FAKSIMILE/ Memorandumi për ndërtime në bregdet i Ramës nxjerr zbuluar Aleksandër Frangajn

3 Nëntor 2015, 19:09Politika TEMA
FAKSIMILE/ Memorandumi për ndërtime në bregdet i Ramës

Ndërtimi i Aleksandër Frangaj tek “Laguna blu” rezulton i paligjshëm edhe nëse i referohesh Memorandumit për ndërtimet në bregdet, miratuar nga qeveria Rama në vitin 2014.

Qeveria shqiptare ka miratuar një rregullore sipas të cilës shpjegon se cilat ndërtime humbasin fuqinë e lejes në bregdet, pas shpalljes së Memorandumit për ndërtimiet në bregdet.

Memorandumi pezullon dhënien e lejeve deri në vitin 2015 dhe regullon procedurën e lejeve të dhëna më parë.

Sipas Memorandumit, leje jepen vetëm për punë publike apo objekte socialkulturore, si dhe emergjenca që kanë të bëjnë me punët publike.

Memorandumin quan të pavlefshëm çdo leje zhvillimi të dhënë pas kësaj date.

Siç dihet, leja e rinovuar e Frangajt është dhënë në Qershor 2015, çka bie ndesh me këtë Memorandum, ndërkohë që leja e dhënë në muajin shkurt 2014 ka skaduar.

Më poshtë po botojmë të plotë memorandumin.

 

12 komente në “FAKSIMILE/ Memorandumi për ndërtime në bregdet i Ramës nxjerr zbuluar Aleksandër Frangajn”

  1. pedro says:

    E qarte. Stop ndertimit. Stop edhe ndertimit tek Parku i liqenit.

    1. Martini says:

      Tamam. I bie qe dhe ndertimi te Diga e Liqenit te jete e pavlefshme.

      1. Labi Firenze says:

        Memorandumi flet per zonat bregdetare,per ato te tjerat eshte akoma ne shtypshkronje

        1. fllad says:

          KUR TI PERVISHET POPULLI SE I KA ARDH NE MAJE TE HUNDES LE TA SHIKOJE SHTYPSHKONJEN PIKTORI

  2. resh. says:

    ore ky auroni qe e ka detyre me ligj te mbroje bregdetin pse sflet

  3. ju says:

    Ah tek parku i liqenit eshte me rendesi kombetare. Po kush i ndal ndertimet Lulushi apo Ramushi.

  4. enter''" says:

    Me falni per shprehjen, por te jane m”” andi bushati e te gjithe bastardet e tjere qe cfare nuk thane per Ramen keto dite.

    1. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

      nuk te kuptova qarte, rama nuk ka thene nje gjysem llafi tere kete kohe per ceshtjen ne fjale, lame hic, komuna hic, bashkia kavaje hic, kkrt hic, policia eshte ne ajer, ku e shef ramen te lare ketu ti? kur i do trapi del ne konference bashke me ato pjeshkat dhe pjeshkit e ti con fadromat dhe policine per 24 ore. fakti qe nuk ndihet do te thote qe eshte bere marreveshje midis frangajt dhe rames, ti nderto une bej sikur nuk shikoj. po mos ishte bere problem nga banoret dhe media ti mendon se rama do ja kishte pezulluar punimet? as qe do e kishte qethur trapin hic dhe do ishin duke ngrene e duke pire me frangajn perballe ndonje tepsie me ngjala. ndoshta nuk jemi gjeni po dhe budallenj nuk jemi.

  5. injoranti says:

    Vetem se sandri shpetoka nga kjo pune se pika 5 ja lejoka te vazhdoje ndertimin. Ha ha ha

  6. Blushi says:

    Te kjo laguna blu, pervec Ahmetaj, Tan Lames etj e ka nje apartament edhe Auron Tare..! Lame tha kriminale, Vetoni dhe Bushati thane qe ndertimi esht skandaloz, deputitet e pd dhe ps, Pollo dhe Kosta e denuan kete shkaterrim te Laguna.. Po ashtu edhe babaramo e denoi.. Kuptohet qe banoret Fevziu, shkullaku, Baton haxhiu s mund te flasin kunder Sandrit, se Sandri i shkep.. Lutfiu e denoi shkaterrimin gjithashtu, por ky Auroni spi shprehet .. ? Jam sh kurioz per opinionin e tij ..! Te fale Aaleksander Rames..

  7. Wtf! says:

    Moratoriumi nxjerr zbuluar ramen, mos e dridh bishtin mero baze se po behesh si 55 e fahri balli paces!

  8. Askushi says:

    Ne 4 Janar 1991 gazetari Frrok Cupi shkruajti artikullin e famshem ‘ “Perse nuk cahet blloku ?”.Nje artikull qe beri jehone ne ate vit te stuhishem qe solli permbysjen e madhe.Po sot,mbas 25 vjetesh cfare ka ndryshuar?Natyrisht gjithecka.Qe nga Frrok Cupi qe eshte “sfumuar” dhe sot rralle here e shikon te cfaqet ne ndonje gazete periferike dhe deri tek optimizmi i njerezve qe shpresonin tek “permbysja e madhe” dhe tani jane zhytur ne indiferencen dhe zhgenjimin e madh dhe kane vetem nje deshire te largohen sa me pare dhe sa me larg nga ky vend,nga ky vend ku ne shekuj nuk mundi ti largonte me “tehun e shpates” asnje pushtues.
    E duam Shqiperine si Europen ishte leitmotivi qe permbysi diktaturen.Po sot? A e kane realizuar Partite dhe Udheheqesit tane kete “ender” te nje populli te tere ? Natyrisht qe jo,por nje gje eshte e sigurte se ne keto 25 vjet eshte kristalizuar nje kaste indivitesh qe me pasurite e grumbulluara “vetem ne menyre te ndershme” kane bere qe “bllokmenet” e dikurshem te na duken ne mos varfanjake por njerez te zakoneshem.Dhe kete e kane bere ne rradhe te pare me ndihmen bujare te Kryeministrave,Ministrave apo nenpunesve te gradave me te uleta,te cilet ofronin gjithecka qe nuk qe e tyrja,por tona dhe ne rastin me te keq ishin ortaket e rinj te kastes.
    Konflikti tek Laguna Blu vetem se gervishti pak koren qe mbulon gjithecka te qelbur qe ka te beje me shtetin.Me kete shtet qe per 25 vjet cdo te enjte ne “Estraden e Ballshit” (apo parlamentin Shqipetar),degjon Kryeministra apo deputete qe bejne akuza milioneshe per “hajdute” te veshur me pushtet apo “biznesmene te nderuar” dhe ketyre te fundit nuk ju “dridhet qerpiku” dhe vetem buzeqeshin kur marrin tenderin apo postin e rradhes.
    Ne pergjithesi popujt e kane memorjen e shkurter dhe megjithe masivizimin e mjeteve te informimit rrine e degjojne po ata “udheheqesa”,qe akuzojne dhe akuzojne dhe kur vine ne pushtet jane partnere me te akuzuarit.Keshtu vepronte ish Presidenti dhe Ish Kryeministri Sali Berisha qe leshonte “rrufe” mbi Fatos Nanon (Padrinon) apo Ilir Meten (Ilir floririn) dhe kur erdhi ne pushtet te parin u orvat ta bente President,kurse te dytin e pati zevendesin e tij.Po keshtu vepruan edhe Kryeministrat e tjere dhe aktuali Edi Rama,qe kur ishte ne opozite mobilizoi simpatizantet e tij (disa paten nje fund tragjik,dhe qe sot jane te harruar) per te rrezuar Ilir Meten qe sot eshte partner i tij ne qeverisje.
    Grotesku i kesaj parodie qe zgjat me vite eshte se jane po keta indivite dhe pasuesit e tyre,qe perpiqen te marrin “flamurin” butaforik te “reformave” pa realizimin e te cilave nuk arrihet endra europiane dhe i zbatojne ato vetem per “popullin” dhe ata njerez qe jane jashte “oborrit” te tyre.
    Te fituarit e sotem nga ky “teater absurd” jane ata te djeshmit Frangajt,Manet,Ulajt etj.qe i trajtojne ashtu si dje kryeministrat dhe qeveritaret tane te nderuar, si langonje e gjahut,qe kenaqen me ndonje kocke, dhe rendin per te ndihmuar “zoterinjte” e tyre duke rrembyer pasurine e pergjitheshme apo ate te indivitit te thjeshte e te pambrojtur.
    E drejta e zgjedhjes me vote direkte eshte nje arritje e madhe e shoqerise,por e nje shoqerie te zhvilluar,ku drejtojne sistemet e sintetizuara nga ligjet qe jane te zbatueshme per te gjithe.Per fat te keq ne “demokraci” te brishta sic jemi dhe ne shikojme se per 25 vjet “rrotullohet e njeta pllake gramafoni dhe ndrrohen vetem gjelperat,por muzika eshte e njejte” rezultati i prekshem eshte negativ.Fatkeqesisht po na krijohet idea ndoshta e gabuar se cfare fituam dhe cfare humbem keto vite dhe po fatkeqesisht shikojme se “kandari” ne aspektin ligjor dhe ekonomik po anon nga kjo e fundit.
    Konflikti i “Lagunes Blu” ndoshta eshte me i parendesishmi per opinionin e gjere,por eshte nga me te rendesishmit qe Shteti dhe Prokurori i Pergjitheshem duhet te vihet ne alarm sepse eshte i kjarte,evident dhe qe tregon se si nje person qe e filloi karieren “si hajdut xhepash” duke vjedhur disa indivite qe e ndjenin veten te kamur dhe qe nuk ishin aq “trima” te perplaseshin me nje “cub”,qe per me teper ishte i pelqyeri i Kryeministrave dhe sot ka kurajon po si “cub” te vjedhi me mes te dites pronen e te gjitheve.Per kete nuk duate bie ne perseritje te fakteve qe jane te stershkruara fatkeqesisht vetem ne nje pjese te shtypit.Gjithashtu nuk dua ta trajtoj konfliktin si “lufte gazetaresh”,Ku Mero Baze,Andi Bushati dhe ndonje tjeter duhet te pergezohen per kurajon civile qe kane ,mbasi ata na nxorren edhe njhere “ne driten ediellit “ se shteti vepron me dy standarte.Kerbacin per cdo “shkelje” te indivitit te thjeshte dhe “kulacin” per sahanlepiresit e oborrit.Vete jam pesimist se si do dilet nga ky labirint,qe konflikti i Lagunes Blu eshte vetem nje aspekt se cfare po ndodh me Shtetin tone qe te gjithe Kryeministrat e kane quajtur “Shteti i te Drejtes” kete e kemi te kjarte te gjithe.
    Desha ti kujtoja si perfundim Kryeministrit tone qe duke pasur privilegj gjatesine mesa duket e ka koken mbi re dhe nuk sheh apo nuk do te shohi poshte asgje sec behet dhe per me teper ka sindromin e atij qe ka veshe,por nuk do te degjoje asgje.
    Po e mbyll kete shkrim me nje thenie te dy filozofeve te medhenj Fisher dhe Karl Poper “….Ajo qe eshte arritur nga nje brez mund te humbase nga brezi tjeter.Ajo u humb.Ne duhet ta rifitojme.Dhe duhet tju kujtojme patjeter politikaneve sepse pergjegjesia e tyre nuk mbaron me vdekjen e tyre (apo me doreheqjen e tyre).
    Dhe shembuj ka plot.Mjafton te kujtojme Ish Kryeministrin e Kroacise apo se fundmi ish Kryeministrin e Rumanise qe po gjykohet sot mbas 25 vjetesh .

    P.S.Neqoftese do ti duket i aresyeshem Botuesi ka lejen qe ta botoje kete shkrim simbas gjykimit te tij duke pasur parasysh se nuk kate beje me gazetar por me njeri te thjeshte.Popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje