Nëse nuk e patë të hënën ( 2 Nëntor) intervistën e drejtoreshës së tatimeve, Briseida Shehaj në emisionin e ri të Rudina Xhungës “Dritare nga Rudina Xhunga” në Vizion Plus, ka gjasa që të nesërmen kur keni lexuar mediat online apo shtypin, të mos keni marrë vesh asgjë se çfarë ka thënë.
Por nga ana tjetër keni parë e riparë portretin e saj të shkrepur nga afër të krehur e me buzëkuq dhe keni mësuar se Briseida ishte lyer. Se Briseida qënkërka më e bukur se ç’dukej në konferencat e shtypit, se Briseida nuk ishte ajo vajza e ashpër me xhestikulacione “të tepruara”, por na qenka edhe një “femër e butë”.
Papritur këto media, edhe ato që diskutojnë në përditshmërinë e tyre politikën dhe ekonominë e këtij vendi, edhe ato që faqet e para muajt e fundit i kanë mbushur me aksionet tatimore për vendosjen e gjobave dhe kasave fiskale, u shndërruan në revista fashion & beauty.
Në fakt tërhiqem: Do të ofendoja revistat femërore, duke përfshirë edhe Anabel.al – përmbajtja e së cilës ka një përqindje të madhe mode dhe bukurie – nëse do t’i krahasoja me këtë “masakër” që iu bë gruas dje, nëpërmjet Drejtoreshës së Tatimeve. Revistat femërore, kurrsesi nuk do të zhvlerësonin në këtë lloj mënyre, punën dhe mundin e një gruaje. Kurse këto media e bënë. Rudina Xhunga në faqen e saj e quajti “dhunë ndaj gruas” këtë misogjini.
Gruaja që ka në dorë paratë e shtetit, ishte ulur të hënën në emisionin “Dritare nga Rudina Xhunga” për të folur gjërë e gjatë, detaje për punën e saj, për të sqaruar çdo hamendësim, për t’iu kundërpërgjigjur çdo akuze, ishte atje për të DHËNË LAJM mbi punën e saj. A e meriton atë detyrë? A ishte e besueshme? A kishte argumenta që mbështesnin tezat e saj? A paralajmëroi ndëshkime të tjera? Biznemenë të vegjël e të mëdhenj, ata që s’e kishin parë këtë emision, duhet të hapnin gazetat që pretendojnë se i shërbejnë këtij populli, për të parë se çfarë do të ndodhë me paratë e tyre. Ai berberi, ai shitësi i thjeshtë ambulant që mediat e përdorin si histori personale për të nisur shkrimet e tyre kundër reformave të qeverisë, u injorua. Shqetësimi i mijëra bizneseve u eklipsua nga buzëkuqi dhe flokët e krehura, që i shërbyen më së miri anonimëve të Facebook-ut, atyre që s’u dhëmb buka e kalamajve, por mungesa e wireless-it.
Ajo çfarë më tmerroi nga i gjithë ky mbulim për të “pjeshkëzuar” (nëse do të ‘vidhja’ shprehjen slang të brezit të ri) Drejtoreshën e Tatimeve, ishte fakti që këtu gjithnjë e më shumë po zhvillohet dhe po forcohet një mllef ndaj gruas që punon. Briseida bëhet drejtoreshë dhe e quajnë “vegël” të Ramës. Briseida del në konferencë për shtyp me këmishë të mbyllur deri në grykë dhe pa grim dhe e quajnë “burrë”. Briseida krihet e lyhet në një studio si çdo njeri tjetër në planet, që kur del në studio televizive lyhet e krihet (burrat, për ata që s’e dinë, vendosin të gjithë pudër në fytyrë) dhe i thonë “U bëre e bukur dhe u zbute”. Briseida vetë, si një grua në një nga rolet më të rëndësishme në këtë qeverisje, nuk merret seriozisht. Madje edhe kur nuk ke ç’të thuash për të, do të krijosh një lajm nënvlerësues, siç ishte një foto e disa ditëve më parë që qarkullonte në media online, ku drejtoresha ishte duke folur në celular. Ajo nuk po fliste afër askujt që shkrepi fotografinë, por hamendësimi ishte ky: “Briseida merr instruksione”, që përkthehet: ajo vetë nuk di të bëj asgjë. Por ka edhe më keq. Një vajzë bjonde përbri Shehajt, u konsiderua si “Konkurrencë në bukuri e drejtoreshës”. Dhe ky koment mbi këtë foto përkufizon fatkeqësisht mentalitetin që edhe ata që vetëquhen “elita intelektuale”, gazetarët me shkollë e karrierë kanë për një femër : “Nëse ia del, e ka patjetër meritën një burrë dhe se çfarë do që të bëj në jetë një femër, në sytë e burrave do të ketë gjithmonë një numër të ngjitur pas rrobabanjove, duke pritur vlerësimet e jurisë për bukurinë e saj.
Duke ri-perifrazuar shprehjen e Xhungës: “Ky është një dhunim I vërtetë i gruas.” Po aq i tmerrshëm sa dhuna fizike, por që nuk flitet pothuajse kurrë, aq më tepër nga ato gra që ngrihen për ngacmime seksuale e rrahje ndaj grave të mjera e të varfra. Por pse të mos rrihen ato gra, kur “Crème de la crème” siç konsiderohen opinionbërësit dhe lajmdhënësit e këtij vendi, shkruajnë si ata djelmoshat e mbështetur parmakëve të pallatave që i thërrasin “P**i i bukur” çdo lloj gruaje që u kalon përpara syve e u duket tërheqëse? Në këtë rast, “Intelektu-halët tanë” u fishkëllejnë femrave nëpër gazeta e studio televizive.
Briseida Shehaj nuk është një mikeshë e imja, por është më shumë. Është një grua që punon si unë, si ty dhe shumë të tjera si ne. Është si vajza, motra, gruaja apo nëna juaj. E bën mirë punën e saj? Shkruani për meritat e saj ! E bën keq punën e saj? Sulmojeni me fakte! Ose hiqni dorë nga pretendimet se jeni gazetarë “seriozë” e profilizohuni zyrtarisht në buzëkuqe e krehje flokësh. Më besoni nga eksperienca: Të arrini të dalloni “Mac Russian Red” nga “Chanel Rouge Allure” do t’ju bëjë më të ndershëm profesionalisht, sesa të injoroni punën e një gruaje, duke u marrë me pamjen e saj.
Anabel.al
thjesht lepirje bythe
E ke gabim analizen Dalina. Ti psh jo per te te bere qejfin se as te njoh e as me njeh, por ke kaluar filtrin e tregut dhe konkurences per te dale aty ku je. Nuk je e bukur por je e afte, te pakten per standartin e tregut tone, dhe kete nuk ta ve dot njeri ne dyshim. Pra kur dikush te sheh te vlereson per ate qe ke arritur. Ti je nje femer qe ja ke dale te gjykohesh ate qe ben, por per kete te eshte dashur pune koha sprova deshtime suksese etj.
Briseiden nuk e ka viktimizuar media por Rama qe ka vendosur ti besoje drejtorine me te rendesishme te shtetit dikujt qe nuk ka arritur apo nuk eshte provuar per asgje dhe sic e tregon koha po deshton me sukses te plote.
Askush nuk mund ta marre seriozisht sepse nuk ka dhene asnje prove te meparshme per te marre detyren qe ka. Per rrjedhoje dhe pritshmerite e njerezve per te jane te palidhur me performancen e saj profesionale. Nuk e vleresojne per ate qe ben por per ate qe eshte e qe ka qene.
Anton mendoj se analiza e Dalines eshte e mire. Une nuk e ndoqa intervisten, por besoj se zonjusha Shehaj nuk ka folur per veshjet dhe manikyrin ne 90 minuta a me shume, por ka folur per punen e saj dhe te drejtorise qe drejton.
Jam shume dakord te diskutohet mbi profesionalizmin e Shehajt dhe jo te nisin gjithe artikujt me buzekuqin, lookun e saj dhe thashethemet tipike shqiptare qe eshte i vetmi argument qe kane kundershtaret kur sulmojne njeri-tjetrin.
Administrata Tatimore e Shqiperise eshte nje institucion me probleme te medha qe variojne qe nga logjistika deri tek profesionalizmi, por mbi te gjitha kane mungesa te theksuara ne komunikim qe eshte pika e tyre me e ulet. Qe nga protokolli, tek sherbimi ndaj taksapaguesit, tek inspektoret e deri tek drejtoret duhet t’u besh temena me aman derman qe te mund te te kthejne nje pergjigje qe deri diku te orienton per zgjidhje. Nuk dijne te shkruajne nje e-mail dhe kur ta nisin as te pershendesin, as te prezantohen, as dijne te thone nje here faleminderit apo me respekt, por ose te nisin aktin e vleresimit, ose te kthejne nje pergjigje te shkurter se per te thene ik pirdhu. Dhe per kete kulture te varfer komunikimi jo vetem Brisida, por edhe Rama te ishte drejtor tatimesh nuk mundet te bej dot gje.
Duhet theksuar ama se qasja e tatimeve ndaj taksapaguesit ka ndryshuar.
Administrata e meparshme vinte me goditje te perqendruar duke vendosur gjoba marramendese miliona euroshe per kompanite qe ishin me te rregulltat me tatimet, nderkohe qe per ato problematiket merrte ndonje 10 mije euro ne xhep dhe raportin e kontrollit e shkruante ekonomisti i firmes. Fenomene te tilla ekzistojne ende, por jane me te rralla.
Kur shkonin çeshtjet ne gjyq te gjitha humbeshin dhe parate qe dikur mbushnin buxhetet e “suksesshme” nuk u ktheheshin tatimpaguesve por ua njihte si teprice kreditore ne sistem per vite me rradhe. Qeveria Rama keto teprica kreditore ia kthehu biznesit dhe kete e them nga eksperienca personale qe parate qe duhet t’i merrnin nga nje vendim gjykate i vitit 2012, i kemi marre ne fillim te vitit 2015.
Sa per pjesen e kercimit te saj nga hiçi ne krye te Tatimeve te Shqiperise edhe une kam rezervat e mia. Jemi profesioniste, kemi nje dekade te tere qe punojme ne kontabilitet-taksa dhe perseri themi qe jemi gjysme profesioniste, sepse nuk i dijme te gjitha te zanatit. Per cdo rast i kthehemi e lexojme ligjin dhe shohim a kemi te drejte apo jo per x çeshtje apo interpretim.
Kompanite konsulente si PWC, KPMG, Deloitte, Ernst&Young etj. kane vajza shume me te pregatitura, me integritet profesional dhe pedante ndaj problematikave fiskale qe mundet ta benin shume here me mire pjesen profesionale te Drejtorit te Tatimeve, mqse deshira e kryeministrit ka qene te vendoste femer ne kete post dhe te paperlyer me pare.
Kjo eshte pika ku une s’pajtohem me zgjedhjen e znjsh. Shehaj ne kete post kaq te rendesishem per financat e shtetit, ndaj e gjej fyese te lexoj nje artikull ne gazete qe flet per buzekuqin apo per pjesen private te saj.
Edhe kete Buzin kishim mangut ne.
….Se nuk na mjaftoi fati e fakti qe ai shalgjati emeroi nje Aguridhe ne krye te Tatimeve.
O Buzi a Buzuqi,
Nuk na behet von se si vishet dhe ngjyhet Brixhita, ajo qe na shqetsoi qe ne fillim, dhe rezultoi qe kishim te drejte, ishte fakti se si ka mundesi qe;
– Ne krye te Tatimeve
-Ne krye te doganave dhe disa agjensive kryesore shteterore emerohen femra qe nuk kane asnje lidhje me ato institucione, as ne shkollimin perkates dhe as ne eksperience pune
Por te vetmen te perbashket kan faktin qe kane qene Bukurane, dhe asnje aftesi tjeter..si puna e asaj Drejtoreshes se arsimit ne Lushnje!!
Fakti tregoi qe deshtuan per turp si ne dagana dhe tatime…..
Nuk ju mjafton realiteti por na mendorosni me keto shkrime pacavure, qe nje gazete e nderuar si Tema, denjon ti botoj
Si dreqin pretendoni te ne hidhni hi syve
sa e mire qe eshte ee alamet pjeshke
http://bit.do/Brisilda-me-seksi-se-kurre
Bravo. Keshtu ecen perpara biznesi. Nje lepirje torres se drejtoreshes se tatimeve dhe je ne rregull.
Boll lepive bycen ti mi dalinke. Me eshte shpif ky vend me kaq bythlepiresa…ytt racce muti
Gezetare serioze? Ne Albanistan? E para here qe e degjoj!
Të lumtë Balina Duzi! Kështu duhet të jetë aleanca e shëmtirave, e kristalizuar. Shumë mirë që shëmtirat mbështesin njëra-tjetrën. Përse të mos bëhen grup edhe ato, ashtu si shumë grupime të tjera. Me që ra fjala, a është Anabel.al në rregull me tatimet?
Briseida Shehaj, ka nevoje shume, per mendimin tim, te beje nje sy gjume te mire se i jane bo syte me keq se t’bufit, i jane nxi fareee e na tremb se del ne TV. Meqe e ke mike, thuaja, se nuk rrihet pa gjume. Briseida eshte bere me keq se nje zombi
Dalina kd qene ne zyren e Brisit mos e moho. Dalina brisi ka nje vit qe nuk realizon planin. Ka krijuar grope 800 milion euro. Ti meresh me buzekuqin. Aq tru ke. Po te mos ishte ky deficit dhe berberi do rrinte rehat
Sa me shme njerez te paafte vihen neper poste drejtuese, si ne rastin e Shehajt aq dhe me shume humbet besimi ne qeverisjen qe kemi. Shehaj eshte nje egoiste, shpirtekeqe dhe budallacke, tre elemente qe po ti veshesh dhe pushtetin shperbehen ne nje perbindeshe…te cilen e kane ne ADN keta.
komentues mjerane. qaramane e injorante. per me teper llafazane kafeneshe qe askush nuk u ka thene puna mbare.