha bën thirrje për mosbindje civile: Qytetarët të marrin në duar fatet e tyre

3 Nëntor 2015, 14:27Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qenë sot në një takim në Kukës ku u ka bërë thirrje qyetarëve shqiptare për mosbindje civile.

Sipas Bashës qeveria po u vjedh një milion dollarë çdo ditë ndaj qytetarët duhet të marrin në dar fatet e tyre.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit i nxori se kanë abuzuar në shumën rekord, prej 1 miliardë dollarësh në një vit. 162 ditë në dy vite ky njeri që i thotë vetes kryeministri i Shqipërisë, i ka harxhuar në hotelet më luksoze të botës me paratë e shqiptarëve që i ka çuar drejt varfërimit dhe mjerimit, azilit e deri vetëflijimit.

Qytetarët kanë të drejtë të marrin në dorë fatet e tyre kur iu mohohet e drejta elementare, kur iu shkelet ligji për ti dhunuar, kur i nxjerr nga puna, kur nuk kanë të ardhurat minimale.

Që ditën e parë në qeverisje gjëja e parë që do të bëjmë është ulja e taksave. Taksat më të ulëta në Ballkan do ti paguajnë kuksianët dhe gjithë shqiptarët. Çmimin e energjisë për qytetarët do ta ulim, kamatëvonesat e bandës së OSHË-së do të falen pa kusht për të gjithë shqiptarët nga jugu në veri.

Mos ti lëmë të keqes kohën që ta gërryejë akoma më shumë shpresën që ka mbetur në këtë popull

Të ngrihemi e të frymëzojmë anembanë vendin përmes akteve të mosbindjes civile, e qëndresës, hapjen e një rruge tjetër për Shqipërinë, për shqiptarët, për Kukësin dhe çdo qytetar”, ka deklaruar Basha.

 

16 komente në “Basha bën thirrje për mosbindje civile: Qytetarët të marrin në duar fatet e tyre”

  1. moisiu says:

    Mos ka ardhur koha qe Edi te terhiqet ,nuk e ka me perkrahjen e shumices qe i dhane votat,mos do ishte me i pershtateshem Erjon Brace ?

  2. Bra,ho,ho says:

    Te drejte ka. Prandaj duhet filluar me sekuestrimin e pasurise te Lulzim Bashes

  3. Lulushi says:

    Ik e Luli o kar se per ty as kunat kari nuk cohet ne protesta

  4. zaho says:

    Per cilen mosbindje civile e ke fjalen ? Cila eshte alternativa jote ,ajo qe te vish ti ne pushtet.Duhet te jesh i pafytyre qe te kerkosh kete por kur ka ngordhur krenaria e popullit dhe mbi te gjitha ka ngordhur drejtesia te tera kurajot jane te ligjshme edhe te vrasesh edhe te vjedhesh por me shpresen se nje dite do te dal nje Avni rustem ju uroj, paci fat ne kurriz te popullit shqiptar

  5. Haxhi Qamili says:

    popull merrni ne duar fatin tuaj, me c’te mundeni arme, sfurqe,dinamit, llastiqe dhe luftoni shtetin kriminal

  6. eli-tiv says:

    …te ta japin ty pyshtetin…??? budalla..meso te punosh…e leri parrullat
    Pa ardhur kjo qeveri ne detyre…bertisje se nuk mban premtimet…SHKO ne prokurori…ke dosje aty…

  7. Sokoli says:

    Sa i dashur eshte ky djale ! Sa me vemendje degjon ! I mban duarte ne mes ,tamam si dikur ,kur degjonte tregtaret te cemrit,po u zgjodh kryetar bashkie me votat qe votoi Arben ristani me shoke ne magazinat e Lundres. Ka dhe nje te drejte qe i mban duart ne mes. Gjaku i 4 te vrareve qe i pikon ende nga duarte e gjakosura me 21 janar te mos e shohin njerezit po t’i bier mbi pantallona. JO mor LUL Basha! Minareja nuk fshihet dot ne thes,-thot populli. Apo me shkoqur : “NUk mbulohet muti me shurre”

  8. Realisti says:

    Te besh thirrje per mos bindje civile do te thote te sjellesh nje 97 tjeter.Sigurisht z.Basha se ty nuk do te gjej gje,populli do ta pesoj,ti vetem do shtosh pasurine.Kame qene demokrat e jetoj ne Amerike.Shqiptaret duhet te kuptojn se duhet te behet shteti sa me shpejt e sa me I forte per te miren edhe te Kosoves.Nuk mundet pergjithmon te jetosh nen hijen e te tjereve e nen mbrojtjen e te tjereve,sigurisht,ndihma duhet,por vete shteti te kete nje fare baze per dite te keqe.Mendoheni shqiperine jasht NATO-s dhe e rrethuar nga jo -dashamires ne nje kohe qe nuk kemi as ekonomi,as ushtri, asgje tjeter.Te tjeret do shohin njehere vehten e tyre e po paten interes mund te na ndihmojn.Prandaj duhen paguar taxat e faturat e tjera dhe ne te njejten kohe mos ti lejojm pushtetaret te vjedhin sic beri z.Basha e qe tani bene thirrje per mos bindje.Faleminderit.

  9. perkthyesi says:

    Te na vini ju perseri ne pushtet? Larg qofte! U a pame hajrin 8 vjet. Mendoj se, me gjithe difektet e natyrshme te qeverisjes se koalicionit te majte(nuk ka qeverisje perfekte), keta PD-istat nuk duhet te vine ne pushtet te pakten per 50 vjet. Sigurisht, kjo do te varet nga cilesia qe do manifestoje ky koalicion.

  10. Angjelini says:

    Luli ka te drejte pasi me abuzimin si ka bere ai dhe e gjithe shpurra e tij, ne nje vend normal sot do te ishin te denuar. Mos ndeshkimi i ketyre krimielave ka vetem nje arsytim: Socialistet jane bandit dhe hajdut si keta. Poshte politika shqiptare. Ta hani me mut pasurine si i keni vjedhur ketij populli.

    Ndersa Lulit do te donja ti kujtoj se shkurja e tije ne kukes na kujton 230 milion eurot e vjellura ne rrugen e kombit. Pa permendur vrasjen e 4 civilve dhe shitjen e nje pjese te ujrave detare fqinjit tane.

  11. Piro says:

    Rofsh o Luli qe na mblodhe sec na the as vete s’kuptove.Si mundet nje kryetar Partie te beje thirje per mos bindje te ligjeve ndaj shtetit,cfar kryetari jeni ju,keshtu do te udhehiqni ju nqs merni pushtetin duke bere thirje per mosbindje apo duke parashtruar alternativat tuaja,por ju nuk keni faj se paraardhesi juaj qe me vjen ndot tja ze emrin ne goje e mesoj popullin shqipetar qe te mos shlyejne detyrimet ndaj shtetit.Ju z.Luli jetoni edhe Brenda edhe jashte a te bie nderment te mos paguash detyrimet ne Hollande?besoj se jo se cdo shtet mbahet nepermjet taksave dhe te besh thirje per mos bindje eshte turp per ju dhe Partine qe drejtoni.

  12. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

    Ndoshta duhet bere dicka me keto premtimet qe behen vend e pa vend.
    U ngopem per 25 vite me premtime boshe nga te gjitha partite. Te gjitha premtojne dhe pastaj pasi fitojne , ia fusin popullit dhe harrojne premtimet. Te gjithe njelloj jane : Saliu , Nano , Rama , Basha…

    Atehere eshte mire qe te behet nje ligj : Te gjitha premtimet qe behen ne fushata te kthehen automatikisht ne nje detyrim ligjor nese ajo force politike fiton zgjedhjet. Nese nuk I zbatojne pastaj , te pergjigjen penalisht. Si rrejdhim te gjithe do te jene me te kujdesshem me premtimet , dhe do te premtojne vetem gjera qe mund ti realizojne.

    Por jemi edhe nje popull qe rri shume urte ne shqiptaret. Te gjitha partite na e kane futur ne keto 25 vite , dhe ne perseri I votojme. Le te bashkohemi njehere dhe le te bejme nje bojkotim masiv zgjedhjesh. Perndryshe te gjithe politikanet do na e fusin , do pasurohen per vete ne kurriz te popullit dhe ne me gisht ne goje do ngelemi serish. Asnje politikan aktual as nuk e rruan fare per popullin. Vetem fjale te bukura nga politikane te kollarisur qe qajne hallet e popullit ne maje te pasurise se tyre marramendese dhe te zhytur ne llumet e krimeve qe asnjehere nuk u zbardhen por u mbuluan.

  13. Azio says:

    Vertete e ke ti Lulzim, apo ben sikur do te rregullosh gjerat ne shtet qe ti dhe kriminel Berisha I shkateruar ,I vodhen e njerzit I vrate?
    Shiko more debil!
    Ty nuk po te duan koleget e tu ne PD,bile edhe babai yt Saliu,e ti kerkon te ndjekin mbrapa populli.
    Per cfare?Per te mos zbatuar ligjet e shtetit,
    Ti duhesh perpos maskaralleqe ve qe ke bere.te cilat tashme populli I di,te penalizohesh per thirrje kunder shtetit dhe mos zbatimit te ligjeve te tij.
    More lulush,rregullo punet e tua perpara sa te vene prangat.Shko atje ne Hollande,per te ruajtur koken more djalosh,sepse uragani I drejtesise po afron ,per te vene ne pranga kriminelet,hajdutet,maskarejte si ty.

    1. liku - Kush me shan per debat nuk ia mban. says:

      Luli ka bere gjithe keto qw thua , po RAMA qe para se te hipte ne pushtet premtoi ti vinte para ligjit pse nuk e ben ?

      – Gerdeci – u harruan 26 te vrare. Delijorgji doli nga burgu dhe mori leje ndertimi. Mediut as nuk iu prek asnje qime. Berisha me te birin as nuk u shqetesuan fare. PSE NUK E MBAN PREMTIMIN RAMA ?

      – 21 Janari – U harrua . Berisha , Luli , Garda te gjtihe ia hodhen pa pesuar asgje. Vetem cdo pervjetor nje marshim ironic dhe nje dhimbje hipokrite duke vene nje tufe lule ne boulevard. Nese kjo ishte ajo qe premtove Rama , ky eshte nje turp. Atehere akuzove Ilirin , sot po puthesh me te dhe nuk ta mban ta zgjidhesh ate ceshtje se te dhimbset karrigja jote qe nuk e mban dot pa Ilirin. PSE NUK E MBAN PREMTIMIN RAMA ?

      – Rruga Durres -Kukes , miliona te grabitura nga Luli me shoke. PSE NUK E MBAN PREMTIMIN RAMA ?

      Sigurisht pushtetaret e sotem justifikohen : E ka fajin gjyqesori . Ne rregull. Inicioni nje referendum , dhe e miratojme ne ligjin per te hequr gjithe gjykatesit e sotem te korruptuar. Dhe pastaj ata qe do vijne ti zgjidhin keto ceshtje.

      Fajtore per keto ngjarje jane vertet Berisha , Luli , Mediu etj , por jo me pak jeni edhe ju qe premtuat zbardhjen e ngjarjeve , dhe nuk bête asgje.

      TURP !

  14. Tomorri says:

    Pergezoje, pergezoje por dhe ky shume pordh pati. Tha se do bente shume gjera por asgje nuk beri.Me naften tha se po vidhet nga te huajte dhe mbas dy muajesh tha qe te huajet kane arritur prodhime te pa para. Ne mjafte qytetet Kesh eshte me qera e majme tek hajdutet e pronave si Ne Fier ku kesh paguan qera 10 000 ero ne muaj nje hajduti pronash dhe 30 meter larg nje ndertes katerkateshe e ish institutit te naftes ka dhjete vjete bosh dhe ruhet me roje te policise private te Ilir Metes, firma Myrtaj qe ka dhe gjithe naften.AKBN ne Fier i ka cuar materjalet ne ruajtje tek privati MYRTAJ ish zyrat e armos ndersa zyrat e saj 50 m larg i ka bosh dhe ruhen me roje private. Keshtu po shkojne per dhjame qeni parat e taksapaguesve. Shteti eshte marr me qera nga hajdutet qe jane sheshit por si asaj dhe kesaj qeverie i pelqen paraja nen dore.

  15. kasemi says:

    beri nje vrime ne uje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje