VIDEO/ Rama tregon episodin me të riun dhe 100 vjeçarin (dhe një mesazh për reformën në arsim)

3 Nëntor 2015, 15:59Politika TEMA

Në konferencën për “Profesionet më të kërkuara” Kryeministri Edi Rama e shoqëroi fjalën e tij me disa rrëfime përmes të cilave donte të jepet disa mesazhe të rëndësishme.

Duke treguar se një i ri i kërkoi foto, por në fund i kërkoi punë, Rama tha se në 20 vite u harrua “shqisa e zanateve” çka solli një numër të madh juristësh e ekonomistësh që sot janë të papunë

Jo me larg sesa dje rastisa që të takohem një djalë që donte të bënte një foto dhe ndërkohë që po benim foton tha, me gjej ndonjë punë.

Çfarë shkolle ke berë?

Juridik si gjithë shqiptaret.

Besoj se kjo është një përpjekje që ka fillu 20 vjet me vonesë sepse në çerek shekulli tranzicion ne humbëm tërësisht shqisën e zanateve dhe u transformuan edhe rrugën e investimit në dije në rrugë me një korsi të vetme, ajo e arsimit të lartë”

Por ndërsa fjalën e nisi me një të ri, e mbylli me një të moshuar plot 100 vjeç, i cili i kishte thënë se as Rama nuk mund ta bëjë Shqipërinë.

Dhe me këtë episod u dha një përgjigje edhe studentëve që kundështojnë reformën në arsim.

Sipas kryeministrit, 100 vjecari i kishtë thënë si këshillë Ramës se një shtet nuk mund të bëhet pa reformën në arsim, pasi një nismë e tillë nuk jep vota:

“As ti s’ke për ta bërë dot Shqipërinë.

Pse, i thashë?

Sepse qe të bëhet Shqipëria duhet që një qeveri të marrë përsipër të sakrifikojë nga vetja për të bërë arsimin.

Mirëpo i kam pare tha, se jam 100 vjec.

Të gjithë thonë, po te arsimi nuk prekin se arsimi nuk të jep vota.

Është pemë që kur e mbjell derisa i merr frytet, kalojnë disa mandate. Por politikanët nuk kanë kohë me prit.

Vizioni i tij ishte: Paratë që ka shteti të shkojnë të gjitha për nënat shtatzane, për bebet e deri tek 22 vjeçarët, të tjerët ndaç të jetojnë ndaç të vdesin. Kjo është shumë e djathtë për mua.”

11 komente në “VIDEO/ Rama tregon episodin me të riun dhe 100 vjeçarin (dhe një mesazh për reformën në arsim)”

  1. Claus says:

    Kur e lexon nuk te duket gje, por kur e degjon, te duket sikur tregon nje njeri qe sapo ka dale nga pavioni.

    Ose me mire tregimi me titull “Vizion i nje 100 vjecari”!!!!

    Kam qeshur me lot.

    1. ermir says:

      shkolla per nje vend pune behet, jo per te kaluar kohen, kohen po e kalojme mire edhe kafeneve, po nje shkolle qe ste siguron vend pune, si te mbarosh ekonomik, juridik, psikologji etj qe ka me shumice, pa pune do ngelesh, duhet nje dore e forte per te orjentu drejt arsimin, qe te siguroje me shume vende pune, te dalin profesioniste ne fund te studimeve, jo ca njerez me copa kartonash neper duar.

      1. Hajdari says:

        reformat nuk jane ato qe behen sot per neser, po ato qe i kane efektet pak me afatgjate, per brezat e ardhshem, nuk jane reforma ato qe lulezon informaliteti ne arsim, celen universitete pa kriter, po ato qe garantojne arsim te larte cilesor.

  2. Bardhi Tolabi says:

    Qesh me lot se nuk ke aq shkolle sa te kapesh domethenien e ketij tregimi.Nuk ke as moshen e atij 100 vjecarei,por ke vetem moshen e sapo daljes nga shpergenjte e nuk je perplasur me jeten.Akoma ha dhe rron prej gjakut dhe djerses te mamit e babit…Kur te mos i kesh keta te te ndihmojne do i theresesh mendjes por ka ikur sic iken vapa me gushtin…

  3. england says:

    Kujdesu per breket pas te qeshures me lot ti qe te duket kryeministri si nje njeri qe ka dale nga pavioni!Ju ishit mesuar me para-ardhesin e Rames qe ne fakt ishte sikur ishte arratis nga pavioni i te cmendurve,prandaj dhe inercia e atyre fjalimeve ju bejne ta mendoni ate,nderkohe qe ky kryeminister eshte nder te rrallet kryeministra qe di te qendroje me kembe ne toke,dhe deri tani ka dit te beje shtet,polici,dhe po i jep forme arsimit.

    1. Pellazgu says:

      @england

      Është e gjitha Anglia që e ka shkruar këtë koment, apo je ndonjë delirant që i duket vetja sa i gjithë populli anglez së bashku. Apo më keq, je një trangull që i vetmi emër që të vjen ndër mend për pseudonim është “england”; pale, e shkruar edhe germë nistore të vogël.
      Ku e sheh shtetin ti more analfabet? Si e kupton të mirën e arsimit, kur nuk di të shkruash ende (“paraardhësin” e shkruan “para-ardhës”!!!!)? Cilën polici ka rregulluar, atë që i fluturojnë çdo ditë “mushkonjat e droguara me canabis sativa? Po këmbët në tokë ku ia sheh atij, që sediljet e avionit i ka bërë gropë, duke qenë më shumë jashtë Shqipërisë sesa në Shqipëri?
      Pyete njëherë kryeministrin ku e ka takuar këtë 100-vjeçarin që nga të gjitha hallet e problemet që ka ajo moshë, i paska mbetur mendja tek antireforma që ky ka bërë në arsim? E bukura është se piktorit i ka mbaruar edhe koloriti me të cilat ngjyroste mijëra premtimet që ka bërë në fushatë dhe tani edhe sajesat po i dalin pa lezet. Edhe nëse do bëhej fjalë për një 100-vjeçar në shëndet të plotë mendor e fizik, çka nuke edi se ku mund ta gjesh në Shqipëri, sërish i bie të ketë dalë në pension para 40 vitesh, kur ende ishte gjallë Mehmet Shehu, dhe të vetmin arsim që mund të njohë është ai i diktaturës.

    2. REALITETI I HIDHUR! says:

      england, po ashtu edhe komentuesave tê tjerê! Jo vetêm kêta tê dy, pra Brisha dhe Rama, por sa janê nê politikê e nê tê pesê pushtetet nê vendin tonê, vêrtet tê gjithê janê tê ardhur nga “pavjoni i çmendurisê komuniste”, prandaj ai plaku 100 vjeçar qê nê jetên e tij kish parê aq shumê “pushtete”, kish plotêsisht tê drejtê kur i tha Ramês qê as ti nuk do bêsh dot shtet, kur edhe ky si tê parêt e tij tê vjetêr e tê rij, kêrkon tê ndêrtojê njê “allasoj pu-shtet”. Por si mor njerêz mund qê tê ndêrtohet shteti, kur shtetin dhe popullin kêta kanê tê paktên 70 vjet qê e kanê grabitur dhe po e grabisin akoma deri nê palcê?! Nê njê kohê qê disa me mendje “foshnjore” i kêrkojnê Ramês tê dênojê krimin dhe korupsionin, dhe kryesisht me tê drejtê e kanê pêr Berishên e gjithashtu edhe pêr Metên, por qê akoma nuk po kuptojnê se po te denohet Berisha dhe Meta, edhe Ramên detyrimisht e marrin me vete, dhe pêr kêtê edhe Rama ka dy vjet nê pushtet qê veç berberêve dhe llustraxhinjve nuk dênon njeri vetêm nga frika pasi e di shumê mirê se dhe ai patjetêr bie nê tê njejtên “gropê”. Pra si ka mundêsi qê njê Shtet vêrtet demokratik tê ndêrtohet nga kriminelê e hajdutê tê tillê?! Nê fakt nga hajdutêt dhe kriminelêt nuk kuptoj se çfarê kêrkoni prej tyre, pasi Shtetin e tyre tê krimit dhe korrupsionit ata e kanê tê trashêguar qê nga prindêrit e tyre, dhe êshtê pikêrisht “shteti” qê sot ne po “gêzojmê”! Respekt pêr ata qê vêrtet e kuptojnê!

  4. Azio says:

    Englant!
    Ti ke shume te drejte.Eshte e domosdoshme qe ne raste te tilla kur njerzit qeshin pa ndonje arsye,ose me qellime te ulta,nuk duhet ti kushtosh vemendje.Injorimi eshte cmimi qe ky lloj stani meriton.

  5. hari boo says:

    E dhjeve Edo. Sidomos kjo me plakun ishte rrene. Por mesazhin e morrem dhe ke te drejte. Jeni aty per te fituar e jo per te punuar.

  6. Christopher Columbus says:

    Keto 25 vjet nuk ka pasur arsim.

    Shumica i blen me leke Diplomat. Venin ne Universitet per te shtyr kohen dhe per te pire kafe.

    Para dy vjetesh isha per pushime ne Shqiperi dhe takoj nje kusheririn tim qe kishte filluar Universitetin per Anglisht.

    Me qe jetoj vete ne Angli dhe e di gjuhen, i bera ca pyetje shume elementare ne Anglisht.

    U habita…… ai nuk dinte te lidhte nje fjali dhe nuk dinte te shkruante asnje fjale.

    Po mendoja si ka mundesi qe universiteti ta pranoj kete si student.

    Dhe si puna e kusheririt tim ka qene shumica e studenteve ne shqiperi.

    Dhe duke i dashur te miren Kusheririt i thashe mos shko me se do humbasesh 4 vjet nga jeta dhe do jete turpi me i madh per ty qe dokesh Diplom Anglishtje dhe nuk lidh dot nje fjali ne Anglisht.

    Perfundimisht e la shkollen dhe filloj nje kurs per mekanik.

    Ja pra ca rsimi kemi pas ne 25 vjete

  7. Eni says:

    Kreshnik Spahiu, spiuni i serbit dhe sala mik i serbit, kane degraduar rinine shqipetare:rritur me kallash, shkolluar me rushfet, kafeneve ne oret e mesimitdhe ne darke hashash…..Por,ne nje pike x durimi mund te soset dhe njeresit e aresyeshem dalin ne rruge dhe rrugaçeve të pasur u japin kususur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje