INTERVISTA/ Rrëfet Grida Duma: Raportet me Bashën dhe ‘të vjetrit’ në PD

4 Nëntor 2015, 10:56Politika TEMA

Grida Duma, koordinatore për Marrëdhëniet me Publikun në PD, flet për Opinion mbi aktivitetin e saj politik, sidomos pas humbjes në Bashkinë e Durrësit dhe raportin me liderin Basha dhe demokratët e vjetër, që ajo nuk i quan të tillë.

Zonja Duma duket sikur pas zgjedhjeve nuk keni qenë, më shumë aktive në politikë. Përse ka ndodhur kjo?

Ju thoni “duket” dhe bëni mirë, sepse vetëm duket, e vërteta është krejt e kundërta. Që nga zgjedhjet e qershorit, aktiviteti im i përditshëm kanë qenë  pa shkëputje në takime me njerëz, sa të Partisë  po aq edhe qytetarë me probleme nga më të ndryshmet. Takimet e drejtëpërdrejta me njerëzit janë të domosdoshme sidomos në këto momente. Përsa i përket medias kam qenë prezente aq sa është e arsyeshme. Ajo çka duhet kthjelluar mirë, është që edhe debatet politike janë reduktuar plotësisht.  Kushdo e ka vënë re që ministrat e kësaj qeverie nuk dalin në publik dhe nuk përballen as me akuzat e opozitës as me ato të qytetarëve.  Kjo maxhoranca nuk paraqitet veçse me gazetarë apo duke bërë konferenca dhe monologje. Kodi i heshtjes së tyre ka ulur plotësisht ritmin e përballjeve politike në media.

Si e gjykoni drejtimin që Basha po i bën PD?

Nuk gjykohet ajo çka ende është në proces.  Unë them me bindje që ajo çka ka ndodhur në këto dy vite në Partinë Demokratike, nëse nuk do ishte administruar me këto ekuilibra të kujdesshëm rezultati do të kishte qenë larg prej këtij. Ka ndodhur shumëçka në  PD në këto dy vite në PD,  ndërkohë drejtimi i Bashës nuk ka lënë  asnjë krisje të mirëfilltë. Gjithshka tjetër  zhvillohet në lëmin e kritikave të natyrshme dhe të nevojshme. Dhe kjo është arritje sepse tregon që Basha paska patur maturi politike.

Si i shihni komentet e një pjese të drejtuesve të vjetër të PD të cilët besojnë se prurjet e reja kanë qenë një dështim?

I shoh ashtu siç janë,  individë me eksperiencat e tyre që thonë atë që mendojnë, dhe kështu duhet të ishte. Po ashtu e gjykoj  pozitive që tërheqin vëmendjen e mediave dhe prodhojnë lajm për PD. Termi “drejtues të vjetër” nuk përputhet me konceptin tim për lidershipin. Drejtuesi është ose i mirë, ose i keq, ose i aftë, ose i pazoti. Nuk ka “drejtues të vjetër” në PD.

Përsa i përket prurjeve të reja, ato s’mund të jenë të gjithë të suksesshëm  apo të gjithë të dështuar. Një gjë është e sigurt që përgjatë rrugës së opozitës të gjithë provohen më mirë se kur njerëzit e rinj i merr vetëm në pushtet. Nga ana tjetër edhe prurjet e reja janë në proces për të gjetur pikërisht pozicionin nga i cili japin më shumë. Të gjesh vendin e duhur për njeriun e duhur nuk arrihet në pak kohë apo thjeshtë, kjo mer kohën e vet, çka edhe po ndodh në këto momente.

Cili është problemi më i madh i PD sot dhe çfarë duhet të bëjë ajo?

Fill pas humbjes problemi i madh ishte tranzicioni nga pushteti, e gjithë PD duhet të ndjente deri në “kockë” që  pas qershorit 2013 ishte opozitë.   Kjo kërkonte një tranzicion të vërtetë në kohë. Sot, PD përballet me faktin që pritet jashtëzakonisht shumë nga ajo. Pritet shumë sepse shoqëria ka hyrë në terapi shok-u në çdo sektor. Brenda dy viteve qeveria aktuale ka ndërhyrë  kudo në çdo sferë si të ishte  si një bombardim. Sapo erdhën në pushtet ishin heqjet masive nga puna në 2013, muajt e parë paralel me fushatën për gjobitje për parkime të gabuara  zhvillohej edhe terrori i tritolit nëpër rrugë.  Në pritje të punësimit masive cdo ditë rritet  papunësia,  u vijua me aksion gjobitës bizneseve, aksion fatura- mbledhës, aksion prishjes së ndërtimeve në mënyrë  selektive. Ndërkohë që duhet të gjithë të ndërtojmë reforma në të mirë të shqiptarëve, në një vend si yni të nisësh ndërhyrje të tilla në të njëjtën kohë,  është e papërballueshme tia dalësh pa shumë kosto për njerëzit. Qytetarët shqiptarë ndërkohë kërkojnë mbrojtje konkrete tek opozita dhe kjo nuk është çështje vetëm dhe thjeshtë protestimi. Mbrojtja duhet të jetë konkrete nëpër gjyqe të drejtave të dhunuara, ku juristët tanë sot ndjekin qindra raste gjyqësore, konkrete kur duhen mbrojtur prishjet evazive, apo konkrete kur ka gjobvënie selektive; këto janë mijëra cështje që nuk shfaqen nëpër media por që ndodhin përditë.

Të përballojë faktin që njerëzit skanë më zgjidhje dhe i drejtohen menjëherë opizitës e cila duhet të mbrojë, të dokumentojë të reagojë dhe në të njëjtën kohë të mbajë standardin demokratik është sfidë e madhe.

A ka një dyzim mes Bashës dhe Berishës sot në qëndrimet e PD?

Nuk ka asnjë dyzim. Ata janë të ndryshëm, por kjo  nuk mund të ngatërrohet me dyzimin. Nëse Basha është plotësisht koherent me vendimarrjen politike,  ish Kryeministri Berisha në këndvështrimin tim nuk lë asnjë hapësirë që të lexohet asnjë dyzim.

Cili do të jetë pozicioni yt në të ardhmen?

Jemi në opozitë do vazhdoj të bëj opozitë, gjithnjë e  më afër njerëzve, pa ju ndarë komunikimit me opinionin publik. Në të ardhmen, si në të gjitha partitë, do të gjendem aty ku do jetë vlerësuar kontributi dhe kapacitetet e mia.

6 komente në “INTERVISTA/ Rrëfet Grida Duma: Raportet me Bashën dhe ‘të vjetrit’ në PD”

  1. Caci says:

    Zonjen Grida Duma, mos e pyesni per pozicionin qe, do kete ne te ardhmen ne P.D. se eshte ne gjendje per cdo pozicin, por me te mirin e di vete ajo se, cili eshte. Ate e provoj dhe ne kandidaturen qe kishte per kryebashkiake e Durresit, ku deshtoj plotesisht. Si duket, votusit nuk e kuptuan sa, dhe si duhet pozicionin qe kishte. Ta provoj dhe nji here me trajnerin Basha ndonji pozicin te ri. Jepi Grida se e ben ti, se ke b..e te forta, nuk ndjen horllek!

  2. TJ says:

    Keto grate e PD jane bere si “KUCKA”! Perdorin nje fjalor berishian, qe te bejne te mos mendosh, qe jane femra por burra te tredhur berishiane! Ne rradhe te pare ato,PD-istet, duhet te kene respekt per veten e tyre! Por,po nuk perdore gjuhen berishiane,nuk ha buke ne PD! Dhe kete femra,qe e lejojne veten te perdoren kane helmatisur jeten e shqiptareve!

  3. eelktorati bregdetar says:

    Kur je kandidat per deputet,edhe mund te fshihesh pas listes se kryetarit.Por,kur perballesh direkt me qytetarin,si ne rastin tend,po te llogaris edhe firot elektorale,perunjesisht duhet te flasesh me me kembe ne toke dhe pa demagogji.Gjithsesi,Luli te paska ne konsiderate.

  4. lulja says:

    U zgjua nga gjumi kjo qe humbjen me nje rezultat si i saj e quan fitore ???
    Si gjithmon edhe kte rradh foli shum e s`tha ASGJE .

  5. edi says:

    O kemb draper ik mi se nuk e ke seriozisht, o nivel llumi mos irrito me shum se cte ndeshkuan ne durres aty ky ke lind se ju njofin cfar rrac e ndyr jeni.Per me teper sigurimsat. Ik moj goj palar se je aq e rendomt sa na ben me qesh.

  6. Durrcaku says:

    Grida Duma:Si nje vullkan shkaterues
    me shume brenda PD. Por deshiroj te
    formuloje pergjigjet me te spikatura qe
    Grida mund tu jepte pyetjeve te intervistes.
    *Perse inaktivepas zgjedhjeve:
    Sepse jetova me humbjen e Durresit.

    *Si e gjykoni Bashen:
    Ashtu si e gjykone sejcili prej nesh Qylin!

    *Po te vjetrit ne PD?
    Atasi Gardiane dhe te Rinjte si aksioniste.

    *Kush eshte problemi i PD.?
    Brrylat!

    *Dyzimi?–
    Nuk eshtemidis Berishes dhe Bashes.
    Ai dallone midis tenjerit dhe te tjetrit.

    *Pozicioni Gridesper te ardhmen:
    Per njepozicion eshte e pa zevendesueshme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje