Presidenti i së majtës në PE, Pitella: Rama e Meta, liderët e duhur për Shqipërinë

3 Nëntor 2015, 14:07Politika TEMA

Presidenti i së majtës në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella, çeli turin e tij ballkanik nga Shqipëria, për të përcjellë nga një vend mik siç tha ai, mesazhin se Ballkani e ka vendin në Bashkimin Evropian, raporton shqiptarja.com.

Takimin e parë zyrtar Pittella e pati me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, jo vetëm për miqësinë me të por edhe për faktin se përfaqësojnë të njëjtën familje, “atë të krahut socialist”.

Shqipëria – theksoi Pittella – po ecën me hapat e duhur drejt procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Këtë konstatim ai e lidh me ecurinë në luftën kundër korrupsionit, reformën në drejtësi, progresin në administratën publike dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Presidenti i së majtë në PE tha se beson që 2016-a do të jetë një vit i mbarë për vendin tonë në hapjen e negociatave për anëtarësim në familjen evropiane, raporton Report Tv.

Pittella tha se mbështetja jo vetëm e tij por edhe e kolegut Knut Fleckenstein (raportuesit për Shqipërinë në PE) me të cilin ka nisur turin, është e rëndësishme për hapat e Shqipërisë në procesin e integrimit, por evidentoi se një peshë të madhe në këtë drejtim kanë edhe politikat e ndërmarra nga aleatët lider në qeverisje Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

“Ne jemi këtu për të filluar një mision që do të vijojmë edhe në vende të tjera, bashkë me kolegët Knut Fleckenstein dhe do donim ta nisnim nga Shqipëria për shkak të lidhjes së fortë që na lidh me këtë komb. Dhe donim ta nisim me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta për miqësinë dhe bashkimit të familjes politike që i përkasim krahut socialist. E gjithë kjo për të ripërsëritur dëshirën tonë për të çuar vendet e Ballkanit drejt Bashkimin Evropian. Shqipëria po ecën shumë mirë, dhe vlerësoj qeverinë Rama për punën që ka bërë, hapat me rëndësi që ka marrë në arritjen e këtij procesi. Po bëhet një luftë në nivel më të lartë ndaj korrupsionit, ka progres të administratës publike, ka një avancim domethënës në respekt të të drejtave njerëzore, ka një rritje ekonomike që do të sjellë rritjen ekonomike me 3 %. Po bëhen hapa të rëndësishëm për reformën në drejtësi, në mënyrë që në vitin 2016 të ketë formalizimin e statusit për hapjen e negociatave të Shqipërisë. Ky është procesi të cilin ne po e ndjekim, nuk jemi këtu për herë të parë, e keni ndjekur Shqipërinë edhe në procesin e liberalizimit të vizave. Është e rëndësishëm që Shqipëria të ketë miq si ne, por është e rëndësishme që ka edhe lider si Meta e Rama që të arrijnë të konkretizojë këtë ndërmarrje”, tha Pittella ne nje deklarate per mediat pas takimit qe mbajti me kryeparlamentarin Meta.

8 komente në “Presidenti i së majtës në PE, Pitella: Rama e Meta, liderët e duhur për Shqipërinë”

  1. Argita_B says:

    Na mbyten mashtrusat!!! Shqiptaret po largohen ne mas nga Shqiperia, ky na thote se keta jane tee duhurit!!

  2. Tili says:

    Ky është njëlloj me Nard Ndokën!!!

  3. je suis Baba Mondi says:

    idiot, faggot.

  4. Bra,ho,ho says:

    E dim,e kemi parasysh. Per kete arsye beme edhe protesten e 21 janarit,qe te ishin bashke.

  5. Lili says:

    Ah ah ah!
    Na kutin kohe kur Berisha u sfaqke me Daulin e grossuckun!
    Ah ah
    Cdo here qe Jane ngusht dall in me nje fotogrfi me ‘derrkombtaret’ qe tallan me ne…Kujtojne se Halla shqiptaret mashtrohen me nje fotografi si kjo!
    perkuleni edhe pak ma shume Zoti Méta,qe te shijet serviliteti i juaj karshi nuk pitella,per te çmimin nuk pyet kush!
    Sa per luften kunder korruptionit me ilirin Met en ne krah,po i tregojme Zoti pitella-se se kjo ka bâ gjithe shqiperine me dyshuar per vleren e kujdesit te tij per popullin shqiptar,m’falni per pushtretaret tone,edhe vlere e ‘miqeve si ky’ per ne,populi !
    Edhe pyetja jone eshte sa u paguat per kete ‘vleresim’ nga Zotni méta?

  6. grupi says:

    NA RRUFSH SUMEN PITELA .RAMA DHE META DO TA SHOHIN NE 2017 .
    TE FALA HAJDUTEVE .

  7. Populli says:

    Pitela, sa të kanë paguar hajdutët tanë për të lehur?
    Monstrat!

  8. oldman says:

    Liderat e duhur per Shqiperine jane shume larg akoma.
    Keta qe kemi duhen ndrruar cdo dy vjet, deri sa te
    kullohet uji nga llumi. Analiza e ujit te paster duhet
    bere nga gjykata e Strasburgut dhe jo sipas Pitella-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje