Përplasjet në PD, jep dorëheqjen kreu i Partisë në Krujë

4 Nëntor 2015, 16:00Politika TEMA

Ka ardhur dorëheqja e parë në radhët e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike.

Dragush Vogli, kryetar i PD-së në Krujë ka lënë detyrën pas debateve të ashpra me deputetin Gent Strazimiri, i cili është përfaqësuesi i PD-së në zonë.

Shkak për debatin është humbja e zgjedhjeve lokale në Krujë, ku PD-ja përfoli jo pak kandidatin e majtë, por në fund nuk arriti t’i fitonte zgjedhjet atje.

Prej disa javësh kanë nisur akuzat dhe kundër akuzave midis krerëve të degëve dhe ish-ministrave të Partisë Demokratike, duke fajësuar njëri-tjetrin për humbjen e zgjedhjeve.

1 komente në “Përplasjet në PD, jep dorëheqjen kreu i Partisë në Krujë”

  1. sherifi says:

    Po keta akoma nuk e kane kuptuar qe nuk eshte faji poshte ne baze,asaji partie i erdhi e keqja,jo nga poshte,po nga larte.
    O Strazimir!nuk ta ka fajin pasqyra qe e ke surratin te shtrember, thote populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje